Tag: vatikanit

  • Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Vatikanit

    Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Vatikanit

    Papa Leoni XIV feston sot 70-vjetorin e lindjes. Që prej Papa Gjon Palit II në vitin 1990, nuk ka pasur një papë në këtë moshë në nisje të pontifikatit prej më shumë se tridhjetë vjetësh.
    Megjithatë, Papa Leoni XIV nuk ka shfaqur asnjë shenjë ngadalësimi. Me një ritëm të pandalur dhe një agjendë të dendur, ai ka krijuar një prani të fuqishme në skenën ndërkombëtare dhe në jetën e brendshme të Kishës.
    Që në ditën e parë të papatit, më 8 maj, ai e ka bërë të qartë drejtimin që do të marrë, një thirrje e vazhdueshme për paqe të çarmatosur, në një botë të përçarë. Në vetëm katër muaj, ka bërë dhjetëra apele publike kundër luftës, nga Ukraina e deri në Gaza dhe Afrikë, duke ofruar Vatikanin si një terren neutral për dialog.
    Ndër urimet e shumta për ditëlindjen, më emocionueset ishin vizatimet e fëmijëve të shtruar në spitalin pediatrik “Bambino Gesù” në Romë.

  • “Papa amerikan që po rikthen hijeshinë e Vatikanit”. Si po ndryshon Kisha Katolike në 100 ditët e para të Leonit XIV

    “Papa amerikan që po rikthen hijeshinë e Vatikanit”. Si po ndryshon Kisha Katolike në 100 ditët e para të Leonit XIV

    Papa Leoni XIV mban meshën e tij të parë, në Kapelën Sistine, 9 maj, Vatikan.
    Papa Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj si pasardhësi i Françeskut, ka mbushur 100 ditët e para në fronin papnor me një profil që ndërthur përkushtimin ndaj traditës me një natyrë njerëzore dhe energjike.
    I njohur për origjinën e tij amerikane dhe për qasjen më të tërhequr në media, ai ende nuk ka dhënë asnjë intervistë, por ndikimi i tij brenda mureve të Vatikanit po ndjehet gjithnjë e më shumë.

    Sipas burimeve nga brenda Selisë së Shenjtë, gjatë qëndrimit në rezidencën verore në Castel Gandolfo, Papa Leoni ka zhvilluar disa ndeshje tenisi me sekretarin e tij personal, peruanin Edgard Ivan Rimaycuna Inga, 36 vjeç.
    Burimi i Bild thotë se Papa ndërron rrobën e bardhë me veshje sportive dhe zbret në fushë me dëshirë të madhe për të luajtur, edhe pse diferenca në moshë është e ndjeshme. Ish-partnerët e lojës e përshkruajnë goditjen e tij si “të fortë dhe precize”.
    Në një takim me tenistin e famshëm Jannik Sinner, Leoni tregoi zgjuarsi dhe humor, duke refuzuar një shkëmbim spontan goditjesh në Vatikan me fjalët: “Më mirë jo këtu, mund të prishim diçka.” Ende nuk dihet nëse një seancë stërvitore private mes tyre do të ndodhë në të ardhmen.
    Traditë, jo thjesht simbolikë
    Ndryshe nga Papa Françesku, Leoni XIV ka vendosur të banojë në apartamentin papnor mbi Sheshin e Shën Pjetrit, duke rikthyer një simbolikë tradicionale që u shmang nga paraardhësi i tij për arsye modeste dhe sigurie. Edhe zgjedhja e veshjeve dhe stili liturgjik i Papës së ri reflekton përkushtimin ndaj riteve klasike të Kishës Katolike.
    Meshat, lutjet dhe ceremonitë e drejtuara prej tij janë rikthyer në një formë më të ngrohtë dhe shpirtërore, duke e përfshirë personalisht me këndim dhe përkushtim, veçanërisht gjatë lutjes së “Regina Caeli” dhe “Ati Ynë” në latinisht.
    Ndryshime në administratë
    Papa Leoni ka ndërmarrë hapa konkrete për të përmirësuar atmosferën në Vatikan. Ai ka rikthyer mini-bonuset për punonjësit dhe ka futur leje speciale për baballarët e rinj, një masë që i mungonte më parë. Gjithashtu, është në përgatitje një plan i ri i personelit, për të cilin pritet të ketë ndikim të gjerë.
    Mesazhe të thella dhe qëndrime të kujdesshme
    Në Ditën Botërore të Rinisë, me mbi një milion pjesëmarrës, Leoni impresionoi jo me fjalime të shumta, por me thellësinë e mesazheve të tij. “Plotësia e jetës nuk varet nga ajo që grumbullojmë, por nga ajo që ndajmë me gëzim,” u tha ai të rinjve nga e gjithë bota.
    Ndërkohë, qëndrimi i tij për çështjet globale ende është i përmbajtur. Pavarësisht se ka deklaruar se “kurrë më luftë” është shqetësimi i tij më i madh, veprimi konkret mungon. Sidoqoftë, burime nga mediat italiane raportojnë se Papa Leoni planifikon të udhëtojë në Kiev, në një përpjekje të mundshme për të dhënë sinjale më të forta paqeje.

