Tag: vasil

  • Vasil Llajo sfidon gjithçka: Nuk u tremba nga Covid-i, jo më nga lista e hapur!

    Vasil Llajo sfidon gjithçka: Nuk u tremba nga Covid-i, jo më nga lista e hapur!

    Në një deklaratë për mediat, kandidati i PS për Sarandën, Vasil Llajo, ka gjetur mënyrën më “epike” për të shpallur kurajon e tij politike:
    “Unë nuk u tremba nga Covid-i, jo më nga lista e hapur!”
    Me një ton heroik, Llajo i la të kuptohej qytetarëve të Sarandës se listat e hapura janë thjesht një grip krahasuar me Covid-in që ai e ka kaluar me sukses – bashkë me moralin e politikës, me sa duket.
    Tani mbetet vetëm të shohim nëse do t’i shpëtojë edhe votës së hapur të qytetarëve më 11 maj. Se ajo, ndryshe nga virusi, nuk fal.

  • Nga biznesi në politik, Vasil Llajo si kandidat për deputet i PS: Vendosa t’i bashkohem për të kontribuar për ëndrrën europiane

    Nga biznesi në politik, Vasil Llajo si kandidat për deputet i PS: Vendosa t’i bashkohem për të kontribuar për ëndrrën europiane

    Biznesmeni dhe mjeku i njohur Vasil Llajo është bërë pjesë e listave të Partisë Socialiste, për kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.
    Për të folur më shumë lidhur me këtë kandidim, në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan ai tregon se si e morri vendimin që të futet në politikë. Llajo shprehet se biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare.
    Pse ky vendim si erdhi?
    Vasil Llajo: Është një ecuri e tërë e mendimit dhe pastaj e vendimit dhe veprimit. Ardhja ime në politikë ishte pothuajse pas një mendimi të qartë dhe të pjekur për arsye se nisi aktiviteti im mjekësor, biznesmen, familjar, aktivitete të mia të suksesshme, erdhi në një moment që në politikë duhet që të fillojmë dhe ne që supozohet që jemi biznesmen të krijojmë edhe një staturë politike, pra ne të fillojmë dhe të ndikojmë mbi jetën politike dhe parlamentare të vendit tonë. Ka filluar që biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare, sociale apo politikën ekonomike të çdo vendi. Ishte një mendim i gjatë në kohë sepse nga momenti që u hodh idea për të qenë pjesë e Parlamentit kanë kaluar disa muaj.
    Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Llajo ka zbuluar se ky nuk ka qenë propozimi i parë që i ka ardhur nga partitë politike për tu bërë pjesë, edhe pse ai nuk është se e kishte parë veten pjesë të politikës.
    “Unë që të bëhesha pjesë e politikës nuk e kisha menduar të isha unë personalisht, por të tjerët kanë menduar duke ardhur dhe duke bërë propozimet e tyre përkatëse që unë të jem pjesë e politkës. Kjo nuk është ftesa e parë dhe as e vetmja. Ftesa e parë ka qenë në vitin 1997 dhe e dyta në vitin 2005, ftesa e tretë ka qenë në 2021 dhe ftesa e katërt…”, shprehet Llajo.
    Po ashtu kandidati Llajo ka treguar se pse ka besuar në Partinë Socialiste.
    “Pse në Partinë Socialiste? Është forca që ndoshta sot është forca më e strukturuar dhe më synimin që ka për të na çuar drejt BE është një ëndërr për të cilën të gjithë shqiptarët duan ta realizojnë dhe mendoj se si një forcë që do ta bëjë dhe si e tillë vendosa t’i bashkohem për të kontribuar në këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madhe Europiane”, thotë biznesmeni.

