Tag: vazhdoj

  • “Nuk mund të vazhdoj më”/ U akuzua se keqmenaxhoi përmbytjet vdekjeprurëse të një viti më parë, jep dorëheqjen presidenti i rajonit të Valencias

    “Nuk mund të vazhdoj më”/ U akuzua se keqmenaxhoi përmbytjet vdekjeprurëse të një viti më parë, jep dorëheqjen presidenti i rajonit të Valencias

    Presidenti i rajonit autonom të Valencias, Carlos Mathon, njoftoi dorëheqjen e tij sot, pas presionit të fortë politik dhe zemërimit masiv publik për keqmenaxhimin e përmbytjeve vdekjeprurëse që i morën jetën 229 persona një vit më parë.

    Mathon, anëtar i Partisë Popullore konservatore (PP), i kishte rezistuar thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen për muaj të tërë, pavarësisht zbulimeve se gjatë përmbytjeve, ndërsa banorët po mbyteshin në shtëpitë, garazhet dhe makinat e tyre, ai qëndroi për më shumë se tre orë në një drekë me një gazetar.
    Këmbëngulja e tij për të mos dhënë dorëheqjen shkaktoi një valë zemërimi në të gjithë Valencian, teksa mijëra demonstrues mbushën rrugët nën sloganin “Baltë në duart tona, gjak në duart e tij”. Sipas një sondazhi, 75% e banorëve të rajonit po bënin thirrje që ai të jepte dorëheqjen.
    Më në fund, sot, Mathon iu nënshtrua presionit dhe njoftoi se po largohej nga presidenca e rajonit.
    “Nuk mund të vazhdoj më”, u tha ai gazetarëve pas fjalimit të tij, në të cilin kritikoi ashpër qeverinë e Madridit për trajtimin e krizës. Ai nuk sqaroi nëse do të thërriste zgjedhje të parakohshme, apo nëse do të jepte dorëheqjen edhe nga parlamenti rajonal, gjë që do ta privonte nga imuniteti parlamentar, apo kush do ta pasonte përkohësisht.
    Ai kishte argumentuar se “asnjë qeveri në botë nuk ka mjetet për të parandaluar një fenomen reshjesh intensive që thyen rekorde historike”.

    Top Channel

  • Do të vazhdoj ta dua, sepse, për mua, ajo do të jetë gjithmonë AJO

    Do të vazhdoj ta dua, sepse, për mua, ajo do të jetë gjithmonë AJO

    Foto ilustrim

    PËR DASHURINË (Anonime)

    Ke rënë në dashuri? Po. Më trego, si është ajo? Është e bukur. E dua kur bëhet xheloze, ngaqë më afrohen vajza të tjera. Dua sytë e saj që shkëlqejnë si yje… I dua edhe pse çdo natë rri pa gjumë, aty pranë meje.

    E dua kur skuqet dhe buzëqesh. Dua çdo gjest të saj, sidomos kur vë duart mbi fytyrën time dhe më puth. Dua qeshjen e saj të sinqertë, fytyrën e saj të habitur, ndërkohë që e kap për mesi, kur ajo nuk e pret.

    E dua trupin e saj, fytyrën e saj… shpirtin e saj dhe dorëzimin e saj.Por…

    Jo… hesht! Mos e thuaj… E di por nuk më intereson. Sepse vitet do të kalojnë dhe do të lënë gjurmë… dhe bukuria e saj do të vijë duke u vyshkur… Megjithatë, unë do të vazhdoj ta dua, sepse, për mua, ajo do të jetë gjithmonë AJO.

    Në shqip: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUSH DO TË NA E MBROJË SHQIPEN NGA KËTA “MODERN” BARBARË?!, NGA BAJRAM KARABOLLI

    Të vrasësh gjuhën e nënës është një ndër krimet më të shëmtuara, më të neveritshme. Dhe e keqja është se tek ne nuk ka ligj për t’i ndëshkuar këta derdimenë që masakrojnë dhe e marrin nëpër këmbë gjuhën tonë të bukur. Ata vrasin fjalën shqip dhe në vend të saj vënë një fjalë të huaj. Dhe janë pikërisht ata që pushtojnë ekranet dhe mediat tona. Janë gazetarët dhe politikanët.