  • Zhgënjimi ndaj Vatikanit dhe letra që Skënderbeu ia dërgoi Papës: Turqit po vijnë, ne nuk gjunjëzohemi

    Zhgënjimi ndaj Vatikanit dhe letra që Skënderbeu ia dërgoi Papës: Turqit po vijnë, ne nuk gjunjëzohemi

    Më poshtë – me pak përshtatje – është punimi i Dhimitri Pilikës, që daton nga janari 1967 dhe që si bosht ka një ndër letrat e Skënderbeut (ndër të paktat që ekzistojnë) , e gjetur mbas pesë shekujsh nga vdekja e tij. Letra është e 8 prillit 1456 dhe i drejtohet Papës në Romë.

    Gjatë luftës kundër pushtimeve otomanë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu i jepte rëndësi të veçantë zbulimit, kështu që në pranverën e vitit 1456 informohet që një ekspeditë ushtarake ishte nisur drejt trojeve arbërore. Pas mobilizimit të të gjithë shqiptarëve dhe mbështetësve të tij, Skënderbeu – si një strateg vizonar – përpiqet të sigurojë mbështetjen e vendeve të tjera. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

    Por, ndihma e jashtme nuk mendohej pa aprovimin e Papës në Romë i cili ushtronte një pushtet të padiskutueshëm mbi mbretëritë dhe princërit e Evropës katolike. Për këtë arsye, Skënderbeu nis me urgjencë përfaqësuesin e tij, Pal Dushmanin, por me sa duket Vatikani jo vetëm që tregohet indiferent duke mos iu përgjigjur kërkesave të Skënderbeut dhe duke ju dhënë kohë pushtuesve ti afroheshin trojeve që synonin t’i pushtonin, por nxjerr dhe pengesa për Pal Engjëlln në kthimin e tij në Krujë.

    Skënderbeu i zemëruar për këtë sjellje të Vatikanit shtrëngohet të kryejë një protestë jashtëzakonisht energjike duke i dërguar një letër njërit nga këshilltarëve më të ngushtë të Papës Alfonsi të V-të, Kardinalit Dominik Kapranikës. Ky qëndrim mjaft kritik ndaj Vatikanit në këtë letër mund të ketë qënë dhe shkaku i mos publikimit të saj deri më tani.

    Teksti i letrës sjell pranë shqiptarëve disa tipare të forta të Skënderbeut, si dinjiteti, krenaria, burrëria, besa dhe vizioni i tij ndërkombëtar, ku shprehet jo vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare po edhe për të luftuar në ndihmë të vendeve të tjera. Teksti është si më poshtë: Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

    Shumë i nderuarat dhe zotëri më Krishtin. I shkruaj zotërisë suaj shumë të nderuar që të ketë dijeni mbi ngjarjet që po ndodhin këtej. Turku ka bërë përgatitje jashtëzakonisht të mëdha. Thonë se ai sapo është duke u derdhur me 14.000 turq, ose kundër nesh ose kundër Danubit. Njoftohemi se i është afruar tani kufirit. Me forcat tona po marshojmë kundër tyre.

    Prandaj që edhe ne të mundim të mbrohemi edhe turkut vetë t’i shkaktojmë humbje. I lutem me këmbëngulje zotërisë suaj shumë të nderuar të kujdeset së bashku me zotërinë tonë që të më sigurohet ndihma e popujve.

