Tag: varrezave

  • Mënyra e pazakontë e jetesës së gjermanëve. Varrezat kthehen në ‘oaze qetësie’, ideale për një kafe!

    Mënyra e pazakontë e jetesës së gjermanëve. Varrezat kthehen në ‘oaze qetësie’, ideale për një kafe!

    Të fshehura bukur në disa nga qoshet më të qeta dhe më të gjelbëruara të Berlinit qendror, kafetë në varreza janë për adhuruesit e një mënyrë jetese ‘të pazakontë’.
    Kryeqyteti gjerman ka rreth një duzinë kafenesh në varreza, jo domosdoshmërisht vende për të vajtuar, edhe pse mund të jenë edhe të tilla, por kryesisht si ishuj qetësie në lagje të zëna.
    Ndryshe nga Parisi apo New York-u, ku varrezat tradicionalisht zënë hapësira të mëdha në periferi historike të qytetit, varrezat e Berlinit janë prej kohësh në shkallë njerëzore dhe të lidhura ngushtë me komunitetet lokale.
    Në dekadën e fundit ka pasur një bum, me hapjen e kafeneve brenda mureve të varrezave. Frikërat fillestare se klientët do të shqetësoheshin ose se të vdekurit dhe familjarët do të ofendoheshin, kanë rezultuar kryesisht të pabaza.
    Një nga këto kafene, Lisbeth, ndodhet në një sallë parokiale të vjetër, e rrethuar nga pemë të mëdha japoneze të qershisë. Kafenë e menaxhon Chiara de Martin Topranin, 30 vjeçe, e lindur në Itali, e cila e gjeti përmes një njoftimi të pasqaruar online për “dikë që të drejtojë një vend të bukur në distriktin Mitte me një kopsht të mrekullueshëm”. Duke pirë një kapuçino me pamje nga varrezat protestante të Sophien, ajo tregon se u trondit kur pronarët e ndërtesës i zbuluan se do të punonte në një varrezë.

    “Si italiane, ishte e papranueshme për mua”, thotë Topranin. “Për ne vdekja është diçka që duhet fshehur. Kur ua thashë familjarëve, thanë: ‘Chiara, ke humbur mendjen?’ Por sa më shumë e mendoja, aq më shumë ndjeja: duhet ta bëj këtë.”
    Që nga ajo kohë, Topranin, e cila ka studiuar psikologji, vuri re se klientët e saj vinin “me një energji krejt tjetër nga kafetë normale të rrugës”. “Sapo kalojnë portat e varrezave, duket sikur bëhen pak më të ndjeshëm, më të butë.”
    Ajo përpiqet të gjejë një ekuilibër delikat midis respektit për të pikëlluarit dhe ofrimit të një vendi të këndshëm, edhe pse jo të zakonshëm, për ata që vijnë për të shijuar një pushim drekë.
    “Nuk pranoj kurrë dasma”, thotë ajo. “Mund të bëj një festë ditëlindjeje, por duhet të jetë e arsyeshme – kurrë një festë e madhe. Kam pasur klientë që morën Aperol Spritz mes varrezave. Atëherë jam mjaft strikte dhe them: ka një kufi.”

    Megjithëse Friedhofscafés e Berlinit janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara, pak vetë e dinë se rrënjët e tyre lidhen me krizën e AIDS-it dhe ndryshimet në praktikat rreth vdekjes dhe varrimit.
    Bernd Boßmann njihet gjerësisht si babai i lëvizjes së kafeneve në varreza, pasi hapi të parën në Gjermani në vitin 2006. Kafeneja Finovo ndodhet në distriktin Schöneberg të Berlinit, një qendër e jetës LGBTQ+ për më shumë se një shekull. Boßmann, veteran i luftës për kërkime mbi HIV-in në vitet 1980, shpalli vetë orientimin e tij gjatë periudhës së asaj që shpesh quhej “plaga gay”.
    Ai pa shumë miq të rinj të ndaheshin nga jeta herët, shumë prej të cilëve u varrosën në varrezat historike Old St Matthäus, ku një shekull më parë u vendosën botuesit e njohur Brothers Grimm.
    “Por kuptova se ndërsa ishte një vend i bukur për të vdekurit, ishte i tmerrshëm për të gjallët”, thotë Boßmann, 65 vjeç. “Nuk kishte asnjë vend të këndshëm për të u ulur, as për të blerë lule, madje as për t’u kujdesur për nevojat personale. Atëherë vura re një ndërtesë të vogël të braktisur pranë portave.” Kështu lindi Finovo.
    Gati 20 vjet më vonë, Boßmann ka dorëzuar menaxhimin e kafenesë me dyqanin e saj të luleve Red Poppy, dhe kjo ka frymëzuar hapjen e vendeve të ngjashme në gjithë qytetin, secila me filozofinë e vet.
    Me zgjedhjen e kremacionit mbi varrimin tradicional nga gjeneratat e reja, varrezat përballen me probleme financiare për të mbajtur hapësirat e gjelbra, ndërsa vendet e braktisura shpesh bëhen pre e vandalizmit dhe krimit.

