Tag: vazhdueshëm

  • Situata në qarkun e Vlorës, prefektja: Delvina me probleme nga reshjet, monitorim i vazhdueshëm i Vjosës

    Situata në qarkun e Vlorës, prefektja: Delvina me probleme nga reshjet, monitorim i vazhdueshëm i Vjosës

    Situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit ka sjellë një sërë problematikash në qarkun e Vlorës.

    Aktualisht, nën monitorim të vazhdueshëm mbetet zona pranë urës së Mifolit në Novoselë, një nga pikat më shqetësuese për shkak të rrezikut të daljes së lumit Vjosë nga shtrati.
    Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ka deklaruar se problematikat më të mëdha janë regjistruar në Delvinë dhe Finiq, ndërsa fatmirësisht në bashkinë Vlorë nuk janë shënuar probleme. Dalja e lumit të Kalasës ka shkaktuar bllokime të akseve rrugore në Delvinë dhe Finiq, ku ka pasur edhe depozitim inertesh në rrugë. Në Delvinë janë evakuuar tre banesa, ndërsa në rrugët që kanë qenë të bllokuara është ndërhyrë për normalizimin e situatës.
    Lidhur me situatën në Novoselë, prefektja Allushi ka bërë të ditur se niveli i lumit ka arritur deri në 5 metra, ndërsa po mbahet kontakt i vazhdueshëm me strukturat përkatëse dhe monitorohet situata edhe në zonën e Gjirokastrës, si dhe në të gjitha pikat e tjera problematike që lidhen me prurjet e Vjosës. Banorët janë njoftuar të marrin masat e nevojshme.
    Situata pranë urës së Mifolit vijon të jetë nën vëzhgim, ndërsa prurjet e lumit Vjosë mbeten të larta. Autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm, me qëllim që, nëse arrihet në pikën kritike, të merren masat e menjëhershme, deri edhe në evakuimin e banorëve, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

    Top Channel

  • Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

    Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

    “Një presion i vazhdueshëm i SHBA-së do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin e enklavës palestineze në të ardhmen”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.
    Në një intervistë me NBC News, Vance tha se ishte e pamundur të dihej saktësisht se kur do të liroheshin pengjet.
    “Por ne kemi shpresa të mëdha, prandaj presidenti Trump do të shkojë atje për të mirëpritur pengjet në fillim të kësaj jave”, shtoi ai.

    Donald Trump niset nga Uashingtoni këtë pasdite sipas orës lokale për të vizituar fillimisht Tel Avivin.
    Sipas kushteve të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, 48 pengjet (20 të gjallë dhe 28 trupa)  që kanë mbetur në Gaza pritet t’i dorëzohen Izraelit para mesditës të së hënës.
    J.D. Vance konfirmoi se “presion i vazhdueshëm” nga SHBA-të do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza.
    Zëvendëspresidenti siguroi se 200 ushtarët amerikanë që do të jenë të pranishëm në zonë “do të monitorojnë kushtet e armëpushimit”.
    Pas Tel Avivit, Donald Trump do të udhëtojë për në Egjipt ku do të kryesojë, së bashku me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, një “samit paqeje” në Sharm el-Sheikh, në prani të udhëheqësve nga më shumë se 20 vende dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
    Asnjë përfaqësues i qeverisë izraelite ose i Hamasit nuk do të marrë pjesë në nënshkrimin e një “dokumenti që do t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës”./vizionplus.tv

  • “Paraja e krimit ka pushtuar tregun e pasurive të paluajtshme”, Muço kritikon tregun: Apartamentet nuk i blejnë dot..

    “Paraja e krimit ka pushtuar tregun e pasurive të paluajtshme”, Muço kritikon tregun: Apartamentet nuk i blejnë dot..

    Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, në një intervistë për një emision televiziv deklaroi se forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase nuk justifikohet me bumin turistik të viteve të fundit. Ai tha se, edhe pse vitin e kaluar Shqipëria numëroi mbi 11.4 milionë turistë, luhatjet e euros gjatë sezonit ishin minimale, çka tregon se turizmi nuk është arsyeja kryesore e forcimit të lekut.
    Sipas tij, në këtë fenomen ndikojnë faktorë të tjerë, kryesisht paraja kriminale që po depërton në ekonominë reale, si edhe ndërtimi masiv i cili nuk ka asnjë logjikë ekonomike. Muço nënvizoi se në Tiranë, ndonëse popullsia nuk po rritet, oferta e apartamenteve shtohet çdo vit me 10 deri në 15%, duke lënë pas dhjetëra mijëra banesa bosh, ndërsa çmimet vijojnë të rriten.
    Eksperti theksoi se këto prona nuk i blejnë dot qytetarët e ndershëm me të ardhurat e tyre, pasi nuk përballohen as nga profesorët, mësuesit, inxhinierët apo mjekët, por kryesisht nga individë që disponojnë para të gjeneruara nga krimi, korrupsioni dhe evazioni.
    “Më vjen keq ta them, por Shqipëria po kthehet si disa vende afrikane ku bukuritë natyrore mbushen me vila dhe komplekse luksoze, që nuk janë për qytetarët vendas, por vetëm për të huajt me shumë para”, deklaroi Muço.
    Ai paralajmëroi se shumë zona të vendit po humbasin funksionin e tyre për qytetarët shqiptarë, ndërsa kullat që po ndërtohen nuk janë të destinuara për ta, por për një treg të huaj të përzgjedhur.
    Muço:
    Çdo ekonomist që do flite me qartësi do thoshte që një forcim i vazhdueshëm i monedhës tonë vendase siç po ndodh vitet e fundit në Shqipëri nuk justifikohet kurrë me bumin turistik.
    Konkretisht vitin e kaluar, numëruam 11.4 milionë turistë, po të kemi parasysh ecurinë e euros nga janari deri në gusht apo deri në shtator kur kemi flukse rritëse të turistëve, në fakt ndryshimi i euros ishte gati gati i papërfillshëm që do të thotë se nuk është turizmi ai që po forcon monedhën tonë vendase.
    Në të tilla kushte ajo që na bie në sy është që janë faktorë ekzogjenë që bien në sy që çojnë në këtë forcim të vazhdueshëm.Është sigurisht edhe paraja kriminale që depërton në ekonominë reale, gjithashtu edhe ndërtimi që nuk ka logjikë, nuk ka absolutisht asnjë logjikë ekonomike që në një qytet si Tirana që popullsia tanimë është frenuar, nuk ka më një rritje ose ajo rritja është gati gati e papërfillshme e popullsisë, sugjerohet rritje e ofertës së ndërtimit çdo vit me nga 10 apo edhe nga 15%. Nga ana tjetër kemi dhjetëra mijëra apartamente bosh, ndërkohë po rriten dhe çmimet ndërkohë që lulëzojnë, mbijnë kulla ditë për ditë që do të thotë se shiko se këto apartamente me këto çmime nuk i blejnë dot qytetarë të ndershëm, nuk i blejnë dot qytetarët me kursimet e tyre, nuk i blejnë dot as profesori, as mësuesi, as inxhinieri në shumë raste, as ai mjeku që merr atë pagën në mënyrë të ndershme.
    Të gjitha këto prona blihen kryesisht nga ata që kanë para të gjeneruara kryesisht nga krimi, nga korrupsioni, nga evazioni etj.
    Më vjen keq ta them por Shqipëria, ne, po kthehemi si shumë vende afrikane që si shumë vende të varfra në botë që edhe ato bukuritë e detit duken sikur po ndërtohen apo po mbushen me vila luksi, e komplekse shumë luksoze që nuk janë më për qytetarët e vet por janë vetëm për turistët e huaj me shumë para.
    Sot që ne po flasim shumë prej zonave në Shqipëri nuk janë më për qytetarët shqiptarë, kullat që po ndërtohen nuk janë për qytetarët shqiptarë.
     
