Tag: vazhdën

  • Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Është bërë që më 2023, e sotmja është në vazhdën e tymnajës

    Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Është bërë që më 2023, e sotmja është në vazhdën e tymnajës

    Pas publikimit në media së Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Zvicra, ka reaguar ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

    Sipas tij kërkesa për ekstradim është bërë që në gusht të 2023 dhe ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë.

    “Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…”, shkruan Ahmetaj në një postim në faqen e tij në facebook.

    Mesazhi i plotë:

    Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:

    1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…

    2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.

    3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

    4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….