Tag: vatikani

  • “Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe, aty ku ka konflikte”, Papa Leoni XIV: Prania e Evropës në vendimet e luftës është e rëndësishme

    “Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe, aty ku ka konflikte”, Papa Leoni XIV: Prania e Evropës në vendimet e luftës është e rëndësishme

    Papa Leoni XIV ka theksuar se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur dhe se Italia mund të ketë një rol të rëndësishëm si ndërmjetëse mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për gjetjen e një plani paqeje për Moskën e Kievin.

    Ai tha se Selia e Shenjtë ka nisur kontakte me disa liderë ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të bëjë thirrje për paqe, duke përdorur marrëdhëniet diplomatike që ka me vendet e rajonit. Papa theksoi se lufta ka shumë dimensione dhe se Europa duhet të jetë pjesë e çdo plani paqeje.
    Në intervistëm e dhënë për ‘La Stampa’, Papa përmendi edhe vizitën e tij në Liban, ku u takua me përfaqësues të grupeve fetare e politike, përfshirë edhe shiitët. Ai tha se Vatikani punon shpesh “prapa skenave” për të nxitur palët të lënë armët dhe të ulen në tryezë për dialog.
    Intervista për La Stampa
    Shenjtëri, a do t’i përdorni kontaktet tuaja me Trump-in dhe Netanyahu-n që Izraeli të japë llogari për atë që bën? Mendoni se është e mundur një paqe e qëndrueshme në rajon?
    “Po, mendoj se mund të arrihet një paqe e qëndrueshme. Kam filluar tashmë, në mënyrë shumë të kufizuar, shkëmbimet me disa nga liderët e vendeve që ju përmendni, dhe kam ndërmend të vazhdoj ta bëj këtë, personalisht ose përmes Selisë së Shenjtë, sepse ne kemi marrëdhënie diplomatike me shumicën e vendeve të rajonit, dhe do të ishte shpresa jonë të vazhdojmë të bëjmë thirrje për paqe”, tha ai.
    Këto janë orë të tensionit të madh mes NATO-s dhe Rusisë. Flitet për luftë hibride, sulme kibernetike. A shihni rrezikun e një përshkallëzimi, të një konflikti të zhvilluar me mjete të reja, siç kanë denoncuar drejtuesit e NATO-s? Dhe në këtë klimë, a mund të ketë një marrëveshje për një paqe të drejtë pa Evropën, e cila është sistematikisht anashkaluar këto muaj nga administrata Trump?
    “Kjo është një temë padyshim e rëndësishme për paqen në botë, por në të cilën Selia e Shenjtë nuk ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, sepse nuk jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk kemi qenë të pranishëm në diskutimet që kanë ndodhur deri tani, edhe pse shumë herë kemi kërkuar një armëpushim.
    Lufta ka shumë aspekte, rritjen e armëve dhe gjithë prodhimin që ekziston, armët kibernetike, energjinë, tani po vjen dimri… Është e qartë që nga njëra anë presidenti i Shteteve të Bashkuara mendon se mund të promovojë një plan paqeje që të paktën në fillim ishte pa Evropën. Por prania e Evropës është e rëndësishme dhe ai propozim fillestar u modifikua, edhe për shkak të asaj që Evropa po thoshte.
    Në mënyrë specifike, mendoj se roli i Italisë mund të jetë shumë i rëndësishëm, pikërisht për aftësinë që ka Italia, kulturalisht dhe historikisht, për të qenë ndërmjetës në një konflikt që ekziston mes palëve të ndryshme, edhe mes Rusisë dhe Ukrainës. Në këtë kuptim unë mund të sugjeroj që Selia e Shenjtë të inkurajojë këtë lloj ndërmjetësimi dhe të kërkohet, ose të kërkojmë së bashku, një zgjidhje që mund të ofrojë një paqe të drejtë.”
    Në Liban keni bërë thirrje për dialog. A do të bëjë Vatikani diçka konkrete në këtë drejtim? Për më tepër, keni takuar edhe përfaqësues shiitë, e keni marrë letrën e Hezbollahut?
    “Udhëtimi lindi duke menduar për çështje ekumenike, përvjetorin e Nicaea-s dhe takimin me patriarkët katolikë dhe ortodoksë, duke kërkuar unitet në Kishë. Por gjatë këtij udhëtimi pati edhe takime personale me përfaqësues të grupeve të ndryshme që në fakt përfaqësojnë autoritete politike, persona dhe grupe që kanë lidhje me konfliktet e brendshme ose edhe ndërkombëtare.
    Puna jonë kryesisht nuk është diçka publike, nuk e shpallim, ndodh prapa skenave. Është diçka që tashmë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, duke u përpjekur të bindim palët të lënë armët, dhunën, dhe të dialogojnë së bashku rreth një tryeze duke kërkuar përgjigje, zgjidhje”.
    A keni parë mesazhin e Hezbollahut?
    “Po, e kam parë. Është e qartë që nga ana e Kishës ka propozimin që të lënë armët, që të kërkojmë dialogun. Por më shumë se kaq preferoj të mos komentoj.”

    Top Channel

  • Zyrtarisht në festë, Vatikani vendos Pemën e Krishtlindjeve, dhuratë nga Bolzano

    Zyrtarisht në festë, Vatikani vendos Pemën e Krishtlindjeve, dhuratë nga Bolzano

    Në ditën kur Papa Leoni i XIV nisi udhëtimin e parë të papatit të tij jashtë kufijve, që e çon atë në Turqi e Liban, Vatikani vendosi një pemë Krishtlindjesh 27 metra të lartë, duke i dhënë kështu tonet zyrtare atmosferës së festave të fundvitit.

    Pema e lartë u dhurua nga komunat e Lagundos dhe Ultimos. Përveç bredhit të zgjedhur për Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan kanë mbërritur edhe pemë të tjera më të vogla nga provinca e Bolzanos, të cilat do të zbukurohen e do të ekspozohen në ndërtesat e Selisë së Shenjtë dhe qytet-shtetit të Vatikanit.
    Skena e Lindjes së Krishtit sakaq, që do të vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit, sivjet mbërrin nga provinca e Salernos, në Kampania dhe, do të ketë elemente tipike të zonës së Nocerës. Vepra paraqet Misterin e Mishërimit të Birit të Zotit, duke integruar simbole fetare, elemente vendase dhe figura të rëndësishme përfaqësuese të rajonit të Kampanias. Ndër ta, një bari me tiparet e Shërbëtorit të Zotit, Don Enrico Smaldone, së bashku me dy fëmijë, ndërsa ngjiten në një shkallë, që përfaqëson Krishtin si Qendrën e vetme të procesit edukativ. Asnjë event tjetër kristian nuk festohet kaq intensivisht në Gjermani sa lindja e Krishtit, thonë historianët. Edhe në mijëvjeçarin e tretë kalendari nuk mund të mendohet pa krishtlindjet.
    Kultura e festës, që ka evoluar gjatë shekujve, ka nxjerrë një simbol, pa të cilin festa do të ishte e paimagjinueshme: Pema e ndriçuar e krishtlindjeve ndeshet për herë të parë në shekullin e 19-të, ndërsa tradita e të dhuruarit erdhi më vonë, dhe në shekullin e 21-të krishtlindjet në vetvete, për ekspertët, janë bërë një festë kryesisht konsumuese.

    Top Channel

  • Vatikani i kthen Kanadasë 62 objekte indigjene

    Vatikani i kthen Kanadasë 62 objekte indigjene

    Artefakte nga popujt indigjenë të Kanadasë janë kthyer nga Vatikani në “një shenjë të prekshme dialogu, respekti dhe vëllazërie”, tha Kisha Katolike Romake.

    Papa Leo XIV i dhuroi 62 objektet Konferencës Kanadeze të Ipeshkvijve Katolikë pas takimit me përfaqësuesit e saj, përfshirë presidentin e saj, Ipeshkvin Pierre Goudreau.
    Misionarët katolikë i kishin dërguar objektet në Romë mes viteve 1923 dhe 1925 me rastin e një ekspozite të organizuar nga Papa Piu XI, e cila ekspozoi më shumë se 100,000 objekte. Pothuajse gjysma e këtyre u përfshinë më vonë në një Muze të ri Etnologjik Misionar dhe u transferuan në Muzetë e Vatikanit në vitet 1970.
    Në vitin 2022, Papa Françesku u kërkoi falje popujve indigjenë të Kanadasë përpara vizitës së tij në vend për rolin e Kishës Katolike në shkollat ​​me konvikt ku shumë fëmijë u abuzuan dhe u varrosën në varre të pashënuara.
    Gjatë atij udhëtimi, komunitetet indigjene i kishin kërkuar Vatikanit të kthente këto objekte me rëndësi kulturore.
    Ministrja e Jashtme kanadeze Anita Anand e përshëndeti veprimin e Vatikanit sot.
    “Është një hap i rëndësishëm që nderon trashëgiminë e larmishme kulturore të popujve indigjenë dhe mbështet përpjekjet e vazhdueshme për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin”, tha ajo në një postim në X.

    Top Channel

  • Historia shqiptare që fsheh Vatikani!(Video)

    Historia shqiptare që fsheh Vatikani!(Video)

    Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila i cili ëshë publikuar edhe n♪7 youtube ,mund të ndiqni rrëfime dhe histori që janë edhe të padëgjuara më parë rreth historisë shqiptare dhe jo vetëm,transmeton InforCulture.info

    Një rrëfim mund ta dëgjoni edhe në videon e mëposhtme me temën “Historia shqiptare që fsheh Vatikani! 

  • Statuti që shkëputi Kishën Katolike Shqiptare prej Vatikanit

    Statuti që shkëputi Kishën Katolike Shqiptare prej Vatikanit

    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot aktin e shkëputjes 74 vjet më parë të Kishës Katolike Shqiptare nga Vatikani.

    Mes komuniteteve fetare në Shqipëri, ishte Kisha Katolike ajo që refuzonte të paraqiste një statut, që prej vitit 1929, për të shmangur shkëputjen nga Selia e Shenjtë e Vatikanit, si dhe nënshtrimin ndaj kontrollit të regjimit komunist të instaluar në vitin 1945. Pas një negocimi me tone të tendosura mes udhëheqjes komuniste dhe përfaqësuesve fetarë, më 30 korrik 1951, Kisha Katolike u shkëput nga Vatikani.

    Në ditët që pasuan, gazeta e përditshme “Zëri i Popullit”, njoftonte për konstituimin e një kishe kombëtare, duke shigjetuar Vatikanin si një qendër spiunazhi dhe diversioni, që punonte në dëm të vendit.

    Miratimi i statutit ishte rezultat i konsultimeve disamujore mes qeverisë së përfaqësuar nga Mehmet Shehu dhe komunitetit katolik të prirë nga At Bernardin Shllaku. Një prej pikave më nevralgjike të negociatave ishte emërimi i ipeshkvinjve të bërë deri asokohe prej Selisë së Shenjtë.

    Meqenëse propozimi për miratimin e emërimit të tyre nga qeveria, u hodh poshtë, përplasja ndaj Kishës Katolike përshkallëzoi me akuza për bashkëpunim me fashizmin. Në këto kushte At Shllaku u detyrua të nënshkruante statutin.

    Ky statut kufizonte autonominë organizuese të kishës dhe ia kalonte kompetencat e papës, një organi të ri, Arqipeshkvisë me seli në Shkodër./atsh/ KultPlus.com

  • Lufta në Gazë dhe dhuna në Bregun Perëndimor, Papa Leoni zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez

    Lufta në Gazë dhe dhuna në Bregun Perëndimor, Papa Leoni zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez

    Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik.

    Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike.

    Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen e tij që ligji humanitar ndërkombëtar të respektohet plotësisht, duke theksuar veçmas obligimin për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta, ndalimin e forcës disproporcionale dhe transferimin me forcë të popullatës”, tha Vatikani.

    Papa po ashtu tha se “ka nevojë urgjente për ofrimin e ndihmës për më të cenueshmit si pasojë e konfliktit dhe lejimin e ndihmës humanitare”.

    Kjo bisedë u zhvillua pasi fundjavën e kaluar, Papa bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë pas një sulmi ajror izraelit goditi Kishën e vetme Katolike në Gazë, duke vrarë tre persona.

    Të dielën, Leoni dënoi “barbarinë” e luftës në Gazë dhe përsëriti thirrjen për zgjidhje paqësore.

    Vatikani, që mbështet zgjidhjen me dy shtete, zyrtarisht e ka njohur shtetin e Palestinës përmes një marrëveshjeje të nënshkruar më 2015, duke u bërë një ndër shtetet e para në Evropë që e njohin këtë shtet./REL

  • Papa bisedon me Abbasin për luftën në Gazë

    Papa bisedon me Abbasin për luftën në Gazë

    Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik.

    Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike.
    “Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen e tij që ligji humanitar ndërkombëtar të respektohet plotësisht, duke theksuar veçmas obligimin për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta, ndalimin e forcës disproporcionale dhe transferimin me forcë të popullatës”, tha Vatikani.

    Papa po ashtu tha se “ka nevojë urgjente për ofrimin e ndihmës për më të cenueshmit si pasojë e konfliktit dhe lejimin e ndihmës humanitare”.
    Kjo bisedë u zhvillua pasi fundjavën e kaluar, Papa bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë pas një sulmi ajror izraelit goditi Kishën e vetme Katolike në Gazë, duke vrarë tre persona.
    Të dielën, Leoni dënoi “barbarinë” e luftës në Gazë dhe përsëriti thirrjen për zgjidhje paqësore.
    Vatikani, që mbështet zgjidhjen me dy shtete, zyrtarisht e ka njohur shtetin e Palestinës përmes një marrëveshjeje të nënshkruar më 2015, duke u bërë një ndër shtetet e para në Evropë që e njohin këtë shtet./REL

  • Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

    Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

    Papa Leo i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e tyre të sotëm se Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet e paqes ruso-ukrainase, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
    Vatikani thotë se është i gatshëm të organizojë bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Papa diskutoi gjithashtu me Zelensky-n “nevojën urgjente për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.Zelensky dhe Papa u takuan në Castel Gandolfo, një qytet i vogël malor pranë Romës, ku Papa ndodhet me pushime dyjavore.

     

  • “Shqipëria mbrojti hebrenjtë”, Vatikani përballë shtetit të Izraelit? Ja çfarë thotë studiuesi

    “Shqipëria mbrojti hebrenjtë”, Vatikani përballë shtetit të Izraelit? Ja çfarë thotë studiuesi

    Nesti Zefi, studiues i çështjeve fetare, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon foli lidhur me qasjen e Vatikanit ndaj shtetit të Izraelit.
    Ai solli në vëmendje fjalimin e Papës mbajtur dy ditë më parë, kur tha se asnjë shtet nuk ka të drejtë të kërcënojë mosekzistencën e një shteti tjetër.
    Pjesë nga emisioni:
    Çfarë ka ndryshuar në qasjen e Vatikanit ndaj shtetit të Izraelit, me ardhjen e një pape të ri, duke pasur parasysh konfliktet e fundit, por dhe historikun e marrëdhënieve, mes shtetit të Vatikanit dhe Izraelit?
    “Në fjalimin e para dy ditëve, Papa tha se asnjë shtet nuk ka të drejtë të kërcënojë mosekzistencën e një shteti tjetër. Diplomacia e Vatikanit është në sinergji të plotë me Amerikën, me shtetet perëndimore,” tha Zefi.
    Po ashtu, ai u shpreh se Vatikani ka qenë mbrojtësi më i madh i hebrenjve dhe sipas tij, këtë rol ka luajtur krishterimi dhe në Shqipëri.
    “Vatikani ka qenë mbrojtësi më i madh i hebrenjve. Këtë e ka bërë dhe në Shqipëri përmes Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë së asaj kohe, nëpërmjet katolikëve që ishin në pushtet…“

  • Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës? A do ftohet Papa Leoni XIV në Prishtinë dhe a do jetë dakort Bashkia Islame Kosovare?

    Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës? A do ftohet Papa Leoni XIV në Prishtinë dhe a do jetë dakort Bashkia Islame Kosovare?

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-
    Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë nga Ipeshkvia e Kosovës.

    Ky emërim u bë nga Papa Leoni XIV, më 20 maj, vetëm 12 ditë pasi ai mori timonin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, pas vdekjes së Papa Françeskut, më 25 prill të këtij viti.
    Don Shan Zefi, vikar i Ipeshkvisë së Kosovës, thotë se emërimi i delegatit të ri apostolik për Kosovën ndodhi në një kohë të shkurtër nga Papa i ri dhe se ky është një sinjal i mirë për vendin.
    “…sepse edhe ky papë, qysh në fillimin e pontifikatit të tij, përnjëherë merret me çështjen e Kosovës. Prandaj edhe e ka emëruar këtë delegat për Kosovën, që e ka selinë në Lubjanë”, thotë Don Shan Zefi për Radion Evropa e Lirë.
    Por, roli i Luigji Biankos nuk do të jetë krejtësisht i njëjtë në Slloveni dhe Kosovë.
    Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar – ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera, si dhe përfaqësues i Papës pranë kishës katolike lokale.
    Ndërkaq, sipas sqarimeve që më herët ka dhënë Vatikani, misioni i një delegati apostolik “nuk është i një natyre diplomatike, por i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolikë”.
    Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, vendin e kanë njohur deri më tash 119 shtete.
    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Selisë së Shenjtë për të marrë një qëndrim lidhur me shqyrtimin e mundshëm të njohjes formale të pavarësisë së Kosovës, si dhe për të kuptuar pengesat apo konsideratat kryesore që ndikojnë në këtë proces. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

    Mosnjohja komplekse e Kosovës nga Vatikani
    Çështja e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë shihet si çështje komplekse nga diplomatë dhe ish-diplomatë të Kosovës, si dhe nga Ipeshkvia e Kosovës.
    Vehbi Miftari, shefi i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, thotë se raportet ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit kanë hyrë në një fazë të re dhe dinamike.
    Sipas tij, intensifikimi i marrëdhënieve politike, dekretimi i Misionit të Përhershëm të Kosovës në Vatikan (në vitin 2023), thellimi i raporteve kulturore dhe angazhimi i përbashkët për promovimin e vlerave kulturore dhe të lirive njerëzore dëshmojnë për njohjen e realitetit demokratik të Kosovës dhe përafrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.
    Megjithatë, ai flet edhe për pengesat për njohjen formale të Kosovës nga Selia e Shenjtë.
    “Duhet të kemi parasysh se, përtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosovë-Serbi janë po aq të rëndësishëm për Selinë e Shenjtë”, thotë Miftari për Radion Evropa e Lirë.
    Don Shan Zefi, vikar i Ipeshkvisë së Kosovës, thekson se Selia e Shenjtë me vëmendje përcjell dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka nisur që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, por ende nuk është përmbyllur.
    “Sa më parë që të shihet fundi i tij, aq më parë Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën. Ky është mendimi im personal. Po, sepse ka filluar ky proces për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj edhe ndoshta pritet ose hezitohet [nga Selia e Shenjtë] derisa të shihet qartë se do të arrihet një marrëveshje paqeje ndërmjet dy shteteve”, thekson Don Shan Zefi.
    Ai gjithashtu është në mesin e atyre që vlerësojnë se ndër pengesat kryesore për njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë është ekumenizmi, apo dialogu ndërkishtar për pajtim ndërmjet kishave të krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.
    Ndarja e Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse ndodhi rreth dhjetë shekuj më parë, ndërkaq Kisha Protestante u nda nga ajo Katolike në shekullin e 16-të. Ekumenizmi, së fundi, mori hov në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe vazhdon edhe sot.
    Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, Don Shan Zefi vlerëson se Selia e Shenjtë e ka parasysh gjithë politikën botërore dhe mund të ketë rezervat e veta për njohjen e Kosovës si shtet.
    “Sigurisht që nga ana e ortodoksisë [botës së krishterë ortodokse] ka vërejtje që Kosova të mos njihet ose është ende herët të njihet. Pritet, në pikëpamje diplomatike, që Serbia ta njohë Kosovën, të ketë marrëdhënie me Kosovën, e më pas të ndërhyhet”, thotë Don Shan Zefi.
    Mendim të ngjashëm ka edhe publicisti Engjëll Koliqi, i cili që nga viti 1990 jetoi për dy dekada në Itali dhe për disa vite ishte gazetar i Radio Vatikanit. Ai thotë se Vatikani e njeh realitetin e Kosovës dhe provë për këtë është komunikimi i vazhdueshëm që Selia e Shenjtë ka me liderët institucionalë të vendit.
    Koliqi shpreh bindjen se mungesa e deritanishme e njohjes formale juridike për Kosovën lidhet me shmangien e pasojave në dialogun ekumenik nga ana e Vatikanit.
    “Është duke u zhvilluar dialogu ndërkishtar për bashkimin e të krishterëve dhe me këtë njohje [të Kosovës nga Vatikani] do të tërboheshin ortodoksët serbë dhe ata rusë dhe gjithçka do të dështonte”, thekson Koliqi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
    Dialogun ekumenik e sheh si një prej shkaqeve të mosnjohjes së Kosovës nga Vatikani edhe Albert Prenkaj, ish-ambasador në Romë nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe ish-drejtor politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në periudhën 2013–2022.
    Ai thotë se në komunikimet e para ndërmjet Vatikanit dhe Kosovës, kësaj të fundit i është thënë se Vatikani njeh vetëm vendet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
    “Kosova nuk është anëtare e OKB-së ende. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit është gjithmonë një problem gjatë këtij rrugëtimi. Pra, ne e dimë se çfarë qëndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbisë karshi Kosovës”, thekson Prenkaj.
    Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë si pjesë të saj edhe sipas Kushtetutës së vet. Në këtë kontekst, shteti serb ka pasur dhe vazhdon ta ketë mbështetjen e Federatës Ruse.
    Megjithatë, sipas Prenkajt, Kosova vazhdimisht ka insistuar për marrjen e njohjes nga Selia e Shenjtë, duke i parashtruar argumentet e saj.
    Argumenti i parë, sipas tij, është ai politik: se Kosova është një realitet i ri dhe shtetësia e saj është në favor të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në Ballkan.
    Argumenti i dytë është se Kosova ka shpallur shtetin mbi parimin e vetëvendosjes, sipas të Drejtës Ndërkombëtare.
    Argumenti i tretë, siç thotë Prenkaj, është se shtetet që e kanë pranuar Kosovën e kanë bërë këtë mbi bazën e dy argumenteve të para dhe, në këtë kontekst, Kosova kërkon edhe njohjen nga Vatikani.

    Si i shohin institucionet e Kosovës raportet me Vatikanin?
    “Republika e Kosovës dhe Selia e Shenjtë kanë raporte shumë të mira, të cilat janë intensifikuar vazhdimisht”, thuhet në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë nga Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Nga kjo zyrë thonë se, falë angazhimit të presidentes Osmani dhe kujdesit të Papës Françesku, tashmë të ndjerë, si dhe Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë, “marrëdhëniet kanë shkuar duke u thelluar”.
    Si rezultat i këtij angazhimi, në janar të vitit 2023, Kosova dhe Vatikani janë pajtuar që marrëdhëniet të ngrihen në një nivel edhe më të lartë dhe nga Osmani është dekretuar Misioni i Posaçëm i Kosovës në Vatikan.
    Miftari, i cili drejton Misionin e Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë, thotë se që nga vendosja e këtij misioni, Kosova ka qenë vazhdimisht e pranishme në Vatikan, “duke krijuar raport besimi e partneriteti me Selinë e Shenjtë, duke ndikuar që bashkëpunimi të shtrihet jo vetëm në rrafsh politik, por edhe në atë kulturor e social”.
    A ka sinjale për njohje eventuale nga Vatikani?
    Nga Presidenca e Kosovës thonë se presidentja Osmani vazhdon angazhimin e saj për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve “deri në njohjen e Kosovës nga Vatikani dhe vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike”.
    Por, nuk kanë komentuar nëse ka ndonjë sinjal konkret për njohjen eventuale të Kosovës nga Vatikani për një kohë të shpejtë.
    Megjithatë, nga Misioni i Posaçëm i Kosovës në Selinë e Shenjtë vlerësohet se “përafrimi i vazhdueshëm” mes Kosovës dhe Vatikanit i kontribuon synimit për të marrë njohjen formale nga Vatikani.
    “Thellimi i marrëdhënieve politike dhe i bashkëpunimit kulturor e social, prania e përhershme e Kosovës në Selinë e Shenjtë nëpërmjet misionit të saj në Vatikan, kujdesi që shteti i Vatikanit ka treguar ndaj realitetit politik e demografik në Kosovë, dialogu i hapur dhe i thellë dhe vullneti i institucioneve të Kosovës për t’i trajtuar raportet me Vatikanin si prioritet të politikës së jashtme i kontribuojnë gjithsesi këtij synimi”, thotë Miftari për Radion Evropa e Lirë.

    Si nisi komunikimi me Vatikanin?
    Kontaktet e para të liderëve politikë të Kosovës me Vatikanin nisën në pjesën e parë të viteve ’90.
    Lideri i atëhershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë edhe president i Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 1993 takoi Papën Gjon Pali II. Ishte hera e parë që Selia e Shenjtë priste një lider politik nga Kosova në audiencë private me Papën.
    Rugova njihej si lider i rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës në vitet ’90, kur regjimi i atëhershëm i Serbisë, me në krye Sllobodan Millosheviqin, suprimoi autonominë e Kosovës në kuadër të ish-Jugosllavisë, duke instaluar pushtetin në mënyrë të dhunshme.
    Takime të Rugovës me Papën Gjon Pali II pati edhe gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në vitin 1999, por edhe pas saj.
    Në prill të vitit 2005, Papa Gjon Pali II vdes, ndërkaq në janar të vitit 2006 vdes Ibrahim Rugova, asokohe president i Kosovës.
    Në shkurt të vitit 2008, pasuesi i Papa Gjon Palit II, Papa Benedikti XVI, priti në audiencë private presidentin e atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Takimi ndodhi dy javë para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj, më 17 shkurt 2008.
    Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, thotë se në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë, Federico Lombardi, asokohe zëdhënës i Selisë së Shenjtë, përmes një deklarate për opinionin kishte lënë të kuptohej se Vatikani e njihte realitetin e ri dhe se i ftonte liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë “të shfaqin maturi dhe përmbajtje”, në mënyrë që “të krijohet një premisë për një të ardhme me respekt, pajtim dhe bashkëpunim”.
    “Kjo është kuptuar asokohe nga ana e Kosovës si një njohje implicite nga Vatikani, pra se ai e njeh një realitet të ri, por në frymën e sistemit të vlerave të Selisë së Shenjtë – Vatikanit, inkurajon dialogun [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]”, thekson Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.
    Don Shan Zefi vlerëson se, megjithatë, koha kur ish-presidenti Rugova kishte kontaktet me Papën Gjon Pali II shënon periudhën më të mirë të komunikimit ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.
    “Ka pasur një simpati të madhe për ne. Që me Papën Gjon Pali II, ajo simpati sikur është zbehur. Nuk është ajo fuqia që e kishim atë kohë, me Papën Gjon Pali II, sepse atëherë, të gjithë ne që ishim këtu, si shqiptarë në Kosovë, kemi lëvizur dhe kemi parë me të vërtetë që një derë ka qenë gjithmonë e hapur”, thotë vikari i Ipeshkvisë së Kosovës.
    Ai thekson se autoritetet e Ipeshkvisë së Kosovës vazhdojnë të kërkojnë nga Selia e Shenjtë ta njohë Kosovën edhe formalisht si shtet. Megjithatë, sipas tij, në këtë synim nevojitet angazhimi i të gjithë faktorëve nga Kosova, në veçanti atyre institucionalë.
    Kisha Katolike e Kosovës, e cila para luftës së vitit 1999 ishte në kuadër të Dioqezës Katolike të Shkupit dhe Prizrenit, në vitin 2000 u nda nga juridiksioni i kësaj dioqeze, duke u bërë Administratë Apostolike e Prizrenit. Që nga maji i vitit 2019, ajo u ngrit në gradën e Dioqezës së re të Prizrenit dhe Prishtinës.

    Çka duhet bërë?
    “Ta ftojmë shenjtërinë e tij të vijë në Kosovë”, thotë Don Shan Zefi, duke iu referuar Papës Leoni XIV. Siç thekson ai, institucionet e Kosovës, bashkë me Ipeshkvinë e Kosovës, duhet ta çojnë përpara një kërkesë për vizitë të papës në Kosovë.
    Ai vlerëson se papa aktual është edhe jurist dhe do ta kuptojë edhe më mirë të drejtën e shtetit të Kosovës.
    “Nuk ka diskutim, sepse edhe ky papë – sidomos ky papë tani, si jurist – do ta kuptojë se Kosovës i nevojitet edhe formaliteti i njohjes juridike, sepse në kuptimin joformal, Selia e Shenjtë e ka njohur Kosovën”, thekson vikari i Ipeshkvisë së Kosovës.
    Ish-diplomati Prenkaj pajtohet që një ftesë nga institucionet e Kosovës për për Papa Leonin për një të ashtuquajtur “vizitë baritore” në vend do të ishte veprim i duhur.
    Por, Kosova duhet me këtë rast t’i plotësojë tri kushte: që shteti të jetë dakord, që bashkësia fetare më e madhe e vendit (në rastin konkret, Bashkësia Islame e Kosovës) të japë një ‘po’, si dhe të mos ketë kundërshtime nga ndonjë komunitet tjetër religjioz.
    Kreu aktual i BIK-ut, Naim Tërnava, kishte takuar Papa Françeskun në vitin 2014, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri. Ai e kishte falënderuar Papën për kontributin dhe kujdesin e tij dhe Vatikanit për Kosovën.
    Prenkaj vlerëson se vetëm kushti i parë mund të jetë problematik, për të kërkuar pajtimin për “vizitën baritore” eventuale të papës, për shkak se Vatikani ende nuk e njeh Kosovën si shtet.
    “Unë mendoj se komunikimet e Selisë së Shenjtë janë të veçanta nga shteti në shtet dhe unë mendoj se do të tejkalohet ky rregull. Besoj që në një vizitë të ardhshme baritore [të Papa Leonit], mirëpo duhet të insistohet edhe nga ana e institucioneve të Kosovës, edhe nga ana e religjioneve që janë në Kosovë”, vlerëson Prenkaj.
    Sipas tij, Kosova duhet të synojë njohjen formale nga Vatikani edhe përmes një konkordati të nënshkruar me Selinë e Shenjtë.
    Konkordati është marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe një shteti tjetër, me të cilën rregullohen raportet juridike ndërmjet Kishës Katolike dhe shtetit në të cilin ajo vepron.
    Ai thotë se për idenë e një konkordati, Kosova dhe Selia e Shenjtë kanë biseduar qysh në vitet 2017–2018.
    Idenë e nënshkrimit të një konkordati ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, si kusht për marrjen e njohjes, e përmend edhe Don Shan Zefi.
    “Ndoshta do të duhej të bëhej edhe këtu një konkordat, sepse ne si bashkësi, si Kishë Katolike, nuk e kemi ende subjektivitetin tonë juridik. Kështu që ka për t’u bërë ende. Do të thotë, nuk janë miratuar ligjet për bashkësitë fetare, nuk dihen pozicionet e bashkësive fetare. Ka shumëçka për t’u sqaruar më parë, që Vatikani ta njohë Kosovën”, thekson Don Shan Zefi.
    Ai dhe Prenkaj shprehin mendimin se njohja eventuale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do ta lehtësonte jashtëzakonisht procesin e marrjes së njohjeve nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën (Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro, Rumania). Gjithashtu, sipas tyre, kjo njohje do t’i stimulonte dhe hapte rrugë njohjes edhe nga shumica e vendeve të Amerikës Latine, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
    Më herët, mundësinë e një vizite në Kosovë e kishte paralajmëruar Papa Françesku, tashmë i ndjerë, i cili për shkaqe shëndetësore nuk arriti ta realizonte.
    Ftesë për vizitë në Kosovë i ishte bërë nga liderët institucionalë edhe më herët, si Papa Françeskut ashtu edhe Papa Benediktit XVI.
    Deri më tash, Kosovën nuk e ka vizituar asnjë papë./REL/