    Ndërkohë, rritja e çmimeve të pasurive komerciale ka bërë që ripërdorimi i ndërtesave të braktisura të varrezave të duket irresistueshëm. Shumë vizitorë thonë se prija e kafes pranë varrezave krijon një përvojë tronditëse, por qetësuese.
    “Rrotullova qoshen dhe pashë një grup njerëzish që mbajnë një homazh”, thotë André, 37 vjeç, punonjës social, në Cafe Friedberg, brenda një kompleksi të mbjellë me pemë në Kreuzberg. “Shkova qetësisht tek hyrja e kafenesë.” Një grup jashtë dritares, veshur me të zeza, i dha lamtumirën e fundit me një këngë të Neil Young. “Do të ishte bukur nëse edhe funeralet e mia do të ishin kështu, me jetën e përditshme që vazhdon rreth meje.”
    Pak më jug, 21 Gramm në Neukölln, një distrikt multikulturor dhe epicentër i gjentrifikimit të Berlinit e sheh veten si një “oazë e vogël” larg zhurmës së Hermannstraße.
    Kafenë e merr emrin nga pesha mitike e një shpirti njerëzor. Kapela romane, e rindërtuar si hapësirë pushimi, ishte një depo e braktisur para se të bëhej një vend i njohur lokal tetë vjet më parë.
    “Është kaq e gjelbër mes pemëve të lindjes dhe gjithmonë e gjallë. Këtu ka më shumë jetë sesa vdekje”, thotë mësuesja e jogës Ieva Grigalavičiūtė, që banon në një apartament me pamje nga varrezat.
    “Unë jam nga Lituania dhe kemi një thënie: sa herë që ndokush në familje vdes, lind dikush tjetër. Këtu është e njëjta gjë vdekje dhe rilindje.”

  • Rama publikon video nga largimi i varrezave të makinave: Vatra ndotjeje që do t’ia lenë vendin gjelbërimit

    Rama publikon video nga largimi i varrezave të makinave: Vatra ndotjeje që do t’ia lenë vendin gjelbërimit

    Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, njoftoi se Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara ka nisur punën për ‘zhdukjen’ e varrezave të makinave në qytetet e vendit.

    Rama thotë se hapësirat ku ndodheshin makinat e vjetra, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.
    “Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasi të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore“, shkruan Rama.
    Tri javë më parë, gjatë një takimi për reformën në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve përmes një pakete të dedikuar ndërhyrjesh ligjore dhe investimesh, Kryeministri Edi Rama tha se do të largohen të gjitha varrezat e makinave në territorin tonë.
    “Jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve në raport me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve, ku përfshihen ambalazhet plastike, letrat, qelqi, pajisjet elektrike, elektronike, bateritë, automjetet në fund të jetës. Jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera dhe ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyre varrezave”, tha Rama.

    Top Channel

  • Skena të tmerrshme/ Ariu plaçkit varrin e sapohapur, punonjësit e varrezave e filmojnë teksa ushqehet me kufomën

    Skena të tmerrshme/ Ariu plaçkit varrin e sapohapur, punonjësit e varrezave e filmojnë teksa ushqehet me kufomën

    Një ngjarje e pazakontë dhe e tmerrshme ka ndodhur në një varrezë në jugperëndim të Rusisë. Punonjësit e varrezave kanë arritur të filmojnë një ari që plaçkit një varr të sapohapur.

    Arii shfaqet në video teksa gërmon varre në kërkim të ushqimit, ngjarje kjo e regjistruar në rajonin e Chelyabinsk. Pamjet e kapura nga dëshmitarët tregojnë një ari të madh që qëndron në një gropë, duke ngrënë diçka.

    Sipas raportimeve të medias, kafsha gërmoi disa varre dhe hëngri eshtrat e të ndjerit në Varrezat Urenginskoye në qytetin e Zlatoust.

    Ministria rajonale e Ekologjisë thuhet se ka lëshuar një leje për të kapur grabitqarin.

     Gjuetarët dhe rojet e gjahut kanë filluar kërkimin për ariun, por ende nuk është njoftuar nëse kanë arritur ta gjejnë atë.

