Tag: vargje

  • “Poema e mungesës”, romani në vargje prezantohet nga shkrimtarja Rita Petro

    “Poema e mungesës”, romani në vargje prezantohet nga shkrimtarja Rita Petro

    ‘Poema e Mungesës’ ka lindur pesë vite më parë në kokën time dhe e mbaj gjallë…”

    Rita Petro ka hedhur në vargje ndjesitë e saj për mungesën dhe vetminë. Në veprën e fundit të poetes, koncepti i vetmisë zbërthehet në të gjitha dimensionet.
    “Në raportin e të qenit vetëm, atë boshllëk, por nga ana tjetër, është bosh apo është tepër. E kam parë vetminë edhe si refleks brenda vetes, e kam parë si paqe”, shprehet Petro.
    Nga prologu për dashurinë, poema e shtratit gjysmëmosh apo poema e shpirtit dhe trupit, kjo vepër vjen si një roman në vargje, ku çdo krijim është emocion i përjetuar nga vetë poetja.
    “Humbjet e dashurive të mëdha lenë gjurmët e veta. Unë e nisa si rrëke poemën, ajo u bë lumë, vura re që u degëzua shumë dhe kur mbaroi, u fut në det. Humba se çdo gjë që ishte imja personale zgjerohej dhe më dilnin shumë tema“, thotë shkrimtarja.
    Por poetja shkon më tej duke tejkaluar rrafshin personl dhe duke ftuar lexuesin në një bshkëbisedim për lirinë, vdekjen, bukurinë natyrale e artificiale, forcën e pushtetit.
    “Kam dashur ta kapërcej personalen, për të sjellë atë mungesë që ndiej unë dhe që e ndjejnë edhe njerëzit e tjerë”, deklaroi Rita Petro.
    Poema e Rita Petros nuk përpiqet të zbukurojë asgjë, nuk ka metafora të tepërta, por përjetime të sinqerta që të çojnë në reflektim.

    Top Channel

  • Këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë…

    Këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë…

    Nga Artan Gj. Hasani

    këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrëdhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan…

    për ata që kishin frikë të rrinin vetëmdhe për ata që nevojën për të pasur dikëme dashurinë gjithnjë e ngatëruan…

    për ata që i jetuan vitet e gjata krenarishtduke vrarë çastet më të bukur të jetës…

    dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetritpor kurrë vetvetes…

    për ata që përçmuan çdo luleqë bahçja e tyre s’e kishte…

    dhe për ata që s’mundën të kuptoninqë edhe tradhëtia një dashuri e re ishte…

    i kam dashur vërtet shumë të gjithëdhe u kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë i kam lënduarnë plagët që mendonin se s’i kishin…nëse ua kam trazuar gjumin pa ëndrra që flininkur pengjet më të thella të shpirtit të tyreshkujdesur në vargje i kam shkruar…

    i kam dashur vërtet shumë të gjithënjerëzit që s’më deshënlulet pa aromëzogjtë që s’mund të fluturoninburrin e femrës që më dashuroidhe kurrë nuk e urrevaatë që me timen shkoi…

    i kam dashur vërtet shumë të gjithësi ç’ka bërë edhe një poet tjetër më parë,edhe kur keq për mua kanë menduar…edhe kur në turrë të druve më kanë vënë…edhe kur me gisht si delen e zezë më treguandhe kurrë nuk i fajësova që rastisën aq të bardhë…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARTAN GJYZEL HASANI: MBASE DO T’I SHKRUASH TI POEMAT E MIA…

    mbase do t’i shkruash ti poemat e miakur unë të mos jem më…

    diçka do të ndodhë kur t’i vësh pranëshpirtin tim dhe mendjen tëndee pamundur të mos ndodhëse fundja njerëzore janëedhe mund të gabojnëdhe të bien në dashuri bashkë

    POEZINË E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

  • Sado i mençur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk lë pa e thënë ndonjë budallallëk

    Sado i mençur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk lë pa e thënë ndonjë budallallëk

    Foto ilustrim

    ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

    “Kur njeriu flet shumë, e thotë edhe atë që nuk është dashur ta thoshte.”– Cofucious

    “Ata që din të flasin, flasin shkurt.”- Fyodor Dostoyevsky

    “Pusho së foluri atëherë kur sheh se ke filluar të nxehesh vetë, ose ai me të cilin je duke biseduar. Fjala e pathënë është flori.”– Leo Tolstoy

    “Askush nuk do të dëgjonte duke folur, në qoftë se nuk do ta dinte se e ka radhën pas teje.”– Ed Hone

    “Edhe biseda më e mençur përgjumet në veshin e kokëtrashit.”– William Shakespeare

    “Ka shumë pak njerëz që nuk bëhen interesant kur pushojnë së foluri.”– Mary Lawry

    “Po ta lejoni cilindo njeri të flas së tepërmi, edhe ai do të fitonte besimtarë.”– Stivensoni

    “Sado i mençur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk lë pa e thënë ndonjë budallallëk.”– Alexandre Dumas

    “Oratoria është arti i mashtrimit.”– Montenji

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SONETET E EQREM ÇABEJT PËR TË SHOQEN, SHYHRETIN

    Vargjet e profesor Eqrem Çabej për të shoqen Shyhretin. Një histori dashurie që nisi kur gjuhëtari i kishte kaluar të 40-at, ndërsa ajo vetëm 28 vjeçe, në pranverë të vitit 1949.

