Tag: vazhdimin

  • Julia Roberts dhe Cameron Diaz ribashkohen në vazhdimin e “My Best Friend’s Wedding”

    Julia Roberts dhe Cameron Diaz ribashkohen në vazhdimin e “My Best Friend’s Wedding”

    Një nga filmat klasikë të viteve’90, “My Best Friend’s Wedding” do të vijojë.

    Filmi origjinal me protagoniste Cameron Diaz dhe Julia Roberts, u kthye në një sukses në vitin 1997 kur u shfaq për herë të parë. Tani ai konsiderohet një nga ikonikët e zhanrit të tij.

    Roberts dhe Dermot Mulroney ishin në rolet e Julianne dhe Michael, miqve të ngushtë që bënë një marrëveshje se nëse do të ishin ende beqarë kur të bënin 28 vjeç, do të martoheshinKur personazhi i Mulroney fejohet me një grua tjetër që luhet nga Diaz, Roberts ka vetëm katër ditë afat për ta ndaluar dasmën.

    Regjisorja Celine Song, e cila është nominuar për Oscar për filmin “Past Lives”, është punësuar nga Sony për të shkruar vazhdimin e filmit.

    Lajmi zyrtar vjen pas intervistës së fundit të Mulroney i cili tha për New York Post se “po bëhen bisedime për vijimin.”

    “Nuk di gjë. Së fundmi dëgjova, hap thonjëza, avokatët po flisnin, mbyll thonjëza”, tha ai./ora/

  • Kryeminstri Kurti për vazhdimin e programit të MCC për Kosovën: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm  për vendin tonë

    Kryeminstri Kurti për vazhdimin e programit të MCC për Kosovën: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të  Administratës Trump për vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.

    “Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.

    Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm”, thuhet në shkrimin e Kryeinistrit Kurti./ KultPlus.com

  • Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

    Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
    Sipas Osmani, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.
    “Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në Facebook.
    Presidenca e Kosovës tha se Osmani gjatë qëndrimit në SHBA më herët gjatë korrikut kishte paraqitur kërkesën para zyrtarëve amerikanë për vazhdimin e këtij programi.
    Në prill të vitit 2024, MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt, që është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.
    Programi kap vlerën e 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo shumë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës./REL

  • SHBA miraton vazhdimin e programit MCC për Kosovën

    SHBA miraton vazhdimin e programit MCC për Kosovën

    Pas takimeve të zhvilluara në Washington D.C., është konfirmuar zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e programit të Kompaktit të MCC-së (Millennium Challenge Corporation) për Kosovën.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shprehet se ky vendim pritet të ketë ndikim të madh transformues në sektorin e energjisë si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, përcjellë KultPlus.

    Programi i MCC-së synon të përmirësojë infrastrukturën energjetike dhe të krijojë kushte më të favorshme për rritjen e qëndrueshme ekonomike. Lajmi është pritur me entuziazëm në Kosovë dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./KultPlus.com

  • Irani i beson më shumë Europës! Ministri i Jashtëm iranian: Mbështesim vazhdimin e diskutimeve me E3

    Irani i beson më shumë Europës! Ministri i Jashtëm iranian: Mbështesim vazhdimin e diskutimeve me E3

    Irani mbështet bisedime të mëtejshme me Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, të njohura si E3 – dhe Bashkimin Evropian, tha Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi pas takimit në Gjenevë.

    “Ne mbështesim vazhdimin e diskutimeve me E3 dhe BE-në dhe shprehim gatishmërinë tonë për t’u takuar përsëri në të ardhmen e afërt”, tha ai.
    Në një prononcim për mediat ai tha se “Irani është gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë dhe sapo të ndalet agresioni dhe agresori të mbahet përgjegjës për krimet e kryera”.
    Më tej ai shtoi se bëri të qartë se aftësitë mbrojtëse të Iranit ishin “të panegociueshme”.