    Papo në marrtë armiku rrugën drejt Danubit, ne do t’i qepemi prapa shpine. Por, në ardhtë kundër nesh, ne do t’i rezistojmë.

    Të gjithë e dinë se, sikur të hiqet dorë nga plani që pattë përgatitur kundër armikut, kjo është e dëmshme për fenë e krishterë.

    Për këtë arsye, shumë i nderuari zotëri, ndërmarrjen e filluar e paçi nën kujdesin tuaj: sepse , përndryshe, turku pak e nga pak po grumbullon forca.

    I dërgova shenjtërisë së tij zotërisë sonë përfaqësuesin tim, atin e nderuar zotin kryepeshkop të Krujës. Habitem se për ç’arsye nuk është kthyer dhe se nuk po marr përgjigje që prej kaq kohe.

    Prurësi i kësaj letre është miku im shumë i ngushtë zoti Pal Engjëlli, këtë ja u rekomandoj në mënyrë të posaçme, zotëri shumë i nderuar. Mbettë pra zotëria juaj me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë

    Lezh më 8 të prillit 1456

    Gjergj Kastrioti I quajtur ndryshe Skënderbe

    Zot në Arbër, mbështet tek ju

  • Statuti që shkëputi Kishën Katolike Shqiptare prej Vatikanit

    Statuti që shkëputi Kishën Katolike Shqiptare prej Vatikanit

    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot aktin e shkëputjes 74 vjet më parë të Kishës Katolike Shqiptare nga Vatikani.

    Mes komuniteteve fetare në Shqipëri, ishte Kisha Katolike ajo që refuzonte të paraqiste një statut, që prej vitit 1929, për të shmangur shkëputjen nga Selia e Shenjtë e Vatikanit, si dhe nënshtrimin ndaj kontrollit të regjimit komunist të instaluar në vitin 1945. Pas një negocimi me tone të tendosura mes udhëheqjes komuniste dhe përfaqësuesve fetarë, më 30 korrik 1951, Kisha Katolike u shkëput nga Vatikani.

    Në ditët që pasuan, gazeta e përditshme “Zëri i Popullit”, njoftonte për konstituimin e një kishe kombëtare, duke shigjetuar Vatikanin si një qendër spiunazhi dhe diversioni, që punonte në dëm të vendit.

    Miratimi i statutit ishte rezultat i konsultimeve disamujore mes qeverisë së përfaqësuar nga Mehmet Shehu dhe komunitetit katolik të prirë nga At Bernardin Shllaku. Një prej pikave më nevralgjike të negociatave ishte emërimi i ipeshkvinjve të bërë deri asokohe prej Selisë së Shenjtë.

    Meqenëse propozimi për miratimin e emërimit të tyre nga qeveria, u hodh poshtë, përplasja ndaj Kishës Katolike përshkallëzoi me akuza për bashkëpunim me fashizmin. Në këto kushte At Shllaku u detyrua të nënshkruante statutin.

    Ky statut kufizonte autonominë organizuese të kishës dhe ia kalonte kompetencat e papës, një organi të ri, Arqipeshkvisë me seli në Shkodër./atsh/ KultPlus.com

  • Një pasuri kulturore mbi 500-vjeçare/ Zbulohet historia e Bibliotekës së Vatikanit

    Një pasuri kulturore mbi 500-vjeçare/ Zbulohet historia e Bibliotekës së Vatikanit

    E themeluar në vitin 1475 me dekretin e Papa Sikstit IV të atëhershëm, kjo bibliotekë, e njohur sot si Biblioteka Apostolike e Vatikanit, përmban vepra të rëndësishme në shumë fusha dhe gjuhë të ndryshme.

    Biblioteka Apostolike e Vatikanit, një nga bibliotekat më të vjetra në botë me një histori mbi 500-vjeçare, është një burim i rëndësishëm nga i cili studiuesit mund të përfitojnë me mbi 80.000 dorëshkrime, mbi 300.000 monedha dhe medalje, afërsisht 150.000 vepra vizuale dhe 2 milionë libra të lashtë dhe modernë të shtypur.

    E vendosur në Qytetin e Vatikanit, një nga shtetet më të vogla në botë, dhe që strehon mijëra vepra nga shumë kultura, Biblioteka Apostolike e Vatikanit hapi dyert e saj për anëtarët e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Romë, e cila përbëhet nga gazetarë që mbulojnë Italinë dhe Vatikanin, përfshirë një korrespondent të Agjencisë Anadolu.

