Tag: vatikan

  • Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

    Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

    Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë i ri.

    Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine.

    Top Channel

  • “Habemus papam”/ Tym i bardhë në Vatikan – zgjidhet Papa i ri

    “Habemus papam”/ Tym i bardhë në Vatikan – zgjidhet Papa i ri

    Tymi i bardhë

    VATIKAN- Ka tym të bardhë! Tymi që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine sapo ka konfirmuar lajmin se në Vatikan është zgjedhur Papa i ri, pasardhësi i Papa Françëskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Procesi i konklavës përfundoi me sukses, megjithatë identiteti i Papës së ri nuk është bërë ende i ditur.
    Se cili është i përzgjedhuri do ta mësojmë brenda orës së ardhshme, kur edhe do të prezantohet në ballkonin e Kapelës Sistine.
     

  • Sërish tym i zi në Vatikan, pa rezultat votimet e mëngjesit për një papë të ri

    Sërish tym i zi në Vatikan, pa rezultat votimet e mëngjesit për një papë të ri

    Tym i zi është ngritur sërish mbi Kapelën Sistine.
    Kjo do të thotë se kardinalët nuk kanë arritur të zgjedhin një papë të ri pas dy raundeve të reja votimi të enjten në mëngjes.

    Mësohet se ata do të takohen përsëri pasdite ku pritet sërish të shihet se cili do të jetë rezultati.
    Kujtojmë se sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine.
    Për t’u bërë papë, një kardinal ka nevojë për dy të tretat e votave të hedhura nga Kolegji i Kardinalëve, domethënë 89 vota nga 133 kardinalët e ligjshëm, gjë e cila ishte e pamundur në ditën e parë.

  • Tym i zi mbi Vatikan! Zgjedhja e Papës së ri dështon sërish

    Tym i zi mbi Vatikan! Zgjedhja e Papës së ri dështon sërish

    Zgjedhja e Papës së ri në Vatikan ka dështuar për herë të dytë. Nga oxhaku i Kapelës Sistine u ngrit sërish tym i zi, sinjal që tregon se 133 kardinalët e mbledhur ende nuk kanë arritur një marrëveshje për emërimin e kreut të ri të Kishës Katolike.

    Breaking now – Black smoke, no Pope.#conclave #blacksmoke #vatican #Pope pic.twitter.com/ge1VsnJ6Wr
    — AC  (@ACinPhilly) May 8, 2025

    Ndërkohë, mijëra besimtarë janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke pritur të shohin Papën e ri.
    /vizionplus.tv

  • Tymi i zi në Vatikan

    Tymi i zi në Vatikan

    U hap sot Konklavi, që do të zgjedhë Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Është Konklavi i 76-të i historisë së Kishës dhe i 26-ti, që mblidhet nën vështrimin e Gjykimit të Mbramë të Mikelanxhelos.
    Gjtihçka kryesohet nga kardinali Pietro Parolin, ish-Sekretar i Shtetit të Vatikanit, pasi Dekani i Kolegjit Kardinalor, Giovanni Battista Re, e ka kaluar moshën 80-vjeçare e nuk bën pjesë në kardinajtë zgjedhës, që mund të marrin pjesë në votimet për Papën e ri, në Kapelën Sikstine të Pallatit Apostolik.

    Sonte nuk u zgjodh Papa i ri ndaj doli tym i zi në Vatikan. Nesër do të vazhdohet me votime të tjera derisa të votohet me 2/3 e votave Papa i ri.
     

  • Konklava për zgjedhjen e Papës së rinë Vatikan/ Kardinalët nxitin debate për pasardhësin e kreut të Kishës

    Konklava për zgjedhjen e Papës së rinë Vatikan/ Kardinalët nxitin debate për pasardhësin e kreut të Kishës

    Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do të zhvillohet të mërkurën, ku do të zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike. Punëtorët kanë vendosur tashmë oxhakun ceremonial mbi çatinë e Kapelës Sistine simbol kyç që do të sinjalizojë zgjedhjen e Papës përmes tymit të bardhë.

