Tag: varrimin

  • Vdes 40-vjeçari në rrethana misterioze në Ksamil, Prokuroria ndalon varrimin e tij dhe dërgon trupin për ekspertizë në Tiranë

    Vdes 40-vjeçari në rrethana misterioze në Ksamil, Prokuroria ndalon varrimin e tij dhe dërgon trupin për ekspertizë në Tiranë

    Prokuroria Sarandë

    SARANDË- Mbrëmjen e së shtunës është gjetur i pajetë një 40-vjeçar nga Ksamili, Gerti Kallojeri, i cili thuhet se kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Greqia, aty ku punonte prej vitesh. Trupi i tij i pajetë u gjet nga nëna e tij. Megjithatë, familjarët e viktimës nuk kanë njoftuar policinë dhe as spitalin, por kanë kontaktuar një agjenci funerale për të përgatitur varrimin.
    Prokuroria e Sarandës dhe policia mësohet se kanë ndërhyrë duke ndaluar ceremoninë e varrimit deri në sqarimin e rrethanave të vdekjes, pasi familjarët kishin nisur menjëherë procedurat mortore. Prokuroria ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë të 40-vjeçarit drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
    Familjarët nuk e kanë kundërshtuar vendimin e policisë dhe të prokurorisë për ndalimin e varrimit, ndërsa më herët u kishin thënë punonjësve të shërbimit funeral se kishin kryer të gjitha procedurat e nevojshme ligjore. Ende nuk dihen detaje të tjera pse ka ndodhur kjo ngjarje dhe arsyeja pse familjarët kanë vepruar në këtë mënyrë./ZËRI

  • Të gjithë drejt Shën Pjetrit, shqiptarët në rresht të parë për varrimin e Papa Françeskut

    Të gjithë drejt Shën Pjetrit, shqiptarët në rresht të parë për varrimin e Papa Françeskut

    Në sheshin monumental të “Shën Pjetrit” në Vatikan, mijëra besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe shqiptarë të shumtë, kanë nisur të mblidhen që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.
    Shumë njerëz vrapuan për të mbërritur në rreshtat e parë dhe në vendet, të cilat janë të kufizuara në numër, për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.
    Një grup të rinjsh salezianë thonë se janë në shesh “që nga mesnata”. Kurse, një burrë i veshur me rroba tradicionale shqiptare valëvit flamurin e kombit të tij, shkruan ANSA.
    “Kam qenë në radhë që nga ora 19:00 dje”, thotë ai. Me të është Don Antonio, koordinator kombëtar i kujdesit baritor të katolikëve shqiptarë në Itali dhe një tjetër bashkatdhetar.
    “Faleminderit At i Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës, vizitën tuaj në vendin tonë, lumturimin e dëshmorëve tanë”, shkruhet në tabelën që ata mbajnë në turmë.
    Disa, megjithatë, veshin uniformën e vëllazërisë së tyre, si Lorenci dhe Luca, të cilët udhëtuan me makinë 16 orë nga Gjermania për të arritur në Romë dhe për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, transmeton KosovaPress.
    Liturgjia e varrimit: Një homazh i përjetshëm për Papa Françeskun
    Mesha e varrimit fillon sot në orën 10:00, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të kryesohet nga Kardinali Giovanni Battista Re, Dekani i Kolegjit të Kardinalëve. Liturgjia do të përfshijë:
    Lexime dhe lutje në gjuhë të ndryshme
    Këngë në latinisht
    Litaninë e shenjtorëve si lutje për shpirtin e Papa Françeskut
    Ritualin solemn të spërkatjes me ujë të shenjtë
    Ceremonia përfundon me antifonin tradicional:
    “Engjëjt t’ju shoqërojnë në Parajsë…”

  • 150 mijë vetë në homazhe për Papën, mbërrijnë delegacionet e para për varrimin e Atit të Shenjtë

    150 mijë vetë në homazhe për Papën, mbërrijnë delegacionet e para për varrimin e Atit të Shenjtë

    Vazhdon pandërprerë fluksi i besimtarëve që po shkojnë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut.

    Kufoma e Papës do të jetë e mundur të vizitohet deri në orën 18:00, kur më pas bazilika do të mbyllet. Besimtarët që do të jenë në atë kohë brenda mureve do të kenë ende mundësi të bëjnë homazhe tek Ati i Shenjtë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Bazilika nuk do të jetë e mundur të mbahet më gjatë hapur për arsye të rendit publik. Drejtori i zyrës së shtypit Matteo Bruni thotë se ajo duhet të mbyllet “sepse të shtunën do të jetë pika e kalimit të delegacioneve që do të marrin pjesë në varrimin e Papës. Dhe më pas, në mbrëmje bëhet rituali i mbylljes së arkivolit”.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Dhjetra delegacione që mbërrijnë në Fiumicino

    Seria e gjatë e ardhjeve të delegacioneve të autoriteteve qeveritare dhe përfaqësuesve fetarë që do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit nisi në orët e para të mëngjesit në aeroportin Fiumicino. Priten gjithashtu Kardinali Elektor i Bregut të Fildishtë, Ignace Bessi Dogbo dhe Kardinali Elektor i Haitit, Chibly Langlois.

    “Françesku” i shkruar mbi varr nuk është i qartëReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Përgatitjet janë duke u zhvilluar në bazilikën e Santa Maria Maggiore për të rregulluar varrin në të cilin Papa Françesku do të varroset të shtunën pas funeralit. Sipas një fotografie që posedon Ansa, shkrimi ‘Franciscus’ në pllakën e mermerit aktualisht është pothuajse i padukshëm. Sipas asaj që mësohet, po vlerësohet një ndërhyrje e matur e minutës së fundit, për të siguruar që i vetmi mbishkrim i dëshiruar nga Papa të jetë më i lexueshëm. Është një vendim që do të merret në orët në vijim.

    Papa: Ishte Madona ajo që më tha, mendoni për varrimin tuaj

    “Papa Françesku fillimisht i tha jo propozimit për ta varrosur në Bazilikën e Vatikanit të Santa Maria Maggiore. Por një javë më vonë ai ndryshoi mendje. Ai thirri komisarin e jashtëzakonshëm të bazilikës dhe i tha: “Zoja më tha, përgatite varrin, jam shumë i lumtur që Zoja nuk më ka harruar”.

    150 mijë njerëz kanë bërë tashmë nderimet e tyre

    Bazilika e Shën Pjetrit qëndroi e hapur deri në orën 2:30 të mëngjesit të së enjtes mbrëma dhe u rihap në orën 5:40 të mëngjesit të sotëm. Nga ora 11:00 e mëngjesit të së mërkurës së 23 prillit deri në orën 12:00 të kësaj të premteje, mbi 150,000 njerëz u mblodhën në Bazilikën e Shën Pjetrit për të përshëndetur Papa Françeskun.

  • Trump njofton se do marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut në Romë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut në Romë.

    Në postimin e tij ai bëri të ditur se do të jetë e pranishme dhe bashkëshortja e tij Melanie Trump njëkohësisht dhe Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë.

    “Melania dhe unë do të marrim pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Syri.net-SKAI.gr.