    Kur hedhim një vështrim në historinë e Kishës Katolike, shohim se papët bënë përpjekje për të krijuar biblioteka dhe arkiva që nga shekulli i 4-të pas erës sonë e tutje, por deri në shekullin e 13-të, këto arkiva dhe biblioteka ishin shpërndarë. Thuhet se shumë vepra u humbën për shkak të proceseve të tilla si zhvendosja e papatit në qendra të tjera përveç Romës për një kohë të caktuar.

    E themeluar në vitin 1475 me dekretin e Papa Sikstit IV të atëhershëm, kjo bibliotekë, e njohur sot si Biblioteka Apostolike e Vatikanit, përmban vepra të rëndësishme në shumë fusha dhe gjuhë të ndryshme, jo vetëm në fe, por edhe në histori, drejtësi, filozofi, shkencë, teologji dhe letërsi.

    Biblioteka, përmban një trashëgimi të rëndësishme kulturore që përbëhet nga 80 mijë dorëshkrime, mijëra libra të vjetër, 150 mijë pulla dhe vepra grafike, 150 mijë fotografi, 2 milionë libra të lashtë dhe modernë të shtypur, si dhe më shumë se 300 mijë monedha dhe medaljone.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    U nda nga jeta, kush ishte Ozzy Osbourne?

  • Ç’përmban Biblioteka e Vatikanit?

    Ç’përmban Biblioteka e Vatikanit?

    Biblioteka Apostolike e Vatikanit, një nga bibliotekat më të vjetra në botë me një histori që përfshin më shumë se 500 vjet, është një burim i rëndësishëm për studiuesit me më shumë se 80,000 dorëshkrime, më shumë se 300,000 monedha dhe medalje, afërsisht 150,000 vepra vizuale dhe dy milionë libra të lashtë dhe modernë të shtypur.
    E vendosur në Vatikan, një nga vendet më të vogla në botë, dhe shtëpia e mijëra veprave nga shumë kultura, Biblioteka Apostolike e Vatikanit ka hapur dyert e saj për anëtarët e Shoqatës së Medias së Huaj në Romë.
    Edhe pse papët e kohës u përpoqën ta ringjallnin bibliotekën, shumë vepra u humbën për shkak të proceseve të tilla si transferimi i papatit në qendra jashtë Romës.
    E themeluar në vitin 1475 me dekret të Papa Sixtus IV, kjo bibliotekë, e njohur tani si Biblioteka Apostolike e Vatikanit, përmban vepra të rëndësishme nga shumë fusha dhe gjuhë të ndryshme, duke përfshirë jo vetëm fenë, por edhe historinë, ligjin, filozofinë, shkencën, teologjinë dhe letërsinë.
    Me një gjatësi totale prej 50 kilometrash, biblioteka përmban një trashëgimi të rëndësishme kulturore që përbëhet nga 80,000 dorëshkrime, 8,300 inkunabula, 150,000 pulla postare dhe vepra grafike, 150,000 fotografi, dy milionë libra të shtypur, si të lashtë ashtu edhe modernë, si dhe më shumë se 300,000 monedha dhe medaljone.
    Biblioteka përmban gjithashtu artikuj që lidhen me Perandoritë, sidomos Osmane, të cilat pasqyrojnë marrëdhëniet politike dhe kulturore që u zhvilluan gjatë gjithë historisë.
    Harta e Nilo Dervish Mehmed Zilli, i njohur edhe si Evlija Ccelebi, një udhëtar i famshëm nga shekulli i 17-të, spikat si një nga veprat që biblioteka ka ruajtur për më shumë se 200 vjet. Një hartë e restauruar së fundmi e Nilit u ekspozua së fundmi në Bienalen e Artit Islami në Xheda, Arabi Saudite.
    Ati Mauro Mantovani, drejtor i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, i tha gazetarit të Anadolu në Sallën Sistine të bibliotekës, e cila përmban afreske historike: “Biblioteka Apostolike e Vatikanit ruan, mbledh dhe më pas vë në dispozicion një trashëgimi të gjerë dhe domethënëse. Kjo trashëgimi është formuar gjatë shekujve.”
    Mantovani shpjegoi se biblioteka gjithashtu i jep përparësi dixhitalizimit si një domosdoshmëri sot, duke thënë: “Ka afërsisht 80,000 dorëshkrime, afërsisht 30,000 prej të cilave janë dixhitalizuar dhe për këtë arsye janë të arritshme për të gjithë përmes shfaqjeve vizuale në faqen e internetit.”
    Lidhur me Hartën e famshme të Nilit në Bibliotekën e Vatikanit, Mantovani tha: “Harta e Nilit është një nga dokumentet më interesante. Ajo u restaurua së fundmi dhe u ekspozua në një ekspozitë të mbajtur në Bienalen e Xhedas në Arabinë Saudite.”
    Mantovani, duke shpjeguar se Biblioteka Apostolike e Vatikanit dhe Arkivi Apostolik i Vatikanit janë dy institucione simotra, tha: “Ato synojnë t’u ofrojnë studiuesve dokumente të përshtatshme për kërkimin e tyre. Prandaj, ne e dimë se këtu ka një pasuri materialesh, si nga dokumente të studiuara më parë, ashtu edhe ato që lidhen me gjuhën turke, në kontekstin e gjuhëve të lashta.”
    Mantovani, duke deklaruar se sipas Kushtetutës së Vatikanit, biblioteka ka detyrën të ruajë këtë trashëgimi të madhe dhe ta paraqesë e promovojë atë për të gjithë ata që kërkojnë të vërtetën, tha: “Prandaj, ekziston edhe një dimension hapjeje, sepse përmes studimit dhe kërkimit, jo vetëm njerëzit, por edhe traditat e ndryshme kulturore dhe fetare mund të bashkohen. Edhe studiuesit nga vendet që përballen me rrethana të vështira ose konflikte mund të afrohen me njëri-tjetrin gjatë procesit të kërkimit dhe ndonjëherë të ndërtojnë ura midis tyre”. /tesheshi.com/