    “Konklava do të jetë e shkurtër. Mendoj se ekziston një konsensus i gjerë… vizioni është i qartë mbi atë që i duhet Kishës dhe botës nga Papa i ri”,  u shpreh kardinali Gregorio Rosa Chavez nga Salvadori për televizionin amerikan ABC News.

    Edhe pse Chavez, 82 vjeç, nuk ka të drejtë vote në konklavë, ai ka marrë pjesë në kongregacionet e përgjithshme të kësaj jave, ku janë bërë të dallueshëm disa nga favoritët për fronin papnor. Pjesa më e madhe e kardinalëve nga mbarë bota tashmë ndodhen në Vatikan, ku marrin pjesë në mbledhje të rregullta, të quajtura kongregacione të përgjithshme.

    Gjatë këtyre takimeve, ata njihen më mirë me njëri-tjetrin, mbajnë fjalime dhe diskutojnë mbi profilin e Papës që duan të shohin në krye të Kishës. Aktualisht, kardinalët ende nuk janë futur në izolimin e detyrueshëm të konklavës, ndaj mund të shihen shpesh në Sheshin e Shën Pjetrit pas mbledhjeve, madje disa publikojnë rregullisht në rrjetet sociale.

    Një prej tyre, kardinali Timothy Dolan nga New Yorku, poston çdo ditë përditësime që ofrojnë një pasqyrë mbi traditat e lashta të Vatikanit. Në këtë konklavë do të marrin pjesë 133 kardinalë me të drejtë vote numri më i lartë në histori prej të cilëve 108 janë emëruar nga Papa Françesku. Siç raportohet dhjetë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Procesi i votimit do të nisë pas betimit solemn të fshehtësisë dhe do të zhvillohet katër herë në ditë dy herë në mëngjes dhe dy herë në mbrëmje derisa të arrihet shumica e cilësuar prej dy të tretash për zgjedhjen e Papës së ri. Pas çdo raundi votimi, fletët do të digjen në oxhakun e Kapelës Sistine. Tymi i zi njofton se nuk është arritur marrëveshja, ndërsa tymi i bardhë sinjalizon se Kisha Katolike ka një udhëheqës të ri.

    Ndërkohë, ekspertët po analizojnë listat e kandidatëve potencialë, duke marrë në konsideratë prejardhjen e tyre, bindjet doktrinare dhe aftësitë që mund të sjellin në drejtimin e Kishës. Megjithatë, deri në momentin që tymi i bardhë të ngjitet mbi Vatikan, gjithçka mbetet në fushën e spekulimeve. Vetëm 133 kardinalët në brendësi të konklavës do të jenë ata që do ta përcaktojnë të ardhmen e Selisë së Shenjtë.

  • Skandal në Vatikan! I akuzuar për pedofili, kardinali i sanksionuar nga Papa Françesku shfaqet në takimet e konklavës

    Skandal në Vatikan! I akuzuar për pedofili, kardinali i sanksionuar nga Papa Françesku shfaqet në takimet e konklavës

    Një prani e papritur dhe tejet e debatueshme ka shkaktuar reagime të forta në Vatikan, pasi ish-kryepeshkopi i Limës, Juan Luis Cipriani Thorne, i akuzuar për pedofili dhe i sanksionuar nga Papa Françesku në vitin 2019, është shfaqur në mënyrë demonstrative në takimet para-konklavit, i veshur me rrobën purpur të një kardinali aktiv – diçka që përbën një sfidë të qartë ndaj kufizimeve të vendosura ndaj tij.