  • Kandidati Vasil Llajo intervistë në Opinion – VIDEO

    Kandidati Vasil Llajo intervistë në Opinion – VIDEO

    Kandidati Vasil Llajo intervistë në Opinion – VIDEO
     
    Vasil Llajo, mjek i njohur dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka dhënë një intervistë të thelluar për qëllimet dhe angazhimet e tij si kandidat në zonën e Sarandës. Gjatë intervistës, Llajo ka ndarë me publikun vizionin e tij për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Sarandës dhe të gjithë Qarkut Vlorë.
     

     
    Si mjek dhe profesionist i angazhuar në fushën e shëndetësisë, Llajo ka folur për rëndësinë e sistemit shëndetësor dhe për përpjekjet që ai do të bëjë për të siguruar shërbime më të mira dhe më të aksesueshme për qytetarët. Ai ka theksuar se një nga prioritetet e tij do të jetë përmirësimi i kushteve në spitalet dhe qendrat shëndetësore të zonës, si dhe ofrimi i mundësive për trajtim mjekësor të avancuar.
     
    Vasil Llajo gjithashtu ka folur për zhvillimin ekonomik të Sarandës dhe për mundësitë që ofron turizmi, një sektor që ka pasur një ndikim të madh në ekonominë e rajonit. Sipas tij, është e domosdoshme të krijohen kushte më të mira për bizneset lokale, për të rritur punësimin dhe për të promovuar turizmin përgjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin veror. Ai ka premtuar se do të angazhohet për të zhvilluar infrastrukturën dhe për të mbështetur investimet që do të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së jetesës në Sarandë dhe zonat përreth.
     
    VIDEO https://youtu.be/twTZSo-fQPM
     

     
    Një tjetër pikë e rëndësishme e intervistës ka qenë angazhimi i tij për luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e shtetit ligjor. Llajo ka theksuar se vetëm me një administratë transparente dhe të përgjegjshme mund të realizohet zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit dhe i vendit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Sot kandidat për deputet, Vasil Llajo rikthehet në fshatin ku nisi karrierën si mjek

    Sot kandidat për deputet, Vasil Llajo rikthehet në fshatin ku nisi karrierën si mjek

    Mjeku i njohur Vasil Llajo është rikthyer në fshatin Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri, në shërbim të njerëzve në një kohë të vështirë. Por kësaj here, rikthimi i tij ishte ndryshe – si kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës.
    Takimi me banorët e Janjarit u mbush me emocione dhe kujtime të hershme. Të moshuarit e fshatit rikthyen në kujtesë vitet e vështira kur mjeku i ri Llajo u qëndroi pranë me përkushtim dhe humanizëm. Me mall e mirënjohje, ata shprehën besimin e tyre të palëkundur: “Na ke qëndruar pranë si mjek, tani kemi nevojë për ty si përfaqësues.”
    I emocionuar, Llajo deklaroi:
    “Takimi me banorët e Janjarit ishte i mbushur me mall, por edhe me energji të re. Fjalët e tyre më motivuan thellësisht. Ky besim më shton përgjegjësinë. Jam gati të jem aty ku bëhen ligjet, për të qenë mbrojtës i të drejtave, nevojave dhe dinjitetit tuaj. Sepse politika fillon nga shërbimi i vërtetë.”
    Kandidatura e Vasil Llajos vjen si një bashkim simbolik mes përvojës në fushën e shëndetësisë dhe dëshirës për të kontribuar në një tjetër nivel – në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë në tërësi.

  • Vasil Llajo rikthehet në Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri

    Vasil Llajo rikthehet në Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri

    Vasil Llajo rikthehet në Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri
     
    Mjeku i njohur Vasil Llajo është rikthyer në fshatin Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri, në shërbim të njerëzve në një kohë të vështirë. Por kësaj here, rikthimi i tij ishte ndryshe – si kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës.
     