  • Një pasuri kulturore mbi 500 Vjeçare: Zbulohet historia e Bibliotekës së Vatikanit

    Një pasuri kulturore mbi 500 Vjeçare: Zbulohet historia e Bibliotekës së Vatikanit

    E themeluar në vitin 1475 me dekretin e Papa Sikstit IV të atëhershëm, kjo bibliotekë, e njohur sot si Biblioteka Apostolike e Vatikanit, përmban vepra të rëndësishme në shumë fusha dhe gjuhë të ndryshme.Biblioteka Apostolike e Vatikanit, një nga bibliotekat më të vjetra në botë me një histori mbi 500-vjeçare, është një burim i rëndësishëm nga i cili studiuesit mund të përfitojnë me mbi 80.000 dorëshkrime, mbi 300.000 monedha dhe medalje, afërsisht 150.000 vepra vizuale dhe 2 milionë libra të lashtë dhe modernë të shtypur.E vendosur në Qytetin e Vatikanit, një nga shtetet më të vogla në botë, dhe që strehon mijëra vepra nga shumë kultura, Biblioteka Apostolike e Vatikanit hapi dyert e saj për anëtarët e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Romë, e cila përbëhet nga gazetarë që mbulojnë Italinë dhe Vatikanin, përfshirë një korrespondent të Agjencisë Anadolu.Kur hedhim një vështrim në historinë e Kishës Katolike, shohim se papët bënë përpjekje për të krijuar biblioteka dhe arkiva që nga shekulli i 4-të pas erës sonë e tutje, por deri në shekullin e 13-të, këto arkiva dhe biblioteka ishin shpërndarë . Thuhet se shumë vepra u humbën për shkak të proceseve të tilla si zhvendosja e papatit në qendra të tjera përveç Romës për një kohë të caktuar.E themeluar në vitin 1475 me dekretin e Papa Sikstit IV të atëhershëm, kjo bibliotekë, e njohur sot si Biblioteka Apostolike e Vatikanit, përmban vepra të rëndësishme në shumë fusha dhe gjuhë të ndryshme, jo vetëm në fe, por edhe në histori, drejtësi, filozofi, shkencë, teologji dhe letërsi.Biblioteka, me një gjatësi totale raftesh prej 50 kilometrash, përmban një trashëgimi të rëndësishme kulturore që përbëhet nga 80 mijë dorëshkrime, mijëra libra të vjetër, 150 mijë pulla dhe vepra grafike, 150 mijë fotografi, 2 milionë libra të lashtë dhe modernë të shtypur, si dhe më shumë se 300 mijë monedha dhe medaljone./AA/

  • Çfarë fshehin arkivat e Vatikanit?

