Tag: varroset

  • “Gabimi i një doktori varroset në tokë, gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”

    “Gabimi i një doktori varroset në tokë, gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”

    Thënie të pavdekshme nga Dritëro Agolli:

    “Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.

    “Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.

    “Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.

    “Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.

    “Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.

    “U zumë të dy aq shumë për punënDhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!Eh, budalla!Edhe dhëmbët zihen me gjuhën,Zihen dhe bashkë rrinë”.

    “Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit”.

    “Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”.

    “Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.

    “E vërtetë e pabesueshmeE mbajta në krah tërë ditënEdhe zemër i dhashë:‘Mbahu!’Të nesërmen ne fshat kur arritëm,U tha te tjerëve:‘Më rrahu!’”

    “Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?”. / KultPlus.com

  • Sot varroset 15 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmë, familja jep njoftimin

    Sot varroset 15 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmë, familja jep njoftimin

    Dje më 27 prill 2025, në moshën 15-vjeçare, ka ndërruar jetë Rahime (Mentor) Geci.
    Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 28 prill 2025, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Geci në Llaushë të Skenderajt.
    Familja Geci ka shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e më të dashurës së tyre.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • I jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut, trupi i tij varroset jashtë Vatikanit

    I jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut, trupi i tij varroset jashtë Vatikanit

    Vatikani ka deklaruar se trupi i Papa Françeskut është varrosur në bazilikën Santa Maria Maggiore, e cila ndodhet jashtë mureve të Vatikanit në qendër të Romës.
    Përmes një deklaratë, thuhet se Papa Francesku është i pari Papë në më shumë se një shekull që varroset jashtë Vatikanit.
    “Papa është i pari në më shumë se një shekull që u varros jashtë Vatikanit dhe varrimi i tij ishte një ngjarje private, duke lejuar që njerëzit më të afërt të bënin nderimet e tyre,” thuhet në deklaratën e publikuar nga BBC.
    Kujtojmë se të paktën 400,000 njerëz u mblodhën në qytetin e Vatikanit për funeralin e Papa Françeskut dhe u rreshtuan në rrugë për të parë arkivolin e tij që po dërgohej në kishën Santa Maria Maggiore për t’u varrosur.
    Ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e pneumonisë.

  • Papa varroset të shtunën, Trump e Macron do të jenë në ceremoni, nuk do të prehet në Shën Pjetër

    Papa varroset të shtunën, Trump e Macron do të jenë në ceremoni, nuk do të prehet në Shën Pjetër

    Ceremonia e varrimit për Papa Franceskun, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës nga e gjithë bota, do të mbahet të shtunën në orën 10:00. Kështu u vendos në takimin e kardinalëve të mbledhur të martën në Vatikan për të planifikuar funeralin.
    88 vjeçari vdiq papritur të hënën si pasojë e një goditje në tru dhe arresti kardiak, duke i dhënë fund një Papati të trazuar gjatë së cilit vazhimisht u përplas me tradicionalistët dhe mbështeti fort të varfërit dhe të margjinalizuarit.
    Vdekja e tij vë në lëvizje një sërë ritualesh antike, teksa Kisha me 1.4 miliardë pjesëtarë nis tranzicionin nga një Papë tek tjetri.
    Një prej tyre ishte edhe mbyllja e apartamentit papnor nga një kardinal i njohur si Kamerlengo.
    Arkivoli me trupin e Papës, i shfaqur për herë të parë këtë të martë, do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën, ku edhe pritet të zhvillohen homazhet në nder të tij.
    Presidenti amerikan Donald Trump i cili është përplasur vazhdimisht me Papën për çështjen e emigracionit tha se ai dhe bashkëshortja do te udhëtonin në Romë për të marrë pjesë në varrim.
    Mes krerëve të tjerë të shtetit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë presidenti francez Emanuel Macron dhe Javier Millei, presidenti i vendlindjes së Franceskut, Argjentinës.
    Në një thyerje të traditës Francesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit, i lexuar të hënën se dëshiron të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë e jo në Shën Pjetër. Ndërkohë konklava për zgjedhjen e Papës së ri, do të mbahet 15 deri në 20 ditë pasvdekjes së Kreut të Selisë së Shenjtë.

  • Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit

    Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit

    Bota është gati të dëshmojë procesin e zgjedhjes së një Pape të ri.
    Pasi Ati i Vatikanit ndërroi jetë, mediat e huaja kanë treguar se çfarë do të ndodhë pas këtij momenti të vështirë për Kishën Katolike dhe besimtarët në mbarë botën.
    Funerali i një pape ka qenë gjithnjë i organizuar në detaje. Papët e mëparshëm janë varrosur me arkivole të bëra nga plumbi apo lisi, ndërsa mësohet se Papa Françesku i ndjerë do prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe të veshur me zink.
    Para ndarjes nga jeta, ai ka kërkuar që trupi i tij të mos vendoset në platformën e ngritur në katafalkë, në Bazilikën e Shën Pjetrit.
    Siç shkruhet në mediat e huaja, Papa Françesku është papa i parë në më shumë se një shekull që do varroset jashtë Vatikanit, në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë.
    Pasaradhësi i tij zgjidhet të paktën 15 ditë më vonë.