    Duke ndjekur emisionin Opinion, drejtuar nga njëri prej gazetarëve “më të shquar”, dëgjon që ai të përsëritë shumë herë fjalën “trend”, në vend të fjalës shqipe prirje. Dhe, që e keqja të shkojë deri në fund, këtë fjalë të huaj, “trend”, si të qenkësh një mall i florinjtë, e përdorin edhe dy-tre të ftuar, midis tyre një zonjë me mbiemrin Luarasi… O Zot, mban mbiemrin e të madhit Petro Nini, e atij që njëqind e ca vjet më parë u tha antishqiptarëve…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Balla humbet durimin me Balliun: O e nxirrni përjashta, ose unë nuk mund të vazhdoj…

    Balla humbet durimin me Balliun: O e nxirrni përjashta, ose unë nuk mund të vazhdoj…

    Me replika dhe ndërprerje fjale është shoqëruar seanca e sotme plenare, e cila ka nisur prej orës 10:00 të kësaj të enjteje.

    Teksa kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, po mbante fjalën në foltore, deputeti i PD Klevis Balliu fliste nga vendi duke i ndërprerë fjalën.
    Pas këtij momenti Balla kërkoi  5 minuta pushim dhe që t’i tërhiqej vëmendja Balliut, për ndërprerje të fjalës.
    “Zonja Kryetare këtë o e nxirrni përjashta, ose unë nuk mund të vazhdoj… kemi bërë marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve që nëse njëri prej këtyre guxon t’i ndërpresë fjalën një deputeti, seanca ndërpritet. Kërkoj 5 minuta pushim deri sa t’i tërhiqni vëmendjen zotërisë”, tha Balla.

  • Loredana Brati: “Vazhdoj të jem një shpirt” dhe rrëfen zhgënjimet nga miqtë në ditëlindje

    Loredana Brati: “Vazhdoj të jem një shpirt” dhe rrëfen zhgënjimet nga miqtë në ditëlindje

    Loredana Brati ka rrëfyer së fundmi disa momente personale nga jeta e saj, duke prekur temën e marrëdhënieve, miqësive dhe zhgënjimeve që ka përjetuar kohët e fundit.
    E pyetur nga Lei Kraja nëse është aktualisht në një romancë, Brati u përgjigj: “Vazhdoj të jem një shpirt.”
    Në bisedë, ajo kujtoi një moment që, sipas saj, nuk ishte zgjedhja më e duhur:
    “100 herë.”
    “Më thuaj një rast,” i kërkoi Lei.“Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe ty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!”, u shpreh ajo me sinqeritet.
    Loredana foli edhe për ditëlindjen e saj të fundit, të cilën e organizoi dy muaj më parë me shumë miq dhe kolegë të ftuar. Megjithatë, ajo pranoi se nuk munguan zhgënjimet.
    “Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva,” tha ajo.

  • “Do vazhdoj misionin, pavarësisht platformës ku do jem”/ Gogu mban fjalimin e fundit në Kuvend, ironizon Gjekmarkaj: Kryetarja e ministrat u përlotën, me zor e mbajta veten…

    “Do vazhdoj misionin, pavarësisht platformës ku do jem”/ Gogu mban fjalimin e fundit në Kuvend, ironizon Gjekmarkaj: Kryetarja e ministrat u përlotën, me zor e mbajta veten…

    Kjo e enjte e 3 korrikut ishte seanca e fundit për deputetin Toni Gogu, i cili nuk ja doli dot të merrte një mandat tjetër nga zgjedhjet e 11 majit.

    Deputeti mbajti një fjalim në Kuvend ku tha se misioni i tij do vazhdojë, pavarësisht platformës ku do jetë. Ky fjalim u shoqërua me ironi nga demokrati Agron Gjekmarkaj.
    Gogu: Do doja të thoja që për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm të shërbej jo vetëm në këtë legjislaturë, një mision që do e vazhdoj si qytetar i Tiranës dhe një zone rurale që ka nevojë për Europën e infrastrukturës, shëndetësisë, ujit, për Europën e punës dhe shtetit ligjor. Si qytetar aktiv, pavarësisht platformës ku mund të shërbej, do vazhdoj që të gjithë këtë realitet ta jetoj vetë si qytetar i Europës. Për ta mbyllur, do doja t’i falënderoja, heronjtë e heshtur, gjithë stafit të Kuvendit, kolegët e shumicës të cilët edhe kur erërat janë përpjekur ta pengojnë rrugën e Shqipërisë. Ju falënderoj për durimin që treguar.
    Gjekmarkaj: Zonja kryetare ju vërtetë u përlotët pas fjalimit të z.Gogu, dhe kjo ju nderon, tregon që jeni shpirtdhembshur. Po ashtu dhe ministrat Hoxha dhe Hasani patën një moment përmallimi, dhe unë me zor e mbajtja veten. Të lutem, kam një kërkesë për ministren Bora se kam marrë vesh që është ngarkuar ajo për qeverinë e re për kërkesat, që emrin e mikut Gogu ta shkruajmë me shkronja të arta në rreshtin e parë që të mos na mungojnë këto fjalime në parlamentin tjetër.
    Gogu: I qëndroj larg talljes kur ka të bëjë me uljen e një kolegu. Nuk i bën nder kësaj salle.

