Tag: varshavë

  • Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në PGE  Varshavë

    Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në PGE Varshavë

    Tani është zyrtare! Gjysmëfinalja e Play Off, Kupa e Botës 2026 ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars 2026 në stadiumin ‘PGE Narodowym’ (58.580 mijë vende) në Varshavë.

    Fituesi i këtij takimi ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë- Suedi.

    Njoftimi:

    Federata Polake e Futbollit njofton se gjysmëfinalja e eliminatoreve për Kupën e Botës 2026 midis Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë. Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

    Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

    Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius dhe ministri i Jashtëm Wadephul në takimin me kolegët europianë në Varshavë bënë thirrje për reagim me arsye dhe njëkohësisht me vendosmëri ndaj provokimeve të pandehura ruse.
    Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”.
    Moska teston aleatët eNATO-s “me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, “të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane”. Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë.

    Wadephul tërheq vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët
    “Aleanca ka reguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unanimitet, vendosmëri dhe arsye”, theksoi Pistorius. “Ne nuk do të biem në kurthin e përshkallëzimit të vazhdueshëm të Putinit. Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe do të qendrojmë solid dhe të vendosur.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi: “Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe nuk do të lejojmë një përshkallëzim.”
    Javët e fundit vendet e NATO-s Polonia, Estonia dhe Rumania kanë njoftuar për depërtimin e dronëve apo avionëve ushtarakë rusë në hapësirat e tyre ajrore. NATO i vlerëson këto si provokime të qëllimshme të Moskës, ndërsa Kremlini i hedh poshtë këto akuza. Në Danimarkë disa incidente me dronë kanë bërë që të mbyllen përkohësisht disa aeroporte. Sipas ministrit të Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt natën e së premtes (26.09.2025) janë konstatuar “grupe dronësh mbi landin e Shlesvig-Holshteinit”.
    Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në Varshavë.Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në Varshavë.
    Ministri Wadephul tërhoqi vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët. “Pikërisht për një mbrojtje nga dronët, kemi biseduar sot intensivisht, ne duhet të zhvillojmë më tej aftësitë tona, për të reguar më shpejt dhe për t’i koordinuar më ngushtë në një rrjet sistemet tona.” Javën e kaluar tetë vende në kufi meRusinë ose me Ukrainën si dhe me vende të Bashkimit Europian si dhe Danimarka e Ukraina u konsultuan bashkarisht për plane për një mur të përbashkët mbrojtës ndaj dronëve.
    Masa sigurie për samitin në Kopenhagë
    Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë u takua me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në kuadrin e trekëndëshit të Vajmarit.
    Të mërkurën (01.10.2025) takohen në Kopenhagë në një samit jo zyrtar kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së dhe të enjten pason një samit i Bashkësisë Politike Europiane. Franca deklaroi (29.09.2025) se për mbrojtjen nga dronët gjatë samitit dyditor ka dërguar 35 ushtarë si dhe një helikopter dhe aparatura. Edhe Gjermania e Suedia kanë deklaruar mbështetje për të siguruar samitin./DW

  • Pistorius dhe Wadephul: Nuk do të lejojmë përshkallëzim!

    Pistorius dhe Wadephul: Nuk do të lejojmë përshkallëzim!

    Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”.

    Moska teston aleatët eNATO-s”me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, “të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane”. Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë.

    Wadephul tërheq vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët

    “Aleanca ka reguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unanimitet, vendosmëri dhe arsye”, theksoi Pistorius. “Ne nuk do të biem në kurthin e përshkallëzimit të vazhdueshëm të Putinit. Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe do të qendrojmë solid dhe të vendosur.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi: “Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe nuk do të lejojmë një përshkallëzim.”

    Javët e fundit vendet e NATO-s Polonia, Estonia dhe Rumania kanë njoftuar për depërtimin e dronëve apo avionëve ushtarakë rusë në hapësirat e tyre ajrore. NATO i vlerëson këto si provokime të qëllimshme të Moskës, ndërsa Kremlini i hedh poshtë këto akuza. Në Danimarkë disa incidente me dronë kanë bërë që të mbyllen përkohësisht disa aeroporte. Sipas ministrit të Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt natën e së premtes (26.09.2025) janë konstatuar “grupe dronësh mbi landin e Shlesvig-Holshteinit”. 

    Ministri Wadephul tërhoqi vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët. “Pikërisht për një mbrojtje nga dronët, kemi biseduar sot intensivisht, ne duhet të zhvillojmë më tej aftësitë tona, për të reguar më shpejt dhe për t’i koordinuar më ngushtë në një rrjet sistemet tona.” Javën e kaluar tetë vende në kufi meRusinë ose me Ukrainën si dhe me vende të Bashkimit Europian si dhe Danimarka e Ukraina u konsultuan bashkarisht për plane për një mur të përbashkët mbrojtës ndaj dronëve. 

    Masa sigurie për samitin në Kopenhagë

    Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë u takua me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në kuadrin e trekëndëshit të Vajmarit.