    Takimi me banorët e Janjarit u mbush me emocione dhe kujtime të hershme. Të moshuarit e fshatit rikthyen në kujtesë vitet e vështira kur mjeku i ri Llajo u qëndroi pranë me përkushtim dhe humanizëm. Me mall e mirënjohje, ata shprehën besimin e tyre të palëkundur: “Na ke qëndruar pranë si mjek, tani kemi nevojë për ty si përfaqësues.”
    I emocionuar, Llajo deklaroi: “Takimi me banorët e Janjarit ishte i mbushur me mall, por edhe me energji të re. Fjalët e tyre më motivuan thellësisht. Ky besim më shton përgjegjësinë. Jam gati të jem aty ku bëhen ligjet, për të qenë mbrojtës i të drejtave, nevojave dhe dinjitetit tuaj. Sepse politika fillon nga shërbimi i vërtetë.”
    Kandidatura e Vasil Llajos vjen si një bashkim simbolik mes përvojës në fushën e shëndetësisë dhe dëshirës për të kontribuar në një tjetër nivel – në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë në tërësi.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vasil Llajo rikthehet në Markat: Do të jem gjithmonë përkrah jush, si mjek dhe si përfaqësues

    Vasil Llajo rikthehet në Markat: Do të jem gjithmonë përkrah jush, si mjek dhe si përfaqësues

    MARKAT – Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Vasil Llajo, është rikthyer në Markat, zonën ku nisi rrugëtimin e tij profesional si mjek. Gjatë një takimi me banorët vendas, Llajo ndau emocione të forta dhe kujtime nga fillimet e tij, ndërsa dëgjoi edhe histori nostalgjike nga vetë komuniteti.
    “Emocion i madh të kthehem përsëri në Markat, në vendet prej ku nisa rrugëtimin tim të gjatë si mjek. Përjetuam së bashku me banorët shumë emocion dhe histori nostalgjike,” shkruan Llajo në rrjetet sociale.
    Ai falënderoi banorët për mbështetjen dhe u shpreh i vendosur të vijojë të jetë pranë tyre, siç ka qenë gjithmonë. “Do të jem për ta i njëjti doktor që u ka shërbyer ditë e natë dhe përfaqësuesi i tyre në çdo moment,” theksoi kandidati socialist.
    Vasil Llajo garon me numrin 5 në listën e Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë.

  • Takimi në Finiq, Çuçi prezanton Vasil Llajon: Qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek, meriton mbështetjen në 11 maj!

    Takimi në Finiq, Çuçi prezanton Vasil Llajon: Qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek, meriton mbështetjen në 11 maj!

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi takimin e radhës me socialistë e simpatizantë të PS-së në Finiq, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, mjekun e njohur Vasil Llajo.
    Në fjalën drejtuar të pranishmëve, Çuçi vlerësoi Llajon si përfaqësues të denjë të minoritetin grek e jo vetëm dhe që meriton sipas tij të marrë mbështetjen me votë në 11 maj.
    “Me socialistët dhe simpatizantët tanë në Finiq për prezantimin e kandidatit për deputet Vasil Llajo. Mjek i shkëlqyer, sipërmarrës i suksesshëm dhe qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek në Shqipëri. Meriton të marrë plotësisht mbështetjen tuaj me votë në 11 maj për të qenë përfaqësuesi juaj e jo vetëm në Kuvend, për të adresuar si duhet shqetësimet e për të bërë së bashku shumë më shumë se çfarë është bërë deri më tani për Finiqin. Bashkë për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Çuçi teksa publikon edhe foto nga takimi i zhvilluar në Finiq.

  • Çuçi në Finiq, prezanton Vasil Llajon: Qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek. Meriton mbështetjen në 11 maj

    Çuçi në Finiq, prezanton Vasil Llajon: Qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek. Meriton mbështetjen në 11 maj

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi takimin e radhës me socialistë e simpatizantë të PS-së në Finiq, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, mjekun e njohur Vasil Llajo. Në fjalën drejtuar të pranishmëve, Çuçi vlerësoi Llajon si përfaqësues të denjë të minoritetin grek e jo vetëm dhe që meriton sipas tij të marrë mbështetjen me votë në 11 maj.
    “Me socialistët dhe simpatizantët tanë në Finiq për prezantimin e kandidatit për deputet Vasil Llajo. Mjek i shkëlqyer, sipërmarrës i suksesshëm dhe qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek në Shqipëri. Meriton të marrë plotësisht mbështetjen tuaj me votë në 11 maj për të qenë përfaqësuesi juaj e jo vetëm në Kuvend, për të adresuar si duhet shqetësimet e për të bërë së bashku shumë më shumë se çfarë është bërë deri më tani për Finiqin. Bashkë për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Çuçi teksa publikon edhe foto nga takimi i zhvilluar në Finiq.

  • Vasil Dajko: Prioritetet dhe vizioni për Sarandën dhe Bregdetin

    Vasil Dajko: Prioritetet dhe vizioni për Sarandën dhe Bregdetin

    Vasil Dajko: Prioritetet dhe vizioni për Sarandën dhe Bregdetin
     
    Në prag të zgjedhjeve, Saranda Web pati kënaqësinë të mirëpriste në një intervistë kandidatin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko. Ai garon për zonën e Sarandës, Lukovës, Nivicës dhe Borshit, duke ofruar një vizion të qartë për zhvillimin e bregdetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtyre zonave.
     

     
    Gjatë intervistës, Z. Dajko ndau me ne prioritetet dhe angazhimet e tij për të ndryshuar realitetin aktual dhe për të ofruar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
     
     
    Pikat kryesore të intervistës
     
    Situata aktuale në zonën e Sarandës dhe Bregdetit
    Z. Dajko e vlerëson situatën si problematike, duke përmendur infrastrukturën e papërshtatshme, mungesën e planeve të qarta zhvillimore dhe keqmenaxhimin e burimeve natyrore. Ai shprehet se nevojitet një qasje e re, ku politika të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo e interesave private.
     
    Zhvillimi ekonomik i Sarandës, Lukovës, Nivicës dhe Borshit
    Sipas tij, turizmi është sektori kryesor që mund të çojë përpara ekonominë e zonës, por ai duhet të shoqërohet me investime në bujqësi, peshkim dhe zejtari. “Duhet të krijojmë mundësi që qytetarët tanë të kenë një ekonomi të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin turistik,” thekson ai.
     
    Problematika e pronave dhe legalizimeve
    Çështja e pronave është një ndër problemet më të ndjeshme për banorët e bregdetit. Vasil Dajko thekson se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” propozon një reformë të plotë të procesit të legalizimeve dhe kthimit të pronave, duke garantuar një zgjidhje të drejtë për të gjithë ata që kanë mbetur peng i këtij problemi prej dekadash.
     
    Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm
    Bregdeti i Jonit po përballet me ndërtime pa kriter dhe ndotje, duke rrezikuar bukuritë e tij natyrore. Kandidati thekson nevojën për një rishikim të projekteve të ashtuquajtura “investime strategjike”, si dhe vendosjen e standardeve më të rrepta për ndërtimet e reja. “Zhvillimi i qëndrueshëm duhet të jetë prioritet, jo betonizimi i çdo hapësire natyrore,” shprehet ai.
     
    Mundësitë për të rinjtë dhe ndalimi i emigracionit
    Një nga sfidat më të mëdha të rajonit është largimi i të rinjve për shkak të mungesës së mundësive. Vasil Dajko sugjeron krijimin e programeve mbështetëse për bizneset e vogla, zhvillimin e arsimit profesional dhe inkurajimin e investimeve që krijojnë vende pune me paga dinjitoze.
     
    Mesazhi për votuesit
    Në fund të intervistës, kandidati theksoi se vota për të dhe Lëvizjen “Shqipëria Bëhet” është një votë për ndryshim të vërtetë dhe për një politikë të pastër. “Ne nuk premtojmë mrekulli, por angazhohemi për një politikë që vendos qytetarin të parin dhe që sjell zgjidhje konkrete,” përfundon ai.
     