    Top Channel

  • Müller: Nuk e kam me nxitim, por mund ta vazhdoj karrierën time në MLS

    Müller: Nuk e kam me nxitim, por mund ta vazhdoj karrierën time në MLS

    26 Qershor 2025

    12:41

    Alfred Lleshi

    Thomas Müller ka folur për të ardhmen e tij, duke u shprehur i vendosur që të vazhdojë të luajë të paktën edhe një sezon tjetër. Futbollisti i lindur në vitin 1989 ka dhënë këto deklarata për portalin “Goal”:
    “Ekziston mundësia që ta vazhdoj karrierën me një klub të MLS. Megjithatë, duhet fillimisht të vlerësoj me kujdes të gjitha aspektet. Për momentin, objektivi im kryesor është Kupa e Botës për Klube e FIFA-s. Jam i vetëdijshëm që mund të ketë negociata në zhvillim, por turneu mbetet prioriteti im absolut. Nuk kam nxitim për momentin”.
    Zërat janë interesantë dhe hapin skenarë të rinj drejt Shteteve të Bashkuara. Shumëkush i ka lidhur menjëherë fjalët e Müller me thashethemet e ditëve të fundit për një transferim të mundshëm te Philadelphia Union, edhe pse drejtori sportiv i klubit, Ernst Tanner, kishte folur për kufij ekonomikë të papërballueshëm.

  • Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

    Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

    Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga drejtimi i DOGE.
    Në fjalën e tij, Musk ka deklaruar se “ky nuk është fundi i DOGE, ky është në fakt fillimi”.
    “Ekipi i DOGE do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të shohim një reduktim të humbjeve me një trilion dollar”, theksoi miliarderi Elon Musk.
    “Mendoj se ekipi i DOGE po bën një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe unë do të vazhdoj të jem një mik dhe këshilltar i Presidentit (Donald Trump)”, u shpreh më tej Musk.

  • “Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike”, u emërua drejtore e ISHSH Shkodër, reagon Elda Drabeja

    “Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike”, u emërua drejtore e ISHSH Shkodër, reagon Elda Drabeja

    Elda Drabeja është emëruar drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për Shkodrën. Më herët, ajo ka qenë inspektore po në këtë inspektoriat. Ajo zëvendësoi Gjergj Sokolin, përfaqësues i PSD- së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër.
    Përmes një reagimi i rrjetet sociale, ajo sqaron se e vetmja parti që ka aderuar, që në moshë të re, është Partia Socialiste, duke i kthyer përgjigje kështu aludimeve të përhapura në formën e lajmeve.
    REAGIMI I ELDA DRABEJA
    Duke marrë shkas nga disa lajme të publikuara së fundmi, dua të sqaroj publikisht se e vetmja parti politike ku kam aderuar ndonjëherë ka qenë Partia Socialiste, dhe kjo në një moshë të re, kur kam qenë e angazhuar me strukturat rinore. Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike, me besimin e plotë se është e vetmja forcë që do të punojë për të ardhmen e Shkodrës dhe zhvillimin e saj.
    Pavarësisht spekulimeve, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa detyra që më është besuar dhe përmbushja e saj me përkushtim dhe profesionalizëm. Në pozicionin tim aktual, fokusi im i vetëm është të sigurojmë një shërbim cilësor dhe dinjitoz për qytetarët, duke qenë pranë tyre dhe duke iu përgjigjur nevojave të tyre me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon kjo detyrë.
    Elda Drabeja

    Continue Reading