Tag: varrimi

  • Një ofertë e pazakontë në Paris: Fitoni një truall në një varrezë të famshme me një kusht

    Një ofertë e pazakontë në Paris: Fitoni një truall në një varrezë të famshme me një kusht

    Autoritetet e qytetit të kryeqytetit francez do t’u ofrojnë parisienëve mundësinë për të fituar një vend varrimi midis disa prej artistëve më të mëdhenj, siç janë këngëtari i Doors, Jim Morrison, shkrimtari Oscar Wilde dhe legjendarja Edith Piaf, të cilët janë varrosur në varrezat Père-Lachaise, Montparnasse dhe Montmartre.

    Në këto tre varreza u ofruan 10 parcela për varre, me një çmim prej 4,000 eurosh, dhe kushti është që fituesi të restaurojë së pari gurin e varrit në parcelë, u njoftua në faqen e internetit të qytetit të Parisit .

    Siç u tha nga administrata e qytetit, kjo marrëveshje përfaqëson një kompromis midis respektimit të të ndjerit dhe dhënies së mundësisë parizienëve për t’u varrosur në territorin e qytetit të tyre.

    Siç shtohet, aktualisht ka shumë pak vende varrimi në territorin e kryeqytetit, dhe varrezat janë mbushur kryesisht që nga fillimi i shekullit të 20-të.

    Qyteti shpreson se programi i ri do të ndihmojë në restaurimin e gurëve të varreve në varreza të njohura që tashmë janë bërë destinacione të njohura turistike për shkak të personazheve të famshëm që janë varrosur atje.

    Përveç Morrison, Piaf dhe Wilde, Marcel Proust dhe kompozitori polak Frederic Chopin janë varrosur gjithashtu në Pere-Lachaise, ndërsa shkrimtarët Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir, Samuel Beckett dhe këngëtari Serge Gainsbourg janë varrosur në Montparnasse.

    Piktori Edgar Degas, shkrimtari Emile Zola dhe regjisori Francois Truffaut janë varrosur në varrezat e Montmartre.

    Aplikimet për një vend varrimi mund të dorëzohen vetëm nga njerëz që aktualisht jetojnë në Paris, dhe këshilli i qytetit vendosi për këtë projekt pasi shumë veta shprehën interes.

    Fituesi do të shortohet në janar të vitit të ardhshëm.

    Fituesit do të kenë shpenzime të konsiderueshme, sepse përveç restaurimit të monumentit, është edhe çmimi i qirasë së truallit për 10, 30 ose 50 vjet, i cili varion nga 976 deri në 5,260 euro.

  • Shëmtia e njerëzve me telefon në dorë! Varrimi i vëllait të Gjestit nuk ishte koncert

    Shëmtia e njerëzve me telefon në dorë! Varrimi i vëllait të Gjestit nuk ishte koncert

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Mori pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit, apeli i Xhenetës për publikun

    Mori pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit, apeli i Xhenetës për publikun

    Në një moment kaq të rëndë për familjen e Gjestit, Xhenneta Fetahu ka bërë një reagim publik, duke i kërkuar të gjithëve të tregojnë respekt dhe mëshirë ndaj dhimbjes së tyre.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu shqetësimin që varrimi i vëllait të Gjestit është kthyer në skena filmimesh dhe postimesh online. Fetahu theksoi se familja tashmë ka humbur më të dashurin e tyre dhe çdo video apo foto e shpërndarë në rrjete sociale e rëndon edhe më shumë plagën e tyre.
    “Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale,” – shkruan ajo.
    Në fund, Fetahu uroi që Zoti t’i japë forcë e durim familjes së Gjestit dhe kërkoi nga të gjithë pak njerëzi:
    “ Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë.”
    Varrimi i djeshëm u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Thirrje të shumta kishte që të respektohej dhimbja e familjarëve duke mos shpërndarë pamje të tilla që do ti prekin akoma më shumë.

  • Naim Frashëri, poeti me pesë varre

    Naim Frashëri, poeti me pesë varre

    Për pesë varret e Naim Frashërit është shkruar dhe më parë, por me pasaktësi të mëdha. Ky shkrim i studiuesit të njohur Valter Gjoni, botohet me qëllim që lexuesit të njihen saktësisht, sipas dokumenteve dhe fotografive të kohës, me vendet, kohën dhe marrjen e iniciativave për varrimet e poetit tonë kombëtar.

    Nga Valter Gjoni

    Varrimi i parë, 20 tetor 1900

    Ora 7. Arritmë në varri. Këtu na pret një helm i ri: jemi përpara varrit t’Abdul beut, të dy vëllezrit që kanë rrojtur bashkë, kanë punuar bashkë, kanë pasur një qëllim e një mendim, e janë përpjekur tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr.