    Çfarë fshehin arkivat e Vatikanit?

    Për Selinë e Shenjtë misteri dhe intrigat janë mëse të natyrshme. Njerëzit përherë do të pyesin se, për çfarë po komplotojnë autoritetet fetare pas dyerve të mbyllura, çfarë thesaresh gjenden brenda kupolave të Vatikanit. Pavarësisht pretendimeve, se Papa zotëron prova për jashtëtokësorët dhe demonët, të strukura në katakombet e tij, e vërteta e arkivave sekrete është shumë më pranë reales.

    Pikërisht kjo e bën të jetë gjithashtu shumë më interesante. Nga letrat e shkruara me dorë të personazheve historikë si Mbretëresha Meri e Skocisë dhe Abraham Linkolni te dekretet që shkishërojnë Martin Luterin, përmbajtja e arkivave mjafton për ta lënë studiuesin me gojëhapur. Megjithatë, po kjo natyrë e nivelit të lartë, që i bën përmbajtjet të duken kaq magjepsëse, njëherazi është ajo që i bën ato të ruhen kaq me fanatizëm. Në të vërtetë, nuk janë provat e alienëve që Vatikani rri larg syrit të publikut, por më shumë dokumentet që mund të provojnë se Kisha ishte bashkëpunëtore në terrorin e sponsorizuar nga pushteti i Musolinit dhe, ndoshta, edhe në masakrat antisemitiste të Hi tlerit.

    Archivum Secretum

    E vërteta prapa arkivave sekrete buron nga përkthimi në mënyrën e gabuar nga latinishtja. Emri aktual i arkivave të Vatikanit është Apostolicum Vaticanum Archivum Secretum. “Secretum” në latinisht nuk do të thotë “sekret”, siç mund të hamendësojnë disa. Më saktësisht, mund të përkthehej në kuptimin “personale” ose “private”. Në fakt, arkivat përbëhen nga letra private dhe të dhënat historike të papëve të mëparshëm përgjatë katër shekujve. Arkivat u krijuan nga Papa Paul V. Papa e kishte të qartë domethënien e rëndësisë historike të letërkëmbimit papnor dhe e dinte që dokumente të tilla duheshin ruajtur. Sidoqoftë, shekulli i 17-të ishte absolutisht i mendimit që njerëzit e thjeshtë nuk duhet të ishin të vetëdijshëm për letërkëmbimet e mretërve dhe papëe. Kështu që arkivave iu vu dryni.

    Hyrja në Arkivat Private

    Studiuesit u lejuan të shikonin disa nga përmbajtjet e arkivave vetëm në 1881, me lejen e Papa Leo XIII. Sidoqoftë, nuk ishte aspak e lehtë që dikush të shihte dokumentet, për më tepër procedura nuk ka ndryshuar shumë gjatë 200 viteve të fundit. Para së gjithash, gazetarëve, studentëve dhe historianëve amatorë nuk u lejohet qasje. Sapo pala e interesuar të provojë, se ai ose ajo është një studiues mjaft serioz, i jepen letrat kredenciale që duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj. Për të hyrë në arkiva, “studiuesit hyjnë përmes Porta Sant’Anna, kalojnë Rojet Zvicerane, ecin nëpër Oborrin e Belvederes dhe paraqesin letrat kredenciale”, (O’Loughlin, 2014).

    Me t’u pranuar, studiuesit duhet të kërkojnë, se cilat dokumente specifike dëshirojnë të rishikojnë. Atyre u lejohet të kërkojnë vetëm tri në ditë. Pra, në vend që të shfletojnë përmbajtjen e arkivit, ata duhet të zgjedhin artikuj nga katalogët ku artikujt janë shkruar me dorë në italisht ose latinisht. Këta katalogë janë mjaft madhështorë, duke marrë parasysh se arkivat përmbajnë “50 milje [80km] rafte dhe dokumente që datojnë nga shekulli VIII” (Keyser, 2015).