     

  • Dogana e Kosovës tejkalon 1 miliard euro të ardhura, rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar

    Dogana e Kosovës tejkalon 1 miliard euro të ardhura, rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar

    Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.Dogana e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm fiskal duke mbledhur mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, që përfaqëson një rritje prej 9.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Në vitin 2024, në këtë periudhë ishin mbledhur 912 milionë euro, ndërsa këtë vit tejkalimi është konsiderueshëm edhe ndaj planit vjetor të paraparë.Sipas komunikatës zyrtare të Doganës, ky rezultat është dëshmi e qartë e përmirësimeve strukturore dhe efikasitetit në menaxhim, përkundër faktit se “politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm”.“Pas pandemisë, Dogana e Kosovës ka arritur që rritja në mbledhjen e të hyrave të tejkalojë ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerës”, thuhet në komunikatë, duke theksuar edhe ndërhyrjet e suksesshme në ekonominë informale.Një element tjetër i rëndësishëm është angazhimi i vazhdueshëm institucional për luftimin e ekonomisë joformale dhe forcimin e sundimit të ligjit.Sipas Doganës, kontributi në zonat më sfiduese, si Mitrovica Veriore, dhe pezullimi i disa veprimtarive të dyshuara në sektorin e derivateve, ka ndikuar dukshëm në rezultatet e arritura.“Këto rezultate janë fryt i efikasitetit në performancë, masave konkrete për lehtësimin e tregtisë, si dhe një përkushtimi të vazhdueshëm në modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve,” thekson më tej Dogana.Institucioni ka shprehur mirënjohje për Qeverinë e Kosovës, për institucionet e zbatimit të ligjit si dhe për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin në operacionet doganore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.Po ashtu, është vlerësuar kontributi i stafit si element thelbësor i këtij suksesi:“Stafi ynë mbetet shtylla kryesore e këtij suksesi. Me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, ata sigurojnë rezultate që i shërbejnë drejtpërdrejt publikut,” thuhet në deklaratë.Duke parë trendin e deritanishëm, Dogana e Kosovës parashikon që ky ritëm i mbledhjes së të hyrave do të vazhdojë edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, duke garantuar qëndrueshmëri buxhetore dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë e vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • S’e priti në PD pas lirimit nga burgu, Berisha justifikohet: Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me Salianjin, pres ta takoj!

    S’e priti në PD pas lirimit nga burgu, Berisha justifikohet: Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me Salianjin, pres ta takoj!

    Një ditë pas lirimit me kusht të Ervin Salianjit, të cilin nuk denjoi ta priste në PD, Sali Berisha thotë se pret që ta takojë. Në konferencën për mediat, kreu i PD-së u pyet nga gazetarja e Report TV Esiona Konomi se përse nuk e priti ish-deputetin në selinë e partisë dhe se çfarë posti ka menduar për të.
    Berisha i devijoi pyetjes duke argumentuar se ka pasur dhe ka komunikim të vazhdueshëm me të. Sa i përket postit që ai mund të marrë, Berisha tha se për Salianjin dhe cilido tjetër do të vendosë kryesia e PD.
    “Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm,. Për dijeninë tuaj, dhe tani do ta takoj. Kam komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm. Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar të PD, anëtar i kryesisë, dhe në këto kushte ai këto dy funksione të rëndësishme. Cilado do të jenë funksionet e ardhshme të Salianjit dhe secilit tjetër, do të përcaktojë anëtarësia e PD. Salianji doli dje, një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafioze, Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës. Salianji u dënua me 1 vit burg në kundërshtim me kushtetutën, çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.”, tha Berisha.
    Më pas vijoi me akuzat se ishte një i burgosur politik dhe se çështjen e tij do ta çojnë deri në Strasburg.
    “Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë, pas ndryshimeve gjykohen nga SPAK, por pasiguria e Xhafës që është një mafioz dhe ndihet i kërcënar nga Salianji dhe faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit se e mori dhe e përcolli brenda 24 orëve në Vlorë, por ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia. Të mos mendojë kush se çështja Salianji mbyllet, sa ka filluar. Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur, një gjykatës që s’ka ligj e as moral ia shtyu vendimin nga data 20 e ca maj, dhe një muaj dhe a e dini se çfarë i kërkonin? I kërkonin të deklarojë se nuk do të vrasë Fatmir Xhafën apo Geron Xhafën. Ky ishte i byrgosur politik dhe gjykatësi i thoshte më thuaj se nuk do ta vraësësh. E merrni vesh se çfarë rrace janë këta. Ajo çështje është vetëm fillimi, do të shkojë në Strasburg e kudo dhe asgjë s’i shpëton nga akti antikushtetues i shëmtuar ndaj tij.”, shtoi Berisha.
    Në konferencë, Berisha publikoi edhe disa foto që sipas të cilit tregojnë se si eksponentë të PS-së mbajtën “peng” zarfet për votuesit e diasporës, duke i plotësuar disa prej tyre vetë. Ai pretendoi se shumë zarfe zgjedhore ndonëse janë dorëzuar që në prill, janë mbajtur tre javë, dhe dorëzuar pak ditë para 11 majit, me qëllim manipulimi. Akuzoi DHL-në si një kompani të lidhur me partinë e krimit.
    “Votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë. Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion kryekëput të PS. Por nga ana tjetër, DHL ka marrë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbimin, të cilin ka shkelur nen për nen Kushtetutën. Ne kemi të tjera që do i dëshmojmë ditët e ardhshme, por i kërkoj Celibashit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votave të dorëzuara nga zgjedhësit e diasporës. Atë po e mbajnë të fshehtë. Atë nuk e japin dot sepse aty firmat janë të Tao taos, Zhaninës e shumë të tjerëve, skuadrave kriminale të dërguara nga PS, në Greqi, Itali dhe vende të tjera për të mbushur fletët e votimit. Kjo është arsyeja që ata nuk na i dorëzojnë. Edhe dje i kam kërkuar Celibashit që të plotësojë kërkesën tonë, në qoftë se ai nuk është një nga arkitektët kryesorë të kësaj që ka ndodhur me votën e diasporës.”, tha Berisha.
    U pyet gjithashtu nëse do të nisë protesta në shtator para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
    “Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Në qoftë se ai nuk është Taulant Balla bis dhe Edi Rama bis aty ku është.”, tha Berisha.