    Saranda Web do të vazhdojë të sjellë intervista dhe analiza mbi kandidatët për zgjedhjet e ardhshme, duke u mundësuar qytetarëve një pasqyrë të qartë të alternativave për të ardhmen e tyre
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Llajo: Do të hyj në politikë, duke mos hequr dorë nga mjekësia

    Llajo: Do të hyj në politikë, duke mos hequr dorë nga mjekësia

    Mjeku anestezist/reanimator Vasil Llajo, themelues i rrjetit të laboratorëve privatë “Intermedica Center” prej ’95, është një tjetër sipërmarrës që do të garojë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.Edhe z. Llajo thotë se nëse fiton garën, do të vazhdojë të zbatojë ligjin për konfliktin e interesit, për të mos pasur poste ekzekutive dhe të mbajë aksione, por angazhimi politik do të jetë i pandarë nga fusha e mjekësisë.Nga viti 2021, z. Llajo është larguar nga detyra e administratorit të subjektit “Intermedica Center”, ndërsa është zotërues 100% i aksioneve të kompanisë.“Sigurisht që do të vijoj me sipërmarrjen. Ato (bizneset) tashmë ndodhen në një fazë maturimi dhe delegimi është një ndër atributet e mia më të rëndësishme. Të delegosh do të thotë t’i japësh kompetenca brezit të ri, duke i dhënë mundësinë të administrojnë dhe të sjellin energjinë e tyre në zhvillimin e mëtejshëm. Sfida ime e re është përfaqësimi i qytetarëve në Parlament, me një mendësi pro-biznesit, pro-sipërmarrjes dhe pro-zhvillimit. Eksperienca ime prej katër dekadash në mjekësi dhe sipërmarrje është një bazë e fortë që dua t’ia ofroj politikës.”Vasil Llajo, i diplomuar në vitin 1981, për mjekësi, deri në ’92 punoi si mjek anestezist reanimacioni në repartin e neurologjisë, të spitalit nr.2, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.Prej korrikut të ’92 u largua në Greqi, pasi u punësua në spitalin KAT Hospital, një ndër më të mëdhenjtë për traumatologjinë dhe ortopedinë.Pas 3 vitesh punë eksperience në KAT Hospital, rikthehet në Shqipëri, për të investuar në ’95 për instalimin e skanerit të parë mjekësor te laboratorët privatë.Në podcast-in “Monitor Business Plus”, më herët zoti Llajo rrëfeu se në të kaluarën ka marrë tre ftesa për pjesëmarrje në politikë, që i refuzoi për shkak të përkushtimit për profesionin.“Ftesën e parë për pjesëmarrje në politikë e mora në vitin ‘96. Por e refuzova, me justifikimin e konfliktit të interesit, të të pasurit kompani private dhe përfshirjes në politikë. Por nuk ishte kjo arsyeja kryesore që nuk u përfshiva në politikë.Me modesti mund të them se ftesa e parë ishte për postin e ministrit të Shëndetësisë.E refuzova me bindjen e fortë që nuk do të hyj në politikë, sepse tek unë dominonte profesionalizmi dhe vijimi i kryerjes së misionit të mjekut. Ftesa e dytë më është bërë në vitin 2005, të cilën përsëri e refuzova.Gjatë kohës më janë bërë edhe ftesa të tjera, një prej tyre është në zgjedhjet e fundit, të cilën sërish me shumë dashamirësi e refuzova”, tha Vasil Llajo, që tashmë është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.Z.Llajo pohon se kaloi disa muaj në dilemë për ftesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 deri në pranimin e saj.Arsyeja e pranimit të ftesës ishte, pasi sipas tij beson se përzgjedhja nga partitë politike të majta dhe të djathta, të figurave intelektuale dhe me dinjitet do të sjellë zbatimin e politikave të reja, për t’i dhënë zhvillim të ri vendit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.