Tag: vasil

  • Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

    Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

    Gjatë ditëve të fushatës elektorale, shumë media transmetuan pambarimisht një spot elektoral për kandidatin socialist të Sarandës, Vasil Llajo. Në këtë spot, zoti Llajo përshkruhej si bir i Sarandës, që kishte ardhur me mision në politikë për të ndihmuar njerëzit. Paralelisht me spotet ai u shfaq shpesh në shumë emisione prime time.Cdo kandidat është në të drejtën e tij të bëjë fushatë. Por problemi është se PR i zotit Llajo financohet edhe me paratë e buxhetit, për pacientët që dergjen në spitalet publike të vendit.

    Një ditë pasi ishin numëruar votat dhe Vasil Llajo ishte shpallur fitues nga lista e hapur në qarkun e Fierit, në llogarinë e kompanisë së tij, Layo, mbërritën 154 mijë euro. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, përmes Spitalit Universitar të Traumës.

    Ky ishte vetëm kësti i radhës, që qeveria derdh në llogaritë e kompanisë së deputetit të saj.

    Layo sh.p.k është pjesë e një grushti kompanish, të cilat kontrollojnë tregun e pajisjeve spitalore në Shqipëri, veçanërisht atë që lidhet me protezat ortopedike.

    Sipas të dhënave nga thesari i shtetit, në pesë vitet e fundit, Layo ka marrë gati 3.5 milionë euro pagesa nga paratë e qytetarëve për furnizimin e spitaleve me proteza. Por Layo është vetëm njëra nga kompanitë, përmes të cilave zoti Llajo merr bekime nga buxheti. Kompania tjetër është Sëissmed.

    Edhe kjo kompani, e cila furnizon pajisje mjekësore, ka marrë gati 2 milionë euro të tjera nga autoritetet publike kontraktore. Muajt e shkuar opozitë kërkoi me ngulm djegien e mandatit të deputetit tjetër socialist Vullnet Sinaj. Kjo pasi disa institucione kishin blerë 35 mijë euro produkte në rrjetin e tij të marketeve.

    Vasil Llajo, ende nuk është bërë deputet zyrtarisht. Por 35 mijë euro ai i thith në javë nga buxheti i shtetit. Në finale, Vasil Llajo nuk është përjashtimi, por rregulli.

    Kjo është një maxhorancë që ka qenë gjithmonë e zhytur thellë në konfliktin e interesit. Deri në pikën që një pjesë e madhe e deputetëve të saj, ishin aksioner drejtëpërdrejtë në kompani që merrnin miliarda nga fondet publike. Pjerin Ndreu, Sadri Abazi, Safet Gjici e shumë të tjerë ishin të mandatuarit me duart në thesin e parave publike.

    Paralelisht me këta, kjo maxhorancë ka prodhuar edhe ministra me kompani familjare, që merrnin asete publike apo dhe status të veçantë. Dhe në fund, ishin dhe aksionerët e fshehtë të skemave 5D.

    Nëse ka një moçal, në politikën shqiptare ai është ky. Zotit Llajo thjesht i ka rënë barra ose fati i madh të jetë pjesë e tij. Me mision për t’u shërbyer njerëzve. Por edhe për të futur ngapak duart tek paratë e qytetarëve./Kapitali.al

  • Mbyllet numërimi, Vasil Llajo zgjidhet deputet i Finiqit

    Mbyllet numërimi, Vasil Llajo zgjidhet deputet i Finiqit

    Është përmbyllur numërimi i votave të diasporës, duke dhënë verdiktin përfundimtar për garën e fundit të pasigurt në qarkun e Vlorës. Kandidati i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, është deputeti i 9-të nga Partia Socialiste që shkon në Kuvend.
    Llajo ishte në avantazh me 272 vota ndaj rivalit të tij më të afërt, ish-nënkryetarit të bashkisë, Klevis Kaso. Votat e ardhura nga diaspora jo vetëm që nuk e ndryshuan këtë epërsi, por përforcuan pozicionin e Llajos, duke thelluar më tej diferencën.
    Me këtë rezultat, përmbyllet edhe ndarja e mandateve në qarkun e Vlorës, duke shënuar një fitore të qartë për Partinë Socialiste me 9 mandate.

  • VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në ‘Vasil Shanto’, numëruesi njofton votat për subjektet në një mënyrë aspak… të zakontë  

    VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në ‘Vasil Shanto’, numëruesi njofton votat për subjektet në një mënyrë aspak… të zakontë  

    Procesi i numërimit të votave në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, njësia 5, po kalon me ritme të shpejta dhe me shumë humor.

    Një prej numëruesve të votave ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe interesante për të njoftuar emrat e subjekteve politike.
    Video, nuk ka nevojë për shumë komente…

     

    Top Channel

  • “Plas” gallata në “Vasil Shanto”, numëruesi shpërthen me të qeshur qendrën e numërimit të votave

    “Plas” gallata në “Vasil Shanto”, numëruesi shpërthen me të qeshur qendrën e numërimit të votave

    Numërimi në njësinë 5 në Tiranë po shkon drejt fundit.

    Ndërkohë e gjitha palestra e shkollës ‘Vasil Shantos’ është shpërthen në të qeshura.
    Një prej numëruesve Pejan Krasniqi sa herë dali vota për PD nuk thotë PD por Berisha.
    E sa herë ka votë për PS lexon emrin e Erion Braçes i cili është ulur përballë në shkallën e katërt të palestrës.
    Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se në këtë njësi janë numëruar 79 kuti nga 96.
    PS  ka marrë 15114 vota, ndërsa PD ka siguruar 8931 vota.
    Mundësia e Agron Shehajt ka mbledhur 2297 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë  vetëm 1347.
    Nisma Shqipëria Behet ka marrë 1137 vota, ndërsa PSD 614 vota.
    E fundit renditet partia e Lulzim Bashës me 370 vota.
     

    Top Channel

  • “Plas” gallata në “Vasil Shanto”/ Numëruesi shpërthen me të qeshur qendrën e numërimit, sa herë del vota për PD ai…

    “Plas” gallata në “Vasil Shanto”/ Numëruesi shpërthen me të qeshur qendrën e numërimit, sa herë del vota për PD ai…

    Numërimi në njësinë 5 në Tiranë po shkon drejt fundit.
    Ndërkohë e gjitha palestra e shkollës ‘Vasil Shantos’ ka shpërthyer në të qeshura.

    Një prej numëruesve Pejan Krasniqi sa herë dali vota për PD nuk thotë PD por Berisha.
    E sa herë ka votë për PS lexon emrin e Erion Braçes i cili është ulur përballë në shkallën e katërt të palestrës.
    Gazetari , Muhamed Veliu raporton se në këtë njësi janë numëruar 79 kuti nga 96.
    PS  ka marrë 15114 vota, ndërsa PD ka siguruar 8931 vota.

    Mundësia e Agron Shehajt ka mbledhur 2297 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë  vetëm 1347.
    Nisma Shqipëria Behet ka marrë 1137 vota, ndërsa PSD 614 vota.

    E fundit renditet partia e Lulzim Bashës me 370 vota.

  • Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

    Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

    Me tensione është shoqëruarar procesi i numërimit në një qendër në “Vasil Shanto” në Tiranë.

    Sipas gazetarit tonë që po ndjek procesin, Muhamet Veliu, shkak për tensionet është bërë një fletë votimi që u shpall e pavlefshme.
    Ka pasur një debat me fjalë mes një numëruesi dhe një vëzhguesi, por është shuar shpejt.
     

    Top Channel

  • Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ja shkaku

    Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ja shkaku

    Me tensione është shoqëruara procesi i numërimit në një qendër në “Vasil Shanto” në Tiranë.

    Sipas gazetarit tonë që po ndjek procesin, Muhamet Veliu, shkak për tensionet është bërë një fletë votimi që u shpall e pavlefshme.
    Ka pasur një debat me fjlaë mes një numëruesi dhe një vëzhguesi, por është shuar shpejt.

  • Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë

    Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë

    Ka nisur me intensitet dorëzimi i kutive të votimit për njësinë administrative nr. 5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, e cila shërben si qendër numërimi për këtë zonë.
    Kjo njësi është më e madhja në kryeqytet dhe përfshin gjithsej 96 kuti votimi.Procesi i transportit dhe dorëzimit të kutive po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, nën vëzhgimin e komisionerëve dhe forcave të rendit.
    Numërimi i votave në njësinë nr.5 pritet të nisë menjëherë pas mbërritjes së të gjitha materialeve zgjedhore, me përfshirjen e komisionerëve të të gjitha forcave politike dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
    Procesi i numërimit në këtë zonë do të jetë vendimtar për balancat zgjedhore në Tiranë, duke marrë parasysh peshën e madhe elektorale që përfaqëson njësia nr.5.

  • I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

    I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

    Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur sot gjatë një interviste televizive me Dr. Vasil Llajon, kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës.
    Vetëm pak metra larg vendit ku po zhvillohej intervista, një i ri nga Saranda është përfshirë nga kriza epilepsie.
    Pa humbur kohë, Dr. Llajo ka lënë intervistën dhe është nisur për t’i dhënë ndihmën e parë të riut, duke u treguar edhe një herë se mjeku mbetet gjithmonë në shërbim të jetës, pavarësisht rrethanave. Sipas burimeve të para, gjendja e djalit ka qenë e stabilizuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur rrezik për jetën.
    Dr. Llajo, së bashku me disa mbështetës të pranishëm, ka pritur ambulancën dhe është siguruar personalisht që djali të merrte trajtimin e nevojshëm.
    Ky gjest human ka tërhequr vëmendjen dhe ka fituar vlerësimin e të pranishmëve, duke konfirmuar edhe një herë profilin human dhe profesional të Dr. Vasil Llajos.