Tag: vazhdimësi

  • Lubonja: Qeveria e re, vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

    Lubonja: Qeveria e re, vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar formimin e qeverisë së re nga kryeministri Rama
    Sipas tij, kabineti është një vazhdimësi e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat luajnë rolin e kukullave. Lubonja theksoi se vendimet merren në prapaskenë, ndërsa pushteti kontrollohet nga një lidhje e ngushtë mes qeverisë, oligarkëve dhe krimit të organizuar.
    Ai shtoi se edhe mbështetja ndërkombëtare i jep Ramës legjitimitet në këtë sistem të mbyllur pushteti.
    “Ishte një qeveri e vazhdimësisë, e të njëjtës frymë. Me vazhdimësi kuptojmë rritjen e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat gjithmonë e më shumë kanë rolin e kukullave në skenë, ndërkohë që fijet e vendimeve merren në prapaskenë. Edhe oligarkët që dikur ishin me Berishën, sot janë me Ramën.
    Mediat e oligarkisë janë në kontroll të Edi Ramës. Krimi i organizuar mban sot ekonominë shqiptare. Pjesa e katërt që i jep legjitimitet Ramës është mbështetja ndërkombëtare. Ministrat janë kukullat që vendosen për të mbuluar këtë që ndodh në prapaskenë.
    Kur fola për 4 këmbët e pushtetit të Ramës fola dhe për mbështetjen ndërkombëtare. Që të fitosh mbështetjen ndërkombëtare duhet të kesh aftësi që ky i ka më shumë se të tjerët. Ndër to janë dhe këto operacionet që shfaqet si një artist, si piktori që po revolucionarizon një vend të prapambetur si Shqipëria dhe e mban këtë narrativë. E mban me lidhjet e tij dhe fuqitë financiare.
    Po të shohësh lajmin për Diellën e dha dhe “The Guardian” dhe të nesërmen e morëm vesh se Tony Blair mund të ketë lidhje këtu i përfshirë këtu. Pra është ky netuork që i pengon këta gazetarë që të futen thellë në realitetin shqiptar.
    Ti mund të bësh një artikull që në Shqipëri është vendosur një ministër me AI që do të luftojë korrupsionin me tenderat. Si ka mundësi që vendi më i korruptuar në Evropë, na del më i avancuari për të luftuar korrupsionin.
    Është e pabesueshme të mendojmë ne që Edi Rama të heqë dorë nga klientela e tij dhe tja lërë një gjykatësi të paanshëm të vendosë se kush do e marrë tenderin.
    Nëse do të japësh një leje ndërtimi e do të jesh i ndershëm do të pyeste se ku i siguroi paratë.”, tha Lubonja.

  • “Pasgoditjet do të vijojnë”, sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit

    “Pasgoditjet do të vijojnë”, sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit

    Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).

    Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

    Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.

    Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?

    Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.

    Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEO ka në dispozicion.

    Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.

    Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?

    Sizmiologu Edmond Dushi: Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe. Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.

    Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.

    Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen.

    Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEO, tërmeti i parë ra në orën 08:59. Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra. Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.

    Informacionet zyrtare për aktivitetin sizmik në Shqipëri pasqyrohen nga “Albquake”.

  • Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

    Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

    Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).
    Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

  • Sizmiologu Dushi për: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

    Sizmiologu Dushi për: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

  • Conceiçao në “sparkatë”: Te Milani nuk racionalizojmë asgjë, japim gjithçka në çdo ndeshje

    Conceiçao në “sparkatë”: Te Milani nuk racionalizojmë asgjë, japim gjithçka në çdo ndeshje

    Te Milani po përgatitet sfida ndaj Genoa, por mendja qëndron edhe te finalja e Kupës së Italisë. Megjithatë, Sergio Conceição e mban tensionin lart, duke kërkuar vazhdimësi taktike dhe përgjigje mbi formën fizike të disa lojtarëve. “Jovic është më mirë, ka bërë tri stërvitje me ne, – tha trajneri kuqezi në konferencë. – Abraham është ndalur për një problem fizik. Nuk janë të disponueshëm si ai, Bondo dhe Sottil”.
    Genoa-Milan si hap drejt Kupës së Italisë?Mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, punojmë gjatë javës për të përmirësuar lojën dhe disa aspekte të saj. Duam të jemi një skuadër më e fortë. Tani fokusi është te Genoa dhe pastaj te dy ndeshjet me Bologna.
    Ky formacion ofron më shumë garanci?Po punojmë mbi këtë vazhdimësi me modul të ri dhe mbi ekuilibrat që skuadra duhet të ketë gjatë lojës. Lojtarët po kuptojnë më mirë çfarë dua unë. Ndonjëherë ndodhin të papritura si ajo e Jovic në Venezia. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe unë iu besoj të gjithëve. Jovic është më mirë, ka bërë tri stërvitje me ne. Abraham është ndalur për shkak të një problemi fizik. Bondo dhe Sottil gjithashtu janë jashtë.
    Po testoni titullarët për Kupën apo po menaxhoni grupin?Nuk menaxhoj asgjë. Ne kemi përgjegjësinë për të punuar për një klub si Milani. Nuk mund të thuhet se nuk po luajmë për asgjë. Duhet të tregojmë cilësi për tifozët dhe të jemi ndryshe nga ajo që kemi qenë në kampionat. Nuk luajnë vetëm 11 vetë në një ndeshje. Çfarë bëjnë trajnerët e tjerë nuk më intereson. Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.
    A janë kthyer në formën e duhur Theo dhe Leao?Cilësia e tyre njihet nga të gjithë, por nevojitet vazhdimësi. Janë dy lojtarë që kanë treguar vlerat e tyre, ndër më të mirët në botë në pozicionet e tyre. Ndonjëherë gjërat nuk ecin siç duhet, por ka rëndësi momenti. Tani janë mirë dhe të gatshëm. Po bazohem tek ata si te çdo lojtar tjetër.
    Roli i Walker?Mund të luajë si mbrojtës i brendshëm, ose më përpara në krah. Është një opsion shumë i mirë. E shoh në formë dhe gati.
    Gimenez apo Jovic?Të dy kanë cilësi shumë të mëdha. Mua më takon të vendos kush do të luajë, ose nëse do luajnë të dy. Varet nga momenti. Janë lojtarë të ndryshëm dhe kemi besim te cilësitë e tyre. Në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda një momenti, ndaj ne shikojmë punën dhe përqendrohemi tek ndeshja e radhës.
    Po Jimenez?Ka cilësi. Duhet të përmirësojë përqendrimin dhe të rrisë vazhdimësinë. Është i ri dhe duhet të rritet. Është një lojtar i mirë dhe duhet të përmirësohet çdo ditë, duke u sjellë si profesionist i nivelit të lartë.
    Cili është pozicioni i Loftus-Cheek?Është një lojtar shumë i aftë. Për mua është një ‘box to box’, një numër 8. Mund të luajë më përpara, ose më pas. Është fizikisht dhe teknikisht i fortë. Tani është mirë, po bazohemi shumë tek ai në këtë fund sezoni.
    Si garantohet soliditeti mbrojtës?Sistemi i lojës nuk tregon gjithçka. Duhet të punohet në grup dhe të krijojmë vazhdimësi. Në fazën sulmuese kemi krijuar shumë, por ndonjëherë kemi çaluar në mbrojtje. Po punojmë edhe individualisht për t’i korrigjuar gabimet.