    Pak para orës 9 të mëngjesit të djeshëm, një Toyota Yaris kaloi përmes Via Paolo VI duke hyrë në Vatikan, pikërisht në zonën e Sallës së Sinodit, ku po zhvillohen mbledhjet e kongregacioneve të kardinalëve, shkruan La Repubblica.
    Në sediljen e pasagjerit ndodhej Cipriani, i veshur si kardinal aktiv, megjithëse rregulloret papnore ia ndalojnë atij të përfaqësojë ndonjë funksion zyrtar në Kishë.
    Kjo paraqitje ka krijuar tension, sidomos në Amerikën Latine, ku figura e tij është e diskutueshme për shkak të akuzave të shumta për abuzim seksual me të mitur – akuzat të cilat, ndonëse nuk u çuan në gjykim civil, u konsideruan të besueshme nga Kongregacioni për Doktrinën e Besimit. Në vitin 2019, Papa Françesku i hoqi të drejtën për të përdorur stemën e kardinalit, për të bërë deklarata publike, për të udhëtuar në Peru pa autorizim dhe për të marrë pjesë në një konklav nëse do të ishte në moshën e duhur.
    Megjithatë, meqenëse Cipriani tashmë është 81 vjeç, ai nuk ka të drejtë të votojë në konklav, por ende lejimi i pjesëmarrjes së tij në kongregacione – i veshur me të purpurta – shihet si një fyerje për Kishën dhe për udhëheqjen aktuale të saj. Shumë kardinalë kanë shprehur pakënaqësinë në mënyrë joformale, por deri tani nuk ka pasur ndonjë qëndrim zyrtar nga autoritetet e Kishës.
    Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, iu shmang komentit direkt, duke deklaruar: “Ftesa për takimet u është dërguar të gjithë kardinalëve.” Ky qëndrim ngre pyetje mbi zbrazëtitë e rregullores dhe mënyrën si Cipriani mund të ketë shfrytëzuar një përjashtim teknik për veshjen dhe praninë e tij.
    Figura e Ciprianit, i pari anëtar i Opus Dei që u bë kardinal (nën Papa Gjon Palin II në vitin 2001), mbart një hije të rëndë nga e kaluara. Edhe pasardhësi i tij në krye të dioqezës së Limës, kardinali Carlos Castillo Mattasoglio, ka shprehur kritika ndaj qëndrimeve të tij dhe përplasjeve me Papën Françesku, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim zyrtar për çështjen e fundit.
    Prania e Ciprianit, për më tepër në ceremonitë përpara arkivolit të Papës Françesku, ka hapur debat të gjerë mbi respektimin e kufizimeve papnore dhe mbi integritetin moral të përfaqësuesve të Kishës në një moment kritik për të ardhmen e saj.

    Top Channel

  • Trump me humor për zgjedhjen e Papës: “Do të doja të isha unë!”

    Trump me humor për zgjedhjen e Papës: “Do të doja të isha unë!”

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë me nota humori lidhur me pasuesin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 88-vjeçare.
    Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet nëse kishte një emër të preferuar për drejtimin e ardhshëm të Selisë së Shenjtë. Edhe pse nuk u prononcua për ndonjë kardinal të veçantë, ai vlerësoi figurat amerikane në garë dhe shtoi me ironi:

    “Do të doja të isha unë Papa. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”, tha Trump.
    Pavarësisht tonit ironik, Trump tregoi njëfarë interesi për zhvillimet në Vatikan, duke përmendur me respekt kardinalin Timothy Dolan nga New York-u, edhe pse ai nuk konsiderohet një kandidat potencial serioz për fronin papnor. Një tjetër emër amerikan i përfolur është kardinali Joseph Tobin nga Newark, por deri më sot, asnjë amerikan nuk është zgjedhur Papë.
    Trump, bashkë me bashkëshorten Melania, mori pjesë në ceremoninë mortore në Vatikan.
    Tashmë vëmendja është përqendruar te konklava që mblidhet më 7 maj, ku 135 kardinalë me të drejtë vote do të zgjedhin Papën e ri në një proces të zhvilluar me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine – një nga momentet më vendimtare për të ardhmen e Kishës Katolike.

  • Edi Ramës i mbyllin dyert për homazhet në Vatikan, ultimatumi i minutave të fundit për kryeministrin e la jashtë…

    Edi Ramës i mbyllin dyert për homazhet në Vatikan, ultimatumi i minutave të fundit për kryeministrin e la jashtë…

