Tag: variant

  • Amerikani bëhet personi i parë në botë që vdes nga një variant virusi që nuk ishte parë kurrë te njerëzit

    Amerikani bëhet personi i parë në botë që vdes nga një variant virusi që nuk ishte parë kurrë te njerëzit

    Një person në SHBA besohet se është i pari që vdes nga një variant i rrallë i gripit të shpendëve, por autoritetet shëndetësore të shtetit thanë të premten se rreziku për publikun është i ulët.

    Personi në shtetin e Uashingtonit, një i moshuar me probleme shëndetësore të mëparshme, po trajtohej për një variant të gripit të shpendëve të quajtur H5N5, pasi u duk se ishte rasti i parë i njohur i infektimit të një njeriu me këtë variant, sipas një deklarate nga Departamenti i Shëndetësisë së shtetit.

    Pacienti ishte shtruar në spital që nga fillimi i nëntorit, pasi pati temperaturë të lartë, konfuzion dhe probleme me frymëmarrjen, thanë zyrtarët e shëndetit.

    Personi, nga qarku Grays Harbor, rreth 125 km në jugperëndim të Siatëllit, kishte një tufë shpendësh shtëpiake në oborr, të cilët kishin qenë në kontakt me zogj të egër, thanë autoritetet.

    “Rreziku për publikun mbetet i ulët,” thuhej në deklaratën e zyrtarëve të shtetit. “Asnjë person tjetër i përfshirë nuk ka rezultuar pozitiv për gripin e shpendëve.”

    Zyrtarët thanë se do të monitoronin të gjithë ata që kishin qenë në kontakt të afërt me pacientin, por “nuk ka asnjë provë se ky virus transmetohet nga një person te tjetri”.

    Më herët këtë muaj, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan një deklaratë ku thuhej se nuk ka asnjë informacion që sugjeron se “rreziku për shëndetin publik është rritur si rezultat i këtij rasti”.

    Nuk besohet që varianti H5N5 të jetë një kërcënim më i madh për shëndetin e njeriut sesa varianti H5N1, i cili ka shkaktuar 70 raste të raportuara infektimi te njerëzit në SHBA në vitet 2024 dhe 2025. Shumica e atyre rasteve kanë qenë sëmundje të lehta te punëtorët e fermave të qumështit dhe shpendëve.

    Dallimi mes H5N5 dhe H5N1 qëndron në një proteinë që ndihmon virusin të dalë nga qeliza e infektuar dhe të përhapet në qelizat përreth. / The Guardian – Syri.net

  • Çfarë duhet të dini për variantin “Frankenstein” të COVID-19

    Çfarë duhet të dini për variantin “Frankenstein” të COVID-19

    Një variant i ri i COVID-19 po qarkullon në Europë dhe po tërheq vëmendjen e shkencëtarëve dhe mediave, për shkak të simptomave të pazakonta dhe emrit që i është vënë, “Frankenstein”. Varianti XFG, i njohur gjithashtu si “Stratus”, ka filluar të dominojë në Gjermani dhe disa vende të tjera europiane që nga mesi i vitit 2025.
    Në media, ai përshkruhet si shkaktar i “dhimbjes së fytit”, përveç simptomave tipike të COVID-19. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se rreziku nga ky variant mbetet i ulët.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e kanë klasifikuar XFG si një “variant nën vëzhgim”, që do të thotë se po monitorohet nga afër, por nuk konsiderohet ende shqetësues.
    Sipas të dhënave më të fundit të ECDC, rastet me COVID-19 kanë qenë në nivele të larta në gjithë kontinentin, megjithëse aktualisht po shënohet rënie në shumicën e vendeve.
    Veçoritë e variantit “Frankenstein”
    XFG është një rekombinant, një përzierje e dy linjave të mëparshme të virusit, LF.7 dhe LP.8.1.2. Ashtu si përbindëshi Frankenstein, i krijuar nga pjesë të ndryshme trupi, edhe ky variant është formuar nga kombinimi i pjesëve të ndryshme të varianteve virale.
    Është normale që viruset të pësojnë mutacione dhe të ndryshojnë me kalimin e kohës. Termi “Frankenstein” u përdor për herë të parë për të përshkruar nënvariantet e koronavirusit pas përhapjes së Omicron në fund të vitit 2021 në Afrikën e Jugut.
    Aktualisht, OBSH dhe Instituti Robert Koch (RKI) e vlerësojnë rrezikun nga XFG si të ulët.
    Simptomat dhe dallimet nga variantet e tjera
    Nuk ka prova të qarta që “ndjesia e briskut në fyt” të ndodhë më shpesh te ky variant. Simptoma si dhimbja e fortë e fytit dhe ngjirja e zërit nuk janë specifike për variantet e COVID-19, ato mund të shfaqen edhe te infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.
    Në fakt, është pothuajse e pamundur të dallosh me siguri mes COVID-19 dhe, për shembull, gripit, vetëm në bazë të simptomave.

  • “Covid-i nuk ka ikur asnjëherë”/ Brataj tregon nëse varianti i Omicron është vdekjeprurës: Deri në 500 raste në javë!

    “Covid-i nuk ka ikur asnjëherë”/ Brataj tregon nëse varianti i Omicron është vdekjeprurës: Deri në 500 raste në javë!

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa, theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante. Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.

    “Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars”, tha ai.

    Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky variant Covid-i të çon në fatalitet, Brataj tha; “Çdo sëmundje të çon në fatalitet te një person me patologji, me imunitet të ulët. Por personat me shëndet të mirë, nuk kanë probleme. Personat e sëmurë, e kalojnë më vështirë, covid-i të çon deri në rrezik jete.”. Por a ka persona që s’e kanë kaluar Covid-in? Brataj theksoi se shumica e popullatës, nuk shfaq simptoma.