    Të mërkurën (01.10.2025) takohen në Kopenhagë në një samit jo zyrtar kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së dhe të enjten pason një samit i Bashkësisë Politike Europiane. Franca deklaroi (29.09.2025) se për mbrojtjen nga dronët gjatë samitit dyditor ka dërguar 35 ushtarë si dhe një helikopter dhe aparatura. Edhe Gjermania e Suedia kanë deklaruar mbështetje për të siguruar samitin./DW

  • “Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 merr pjesë në turneun në Varshavë, së bashku me Poloninë, Rumaninë & Norvegjinë

    “Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 merr pjesë në turneun në Varshavë, së bashku me Poloninë, Rumaninë & Norvegjinë

    Kombëtarja shqiptare U-17 do të marrë pjesë në turneun “Syrenka Cup Tournament U-17”, që do të zhvillohet në Varshavë nga data 4 deri më 9 shtator.
    “Syrenka Cup Tournament U-17” është një turne ndërkombëtar miqësor për kombëtaret U-17, i organizuar çdo vit në Poloni. Në këtë edicion, përveç Kombëtares shqiptare U-17, do të marrin pjesë edhe Polonia, Rumania dhe Norvegjia.
    Ky turne i rëndësishëm do të shërbejë si përgatitje për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian “Estonia 2026”. Shqipëria ndodhet në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.
    Të gjitha ndeshjet e këtij mini-turneu të kualifikuesve do të zhvillohen në Kroaci, më datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

  • Partia e ekstremit të djathtë, “Konfederacja” e njohur si anti-evropiane dhe homofobike, nxjerr në rrugë Poloninë kundër migrantëve

    Partia e ekstremit të djathtë, “Konfederacja” e njohur si anti-evropiane dhe homofobike, nxjerr në rrugë Poloninë kundër migrantëve

    Në Varshavë, kryeqytetin polak, shpërthyen trazira të udhëhequra nga huliganë gjatë protestave.Fotografi: Wojtek Radwanski/AFP
    Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Varshavë dhe 80 qytete të tjera polake për të protestuar kundër pritjes së migrantëve. Manifestimi u organizua nga partia populiste e krahut të djathtë dhe, pjesërisht, partia parlamentare e ekstremit të djathtë Konfederacja, e cila është e njohur prej vitesh për retorikën e saj kundër migrantëve, anti-evropiane dhe homofobike.
    Protestuesit brohoritën slogane të tilla si “Jo migrimit!” dhe “Jo pushtimit nga emigrantët!” Pankartat mbanin mesazhe të tilla si “Ja Polonia” dhe “Polonia për polakët”. Në disa qytete, pjesëmarrësit shfaqën gjithashtu simbole antimyslimane, u panë edhe disa simbole antisemite.

    Edhe kundër-demonstrata u zhvilluan në qytete më të mëdha, disa nën sloganin “Ndal fashizmin!” Policia i tha agjencisë së lajmeve PAP se shumica e demonstratave ishin paqësore. Megjithatë, në Varshavë, ndodhi një incident kur huliganët e ekstremit të djathtë të klubit të futbollit Legia Varshavë sulmuan një grup kundër-demonstruesish. Sipas portalit online të transmetuesit publik TVP Info, policia ndërhyri.
    Në të gjithë vendin, njerëzit dolën në rrugë për të demonstruar kundër imigracionit, përfshirë këtu në KrakovFotografi: Omar Marques/Anadolu/picture alliance
    Megjithatë, pamjet televizive treguan gjithashtu një grua të moshuar të njohur si aktiviste antifashiste që po e arrestonin. Thuhet se ajo ishte afruar shumë pranë demonstratës.
    Konfederacja në ngritjePartia Konfederacja përfaqësohet si në parlamentin polak, Sejm dhe në Parlamentin Evropian. Kandidatja e saj doli në vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2025. Me retorikë të ashpër kundër të huajve, pakicave dhe Bashkimit Evropian, ajo po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe.
    Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga portali i lajmeve Onet.pl, më shumë se 30% e të anketuarve mbështesin që Konfederacja të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen.
    aud (pgr/dpa) DW

  • Do të ishte një hap i madh mbrapa në karrierë, Ernest Muçi mund të kthehet te Legia Varshavë 

    Do të ishte një hap i madh mbrapa në karrierë, Ernest Muçi mund të kthehet te Legia Varshavë 

    Shumë pritshmëri kishte mbi talentin e formuar te Tirana, Ernest Muci. Potenciali është aty së bashku me talentin e madh, por pa disiplinë, nuk mjafton dhe zerohet. Pikërisht ky mungesë impenjimi dhe luhatjet e mëdha, kanë bërë që Muçi të mos shkojë në 5 kampionatet më të mira në Europë, atje ku e ka vendin në bazë të aftësive. 
    Aktualisht te Beshiktashi, Muçi është në pranë të largimit. Vetë lojtari ka kërkuar një largim, ndërsa klubi nuk e lëshon për më pak se 10 milionë euro, shifër që e morën nga Legia Varshavë. Duke parë se nuk ka një ofertë konkrete për të, Beshiktashi po mendon edhe huazimin e Mucit te Legia Varshavë, që do të ishte një hap i madh mbrapa në karrierën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/