    Kryeministrit Edi Rama duket se po i del situata jashtë kontrollit, teksa një goditje e fortë i ka ardhur këtë fundjavë nga Italia (Vatikani). Në një ngjarje historike që mori vëmendje botërore, varrimi shtetëror i Papa Françeskut në Vatikan këtë të shtunë ishte një moment i shenjtë, ku morën pjesë më shumë se 50 liderë shtetesh dhe qindra mijëra besimtarë. Por, ndërsa shumë udhëheqës botërorë u bashkuan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës, një emër mungoi në këtë listë të shquar: kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit, megjithëse kishte mundësinë për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, thuhet se nuk mori ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë solemne. Në vend të tij, Presidenti Bajram Begaj udhëhoqi delegacionin shqiptar, i shoqëruar nga ministrat Igli Hasani dhe Adea Pirdeni, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.
    Prapaskenat
    Por mungesa e Z. Rama, ndërkohë që dy ministra të tij ishin të pranishëm, madje pjesë të ceremonisë kishte edhe rreth 23 kryeministra të tjerë, si ai i Hungarisë, Viktor Orban, është një tregues i qartë se shefi i qeverisë shqiptare është lënë qëllimisht jashtë këtij momenti të rëndësishëm. Për këtë mungesë të ftesës, burimet thonë se një nga arsyet mund të jetë ndërhyrja e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat kanë shprehur shqetësimin se kryeministri Rama mund ta shfrytëzonte këtë ceremoni për të bërë takime të mundshme me figura të njohura, si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, apo liderë të tjerë si presidenti frances, Macron, dhe për të realizuar fotografi që mund të përdoren për fushatën e tij politike në Shqipërië, duke qenë se jemi para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Ky lloj manovrimi është i njohur për kryeministrin shqiptar, i cili ka shpeshherë tendencën për të shfrytëzuar çdo mundësi për përfitime personale dhe imazhin e tij politik. Kështu që fakti që dy ministrat e tij, Pirdeni dhe Hasani, ishin të ftuar dhe morën pjesë në varrimin e Papës, hedh dritë mbi një realitet të hidhur, se, Edi Rama mund të kishte marrë pjesë, por ai nuk është konsideruar si një figurë e dëshiruar për këtë ngjarje. Por ky vendim ka dërguar një mesazh të fortë që Rama, ndonëse i fuqishëm brenda Shqipërisë, është perceptuar si i padobishëm dhe i papërshtatshëm për takime të tilla ndërkombëtare. Pra kjo mungesë e ftesës është një tregues i qartë që Edi Rama nuk është parë si një lider i besueshëm dhe i përputhshëm për momentet kyçe në arenën ndërkombëtare. Edhe pse Shqipëria ka një histori të pasur dhe të respektuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, duket se udhëheqësi i saj është i padobishëm në sytë e komunitetit botëror.
    Ndërkohë Rama është gjithashtu i njohur për përdorimin e çdo mundësie për të krijuar imazhe që mund ta ndihmojnë atë në fushatën e tij, dhe ky moment solemn në Vatikan, natyrisht, mund të ishte një mundësi për ta shfrytëzuar për qëllime politike. Por, sipas informacionit të mbledhur, kjo lloj sjellje ka ngritur shqetësime tek partnerët ndërkombëtarë, duke e lënë atë jashtë ngjarjes. Megjithatë kjo ka hapur një debat të madh në Shqipëri dhe në rrethin ndërkombëtar. Rama është parë si një lider që nuk mund të bashkëpunojë në nivel global me atë seriozitet dhe përkushtim që kërkohet për të qenë pjesë e ngjarjeve të tilla dhe kjo është një goditje e fortë për imazhin e tij si lider i një shteti që kërkon të integrohet më thellë në strukturat ndërkombëtare.
    Detaje nga ceremonia e varrimit të Papa Françesku
    Ndërkaq kujtojmë se në një ceremoni ku morën pjesë nga mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 120 delegacione me përfaqësues fetarë nga e gjithe bota, u varros këtë të shtunë Papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill 2025, pasi udhëhoqi për 12 vite rreth 1.3 miliardë katolikë në mbarë botën. Ceremonia mortore u mbajt në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, me arkivolin që u vendos në qendër të oborrit të kishës, pasi qëndroi i hapur për homazhe 3 ditë radhazi brenda bazilikës, në të cilat morën pjesë 200 mijë besimtarë.
    Procesioni i kardinalëve në Bazilikën “Shën Pjetri” shënoi fillimin e ceremonisë mortore. Arkivoli i kreut të Kishës Katolike u mbajt mbi supe nga sediarët, duke dalë nga Bazilika “Shën Pjetri” .Mbi arkivolin e Papës Françesku u vendos i hapur Ungjilli. Duartrokitjet e forta, aq sa hidhërimi që kishte kapluar sheshin “Shën Pjetri”, hapën dhe mbyllën ceremoninë mortore të drejtuar nga kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit Kardinalëve. Pas ceremonisë mortore që nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:03, arkëmorti i kreut të Kishës Katolike u dërgua në Bazilikën “Shën Maria e Madhe”, ku u varros, ndërsa 150 mijë besimtarë ishin të pozicionuar në trotuaret e rrugëve ku kaloi kortezhi. 250 mijë të tjerë ishin të pranishëm brenda dhe përreth Bazilkës “Shën Pjetri”, ku u mbajt ceremonia mortore. Françesku është Papa i parë që varroset në Bazilikën “Shën Maria e Madhe” pas 400 vitesh, dhe i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit pas 100 vitesh.
    Ceremonia e varrimit në Bazilikën “Shën Maria e Madhe”- që u kryesua nga kardinali Kamerlengo, Kevin Farrell, i cili do të kujdeset për çështjet e përditshme të Kishës deri në zgjedhjen e Papës së ri – nisi me një skenë shumë domethënëse. Lulet e fundit për Françeskun u vendosën nga fëmijë të racave të ndryshme, pjesë të shtresave të margjinalizuara, për të cilët Papa i Kishës së të varfërve foli dhe kërkoi më shumë. Në mesin e dhjetëra liderëve botërorë ishin dhe presidenti Donald Trump, presidenti Emmanuel Macron, kryeministri Keir Starmer, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti Volodymyr Zelensky, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, delegacioni zyrtar i Federatës Ruse, i kryesuar nga Ministrja e Kulturës, Olga Borisovna Lyubimova. Në ceremoni është i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan Joe Biden, bashkë me bashkëshorten e tij, Jill Biden.
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte ndër të parët që mbërriti në shesh, duke përfaqësuar shtetin mikpritës të Vatikanit në një nga momentet më të rëndësishme ceremoniale të dekadës. Delegacioni shqiptar përbëhej nga presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj dhe krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

