Tag: vazhdimësinë

  • Erion Isai nën hetim/ Neza: Një rast që na siguron për vazhdimësinë e korrupsionit në bashkitë e vendit

    Erion Isai nën hetim/ Neza: Një rast që na siguron për vazhdimësinë e korrupsionit në bashkitë e vendit

    Analisti, Sami Neza në një intervistë në Ora News u shpreh se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai tregon për vazhdimësinë  e proceseve korruptive që zhvillohen në administratën qendrore por edhe në pushtetin lokal.

    Neza: Është një model i menaxhimit lokal të burimeve financiare të buxhetit lokal nga ana e drejtuesve të bashkisë.

    Nuk është as rasti i parë dhe nuk do jetë as rasti i fundit.

    Përkundrazi është një rast që na siguron për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen ashtu si në administratën qendrore, edhe në pushtetin lokal që drejtohet nga e majta nga PS.
    Problemi këtu është jo thjesht lufta kundër korrupsionit apo identifikimi i rasteve, incidencave të korrupsionit siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kolonjës.

    Problemi është se nuk ka kurrfarë angazhimi të strukturave të administratës publike, të strukturave kontrolluese, të strukturave audituese të cilat janë brenda çdo lloj institucioni për të verifikuar, për të kontrolluar dhe për të dërguar përpara përgjegjësisë penale zyrtarë të cilët abuzojnë me fondet e buxhetit të shtetit.

    Pra kemi një administratë publike e cila funksionon në mënyrë gati gati autike në raport me korrupsionin, në raport me transparencën dhe në raport me përgjrgjshmërinë që duhet të ketë një administratë për paratë por edhe për publikun.

    Problemi më i madh është fakti që ata nuk kanë frikë.

    Nuk kanë frikë pavarësisht se ne çdo ditë dëgjojmë për arrestime.

    Çdo ditë ne dëgjojmë për hapje procedurash penale.

    Fakti që nuk ka frikë do të thotë se edhe proceset hetimore nuk i kanë shkuar deri në fund atik mekanizmi i cili prodhon korrupsionin në administratën publike.

     

  • Berisha publikon ‘CV-në’ e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

    Berisha publikon ‘CV-në’ e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Belinda Ballukut, ku nuk bëhet fjalë për punët në karrierën e saj, por tek aferat korruptive për të cilat është përfolur.

    Berisha i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.

    Sipas Berishës, Balluku këto i realizoi në bashkëpunim me Ramën, të cilat i mundësuan asaj vazhdimësinë si ministre dhe zv.kryeministre.

    Postimi i plotë i Berishës:

    CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:

    Tuneli i Llogarasë: refuzoi ofertën 130 mln € dhe u miratoi ofertën 200 mln €

    Gjeneratorët “Tigri 1 & Tigri 2” në Vlorë: miliona euro të zhdukura

    Manipulim me çmimin e energjisë duke anashkaluar bursën shqiptare

    Rruga e Arbrit: kostoja u 4-fishua

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim, çmimi u 5-fishua

    Rruga Korçë-Ersekë: 5 mln € për kilometër

    Inceneratori i Tiranës: asnjë raport, asnjë supervizim nga ministria e saj që duhej të realizonte mbikëqyrjen

    Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën.