Tag: vasil

  • Fitoi miliarda nga pandemia e koronavirusit, Vasil Llajo bën “katharsis” për zgjedhje: Tani punoj për njerëzit!

    Fitoi miliarda nga pandemia e koronavirusit, Vasil Llajo bën “katharsis” për zgjedhje: Tani punoj për njerëzit!

    Vasil Llajo

    TIRANË- “Veprën nuk e bëj as për vete, as për fëmijët e mi, por pikërisht për njerëzit”. Me këtë shprehje “alla-Prometeu” e përshkroi veten Vasil Llajo, pronari i laboratorëve “Intermedica”, njeriu që është akuzuar më së shumti publikisht se ka abuzuar në qindra mijëra euro me çmimet e testeve të Covid-it dhe që tashmë kërkon votat e qytetarëve, si pjesë e listës së hapur të kandidatëve për deputetë të kryeministrit Edi Rama, në Sarandë.
    Llajo u prezantua nga modertorja Grida Duma në “Top Story” të martën e kësaj jave të fundit elektorale si një “politikan i ri”, pavarësisht moshës së tij, afro 70 vjeç.
    Me kalimin e viteve, kur mosha biologjike të afron në fazën e “gjyshërimit”, ndërgjegja fillon dhe lëshon thirrjet e saj për pastrim. Askush nuk është pa mëkate në këtë botë dhe gjithësecili, në një moshë të caktuar, kërkon “katharsinin”. Biznesmeni Llajo, mesa duket, mund të ketë zgjedhur politikën për të realizuar “katharsisin” e tij. Një zgjedhje jo shumë tipike, duke pasur parasysh se politika, në asnjë vend të botës nuk shihet si lumë i pastër. Aq më tepër në Shqipëri, ku politika, jo vetëm nuk ka shërbyer për pastrim, por, përkundrazi, është përdorur si një mjet efikas për të mbuluar edhe paudhësitë e të shkuarës. Këtë e dëshmojnë plot raste të vjetra e aktuale.
    Megjithatë, Vasil Llajo ka bërë zgjedhjen e tij dhe premton se “do të mendojë vetëm për njerëzit”, pasi paratë nuk i duhen. Kthehemi pak në kohë, në mesin e vitit 2020, kur pandemia e Covid-19 arriti kulmin e saj. Strukturat spitalore publike u përfshinë në kolaps. Qeveria e Edi Ramës ndërmori nismën për “liberalizimin” e kryerjes së testeve (tamponëve) që konstatonin ekzistencën ose jo të virusit Sars-Cov-2. Nën pushtetin e panikut nga sëmundja, si edhe nga nevoja për të lëvizur në kushtet e kufizimit, qindra mijëra qytetarë ishin të detyruar të kryenin testet e Covid.
    “Liberalizimi” ishte krijimi i një lloj monopoli nga ana e qeverisë, duke i dorëzuar licensën përkatëse vetëm dy laboratorëve, në gusht 2020. Njëri prej tyre ishte “Intermedica” e Vasil Llajos. Tjetri ishte “Alnet” i Klodjan Allajbeut.
    Dy laboratorët, në kushtet “monopolistike”, aplikuan çmime shumë të fryra për shqiptarët e varfër-12 mijë lekë të reja për tampon (95 euro).Ky çmim, në dukje shumë abuziv, krahasuar me vendet e tjera, u aplikua për një periudhë 4-mujore, nga gushti deri në nëntor 2020.
    Vetëm pas një reagimi të fuqishëm publik, dy laboratorët, në nëntor të atij viti, u detyruan të ulnin çmimin për tampon në 65 euro (8500 lekë të reja), sërish shumë më i lartë se vendet e rajonit, por edhe shtete të tjera të fuqishme europiane.
    “Boldnews.al” ka raportuar në atë kohë për çmimet abuzive të Vasil Llajos dhe Klodjan Allajbeut.
    Në një hulumtim të kryer nga redaksia, si edhe bazuar në informacione publike, rezultonte se shtete, përfshirë edhe ato të zhvilluara, çmimi për një test PCR është shumë më i ulët në Shqipëri, madje, në vende si Franca edhe 3 herë më pak. Më konkretisht, në Serbi, vlera e një testi PCR në laboratorë privatë është 6 mijë dinarë, rreth 50 euro. Në Kosovë ishin licensuar dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve PCR dhe çmimi varionte nga 40-50 euro.
    Në Bosnje-Hercegovinë, çmimi i një testi PCR (tamponi për Covid-19) është rreth 70 euro. Ndërkohë, në Itali, në rajonin e Sardenjas, një prej më të pasurve në fqinjin tonë përtej Adriatikut, kryerja e një tamponi PCR kushton 70 euro. Referuar gjithnjë asaj kohe, mjeku Ermal Dobi, në një lidhje nga Franca për një emision në Tiranë, deklaroi për një emision në Tiranë se çmimi për një tampon në laboratorët privatë të atij vendi përllogaritet në rreth 23 euro.
    Mjeku Fadil Cani nga Shkupi, po në të njëjtin emision, deklaroi se kryerja e tamponit për Covid-19 në Maqedoni kushton nga 40-60 euro.
    Milionat e fituara nga “paniku” i njerëzve
    Për të kuptuar më qartësisht se sa ka përfituar “Intermedica” e Vasil Llajos dhe “Alnet” i Allabeut nga historia e tamponëve të Covid-it, “Boldnews.al” iu rikthyer arkivit të saj, tek një raportim i datës 18 nëntor 2020. Në atë kohë, redaksia bëri disa llogari të thjeshta, referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të të dy laboratorëve. Drejtuesja “ALNET” të Spitalit Amerikan në atë kohë, Albana Daka, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut deklaroi, ndër të tjera se laboratori që ajo drejton, ka kryer 350 deri në 600 tamponë në ditë.
    Referuar këtyre shifrave dhe duke mbajtur në konsideratë se çmim për tampon ishte 95 euro (12 mijë lekë të reja), atëherë “ALNET” i Spitalit Amerikan, gjatë periudhës Korrik-17 Nëntor 2020, ka arkëtuar në ditë nga 4.1 milionë lekë të reja deri në 7 milionë lekë të reja.
    Më konkretisht;
    – Për sasinë 350 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 33.250 euro (ose 4.1 milionë lekë të reja
    – Për sasinë 600 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 57.000 euro (ose 7 milionë lekë të reja
    Laboratori “Alnet” ka arkëtuar për rreth 4 muaj (120 ditë), kohë që ka aplikuar çmimin 95 euro për tampon, nga 400 mijë euro deri në 685 mijë euro. E shprehur në lekë shqiptare, nga 50 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja.
    Në një situatë të ngjashme fitimi duket se është edhe laboratori tjetër i licensuar, “Intermedica”. Në emisionin e Fevziut, përfaqësuesi i “Intermedica-s”, Vasil Llajo, deklaroi se laboratori kryen 500-600 tamponë në ditë. Duke ndjekur të njëjtën logjikë shifrash, “Intermedica” ka arkëtuar një vlerë që varion nga 47.500 euro (5.8 milionë lekë të reja) deri në 57 mijë euro (7 milionë lekë të reja) në ditë.
    Për rreth 4 muaj, laboratori “Intermedica”, vetëm për tamponin për Covid-19, ka arkëtuar një shifër nga 68 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja./BoldNews

  • Vasil Llajo kandidat i PS në listën e hapur: Dy prioritetet e mia, certifikatat e pronësisë dhe infrastruktura

    Vasil Llajo kandidat i PS në listën e hapur: Dy prioritetet e mia, certifikatat e pronësisë dhe infrastruktura

    Kandidati i PS-së për deputet në listën e hapur të Vlorës, mjeku Vasil Llajo tregon përjetimet e fushatës dhe prioritetet nëse fiton mandatin. Llajo i cili mbulon bashkitë Sarandë, Finiq dhe Konispol, tha se po përpiqet të vizitojë çdo fshat dhe zonë për të dëgjuar nga afër problemet e qytetarëve dhe për të ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë e të sinqertë me ta. ”Jam detyruar të luaj një rol aktiv, duke premtuar gjëra të reja që nuk janë adresuar katër vite më parë dhe të fokusohem te nevojat aktuale të njerëzve”,-u shpreh ai.
    Një nga premtimet e para që Llajo shpalosi ishte zgjidhja e problemit të certifikatave të pronësisë, të cilin e cilësoi një nga problematikat më të mëdha të banorëve të zonës. ”Besoj se është një çështje teknike që mund të zgjidhet me përkushtim dhe buxhet të shtuar nga qeveria qendrore”.

    Infrastruktura mbetet një tjetër prioritet, sidomos në zonat rurale të thella. ”Ka fshatra që janë ende të izoluar për shkak të mungesës së rrugëve. Kjo e bën jetën më të vështirë për banorët”. Në fund, ai theksoi se politika nuk do ta largojë nga profesioni i mjekut, të cilit i është përkushtuar prej vitesh. ”Do të vijoj aktivitetin tim mjekësor. Politika për mua është një mision shtesë, jo një zëvendësim”.

  • INTERVISTA/ Dr. Vasil Llajo – Mjeku që ka shërbyer për dekada dhe tani kërkon besimin e qytetarëve në Parlament (VIDEO)

    INTERVISTA/ Dr. Vasil Llajo – Mjeku që ka shërbyer për dekada dhe tani kërkon besimin e qytetarëve në Parlament (VIDEO)

    Ka mbi 40 vite që ka shkelur me këmbë çdo cep të qarkut të Vlorës, veçanërisht në Finiq, Konispol, Delvinë, por edhe në Novoselë, Nartë, Zvërnec, Himarë dhe Vlorë. Që prej vitit 1983, doktori i njohur Vasil Llajo nuk i ka braktisur asnjëherë qytetarët e vendit dhe qarkut të tij. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të kandidojë me listë të hapur, duke besuar fuqimisht tek vlerësimi dhe mbështetja e bashkëqytetarëve të tij, në çdo cep të qarkut.
    Doktor Vasili shprehet se ka besim se mund të përballet sy më sy me çdo banor të qarkut, për t’u kërkuar mbështetjen dhe për të qenë zëri i tyre në Parlamentin e Shqipërisë. Ai flet për përvojën e tij shumëvjeçare, për avantazhet që ka si kandidat, për rëndësinë e listës së hapur dhe përballjen me kundërshtarët politikë.
    Ndër të tjera, ai thekson rolin e Partisë Socialiste në këtë garë zgjedhore dhe aspiratën për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian. Ai ndalet edhe te specifikat e zonës që përfaqëson, çfarë ajo ka për të ofruar për qytetarët, si dhe premtimet konkrete që synon të realizojë nëse merr mbështetjen e tyre.
    Jetëshkrimi
    Dr. Vasil Llajo është mjek anestezist, sipërmarrës vizionar dhe një nga emrat më të respektuar në fushën e shëndetësisë në Shqipëri dhe rajon. Me një karrierë që përfshin më shumë se katër dekada, ai ka kombinuar përvojën e drejtpërdrejtë me pacientët me një vizion të qartë për modernizimin e shërbimeve mjekësore në vend.
    I lindur në Sarandë dhe i rritur me frymën e punës dhe përkushtimit ndaj njerëzve, Dr. Llajo e nisi profesionin si mjek në zonat më të thella të jugut, në Konispol dhe fshatrat përreth, atje ku mungonin edhe shërbimet më bazike mjekësore. Me çantën e ilaçeve dhe librat e mjekësisë në krah, ai përshkonte kilometra në këmbë për të shërbyer banorëve, duke u bërë për ta jo vetëm mjeku dhe kirurgu, por edhe miku më i afërt.
    Pas viteve të shërbimit në terren, karriera e tij vijoi në Tiranë si anestezist dhe më pas në spitalin “KAT” të Athinës, ku u përball me standardet më të larta të mjekësisë europiane. Kjo përvojë e thellë ndërkombëtare i dha hov vizionit të tij për të sjellë teknologjinë më të avancuar mjekësore në Shqipëri.
    Dr. Llajo është themeluesi i laboratorit të parë privat në vend, si dhe i disa kompanive lider në fushën e pajisjeve mjekësore dhe ortopedisë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi. Nën drejtimin e tij u ngrit qendra e parë që instaloi skanerin CT në Shqipëri, si dhe u zhvilluan diagnostika molekulare dhe citogjenetike, duke i hapur rrugën një epoke të re në kujdesin shëndetësor.
    Sot, rrjeti i laboratorëve dhe qendrave të tij diagnostikuese punëson mbi 600 profesionistë dhe ofron kujdes shëndetësor me standardet më të larta për mijëra qytetarë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi.
    Nga fshatrat e skajshme të Konispolit deri te ndërtimi i një rrjeti modern diagnostik, Dr. Llajo njeh më mirë se kushdo nevojat reale të qytetarëve për një sistem shëndetësor të barabartë, cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë.
    Ai beson se tani është koha që përvoja, integriteti dhe njohja e thellë e sistemit të shëndetësisë të përfaqësohen me dinjitet në Kuvendin e Shqipërisë, për të garantuar politika më të drejta, më humane dhe në funksion të mirëqenies së njerëzve.

  • Mjeku që sfidon politikën – intervistë me kandidatin Vasil Llajo

    Mjeku që sfidon politikën – intervistë me kandidatin Vasil Llajo

    1. Kush është Vasil Llajo për qytetarët e Sarandës?Unë jam një bir i këtij qyteti. Kam lindur dhe jam rritur në Sarandë, ku kam shërbyer për vite me radhë si mjek urgjence, përballë çdo situate dhe çdo familjeje që kishte nevojë. Sot, rikthehem me një tjetër mision – të jem zëri i qytetarëve të mi në Parlament.
    2. Çfarë ju shtyu të hyni në politikë?Ndjeshmëria ndaj problemeve që përballojnë qytetarët çdo ditë. Si mjek kam parë qe mund te behet me shume në sistemin shëndetësor dhe si qytetar kam përjetuar investimet në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillim lokal por per to kemi detyre te bejme edhe me shume. Dua të ndihmoj që zëri i Sarandës të dëgjohet fort në Parlament.

    3. Cilat janë tri prioritetet kryesore që keni për Sarandën?E para, përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe aksesit në shërbime mjekësore cilësore. E dyta, zhvillimi i turizmit gjithëvjetor përmes infrastrukturës dhe promovimit kulturor. Dhe e treta, më shumë investime për të rinjtë – në arsim, punësim dhe sipërmarrje dhe infrastrukture ne bashkepunim te forte me pushtetin lokal.
    4. Si mendoni t’i realizoni këto?Duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe me komunitetin lokal. Prioritet do t’i japim fondeve për infrastrukturë spitalore, subvencioneve për bizneset turistike dhe krijimit të një qendre multifunksionale për të rinjtë.
    5. Si i konsideroni pritshmëritë e qytetarëve ndaj jush si kandidat?Më njohin si mjekun që nuk ka munguar kurrë kur është thirrur. Tani pres të më shohin edhe si përfaqësuesin që nuk do t’i lërë vetëm, që do t’u japë zë dhe zgjidhje çështjeve të tyre.
    6. Cila është lidhja juaj me Partinë Socialiste dhe çfarë përfaqëson ajo për ju?Partia Socialiste përfaqëson një forcë progresi dhe zhvillimi. Është forca që ka investuar më shumë në jugun e vendit dhe që garanton stabilitet për vazhdimësinë e projekteve. Unë besoj në vizionin e saj për një Shqipëri Evropian më të fortë dhe një Sarandë më të zhvilluar dhe te integruar ne BE.
    7. Nëse do të kishit vetëm një mesazh për votuesit tuaj, cili do të ishte ai?Të më besojnë si një njeri i vendosur për t’i shërbyer. Nuk vij nga jashtë politikës për të premtuar, por nga terreni i realitetit dhe i biznesit për të realizuar.
     

  • Dr. Vasil Llajo: Jam këtu për të qenë zëri juaj në Parlament

    Dr. Vasil Llajo: Jam këtu për të qenë zëri juaj në Parlament

    Dr. Vasil Llajo: “Jam këtu për të qenë zëri juaj në Parlament”
     
    Në disa takime emocionuese me qytetarët e Sarandës, Dr. Vasil Llajo – një prej figurave më të njohura të komunitetit, mjek dhe sipërmarrës i suksesshëm – u prezantua zyrtarisht si kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste. Me një profil të formuar jashtë politikës, ai kërkon tashmë votëbesimin e bashkëqytetarëve për të sjellë zërin e tyre në Parlament.
     

     
     
    Takimet u zhvilluan edhe në prani të drejtuesit politik të Qarkut Vlorë, z. Bledi Çuçi, dhe kandidatëve të tjerë të listës së hapur të PS-së, ku Dr. Llajo ndau me të pranishmit arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës elektorale.
     
    “Kam kërkuar të jem në listën e hapur, jo në një vend të sigurt. Nëse do të isha në një listë të mbyllur, sot nuk do të isha këtu para jush, por ndoshta diku ulur në kafene. Nuk është në natyrën time të qëndroj pasiv. Jam mësuar të përballem me sfida dhe të jem gjithmonë në shërbim të njerëzve,” – u shpreh ai mes duartrokitjeve.
     
    Dr. Llajo theksoi se kandidatura e tij buron nga dashuria për qytetin ku ka lindur dhe jetuar, një qytet të cilin e ka shërbyer për vite me radhë si mjek dhe qytetar aktiv. “Shumë prej jush i njoh me emër e me fytyrë. Kam qenë gjithmonë pranë jush, dhe tani dua të jem më pranë se kurrë – në një rol përfaqësues, ku fjala ka peshë dhe veprimi ka ndikim.”
     
    Ai shtoi se përmes angazhimit në Kuvend do të mund të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të Sarandës – në shëndetësi, infrastrukturë, turizëm dhe përmirësim të jetës së përditshme të qytetarëve.
     
    Fjalet e tij jane pritur shpeshhere me emocione dhe duartrokitje nga të pranishmit, që shprehën mbështetje të qartë për një figurë që vjen nga terreni dhe që ka ndërtuar me vite besimin e komunitetit.
     
    Vlen të theksohet fakti se Doktor LLajo ka qenë gjithmonë prezent në Sarandë, ai është një person që humanizmin e mjekut e ka pasur gjithmonë si angazhim për të ndihmuar njerëz të shumtë në ditë të vështira duke i dhënë zgjidhje situatave të vështira shëndetësore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vasil Llajo takim me banorët në Ksamil: Më shumë investime në infrastrukturë

    Vasil Llajo takim me banorët në Ksamil: Më shumë investime në infrastrukturë

    Vasil Llajo takim me banorët në Ksamil: Më shumë investime në infrastrukturë
     
    Kandidati për deputet doktor Vasil Llajo, zhvilloi takim me banorët në Ksamil, një prej zonave turistike më të frekuentuara nga turistë vendas e të huaj.
     

     
    Edhe pse zhvillimi dhe ndryshimi që ka pësuar Ksamili i ka dhënë hov rritjes të turizmit dhe mirëqenies, i siguroj banorët se do të kërkoj më shumë investime në infrastrukturë, promovim dhe mbështetje për bizneset lokale për t’i ofruar familjeve tuaja ekonomi më të mirë.
     
    Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, ju siguroj që do të jem zëri juaj përfaqësues në Kuvend, u shpreh doktor Vasili në takim me banorët në Ksamil. 
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Tabaku në ”Vasil Shanto”: Nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për ndryshim ndihet qartë

    Tabaku në ”Vasil Shanto”: Nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për ndryshim ndihet qartë

    Jorida Tabaku e cila garon në listën e hapur të PD-së në qarkun Tiranë, ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të zonës ”Vasil Shanto”. Në rrjetet sociale kandidatja për deputete shkruan se nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë.
    ”Në Vasil Shanto, çdo bisedë është kujtesë pse kjo fushatë ka rëndësi: sepse qytetarët nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për politika që prekin jetën e tyre: çmimet, taksat, të ardhurat. Nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë.