  • FOTO/ Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

    FOTO/ Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

    Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin.

    Ka nga ata që ecin përgjatë shëtitores, nga ata që luajnë me top dhe nga ata që pushojnë nën diell.

    Më 13 qershor, Izraeli goditi objektet bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke synuar gjeneralët dhe shkencëtarët. Në përgjigje, Teherani lëshoi ​​valë raketash dhe dronësh drejt territorit izraelit, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave.

    Pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta për kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve të reja dhe thirrjeve për të shkuar në strehimoret me të cilat janë të pajisura pothuajse të gjitha ndërtesat civile, qytetarët kërkojnë momente normaliteti në plazhe.

  • Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

    Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

    Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin.
    Ka nga ata që ecin përgjatë shëtitores, nga ata që luajnë me top dhe nga ata që pushojnë nën diell.
    Më 13 qershor, Izraeli goditi objektet bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke synuar gjeneralët dhe shkencëtarët. Në përgjigje, Teherani lëshoi ​​valë raketash dhe dronësh drejt territorit izraelit, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave.
    Pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta për kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve të reja dhe thirrjeve për të shkuar në strehimoret me të cilat janë të pajisura pothuajse të gjitha ndërtesat civile, qytetarët kërkojnë momente normaliteti në plazhe.

  • Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm

    Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm

    Kancelari i Gjermanisë, Bundeskanzler Friedrich Merz, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
    Përmes një postimi në platformën “X”, Merz shkruan për bashkëpunim të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kancelari gjerman do të jetë në Samitin Politik Evropian që do të mbahet në kryeqytetin tonë ditën e neserme.
    “Urime, @ediramaal, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan Merz.

  • Kreu i KQZ-së: Komunikim të vazhdueshëm me SPAK-un, u kemi vënë në dispozicion gjithçka

    Kreu i KQZ-së: Komunikim të vazhdueshëm me SPAK-un, u kemi vënë në dispozicion gjithçka

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur për gazetarët pas takimit të tij me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato në ambientet e KQZ-së.
    “Këtë javë kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK-un për problematika të ndryshme dhe denoncime, si dhe informacione të ardhura në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë të vëmë në dispozicion gjithçka që na është kërkuar”, tha Celibashi.