  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikonstruksionin e rrugës së varrezave publike, zgjidhet problemi 20- vjeçar

    VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikonstruksionin e rrugës së varrezave publike, zgjidhet problemi 20- vjeçar

    Rruga e varrezave të qytetit prej disa ditësh është përfshirë në një rikonstruksion të plotë. E trajtuar si shqetësim i banorëve, ky segment rrugor brenda 2 muajsh pritet të përfundojë. Për të inspektuar nga afër punimet ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili u shpreh se me këtë investim nga buxheti i Bashkisë Shkodër zgjidhet një herë e mirë një problematikë e mbartur në vite për banorët e zonës, të cilët shfrytëzonin këtë segment rrugor për t’u lidhur me rrugën kryesore.

    Paralelisht me këtë segment, në brendësi të varrezave të qytetit, Bashkia Shkodër po punon edhe në një tjetër segment që zgjidh qarkullimin dhe aksesin e banorëve të zonës në fshatin Golem me rrugën kryesore “Pjetrushi”. Me përfundimin e këtyre dy investimeve infrastrukturore merr fund edhe shqetësimi i ngritur prej 20 vitesh i banorëve, të cilët përballeshin me gropa të mëdha uji dhe mungesë infrastrukture për të çuar fëmijët në shkollë apo për komunikimin e banorëve me rrugën nacionale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vatër e madhe zjarri pranë varrezave në Dhërmi

    Vatër e madhe zjarri pranë varrezave në Dhërmi

    Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme pranë varrezave në fshatin Dhërmi.

    Siç shihet edhe në VIDEO zjarri po djeg disa ullishte, ndërsa është shumë pranë banesave.

    Lidhur me situatën janë lajmëruar autoritetet për të ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.

  • Ana e errët e nëntokës së Parisit, një nga vendet më misterioze e të frikshme në botë (Foto)

    Ana e errët e nëntokës së Parisit, një nga vendet më misterioze e të frikshme në botë (Foto)

    Parisi i shekullit të 18-të ishte në atë kohë një nga destinacionet më të mëdha dhe më të njohura në perëndim. Megjithatë, për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në qytet, një varr nëntokësor u krijua dhe u përdor për qëllime të ndryshme gjatë shekujve.

    Rritja e shpejtë e popullsisë së qytetit solli ndotje dhe epidemi. Për shkak të kësaj situate numri i vdekjeve u shtua dhe nuk mbeti vend në varrezat e qytetit. Përveç kësaj, era e kufomave filloi të përhapej në të gjithë qytetin. Shëndeti i banorëve të Parisit ishte në rrezik serioz dhe u kërkua një zgjidhje sepse diçka duhej bërë.

    Si zgjidhje, u gjet një mënyrë shumë e zgjuar, por edhe e frikshme. Numri i të vdekurve tejkaloi 6 milionë.

    Për këtë duket se mendoi Charles-Axel Guillaumot, arkitekti i Katakombeve të Parisit, i cili i dha leje Karlit, Mbretit të kohës, të rregullonte këtë tunel, i cili përdorej si minierë dhe u deshën vite për të bërë rregullimet e nevojshme.

    Kishte shumë gjëra që duhej të stabilizoheshin përpara se të fillonte përforcimi dhe varrimi i katit të sipërm.

    Pavarësisht vështirësisë, Charles i konsolidoi tunelet në një periudhë 8-vjeçare. Në vitin 1785, tuneli ishte tashmë i paprekur, por u deshën tetëdhjetë vjet që trupat të gërmoheshin dhe të transportoheshin sipas ritualeve.

    Fati i varrezave filloi të evoluonte drejt një rruge tjetër. Iniciatori i këtij procesi ishte Mbreti i famshëm i Francës, Napoleon Bonaparte. Napoleoni bëri marrëveshje në qytet pasi erdhi në pushtet pas Revolucionit. Një prej tyre ishte Katakombet e Parisit.

    Sipas Napoleonit, varrezat ishin një vend që mund të tërhiqte shumë vëmendje me tiparin e saj misterioz dhe tërheqës.

    Kjo është arsyeja pse Napoleoni emëroi Hericart de Thury, inspektorin e përgjithshëm të qytetit, dhe donte që Katakombet të bëheshin një vend që njerëzit do të donin ta shihnin.

    Me urdhër nga Mbreti, Hericart de Thury rregulloi eshtrat që ishin gërmuar dhe rivarrosur si stoli kockash.

    Muret e tuneleve ishin të shtruara me kafka dhe eshtra kufomash siç shihen edhe sot.

