Tag: vasil

  • Malltezi poston foton me Vasil Dhimitrin: Hero i demokracisë, si u torturua nga vjehrri i Fugës së Ramës

    Malltezi poston foton me Vasil Dhimitrin: Hero i demokracisë, si u torturua nga vjehrri i Fugës së Ramës

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka postuar në faqen e tij në facebook një foto me Vasil Dhmitrin që është një ndër organizatorët e protestës së heshtur të 1990 në Tiranë dhe që u torturua në mënyrë makabre nga regjimi diktatorial në grahmat e fundit të tij.

    “Meriton respektin e gjithë shqiptarëve qoftë se ishte i qartë kur të tjerët ishin në gjumë, qofte se ishte trim dhe doli të sfidojë diktaturën, dhe qofte se qëndroi burrë ndaj torturave të banditëve qoftë fizike dhe qoftë ordinere dhe banale të Mark Pëllumbit të Fugës se Ramës”, shkruan Malltezi.

    Postimi:

    Ky është Vasil Dhimitri, hero i demokracisë. Një ndër organizatorët e protestës së heshtur të 1990. Tortura shtazarake nga banditët hetues sigurimi e prokurorë, përfshi 6 herë elektroshot dhe pësoi 2 vdekje klinike e përfundoi 29 ditë në psikiatri të burgut. 11 ditë i lidhur duar e këmbë dhe me kokore në kokë se krimi i tij meritonte pushkatim (pa vendim gjykate fare se për hetuesit dhe prokurorët gjyqtarët ishin shkopi për banjon – e huazuar nga libri i Nuredin Skraparit) por fatmirësisht ardhja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Peres de Kuelar në 1990 e shpëtoi. Meriton respektin e gjithë shqiptarëve qoftë se ishte i qartë kur të tjerët ishin në gjumë, qofte se ishte trim dhe doli të sfidojë diktaturën, dhe qofte se qëndroi burrë ndaj torturave të banditëve qoftë fizike dhe qoftë ordinere dhe banale të Mark Pëllumbit të Fugës se Ramës.

  • Vasil Vasili kthehet pas 35 vitesh me ekspozitën ‘Asnjëherë shumë larg’

    Vasil Vasili kthehet pas 35 vitesh me ekspozitën ‘Asnjëherë shumë larg’

    Galeria “Art Saranda” hapi këtë vit sezonin me ekspozitën e parë të skulpturës, e cila vjen nga Kanadaja dhe është realizuar nga artisti Vasil Vasili. Ai është një pasionant i vizatimit dhe skulpturës, i cili ka filluar rrugëtimin e tij artistik në ish-Shtëpinë e Kulturës në Sarandë.

    Pas 35 vitesh, Vasili është rikthyer në qytetin ku nisi ëndrra e tij artistike, duke e përshkruar këtë ekspozitë si një udhëtim shpirtëror që sjell përjetimet, emocionet dhe lidhjen me kulturën, arkitekturën dhe traditat lokale në një formë të veçantë artistike.

    Kuratorja e ekspozitës, Katerina Kosqina, theksoi se secila prej veprave pasqyron përjetimet e thella dhe kujtimet e autorit, të cilat janë shndërruar në art. Ajo përmendi se përkundër sfidave të shumta në jetën e tij, Vasili ka ruajtur një lidhje të fortë me vendin e tij, që reflektohet në temat që trajton si: shtëpia, vetmia dhe kujtimet personale si pasaporta e vjetër dhe e re.

    Drejtori i Galerisë, Lefter Çeko, tregoi se në hyrje të ekspozitës ndodhen portreti i babait të artistit, një skulpturë e nënës së tij dhe disa vizatime nga periudha kur ishte ushtar, si një kujtim i fillimeve të tij artistike.

    Ekspozita “Asnjëherë shumë larg” do të qëndrojë e hapur në Galerinë “Art Saranda” deri në mes të shtatorit, duke ofruar një mundësi për të njohur më thellë punën dhe rrugëtimin e Vasil Vasilit./KultPlus.com

  • “Asgjëkundi shumë larg”, ekspozita e skulptorit Vasil Vasili në galerinë “Art Saranda”

    “Asgjëkundi shumë larg”, ekspozita e skulptorit Vasil Vasili në galerinë “Art Saranda”

    Në galerinë “Art Saranda” është çelur ekspozita personale e skulptorit me origjinë nga Saranda, Vasil Vasili, me titullin “Asnjëherë shumë larg / Never too far away”.

    Kjo është ekspozita e parë e skulpturës për vitin 2025 në këtë galeri dhe njëherazi përfaqëson një rikthim simbolik të autorit në vendlindje, pas një periudhe 35-vjeçare të jetës në distancë.
    Ekspozita është kuruar nga Katerina Koskina, e cila në fjalën e saj vlerëson dimensionin jetësor dhe artistik të veprave të autorit.
    “Vasil Vasili jetoi vite të vështira, por me dashuri për vendin e tij. Të gjitha peripecitë e jetës ishin në memorjen e tij dhe kur u bë artist, u pasqyruan në veprat e tij, që lidhen me shtëpinë, me vetminë, me pasaportën e tij të vjetër dhe të re, pasi hyri në një shoqëri të hapur. Këtë e bën si skulptor me krijimtari dhe me poezi”, tha katerina Koskina.
    Ekspozita është e ndarë në disa pjesë. Në hyrje janë vendosur punimet e hershme të artistit, që mbajnë gjurmët e fillimeve të tij në kurset e vizatimit dhe skulpturës në ish Shtëpinë e Kulturës së Sarandës.
    “Para viteve ’90, Vasili ka qenë në kurset e Shtëpisë së Kulturës për vizatim dhe skulpturë, dhe këtë e tregon në punimet e hershme në këtë ekspozitë, duke sjellë portretin e babait, të nënës dhe shumë frymëzime nga jeta në fshat e nga koha e ushtrisë. Njëkohësisht i bashkëngjiten edhe vepra të realizuara kur ishte në Akademinë e Arteve.
    Në sallën e dytë kemi vepra të pjekurisë së tij. Ai krijon kodet e tij të komunikimit nëpërmjet formave të skulpturës, që do të thotë të gjitha kujtimet e tij që nga vegjëlia deri sa po rritet ,që nga urat, nga mënyra sesi një ndërtues ndërtonte murin, sesi zgjidhte gurin e madh dhe të vogël ,këtë motiv ka përzgjedhur. Pikërisht përballë kemi një motiv të quajtur ‘Çelësi i Urave’, nën mesazhin që ‘mali me malin nuk takohet, por një urë i lidh’”, u shpreh Lefter Çeko, drejtor i galerisë “Art Saranda”.
    Në sallat e tjera shfaqen vepra të pjekurisë artistike të autorit që përfshijnë struktura me elementë druri, mermeri, gurë dhe libra të shndërruara në skulptura dhe instalacione që përçojnë përvoja personale, kujtime të vendit të origjinës dhe kontakte me kultura të tjera.
    “Ekspozita është një udhëtim i imi shpirtëror që prej ditës që filloi dashuria për artin dhe kthehem si Odisea pas 35 vjetëve me ekspozitën vetjake në Sarandë. Janë kujtimet, emocionet, komunikimi im me elementët e traditës, të arkitekturës, të vendit tonë ,të interpretuara në një mënyrë artistike”, u shpreh Vasil Vasili, skulptor.
    Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm shumë të ftuar, përfaqësues të artit dhe diplomacisë.
    Vasil Vasili, lindur në fshatin Braillat Shqipëri, në vitin 1964, ka kryer studimet në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë dhe më pas në Akademinë e Arteve në Filadelfia, SHBA.
    Ai ka realizuar ekspozita personale në Gjermani, Greqi dhe SHBA, ndërsa veprat e tij gjenden në koleksione dhe hapësira publike në vende si Shqipëria, Greqia, Kanadaja, SHBA, Franca, Koreja e Jugut, Arabia Saudite e të tjera. Me këtë ekspozitë në Sarandë, Vasili shënon një kthim artistik dhe simbolik në vendin ku nisi rrugëtimin e tij.
    Ekspozita “Asnjëherë Shumë Larg” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në mesin e muajit shtator në ambientet e Galerisë “Art Saranda”.
     
     

    Top Channel

  • Kush ishte shqiptari që u bë princ dhe sundoi për 19 vite Moldavinë

    Kush ishte shqiptari që u bë princ dhe sundoi për 19 vite Moldavinë

    Shkruan: Marin Mema

    Një nga figurat më pak të trajtuara nga historiografia shqiptare është padyshim ajo e Vasil Koçit ose Vasil Lupu, siç njihet më gjerë, njeriu që për më se 19 vjet qëndroi mbi fron si princ i Moldavisë.

    Por kush ishte Vasil shqiptari, siç i pëlqente shpesh të identifikohej apo “ujku”, siç e njihnin të tjerët për shkak të intrigave të shumta që e hipën në pushtet…

    Për prejardhjen e familjes Koçi ka disa teza. Njëra prej tyre i identifikon paraardhësit me rrënjë nga Shqipëria Jugore, të emigruar në fshatin Arbanas në Bullgari, ku ende jeton një komunitet shqiptar. Një tjetër i vendos, pas mbërritjes në Bullgari, në një zonë pranë qytetit Razgrad. Duke qenë se studimet e mirëfillta për këtë figurë mungojnë, edhe vendi i origjinës së saktë të familjes është i vështirë të thuhet. Elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.

    Vasili lindi në vitin 1595, duke qenë një nga 8 fëmijët e Nikollë Koçit. Ky i fundit u vendos në territoret rumune pas një kryengritjeje të dështuar, me ndihmën e një prej princërve të kohës, Radu Mihneas. Pas vdekjes së të atit, familja u vendos në Moldavi, ku nisi rrugëtimin ”ujku” shqiptar.

    Vasili pati pozicione të larta gjatë viteve 1626 – 1629 dhe 1633, kur në sundim të Moldavisë ishte Miron Barnovchi. Në 1634-n, si kundërpërgjigje e fisnikëve vendas ndaj forcimit të konkurrentëve grekë dhe levantinë, ai u zgjodh princ i Moldavisë. Ky vendim ishte rezultat i vendosmërisë dhe forcës që ai tregoi në revoltën ndaj princit Alexandru Ilias dhe njerëzve të tij. Vasil Koçi u mbështet mjaft edhe nga një sundimtar tjetër, Matei Basarab, princ i Vllahisë, si dhe pashai turk i Silistrës, Mehmet Abza. Hipja në fron e sundimtarit shqiptar konsiderohej si një sukses jo thjesht ushtarak, por edhe për vetë reformat modernizuese që ai  ndërmori, ashtu si edhe investimet që ruhen ende sot.

    Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi. Ky dokument i veçantë u quajt Romanesca de Invitatura ose kodi i Vasil Luput dhe i dha prioritet jo thjesht anës juridike, por edhe elementeve të tjera, siç ishte gjuha rumune. Kjo reformë shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare, të hartuara dhe publikuara sipas një stili romano – bizantin.

    Jo më kot filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të rizgjimit dhe rikthimit në dritë nga errësira e barbarive që shtriheshin në vend. Vasili ishte një drejtues i aftë jo thjesht në politikën e brendshme, por edhe në rrafshin diplomatik. Ai mbajti marrëdhënie me të gjitha superfuqitë përreth, duke forcuar lidhjet me Vjenën, Varshavën, Moskën etj. Pozita e tij u bë kaq e rëndësishme sa shpesh ai ndërhyri për të forcuar rolin dhe pushtetin e tij edhe në konflikte, siç është ai në Krime, në vitet 1635 – 1637 apo në krizën turko – ruse për qytetin e Azovit, në vitet 1637 – 1642.

    Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Lashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase.

    Ai ndërtoi mjaft objekte kulti, ndër të cilat edhe kishën e “Tre Hierarkëve”, një monument i mbrojtur nga UNESCO.  Në fakt, princi Vasil u shndërrua në një mbrojtës të ortodoksisë jo vetëm në territoret e tij, por edhe shumë më gjerë.  Shuma të mëdha parash iu dhanë, me urdhrin e tij, Patriarkanës së Kostandinopojës dhe Jerusalemit, ashtu si manastirit të malit Athos në Greqi. Më se 30 kisha dhe manastire në Moldavi u ngritën prej tij, ndërkohë që bamirësi të tjera bëri edhe në Poloni, Bullgari etj.

    Paralelisht me investimet, Vasil Koçi kërkoi të forconte pushtetin duke u përpjekur të përfshinte nën sundim zotërime të reja. Nëse me princin e Transilvanisë, Gheorghe Rakoczi I, mbajti marrëdhënie mjaft të mira të bazuara mbi dy traktate të nënshkruara në vitet 1638 dhe 1646,  me një ish-aleatin e dikurshëm, princin e Vllahisë, Matei Basarab, që e mbështeti për të hipur në fron, gjërat shkuan ndryshe. Etja për territore bëri që Vasil Koçi t’i shpallte luftë rivalit të tij. Për këtë qëllim, ai lidhi  edhe krushqi me ushtarakun e lartë të kozakëve, Bohdan Chmelnyckij, i njohur ndryshe si Bogdani i Zi.  Princi shqiptar i dha vajzën e tij, Ruksandrën, djalit të Bohdanit. Pozicionet kyçe nën sundimin e tij i mbanin jo thjesht njerëzit më besnikë, por mbi të gjitha të afërmit. Mjafton të përmendet fakti se 10 nga 17 guvernatorë ishin familjarë të sundimtarit tregues i kujdesit që Vasil Koçi tregonte për të mos forcuar njerëz të jashtëm që mund t’i cenonin pushtetin, por ishte pikërisht kjo etje për rritje të pushtetit që e rrëzoi.

    I forcuar edhe me koalicionin e ri pas martesës së të bijës, Vasili mendoi se do ta kishte më të lehtë të shkatërronte princin e Vllahisë. Plot tri herë ushtritë u përplasën në 1639-n, në Ojogeni e më pas në Nenisori, e në fund në 1653-shin në Finta. Në të tria rastet, ushtritë e sundimtarit shqiptar u mposhtën. Beteja e fundit  rezultoi më fatalja.

    Pas kësaj beteje nisi një rebelim i menjëhershëm i fisnikëve moldavë, të cilët 19 vjet më parë e kishin mbështetur. “Ujku” nuk mundi këtë herë të qetësonte gjërat me dredhitë e tij dhe përfundoi i zëvendësuar në fron nga princi Gheorge Stefan. Vasili u largua drejt Stambollit, ku jetoi në ekzil për vite të tëra. Ka të dhëna se 5 vite ai i kaloi në një nga burgjet e perandorisë, i arrestuar nga autoritetet osmane.

    Ndonëse nuk rreshti për asnjë moment në përpjekjet e tij për rikthimin në pushtet, kjo nuk ndodhi më kurrë.  E megjithatë, Vasili arriti të shihte nga larg, në vitin 1559, hipjen në fron të djalit të tij, Stefan Lupu. Në vitin 1661, sundimtari i dikurshëm, që kaq shumë ndihmoi në zhvillimin e principatës së drejtuar prej tij, vdiq në ekzil në Stamboll, ndërsa vetëm pak kohë më pas djali i tij ra nga froni. Stefani, mesa duket, nuk kishte trashëguar aftësitë e të atit për të qëndruar gjatë në pushtet përmes aleancave të ndryshme, duke e mbajtur atë vetëm dy vjet.

    Trupi i sundimtarit shqiptar që udhëhoqi Moldavinë për 19 vite sot prehet në katedralen e “Tre Hierarkëve” në Lashi.

    Vasil Lupu ishte i pari i një pushteti shqiptar, që më pas vijoi edhe me dinastinë e famshme të familjes Gjika, që drejtuan për breza Vllahinë e Moldavinë apo edhe familjet Duka, Shucu, Balsha etj.

  • “Ujku” shqiptar që sundoi për 19 vjet Moldavinë – kjo është historia e tij!

    “Ujku” shqiptar që sundoi për 19 vjet Moldavinë – kjo është historia e tij!

    Gazetari i Top Channel dhe autori i emisioneve “Shqipëria tjetër”, Marin Mema, ka publikuar një shkrim që ka të bëjë me siç ka thënë ai “një nga figurat më pak të trajtuara nga historiografia shqiptare”, ajo e Vasil Koçit ose Vasil Lupu, siç njihet më gjerë, njeriu që për më se 19 vjet qëndroi mbi fron si princ i Moldavisë.

    Por kush ishte Vasil shqiptari, siç i pëlqente shpesh të identifikohej apo “ujku”, siç e njihnin të tjerët për shkak të intrigave të shumta që e hipën në pushtet.

    Lexoni shkrimin e plotë të tij të publikuar nga mediat shqiptare:

    “Ujku” shqiptar që sundoi Moldavinë

    Për prejardhjen e familjes Koçi ka disa teza. Njëra prej tyre i identifikon paraardhësit me rrënjë nga Shqipëria Jugore, të emigruar në fshatin Arbanas në Bullgari, ku ende jeton një komunitet shqiptar. Një tjetër i vendos, pas mbërritjes në Bullgari, në një zonë pranë qytetit Razgrad.

    Duke qenë se studimet e mirëfillta për këtë figurë mungojnë, edhe vendi i origjinës së saktë të familjes është i vështirë të thuhet.

    Elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.

    Vasili lindi në vitin 1595, duke qenë një nga 8 fëmijët e Nikollë Koçit. Ky i fundit u vendos në territoret rumune pas një kryengritjeje të dështuar, me ndihmën e një prej princërve të kohës, Radu Mihneas. Pas vdekjes së të atit, familja u vendos në Moldavi, ku nisi rrugëtimin ”ujku” shqiptar.

    Vasili pati pozicione të larta gjatë viteve 1626 – 1629 dhe 1633, kur në sundim të Moldavisë ishte Miron Barnovchi.

    Në 1634-n, si kundërpërgjigje e fisnikëve vendas ndaj forcimit të konkurrentëve grekë dhe levantinë, ai u zgjodh princ i Moldavisë.

    Ky vendim ishte rezultat i vendosmërisë dhe forcës që ai tregoi në revoltën ndaj princit Alexandru Ilias dhe njerëzve të tij.

    Vasil Koçi u mbështet mjaft edhe nga një sundimtar tjetër, Matei Basarab, princ i Vllahisë, si dhe pashai turk i Silistrës, Mehmet Abza.

    Hipja në fron e sundimtarit shqiptar konsiderohej si një sukses jo thjesht ushtarak, por edhe për vetë reformat modernizuese që ai ndërmori, ashtu si edhe investimet që ruhen ende sot.

    Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi.

    Ky dokument i veçantë u quajt Romanesca de Invitatura ose kodi i Vasil Luput dhe i dha prioritet jo thjesht anës juridike, por edhe elementeve të tjera, siç ishte gjuha rumune.

    Kjo reformë shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare, të hartuara dhe publikuara sipas një stili romano – bizantin.

    Jo më kot filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të rizgjimit dhe rikthimit në dritë nga errësira e barbarive që shtriheshin në vend. Vasili ishte një drejtues i aftë jo thjesht në politikën e brendshme, por edhe në rrafshin diplomatik. Ai mbajti marrëdhënie me të gjitha superfuqitë përreth, duke forcuar lidhjet me Vjenën, Varshavën, Moskën etj. Pozita e tij u bë kaq e rëndësishme sa shpesh ai ndërhyri për të forcuar rolin dhe pushtetin e tij edhe në konflikte, siç është ai në Krime, në vitet 1635 – 1637 apo në krizën turko – ruse për qytetin e Azovit, në vitet 1637 – 1642.

    Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Lashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase.

    Ai ndërtoi mjaft objekte kulti, ndër të cilat edhe kishën e “Tre Hierarkëve”, një monument i mbrojtur nga UNESCO. Në fakt, princi Vasil u shndërrua në një mbrojtës të ortodoksisë jo vetëm në territoret e tij, por edhe shumë më gjerë. Shuma të mëdha parash iu dhanë, me urdhrin e tij, Patriarkanës së Kostandinopojës dhe Jerusalemit, ashtu si manastirit të malit Athos në Greqi. Më se 30 kisha dhe manastire në Moldavi u ngritën prej tij, ndërkohë që bamirësi të tjera bëri edhe në Poloni, Bullgari etj.

    Paralelisht me investimet, Vasil Koçi kërkoi të forconte pushtetin duke u përpjekur të përfshinte nën sundim zotërime të reja. Nëse me princin e Transilvanisë, Gheorghe Rakoczi I, mbajti marrëdhënie mjaft të mira të bazuara mbi dy traktate të nënshkruara në vitet 1638 dhe 1646, me një ish-aleatin e dikurshëm, princin e Vllahisë, Matei Basarab, që e mbështeti për të hipur në fron, gjërat shkuan ndryshe.

    Etja për territore bëri që Vasil Koçi t’i shpallte luftë rivalit të tij. Për këtë qëllim, ai lidhi edhe krushqi me ushtarakun e lartë të kozakëve, Bohdan Chmelnyckij, i njohur ndryshe si Bogdani i Zi.

    Princi shqiptar i dha vajzën e tij, Ruksandrën, djalit të Bohdanit.

    Pozicionet kyçe nën sundimin e tij i mbanin jo thjesht njerëzit më besnikë, por mbi të gjitha të afërmit.

    Mjafton të përmendet fakti se 10 nga 17 guvernatorë ishin familjarë të sundimtarit tregues i kujdesit që Vasil Koçi tregonte për të mos forcuar njerëz të jashtëm që mund t’i cenonin pushtetin, por ishte pikërisht kjo etje për rritje të pushtetit që e rrëzoi.

    I forcuar edhe me koalicionin e ri pas martesës së të bijës, Vasili mendoi se do ta kishte më të lehtë të shkatërronte princin e Vllahisë. Plot tri herë ushtritë u përplasën në 1639-n, në Ojogeni e më pas në Nenisori, e në fund në 1653-shin në Finta. Në të tria rastet, ushtritë e sundimtarit shqiptar u mposhtën. Beteja e fundit rezultoi më fatalja.

    Pas kësaj beteje nisi një rebelim i menjëhershëm i fisnikëve moldavë, të cilët 19 vjet më parë e kishin mbështetur.

    “Ujku” nuk mundi këtë herë të qetësonte gjërat me dredhitë e tij dhe përfundoi i zëvendësuar në fron nga princi Gheorge Stefan.

    Vasili u largua drejt Stambollit, ku jetoi në ekzil për vite të tëra. Ka të dhëna se 5 vite ai i kaloi në një nga burgjet e perandorisë, i arrestuar nga autoritetet osmane.

    Ndonëse nuk rreshti për asnjë moment në përpjekjet e tij për rikthimin në pushtet, kjo nuk ndodhi më kurrë.

    E megjithatë, Vasili arriti të shihte nga larg, në vitin 1559, hipjen në fron të djalit të tij, Stefan Lupu.

    Në vitin 1661, sundimtari i dikurshëm, që kaq shumë ndihmoi në zhvillimin e principatës së drejtuar prej tij, vdiq në ekzil në Stamboll, ndërsa vetëm pak kohë më pas djali i tij ra nga froni.

    Stefani, mesa duket, nuk kishte trashëguar aftësitë e të atit për të qëndruar gjatë në pushtet përmes aleancave të ndryshme, duke e mbajtur atë vetëm dy vjet.

    Trupi i sundimtarit shqiptar që udhëhoqi Moldavinë për 19 vite sot prehet në katedralen e “Tre Hierarkëve” në Lashi.

    Vasil Lupu ishte i pari i një pushteti shqiptar, që më pas vijoi edhe me dinastinë e famshme të familjes Gjika, që drejtuan për breza Vllahinë e Moldavinë apo edhe familjet Duka, Shucu, Balsha etj.

  • Zjarret kërcënojnë bregdetin, situatë kritike në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil. Gjendje e rënduar edhe në Parkun e Lurës

    Zjarret kërcënojnë bregdetin, situatë kritike në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil. Gjendje e rënduar edhe në Parkun e Lurës

    Situata nga zjarret vijon të mbetet kritike.

    Në disa fshatra të bashkisë së Himarës gjendja është serioze, me një vatër të madhe zjarri active mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një tjetër në Shën Vasil.
    Gjatë gjithe natës situata u rëndua në këto zona per shkak të erës e cila I shtyu flakët drejt shtëpive. Për pasojë, mbrëmjen e djeshme janë evakuuar banorët e fshatit Sasaj, të cilët janë detyruar të qendrojnë në një zonë të hapur në qendër.

    E njëjta situatë ishte edhe në Lukovë dhe Shën Vasil.
    Zjarrfikësit, policia, emergjencat civile dhe forcat e ndërhurjes së shpejtë ndodhen qëndrojnë në terren pasi zjarri rikativizohet sa herë nis era.
    Po ashtu, sot në orën 5 të mëngjesit shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës, pasi izoloi një vatër në fshatin Zhulat, u nis drejt malit të Skërficës për izolimin e zjarrit që vjen nga Delvina.
    Edhe në verilindje, terreni I thyer vështirëson izolimin e flakëve. Vatra e zjarrit në fshatin Plan I Bardhë të Bashkisë Klos është e izoluar ndërsa flakët ne Malin e Allushit, vazhdojnë të shkrumbojnë pyje.
    Dëme të mëdha janë shkaktuar nga zjarret edhe në Parkun Kombëtar të Lurës.
    Edhe ne Zall Gjoçaj zjarri ishte aktiv gjatë nates ne dy vatra, por izolimi I flakëve në këto zona për shkak të terrenit dhe shtrirjes se madhe kërkon ndërhyrje nga ajri
    Policia ndërkohë po heton të gjitha rastet e zjarreve për të zbulkuar nëse kemi të bëjmë me akte të qëllimshme. Për paosjë, në vaun e dejës u arrestua një person I cili pasi ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush , dogji një sipërfaqe të konsiderueshme toke me shkurre.
    /vizionplus.tv

  • Digjet Himara/ Vatra aktive në Lukovë, Sasaj dhe Shën Vasil, pritet ndërhyrje nga ajri

    Digjet Himara/ Vatra aktive në Lukovë, Sasaj dhe Shën Vasil, pritet ndërhyrje nga ajri

    Foto ilustruese

    HIMARË- Vatrat e zjarrti e kanë marrë përmasa të mëdha në disa fshtara të Himarës, teksa situata është përkeqësuar gjatë natës për shkak të erës që ka favorizuar përhapjen e flakëve. Aktualisht janë një vatër e madhe zjarri mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.
    Flakët tashmë I janë drejtuar zoave të banuara, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 50 banorë në fshatin Sasaj, pasi banesat e tyre rrezikohen të përfshihën nga flakët. Po ashtu, në rrezikshmëri të lartë vijojnë të jenë edhe Lukova dhe Shën Vasili, ku pritet edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter.
    Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse kanë punaur gjatë natës për të shmanguar djegien e banesave. Ndërkohë, forca të shumta të zjarrfikësve, Policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë që po qëndrojnë në terren për të mbajtur flakët nën kontroll./ZËRI

  • Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf

    Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf

    Vazhdon kriza në Qafë Botë – Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, janë hapur 10 vende të reja pune në doganën greke
     
     Pavarësisht ndërhyrjeve të mëhershme dhe zotimeve të autoriteteve shqiptare e greke, pika kufitare në Qafë Botë – Mavromati vijon të përballet me radhë të gjata dhe vështirësi serioze në qarkullim, veçanërisht gjatë orëve të pikut.
     

     
    Në një reagim për Saranda Web, deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka bërë të ditur se është në komunikim të përditshëm me punonjësit e doganës, me deputetin grek të Thesprotisë Vasilis Giogiakas, si dhe me përfaqësues vendorë në Igumenicë.
     
    “Qytetarët më kanë informuar për situatën problematike në doganën e Qafë Botës, e cila vazhdon të mbetet shqetësuese. Sot kam komunikuar sërish me z. Giogiakas, i cili më informoi se Ministria Greke e Ekonomisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Greqisë, ka shpallur 10 vende të lira pune për doganën e Mavromatit, të cilat pritet të plotësohen me një procedurë të përshpejtuar,” – tha Llajo.
     
    Ai shtoi se janë marrë nisma konkrete për të rritur funksionalitetin e doganës, ndërsa u informua nga pala greke se edhe Ministri Shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka ndërhyrë për të lehtësuar situatën.
     
    Ky reagim vjen vetëm pak ditë pas lajmit për normalizimin e përkohshëm të qarkullimit, falë ndërhyrjes së përbashkët të deputetit Llajo dhe atij grek Giogiakas, si dhe pas nismës zyrtare të ndërmarrë nga Llajo dhe kryebashkiakët e Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës, të cilët kërkuan regjim 24-orësh për këtë pikë kufitare.
     
    Megjithatë, realiteti në terren tregon se problematikat vijojnë, duke rritur presionin për masa konkrete dhe të qëndrueshme. Deputeti Vasil Llajo ka theksuar se çështja e Qafë Botës është një prioritet personal dhe se nuk do të ndalet derisa të garantohet një funksionim normal i kësaj pike jetike për qytetarët e jugut dhe minoritetin grek që lëviz çdo ditë në të dy anët e kufirit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Pas ndërhyrjes së Vasil Llajo dhe Giogiakas normalizohet situata në Qafë Botë – VIDEO

    Pas ndërhyrjes së Vasil Llajo dhe Giogiakas normalizohet situata në Qafë Botë – VIDEO

    Normalizohet situata në Qafë Botë pas ndërhyrjes së deputetëve Vasil Llajo dhe Giogiakas
     
    Pas disa ditësh vështirësish në pikën kufitare të Qafë Botës, situata e kalimit të mjeteve dhe qytetarëve është normalizuar, falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të deputetit shqiptar Vasil Llajo dhe atij të Thesprotisë, Vasilis Giogiakas.
     

     
    Burime pranë autoriteteve kufitare bëjnë me dije se pas kontakteve intensive dhe koordinimit mes palëve, është arritur një zgjidhje për të lehtësuar kalimin në këtë pikë strategjike, që lidh Shqipërinë me Greqinë përmes Sarandës dhe Filiatit.
     
    Deputeti grek Giogiakas ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me ministrin e Ekonomisë së Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, ku është diskutuar edhe rëndësia e kësaj pike kufitare për lëvizjen e lirë të banorëve të zonës dhe për lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik.
     

     
    Nga ana tjetër, deputeti shqiptar Vasil Llajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, duke ngritur shqetësimin e banorëve dhe biznesit lokal që vuajti pasojat e vonesave dhe kufizimeve në kalim.
     
    Kjo ndërhyrje e përbashkët tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe nevojën për menaxhimin e përbashkët të pikave të rëndësishme të kalimit kufitar, në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve.
     
    Saranda Web do të vijojë të monitorojë situatën në Qafë Botë dhe të raportojë për çdo zhvillim të mëtejshëm.
     
    Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Nga mllëfi apo paaftësia, por jo nga arsyeja”! Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria 

    “Nga mllëfi apo paaftësia, por jo nga arsyeja”! Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria 

    Vasil Ruci, figura e shquar e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Ruci ka dhënë mendimin e tij sa i përket trajnerit Silvinjo dhe njëkohësisht ka folur sa i përket një zgjidhje të kësaj situate duke marrë parasysh suksesin e ndërtuar nga Italia e Mancinit. 
    “Silvinjo nuk arsyetoi kurrë nga arsyeja. Kurrë arsyeton nga mllëfi, nga kokëfortësia apo paaftësia, të con gjithmonë në përfundime të gabuara, duhet të arsyetosh nga arsyeja, kjo i mungoi Silvinjos. Kjo Kombëtare ka histori dhe sakrificë, është histori emigrimesh të shqiptarëve që kanë rritur djemtë e tyre jashtë. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që të vendoseshin 5 trajnerë shqiptarë që të mblidheshin, të bisedonin dhe në fund të zgjidhnin vetë një trajnerë për Shqipërinë. Kështu u bë te Italia me Mancinin dhe u arrit ai sukesi i madh, më pas njeriu shfaq egozimin e tij dhe më pas humbi edhe rruga e Mancinit”, tha Vasil Ruci. /Sport Ekspres/ 
     
     ?