    Më 11 maj, voto për një ekonomi që mbron qytetarin.Voto Partinë DemokratikeVoto Jorida Tabaku”.

  • Vasil Llajo, kandidati i PS që po e zhvillon fushatën më shumë në televizor se në terren

    Vasil Llajo, kandidati i PS që po e zhvillon fushatën më shumë në televizor se në terren

    Vasil Llajo, një nga kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun Vlorë, ka zgjedhur një strategji të pazakontë për fushatën e tij zgjedhore: një prani të shtuar në mediat televizive dhe thuajse inekzistente në terren. Në një kohë kur shumica e kandidatëve përpiqen të fitojnë zemrat e votuesve përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe kontakteve me komunitetin, Llajo duket se ka zgjedhur të bëjë fushatë përmes ekraneve televizive.
    Ai është bërë tashmë një figurë e njohur në emisionet kryesore të mbrëmjes, ku promovon veten dhe programin e tij politik. Këto dalje mediatike janë kthyer në një formë marketingu të pastër personal, por që sipas shumë qytetarëve të zonës, nuk mund të zëvendësojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit.
    Nga ana tjetër, mungesa e tij në terren po ngjall shqetësim në bazën elektorale socialiste, ku shumë ndihen të anashkaluar. Në rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Vlorës, Vasil Llajo shihet rrallë, duke i lënë hapësirë dyshimeve nëse kjo strategji do të japë frytet e dëshiruara më 2025.
    Fushatat në Shqipëri historikisht janë fituar me terren, me kontakt të ngushtë me qytetarin, dhe jo vetëm me dalje të kuruara në media. Rreth kësaj strategjie të Llajos, mbetet për t’u parë nëse votat merren përmes kamerës apo përmes shtrëngimit të dorës. /Sarandanews.com/

  • Vasil Llajo takime me banorët në Navaricë: Zhvillim dhe zgjidhje për infrastrukturën

    Vasil Llajo takime me banorët në Navaricë: Zhvillim dhe zgjidhje për infrastrukturën

    Vasil Llajo takime me banorët në Navaricë: Zhvillim dhe zgjidhje për infrastrukturën
     
    Navarica ishte ndalesa e radhës në turin elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, doktor Vasil Llajo, i cili zhvilloi takime me banorët e zonës për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndarë vizionin e tij për të ardhmen.
     

     
    Gjatë fjalës së tij, doktor Vasil Llajo vlerësoi potencialin e Navaricës për zhvillim të qëndrueshëm, duke theksuar se investimet, si nga banorët vendas ashtu edhe nga emigrantët, janë çelësi për rritjen ekonomike të zonës.
     
    “Infrastruktura është një nga pengesat kryesore me të cilat përballen banorët në Navaricë. Do të angazhohem personalisht për ta zgjidhur këtë problem dhe për të përmirësuar jetesën në këtë komunitet,” u shpreh ai.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Luiza Xhuvani i rikthehet fushatave, krah për krah me Vasil Llajon në Sarandë

    Luiza Xhuvani i rikthehet fushatave, krah për krah me Vasil Llajon në Sarandë

    Pas një shkëputjeje të gjatë nga jeta politike, ish-deputetja Luiza Xhuvani është rikthyer sërish në skenën publike.
    Këtë herë, ajo është parë në krah të kandidatit të Partisë Socialiste për zonën e Sarandës, Vasil Llajo, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Xhuvani, e cila përfaqësoi Sarandën në Kuvendin e Shqipërisë deri në vitin 2014, u tërhoq nga politika pas një ngjarjeje tragjike që përfshiu familjen e saj.
    Djali i saj, Kostandin Xhuvani, u dënua me 35 vite burg për një vrasje të katërfishtë të ndodhur në shkurt të vitit 2014, e cila e shtyu Xhuvanin të jepte dorëheqjen nga mandati i saj parlamentar.