    U vendosën simbole dhe tabela për t’u bërë përshtypje vizitorëve. Për të rritur tmerrin e varrezave, dhomat sekrete u hapën në katakombe dhe u mbushën me labirinte.

    Dhomat e ekspozitës janë të vendosura në shumë dhoma, figura më e paharrueshme dhe misterioze e varrezave është një seri gdhendjesh në gurë të formuara nga një figurë e quajtur Decure.

    Ajo që i jep misterin kësaj gdhendjeje në gur është se ajo është e fshehur në një nga dhomat sekrete që çon në katakombet dhe ende nuk është gjetur.

    Katakombet e Parisit, e cila është më shumë se 250 km e gjatë, është e hapur për vizitorët dhe kushdo mund ta shohë atë nga afër, por humbja aty do të thotë “vdekje”./ gazetatema.net

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LOT, DASHURI DHE SHQELMA: HISTORIA PASIONANTE QË TRONDITI PARISIN

    Lidhja e dashurisë mes Kiki de Montparnasse dhe Man Ray ishte në “epiqendër të dadaizmit”. Muza frymëzoi artistin e madh. Kjo lidhje zgjati gjashtë vjet.

    Mbretëresha e Montparnasse, emri artit i së cilës ishte Kiki, në fakt quhej Alice Prin ( Châtillon-sur-Siene, 2 tetor 1901- Paris, 29 prill 1953).

    Ajo ishte modele franceze. Ishte një prej grave më të bukura të Parisit. Kjo në vitet ’20. Pas shumë furtunave në lidhjet e saj dashurore. Vetëm njëra prej tyre do të kishte fatin të ndryshonte historinë. Pra historinë e modernizmit bohèm.

    Marrëdhënia që pati me Man Ray ( Filadelfia, 27 gusht 1890- Paris, 18 nëntor 1976) e cila e ktheu në muzën e tij erotike.

    Tekstin e potë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Zjarr pranë varrezave të Dëshmorëve në Gjirokastër

    Zjarr pranë varrezave të Dëshmorëve në Gjirokastër

    Një zjarr ka shpërthyer pak më parë në Gjirokastër në afërsi të varrezave të Dëshmorëve duke krijuar një situatë të rrezikshme për banesat e zonës. Flakët u konstatuan në oborrin e një banese ku po digjeshin mbeturina dhe shumë shpejt rreziku i përhapjes së zjarrtë në drejtim të shtëpive përreth ishte evidentuar.
    Zjarrfikësit reaguan menjëherë duke ndërhyrë për të izoluar zjarrin dhe për të shmangur çdo mundësi që flakët të përhapen në pjesën tjetër të lagjes. Pas një ndërhyrjeje të shpejtë dhe profesionale zjarrfikësit arritën ta shuanin plotësisht zjarrin pa lejuar që të shkaktoheshin dëme materiale apo të lënduar.
    Autoritetet kanë njoftuar se nuk janë regjistruar viktima apo dëme materiale nga ky incident por ndërkohë hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të zjarrit. Sipas informacioneve të para zjarri u shkaktua nga ndezja e qëllimshme e mbeturinave nga ana e banorit të shtëpisë ku ka shpërthyer zjarri. Ky veprim është në kundërshtim me ligjin dhe ka sjellë pasoja potencialisht të rrezikshme për jetën dhe pasurinë e qytetarëve të tjerë.
    Për shkak të shkeljes së ligjit banori që ndezi zjarrin është kallëzuar penalisht ndërsa autoritetet lokale kërkojnë që të bëhet më shumë për sensibilizimin e qytetarëve për rreziqet që sjell ndezja e mbeturinave në hapësira të hapura.
    Ky incident tregon rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar nga shërbimet zjarrfikëse të cilët shpesh herë janë të angazhuar në kushte të rrezikshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

  • Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

    Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

    Një pjesë e varrezave të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.

    Ndërkohë policia nisi procedimin penal ndaj një 33-vjecari i cili dyshohet se i vuri zjarrin disa shkurreve ngjitur me varrin e nënës së tij, flakë të cilat më pas u përhapën në një sipërfaqe më të gjerë.
    Zjarri përfshiu disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.
    Bashkia e Elbasanit në një reagim të saj bën thirrje për kujdes të shtuar, çdo pakujdesi bëhet shkak për pasoja të mëdha.
    Ditët e fundit Elbasani është përballur me situata të vazhdueshme zjarresh ku më i fundit është ai në varreza i cili ka krijuar një ngarkesë të madhe psikologjikë për familjarët që kanë të afërmit e tyre.
     

    Top Channel