    Mitat Frashëri “Atje tutje, në rëzë të sypërfaqes ku bashkohen ca repe, në një varr të mermertë. Ka një gur të stolisur me një bishkrim turçe; njëri prej gurëve të varrit ka ikur nga vëndi dhe nga njëra anë e tij po bijen copa dheu të djegur e të nxirë nga thatësira. Në këtë vend flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i math që është krijonjësi i parë i shqiptarismës s’onë të re, është bërë flija e mos-mirnjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vëndi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ka asnjeri që ja di varrin e tij, për veç një gruaje plakë, e teqes…”

    Më 17 të qershorit që shkoi, një grup shqiptarësh nga Kolonija e Istambullit kanë vizituar varrin e Naim Frashërit, që gjendet në Merdiven Koj. Me këtë rast bashkëpunëtori ynë Branko Merxhani na dërgon përshkrimin e trishtuar që botojmë këtu. Zëri i ngjyrur i një gruaje plakë, lajmëtare e vdekjes, ju bërtet nëpër mes të drujve të varresës ku kini hyrë:

    -Djelma! Varri që kërkoni është pranë atij varri dhe tamam nënë këmbët t’uaja!

    Oh! Tokat që kini përpara, që shkelim me këmbë ne, janë varre, ja kështu të pa-dukurë, pa-gjurmë, pa gurë, pa mbishkrim. Në njërin nga këta vende flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i math që është krijonjësi i parë i shqiptarismës s’onë të re, është bërë flija e mos-mirnjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vëndi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ka asnjeri që ja di varrin e tij, për veç një gruaje plakë, e aratisura e teqes…

    Branko Merxhani

    Botuar më 1934, revista “Minerva”

    Varrimi i dytë, 3 qershor 1937

    Mbreti Zog solli në Shqipëri eshtrat e Naim Frashërit

    Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së tij, nga viti 1925 deri në vitin 1939, mbreti Zog i kushtoi një vëmendje përkujtimit, vlerësimit e nderimit të shumë figurave e personaliteteve të ndryshme historike, të cilat në të kaluarën kishin dhënë kontributin e tyre në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar me pushkë apo me penë. Në kuadrin e vlerësimit dhe nderimit të këtyre figurave patriotike, në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, me nismën e mbretit Zog u bë e mundur sjellja në Shqipëri e eshtrave të Naim Frashërit, poetit tonë kombëtar, i cili që nga viti 1900 prehej në varrezën “Merdiven Koj’’ në Stamboll. Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në teqen e bektashinjve, në periferi të Tiranës, u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit. “Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim Frashërin. Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pasdreke grumbullohej tej legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet “Bagëti e Bujqësi” ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre që qysh në djep kanë dëgjuar emrin “Naim”. Dhe cili shqiptar, sidomos i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemtë e rinj, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Shquanin atje autoritetet e vendit. Kryeadjutanti i Mbretit, Gjeneral Serreqi, Kryetari i Parlamentit, Ministri i p. të Brendshme, Ministri i p. të Jashtme, Kryetari i Bashkisë, Prefekti, Gjeneral Mirdashi, Gjeneral Araniti, të tërë deputetët, Kleri, oficera, gazetarë, nënpunës, popull. populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e rrugës s’Elbasanit, ndërsa bataljoni “Deja” paraqiti armë se automobili me arkivolin e “yllit të idhës shqiptare” po vinte aty nga ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje kuptimplotë të turmës së madhe e cila me dhembjen mbante vështrimin nga automobili që binte eshtrat e një “shenjtori shqiptar”, nuk u ndie fare se zemra e të gjithëve rrinte pa pritur se Naimi erdhi. Erdh Naim Frashëri! Erdh ai që tha: “Kur më shihni se jam tretur, Mos kujtoni se kam vdekur!..

    Gazeta “Shtypi”, dt. 3 qershor 1937

    Varrimi i tretë, 9 prill 1940

    Jakomoni, mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë, i vendos eshtrat e Naim Frashërit në një varr monumental (1940).

    Fashistët synuan t’i “ridimensiononin” figurat tona kombëtare. Kjo ndodhi edhe me Naim Frashërin, madje duke u përpjekur të evidentonin paralelizime, që të argumentonin se në poezitë e tij kishte ide fashiste. Në 9 prill 1940, në vitin jubilar të 40-vjetorit të vdekjes dhe vitin e parë të pushtimit nën kujdesin e Françesko Jakomonit (mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë) në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve, në Tiranë, u zhvillua me rregullat e ceremonive fashiste e fetare vendosja e eshtrave në një varr të ri monumental, të ideuar dhe financuar nga Jakomoni, në të cilin kishte dhe një shënim “Dhuratë e Shkëlqesisë së Tij, Mëkëmbësit të përgjithshëm Françesko Jakomoni”. Ceremonia e shpërnguljes së trupit të poetit nga italianët është bërë sipas sipas protokollit ushtarak italian.

    Varrimi i katërt, 20 prill 1950

    Varri monumental i poetit, në Kryegjyshatën Bektashiane, gjatë viteve të para të regjimit Komunist u çmontua. Atij iu hoqën simbolet dhe shkrimet e vendosura nga italianët, duke e kthyer në një varr pa identitet. Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit, u bë në qendër të Tiranës varrimi i katërt i poetit, aty ku sot është “Piramida”.

    Varrimi i pestë, 10 qershor 1978

    Enver Hoxha rivarros eshtrat e vëllezërve Frashëri (1978)

    Në qershor të vitit 1978 u organizuan festime me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast u mundësua sjellja e eshtrave të disa patriotëve, ndër ta edhe të Abdyl Frashërit, si një veprimtar i rëndësishëm i Lidhjes së Prizrenit. Eshtrat e tij u sollën nga Turqia. Qeveria komuniste, e cila kishte ndaluar veprimtarinë fetare të të gjitha komuniteteve fetare, organizoi në sheshin “Skënderbej” një ceremoni të përbashkët varrimi për Abdyl dhe Naim Frashërin. Eshtrat e Naimit u rinxorën nga vendvarrimi i pranë lulishtes së Kryeministrisë. Nga sheshi “Skënderbej” të vendosura në shtrat topi, eshtrat e dy vëllezërve Frashëri, të shoqëruara nga mijëra banorë, politikanë dhe qeveritarë, u përcollën për në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale për Abdylin dhe Naimin dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin. Eshtrat e të cilit prehen në Turqi dhe qeveritë turke nuk kanë miratuar në asnjë rast shpërnguljen e këtij intelektuali të shquar edhe për kulturën turke.

    Mund të ketë edhe një rivarrim tjetër

    “Rruga e Zotit është e vlefshme për të gjithë, në këtë rrugë merr kuptim jeta. I lutem Zotit të lartësuar të na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dhe atdhetar, duke përbuzur egoizmin, vesin e ulët dhe ligësinë dhe në këtë këndvështrim poeti i besimit bektashi, Naim Frashëri, i solli një kuptim të ri hyjnores. Pranohet nga të gjithë se pikëpamjet e tij iluministe, shpesh të formuluara sipas modelit bektashi, synonin të vendosnin themelet teorike të lëvizjes kombëtare shqiptare, Naimi për ne mishëron binomin Komb dhe Fe, por ky binon nga regjime të ndryshme u prish duke e zhvarrosur dhe rivarrosur. Ne dëshërojmë që këto vlera t’i rikthehen poetit dhe filozofit bektashi, ndaj nuk mohojmë se dëshirojmë dhe po punojmë që ta kemi përsëri në mesin tonë, në Kryegjyshatë, në këtë vend të shenjtë të mbarë kombit dhe bektashizmës.”Kryegjyshi Botëror Bektashi Baba – Dede Edmond Brahimaj

    ObserverKult

    LEXO EDHE: Çfarë u tha Naim Frashëri para se të vdiste dy studentëve në Stamboll?

  • Varrimi i Papa Françeskut, ushtarët të pajisur me bllokues valësh për dronët

    Varrimi i Papa Françeskut, ushtarët të pajisur me bllokues valësh për dronët

    Përveç snajperistëve të vendosur mbi çatitë e ndërtesave, të shtunën në zonën e Sheshit të Shën Pjetrit do të jenë të pranishëm edhe “armë” kundër dronëve, për të garantuar sigurinë gjatë funeralit të Papa Françeskut.
    Bëhet fjalë për një lloj pajisjeje penguese që, në rast të zbulimit të dronëve të paautorizuar, arrin të bllokojë valët radio dhe t’i drejtojë ata derisa të detyrohen të ulen.

  • Varrimi i Papës, ja delegacioni shqiptar që do të shkojë në Vatikan

    Varrimi i Papës, ja delegacioni shqiptar që do të shkojë në Vatikan

    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka treguar se cilët do të jenë përfaqësuesit e klerit katolik në vendin tonë që do të marrin pjesë në varrimin e Papa Franceskut. Papa ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare.
    Në ceremoninë mortore do të jenë Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.

    Po ashtu, Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.