    “Nëse në vetëm disa minuta ata e kuptojnë se ajo që po kërkojnë nuk është në dosjet e kërkuara, ata janë të detyruar të mbledhin plaçkat për atë ditë – një sfidë për studiuesit që kanë afat ose ata që kanë udhëtuar në distanca të largëta” (O’Loughlin, 2014). Kompjuterët lejohen, por jo fotografimi, kështu që studiuesit e kalojnë shumicën e seancave në sallat e leximit duke mbajtur shënime.

    Arkivat e Vatikanit përmbajnë perla me rëndësi historike

    Nëse një person ka fatin të ketë qasje në Arkivat e Vatikanit, ai ose ajo do të jetë në gjendje të gjurmojë perla historike të tilla si:

    – Rrotulla dorëshkrimi 60 metra të gjatë, që përmban minutat e gjykimit të Kalorësve Tempullarë, i cili zgjati për disa vjet, duke filluar në 1307.

    – Inter caetera, dekretin e lëshuar nga Papa Aleksandri VI në 1493, që ndau botën midis spanjollëve dhe portugezëve.

    – Një letër të Mikelanxhelos për Papën Julius II.

    – Dekreti i vitit 1521 i Papa Leos X, që shkishëron Martin Luterin.

    – Lutja që i dërgoi Henry VIII Papës Clement VII në vitin 1530, duke i kërkuar anulimin e martesës së mbretit me Katerinën e Aragonit, e cila përfshin nënshkrimet dhe vulat e mbi 80 lordëve dhe klerikëve anglezë (Papa refuzoi).

    – Një letër drejtuar Papës Sixtus V nga Meri, Mbretëresha e Skocisë, që i lutet Kishës të ndërhyjë pak para ekzekutimit të saj.

    – Shënime në lidhje me procesin e vitit 1633 kundër Galileut.

    – Një letër për Papën Inocent X nga Perandoresha e Madhe Trashëgimtare Helena Wang e Kinës.

    – Një letër nga Papa Klementi XII drejtuar Dalai Lamës së Shtatë, që kërkon mbrojtje për misionarët françeskanë në Tibet.

    – Letra nga Abraham Linkolni dhe Xheferson Davis (të dyja të shkruara në 1863, asnjëri prej tyre katolik) në përpjekje që Papa Pius IX të jetë në favor të Unionit ose Konfederatës.

    Papa Piu XII në ligë me na zistët?

    David Kertzer, historiani nga universiteti “Brown”, qe në gjendje të shqyrtonte dokumente nga mbretërimi i Papa Piut XII (1922- 939) dhe arriti në përfundimin se Papa “bëri marrëveshje me Mus olinin për të mbrojtur interesin e Kishës në këmbim të heshtjes ndaj antisemitizmit të sponsorizuar nga shteti, një përfundim që bie ndesh me deklaratat e Kishës” (O’Loughlin, 2014). Grupet i bënë presion Papa Françeskut, që të vinte në dispozicion të plotë përmbajtjen në lidhje me Papën Pius XII (1939-1958), në mënyrë që bota të njihej përfundimisht me siguri nëse ishte i përfshirë apo jo me nazistët.

    Ka zëra se ai e mbështeti Hi tlerin, apo ngjashëm me mbështetjen e Kishës për Musolinin, mbase-mbase edhe më thellësisht. Apo, se Papa punoi kundër nazistëve dhe ndihmoi për të fshehur hebrenjtë dhe objektivat e tjerë të agresionit n azist. “Njerëzit flasin, studiuesit flasin. A ka gjëra që nuk po vihen në dispozicion, sepse ato shihen si të pahijshme nga kënvështrimi i Kishës?” – shprehet Kertzer. “Sërish Arkivat Sekrete janë të pajisur me profesionistë, pra ka një vlerësim të njohurive serioze historike”. (O’Loughlin, 2014)

    Në mars të vitit 2020, Papa Françesku vuri në dispozicion të historianëve “dokumentacionin themelor të papnatit të Pius XII”, duke u shprehur se kisha “nuk ka frikë nga historia”. Kur studiuesit u mblodhën këtë vit në një webinar, për të diskutuar mbi vlerësimin e arkivave deri më tani, u shprehën: “Ka të ngjarë, të duhen vite për të vlerësuar materialin që Vatikani ka vënë në dispozicion”, – sipas National Catholic Reporter. […]

    Arkiva, pak më pak “sekrete”?