    Top Channel

  • Sërish tentativë/ Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e 11-të për konstituimin e legjislaturës

    Sërish tentativë/ Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e 11-të për konstituimin e legjislaturës

    Në të gjitha tentativat e mëparshme nuk kishim rezultat të konstituimit të legjislaturës në Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimin e nëntë të seancës nuk pati lëvizje pozitive drejtë konstituimit të Kuvendit të Kosovës . As për herë të dhjetë me radhë të shtunën, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të konstituohet. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të shtunën u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.
    Por, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi mënyrën e drejtimit të seancës, duke mos propozuar kandidatë për komision. As LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë për komisionin, duke mbajtur qëndrimin e njëjtë si në seancat e kaluara. Ndërkohë, nga 106 deputetë të pranishëm, vetëm 54 votuan pro krijimit të komisionit, një kundër, dhe asnjë abstenim, numër që nuk mjaftoi për kuorum. Pas përfundimit të seancës, përfaqësues të partive politike vazhduan me akuza ndaj njëra-tjetrës për moszgjedhjen e kryeparlamentarit.
    Përfaqësuesit e partive kundërshtuese kanë thënë se Albulena Haxhiu nuk do të votohet për kryekuvendare as në vazhdimin e seancës të hënën paradite. Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve. Votimi i kryekuvendarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

  • Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për të gjithë të dyshuarit për zjarrin në Koçan

    Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për të gjithë të dyshuarit për zjarrin në Koçan

    Prokuroria Themelore Publike në Koçan gjatë ditës së sotme deri në Gjykatën Themelore në Koçan ka dorëzuar propozime për vazhdimin e masave të sigurisë – paraburgim dhe arrest shtëpiak për të gjithë të dyshuarit në hetimin për zjarrin në diskotekën në Koçan.

    Siç theksohet në kumtesën, vetëm për tre të dyshuar, konform fazës së sigurimit të provave dhe plotësimit të bazave ligjore, propozohet zëvendësim i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak. Bëhet fjalë për dy të dyshuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe një pjesëtar i sigurimit të diskotekës.

    Në të njëjtën kohë, theksojnë nga PTHP-ja, vazhdojnë veprimet hetimore në disa drejtime dhe në disa institucione me qëllim të shqyrtimit të përgjegjësisë së mundshme, për të cilat opinioni do të njoftohet menjëherë pas marrjes së vendimit përkatës të prokurorit publik.

    Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçani që ka ndodhur mëngjesin e 16 marsit, e kanë humbur jetën 61 persona, ndërsa janë lënduar afro 200.

  • “BE s’është parajsë, as ne engjëj. Edhe atje luftohet me korrupsionin”, Toni Gogu: Mandati i 4 ka të bëjë me anëtarësimin dhe vazhdimin e reformave

    “BE s’është parajsë, as ne engjëj. Edhe atje luftohet me korrupsionin”, Toni Gogu: Mandati i 4 ka të bëjë me anëtarësimin dhe vazhdimin e reformave

    Deputeti socialist Toni Gogu, kandidat në listën e hapur të PS-së, ka deklaruar se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Në një intervistë për News24, Gogu theksoi se Shqipëria ka humbur mundësi në të shkuarën për shkak të fatit historik dhe gabimeve në vendimmarrje, por tani është koha për të realizuar këtë objektiv.
    “Mandati i katërt ka të bëjë me Shqipërinë në BE dhe me vazhdimin e reformave shtetformuese. Bashkimi Evropian nuk është një parajsë ku problemet zhduken, por një mundësi për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin me standarde më të larta,” tha ai.
    Sipas Gogut, rruga drejt BE-së kërkon seriozitet dhe përkushtim për të ndërtuar institucione të forta dhe për të fituar besimin e vendeve anëtare.
    “Mandati i katërt socialist ka të bëjë me mbërritjen në portin evropian që na është mohuar, ndonjëherë nga fati historik, ndonjëherë nga gabimet tona në vendimmarrje. Mandati i katërt ka të bëjë me Shqipërinë në BE dhe vazhdimin e reformave shtet formuese. Në momentin që cojmë anijen tonë në atë port do kemi mundësi ta riparojmë nga dallgët që kemi pasur në të shkuarën si beteja me korrupsionin, me pronat, etj.BE vazhdon u lë detyra të natyrës anti korrupsion vendeve anëtare, apo për fuqizimin e demokracisë dhe institucioneve. Nuk do të thotë që shkon në BE dhe je një engjëll, një copë parajse ku nuk ka nevojë të vazhdojnë reformat. BE do të thotë që ulesh dhe ke bërë të të besojnë gjithë anëtarët se je serioz në besimin për të aderuar në të njëjtat vlera me ta duke qenë një kontribues serioz në këtë familje demokratike”, u shpreh ai mes të tjerash.