  • Trump kritikon Putinin pas takimit me Zelenskyn në Vatikan

    Trump kritikon Putinin pas takimit me Zelenskyn në Vatikan

    Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të Papës Françesku. Në këtë takim kokë më kokë, që zgjati rreth 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit, dy liderët diskutuan mbi mbrojtjen e popullit ukrainas, një armëpushim të plotë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

    Pas takimit, Trump postoi në platformën e tij Truth Social, ku u shpreh se “nuk ka arsye që Rusia të godasë zona civile” dhe se veprimet e fundit të Putinit e bëjnë të dyshojë në gatishmërinë e tij për t’i dhënë fund luftës. Trump sugjeroi që Rusia mund të duhet të përballet me masa të reja ekonomike, si sanksione bankare ose dytësore, duke shtuar: “Shumë njerëz po vdesin!”

    Takimi ishte i pari mes Trump dhe Zelenskyy-t që nga një përplasje e hapur mes tyre në Zyrën Ovale në shkurt. Pjesë e bisedimeve, për një kohë të shkurtër, ishin edhe kryeministri britanik Sir Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Presidenca franceze e përshkroi takimin si “pozitiv”.

    Megjithëse ishte planifikuar që Trump dhe Zelenskyy të vazhdonin diskutimet më vonë gjatë ditës, një takim i dytë nuk ndodhi për shkak të orareve të ngjeshura. Trump u nis menjëherë për në Uashington me avionin presidencial Air Force One, ndërsa Zelenskyy zhvilloi bisedime të ndara me Macron dhe Starmer.

    Presidenti Macron deklaroi se “Ukraina është gati për një armëpushim të pakushtëzuar” dhe theksoi se një “koalicion i vullnetarëve”, i udhëhequr nga Britania dhe Franca, do të vazhdojë përpjekjet për një paqe të qëndrueshme.

    Gjatë ceremonisë në Vatikan, liderë të shumtë botërorë i treguan respekt Zelenskyy-t, i cili u duartrokit nga të pranishmit pasi ndaloi për të nderuar arkivolin e Papës.