    Në vitin 2012, me rastin e 400-vjetorit të arkivave, u vunë në dispozicion të publikut 100 dokumente në ekspozitën “Lux në Arcana”. Megjithatë, tradita e dhënies së lejes vetëm për rreth 1000 studiues në vit, për të pasur akses në arkiva vazhdon.

    Sipas Papa Françeskut, Arkivat e Vatikanit tashmë nuk janë “sekrete”, përkundrazi ato janë “apostolike”. Në 2019, ai vendosi ta ndryshojë emërtimin shekullor të Archivum Secretum Vaticanum, Arkivat Sekrete të Vatikanit në Arkivat Apostolike të Vatikanit, sepse “në latinisht si secretum (që do të thotë i veçuar, privat) dhe apostolicum (që i përkasin domnus apostolicus, vetëm Papës) i referohen të njëjtit realitet, madje edhe juridik”. transmeton ‘konica.al’.

    Papa e mori këtë vendim bazuar në nevojën për të përmbushur “ndjeshmëritë” moderne, që shpesh e lidhin fjalën sekretum me idetë e mistereve dhe artefakteve të fshehura të mbyllura në qemere.

    Sidoqoftë, Arkivat e Vatikanit mbeten arkivat private të Papës – “varen vetëm prej tij dhe qeverisjes së tij ekskluzive”, – siç konstaton “Vatican News”.

    ObserverKult

    ———————-

    LEXO EDHE:

    Vatikani hap katakombet për publikun

  • Papa Leoni XIV apel kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

    Papa Leoni XIV apel kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

    Papa Leoni XIV, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, i theksoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nevojën për të mbrojtur vendet e adhurimit dhe të gjithë njerëzit në Palestinë dhe Izrael, si dhe për të vendosur një armëpushim në Gaza.

    Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, u tha se Papa, i cili ndodhet në rezidencën e tij verore Castel Gandolfo afër Romës, mori një kërkesë për një telefonatë nga kryeministri Netanyahu këtë mëngjes pas sulmit ajror izraelit në Kishën e Familjes së Shenjtë (Manastiri Latin) në Gaza dje, i cili vrau tre persona dhe plagosi shumë të tjerë.
    “Gjatë bisedës, Papa përsëriti thirrjen e tij për ringjalljen e procesit të negociatave dhe përfundimin e luftës përmes një armëpushimi. Ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën tragjike humanitare me të cilën përballet populli i Gazës, duke theksuar se fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët janë ata që paguajnë çmimin. Së fundmi, Papa përsëriti urgjencën e mbrojtjes së vendeve të kultit, veçanërisht të besimtarëve, si dhe të të gjithë njerëzve në Palestinë dhe Izrael”, thuhet në deklaratë.

    Sipas VaticanNews, një nga botimet zyrtare të Vatikanit, Papa Leoni XIV pati gjithashtu një bisedë telefonike me Patriarkun Latin të Kudsit, Kardinalin Pierbattista Pizzaballa. Papa Leoni XIV i tha Kardinalit Pizzaballa, i cili vizitoi kishën që u godit nga sulmet ajrore dje se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj masakre”.
    Tre persona u vranë dhe të paktën 10 u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë në veri të qytetit të Gazës dje. Sulmi i Izraelit shkaktoi kritika.

  • Papa Leo: Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

    Papa Leo: Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

    Papa Leo ka shprehur gatishmërinë e Vatikanit për të pritur bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mbajtur të mërkurën më 9 korrik, sipas një deklarate zyrtare nga Selia e Shenjtë.

    Takimi u zhvillua në Castel Gandolfo, një qytet malor pranë Romës, ku Papa po qëndron me pushime dyjavore.
    Gjatë bisedës, të dy udhëheqësit diskutuan për nevojën urgjente të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, e cila prej më shumë se dy vitesh po përballet me agresionin ushtarak rus.

    Deklarata e Vatikanit thekson se Papa Leo është i hapur të mbështesë procesin e paqes në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë ofrimin e territorit të Vatikanit si vend neutral për dialog ndërkombëtar.
    Zelensky ndodhet në Itali për të marrë pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (10–11 korrik), e fokusuar në rindërtimin afatgjatë të vendit dhe sigurimin e mbështetjes financiare dhe institucionale nga partnerët perëndimorë.