    “Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave, pasi dhe fluksi i turistëve në vend”, tha ai.

  • “Deri në 500 raste në javë”, Brataj paralajmëron: COVID rikthehet në Shqipëri me variantin Omicron, prek kryesisht…

    “Deri në 500 raste në javë”, Brataj paralajmëron: COVID rikthehet në Shqipëri me variantin Omicron, prek kryesisht…

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për një emision televiziv, përballë gazetares Nisida Tufa, theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante. Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.
    “Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars.”, tha ai.
    Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky variant Covid-i të çon në fatalitet, Brataj tha; “Çdo sëmundje të çon në fatalitet te një person me patologji, me imunitet të ulët. Por personat me shëndet të mirë, nuk kanë probleme. Personat e sëmurë, e kalojnë më vështirë, covid-i të çon deri në rrezik jete.”. Por a ka persona që s’e kanë kaluar Covid-in? Brataj theksoi se shumica e popullatës, nuk shfaq simptoma.
    “Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave, pasi dhe fluksi i turistëve në vend”, tha ai.

  • Një variant i ri i Covid do të qarkullojë këtë verë. Cilat janë simptomat

    Një variant i ri i Covid do të qarkullojë këtë verë. Cilat janë simptomat

    Një variant i ri i Covid-19, i quajtur “Stratus”, po përhapet me shpejtësi në Europë dhe pritet të qarkullojë gjerësisht gjatë muajve të verës. Ai është duke zëvendësuar variantin e mëparshëm “Nimbus” dhe po monitorohet nga afër nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
    Stratus konsiderohet më i aftë për të shmangur mbrojtjen që ofrojnë antitrupat ekzistues, çka e bën më sfidues për sistemin imunitar.

    Simptomat dalluese
    Ndryshe nga variantet e mëparshme, Stratus shfaq disa simptoma që po bien në sy veçanërisht në Indi, ku ka qenë varianti dominues gjatë pranverës. Mjekët atje theksojnë ngjirjen e zërit si një nga simptomat më të zakonshme, së bashku me:
    Kollë të thatëAcarim dhe dhimbje fytiVështirësi gjatë gëlltitjesDhimbje të mprehtë në pjesën e prapme të fytit
    Raportet nga Mbretëria e Bashkuar përmendin edhe simptoma më të zakonshme si:
    LodhjeEtheDhimbje muskujshBllokim në rrugët e frymëmarrjesPërhapja globale
    Sipas të dhënave të OBSH-së, Stratus po fiton terren në tre rajonet kryesore që ndajnë të dhëna mbi mutacionet e Sars-CoV-2:
    Në Europë, qarkullimi i tij është rritur nga 10.6% në 16.7%Në Azinë Juglindore, nga 17.3% është rritur në 68.7%Në këtë fazë, OBSH-ja thekson nevojën për masa të përqendruara që të adresojnë pasiguritë mbi nivelin e mbrojtjes që ofrojnë antitrupat kundër këtij varianti të ri.
     

  • A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

    A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp është shprehur se opozita nuk përjashton asnjë variant sa i takon mosnjohjes së Parlamentit të ri.
    Teksa u pyet nëse greva e urisë është një variant që PD ka në mendje, Berisha thekson se ai është i gatshëm t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë duke mos përjashtuar asgjë.
    “Absolutisht i gatshëm ta udhëheq betejën gjer në fitore dhe me shembullin personal, t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë. Nuk përjashtohet asnjë variant. Rëndësi të jashtëzakonshme për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo siç ua paraqet propaganda kriminale e qeverisë dhe altoparlantëve të saj. Sepse është shumë e rëndë kur sheh pseudo-intelektualë të bëjnë avokatinë e akteve mega-kriminale të karteleve të drogës në studiot televizive dhe të thonë se në xhepat e mi nuk ka paratë e tyre. Ti ndan moralin me ta kur pranon veprën e një karteli, ti nuk ke asnjë dallim moral nga ta. Je i zhveshur, je njësh me krimin. Pra, çfarë do ndodhë? Edhe njëherë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Cilido që është i gatshëm të luftojë në rrugën e zgjedhur nga PD. Thashë, jo jashtë institucioneve, është i mirëpritur dhe unë një betejë që nuk besoj se nuk do ta fitoja, nuk do e nisja. Jam i bindur se kjo betejë do fitohet”, tha Berisha.
    Ndër të tjera Berisha thekson se ka denoncuar të gjitha takimet e fshehta të eksponentëve të krimit me deputetët e PS.
    “Ju jeni dëshmitarë, sa herë unë denoncova Sara Milen dhe Suel Çelën. A nuk e denoncova gjatë fushatës disa herë Klodian Danin, ushtar i Suel Çelës, që thërriste në Përrenjas qytetarët të votonin për Sara Milen. Sa herë kam denoncuar takimet e fshehta te Kodra e Kuajve të Ergys Agasit me Suel Çelën dhe më pas me Vangjush Dakon dhe me Edi Ramën. A mundet të kapërdihet? A mundet të mbrohet një krim i tillë i shëmtuar elektoral?”, shprehet Berisha.
    Lideri demokrat thekson edhe njëherë se këto zgjedhje sipas tij nuk do të pranohen kurrë.
    “Unë edhe njëherë deklaroj se këto zgjedhje kurrë nuk do njihen dhe se ata, të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me Edi Ramën dhe me të gjithë autorët e farsës më të shëmtuar elektorale të majit 2025”, tha Berisha.