  • Nga Donald Trump te Princi William, krerët e shteteve në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut! Ceremonia nën masa drakoniane sigurie

    Nga Donald Trump te Princi William, krerët e shteteve në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut! Ceremonia nën masa drakoniane sigurie

    Pak orë pas vdekjes së Papa Françeskut nga një goditje në zemër, Kisha Katolike po përgatitet për funeralin e Papës, i cili hyri në histori si “Papa i të varfërve”.
    Sa me përulësi jetoi dhe drejtoi Kishën, aq me përulësi do të varroset, me një ritual të ri që do ta “përurojë vetë”.
    Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet 4 deri në 6 ditë më vonë, në sheshin e Shën Pjetrit . Siç ndodhi me Papa Gjon Palin II, i cili dha frymën e fundit më 2 prill 2005 dhe varrimi i tij u bë më 8 prill.

    Për funeralin e Papa Françeskut ende dihet pak. Deri tani dihet se një numër i madh personalitetesh do të marrin pjesë, mes tyre presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania.

    “Unë dhe Melania do të jemi të pranishëm në funeralin e Papa Françeskut në Romë. Mezi presim të jemi atje”, shkruante Trump në mesazhin e tij, ndërsa më herët kishte shprehur fuqishëm mbështetjen për katolikët.
    I pranishëm pritet të jetë edhe nënpresidenti amerikan J.D. Vance, i cili ishte takuar me Papën një ditë para se të jepte frymën e fundit.

    Ndër të fundit që takuan Papën ishte edhe 88-vjeçari Charles, Mbreti i Anglisë, së bashku me gruan e tij Camilla, por ata ndoshta nuk do të marrin pjesë në funeralin.
    Familja mbretërore pritet të përfaqësohet nga Princi William, trashëgimtar i fronit britanik.
    Megjithatë, tashmë në sheshin e Shën Pjetrit, ku Papa Françesku bëri paraqitjen e tij të fundit me publikun duke thirrur “Viva il Papa” (“Rroftë Papa”) vetëm 19 orë para se të vdiste, mijëra besimtarë kanë filluar të mblidhen për të vajtuar humbjen e tij.

    Para varrimit, trupi i Papës pritet të qëndrojë për tre ditë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
    Pavarësisht se ku vdes Papa, varrimi bëhet gjithmonë në Vatikan, konkretisht në sheshin e Shën Pjetrit, nëse moti e lejon.
    Njëkohësisht me funeralin, do të zhvillohet një operacion sigurie i madh, pothuajse i paprecedentë. Rreth 4 milionë njerëz mbushën rrugët e Vatikanit gjatë funeralit të Gjon Palit II në 2005, së bashku me 8,000 personel sigurie, duke përfshirë 2,000 policë me uniformë dhe 1,400 policë me rroba civile.
    Rituali do të kryhet sipas traditës, ndonëse Papa Françesku e ndryshoi së fundmi duke e thjeshtuar. Kjo është bërë për të “theksuar edhe më shumë se funerali i Papës është ai i një bariu dhe dishepulli të Krishtit dhe jo i një njeriu të fuqishëm të kësaj bote”, shpjegoi drejtori i ceremonive liturgjike të Vatikanit, Kryepeshkopi Diego Ravelli.
    Papa Françesku “ka deklaruar në mënyrë të përsëritur nevojën për të thjeshtuar dhe përshtatur disa ceremoni, në mënyrë që kremtimi i funeralit të peshkopit të Romës të shprehë më mirë besimin e Kishës në Krishtin e ringjallur”.

    Ceremonia pritet të zgjasë afërsisht dy orë e gjysmë dhe do të jetë, në pjesën më të madhe, në latinisht, por me shtimin e disa ritualeve papale.
    Varrimi do të bëhet nga dekani i Collegium Cardinalium. Ky pozicion aktualisht mbahet nga kardinali Giovanni Battista Re, një italian 91-vjeçar; zv.kancelar është kardinali argjentinas Leonardo Sandri, 81 vjeç. Të gjithë 252 kardinalët do të jenë të pranishëm.
    Pas ceremonisë, trupi transportohet nga “dera e vdekjes” në të majtë të altarit në kishën e Shën Pjetrit, ndërsa bie një zile funerali. Himnet e kongregacionit përfshijnë vargje nga Psalmi 117 (“Më hapni portat e drejtësisë”) dhe Psalmin 41 (“Në shoqërinë e lavdishme të shenjtorëve, unë do të shkoj në shtëpinë e Perëndisë”).
    Në kundërshtim me traditën e kohëve të fundit, Françesku kërkoi të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë Major,duke përmendur “lidhjen shumë të fortë” të saj me kishën e lashtë, e cila ndodhet jashtë mureve të Vatikanit.
    Fjala e fundit, megjithatë, i takon kardinalëve, të cilët do të vendosin nëse do t’ia plotësojnë dëshirën. Kujtojmë se Papa Gjon Pali II kishte kërkuar që të varrosej në vendlindjen e tij, Poloni, një dëshirë që nuk iu plotësua nga kardinalët./vizionplus.tv