    “Kur do të shihemi, lus të bjerë shi / Pikë pas pike gjithë kësaj nate / Që kur të dalim bashkë un’ e ti / Mbi pllaja kodra dielli ka ratë …” 

    Eqrem Çabej do t’i shkruante këto vargje në vitin 1951, nën padurimin e bukur që i sillte takimi me vajzën 28-vjeçare Shyhret. Mënyra sesi ajo fliste, dashuria e përbashkët për librat dhe gjithçka tjetër në ato biseda të shkurtra, ia shtonin padurimin për ta parë sërish. Në mbrëmjet që i kalonte i vetëm, ai hidhte në fletore vargje për të, vargje që një ditë do t’i radhiste në një fletore për t’ia dhuruar.

    Ishte 1 janari i vitit 1951, kur Eqremi 42-vjeçar i dhuron Shyhretit një fletore me tetëmbëdhjetë sonete shkruar për të…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Nga Moikom Zeqo

    Emri i lavdishëm e i pamortshëm i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është i lidhur edhe me poezinë botërore. Marin Barleti ka dëshmuar për këngët popullore, pra për një traditë të këngës historike e legjendare të vetë popullit shqiptar. Vetë kryevepra e Barletit për bëmat e personalitetin e jashtëzakonshëm të Skënderbeut është shkruar plot me poezi të brendshme, me një forcë përgjithësuese, ku poezia në kuptimin e përgjithshëm dhe artistik është e pranishme. Librin e Barletit mund ta quajmë pa e tepruar edhe si një poemë epike. Ky libër, siç dihet u botua në Romë gjatë viteve 1508-1510.

    Interesant është, të vihet në dukje se që në fillim të librit botohen edhe dy poezitë latinisht nga dy poetë bashkëkohës të Barletit tonë, e me sa duket, miq të tij, që e vlerësojnë shumë lart jo vetëm figurën e ndritshme të Skënderbeut, por edhe vetë nismën e pavdekshme të shkrimtarit e të dijetarit humanist. Poezitë janë shkruar në distikë e kanë karakter kushtimor e vlerësues, apologjik.

    Njëra poezi është shkruar nga poeti Pjetër Reguli nga Viçenca, kurse tjetra nga Domeniko de Alcenjano, nga Padova. Këta dy poetë të kohës janë intelektualë, që u ka tërhequr vëmendjen Shqipëria, historia e saj dhe një nga pishtarët më të mëdhenj të lavdisë e lirisë shqiptare – Gjergj Kastriot Skënderbeu. ata kanë pasur patjetër lidhje me Barletin e shtojnë kështu nota për biografinë e tij, për rrethin e të njohurve të Barletit, për vetë procesin e shkrimit dhe të botimit të kryeveprës barletiane, e cila u përhap dhe u përkthye gati në të gjitha gjuhët e Evropës, duke e bërë Barletin shkrimtarin e parë shqiptar të kalibrit botëror.

    Në përfundim, shënojmë se Pjetër Reguli dhe Domeniko de Alcenjano janë poetët e parë të Evropës dhe të botës, që kanë shkruar për Skënderbeun, duke u bërë kështu paraardhësit e asaj tradite shekullore të poezisë së popujve të ndryshëm, që përmendin me nderim emrin e Skënderbeut dhe të Shqipërisë.

    Le të kujtojmë këtu poetët Ronsar, Agrippa D’Obinje, Gabriel Femi, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlogu, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.

    PJETËR REGULI I VIÇENCËS(SHEKULLI XVI)Kështu do të mahnitesh o lexues nga betejatE kapedanëve të famshëm heroikë.Ndër to çudi është Skënderbeu, rrufe e luftës,Sa kënaqësi do të ndjesh kur të lexosh për të!Prijës i madh, trim e shpirt heroKërdi ka bërë mbi turqit kaq mizorë!Se emri i tij do të thotë “Aleksandër i Madh”,Mirëmbetsh o lexues me lavdinë e tij përherë!

    DOMENIKO DE ALCENJANO I PADOVËS(SHEKULLI XVI)Në qoftë se t’i lexues do të tejshohëshMe aftësinë tënde në këtë vepër madhështore,Ke për ta çuar famën e autorit deri në zenith,Se ai këndoi Skënderbeun, bir i një populli të lartë.Këndoi trimëritë e bëmat e prijësit arbërQë asnjë mangut nuk i le Kamilit të madh.I pakrahasueshëm në fitore, i shkatërroi me ngulmUshtritë pafund të perandorëve sulltanë.Le të gëzojë e larta Arbëri për këto triumfe,Le të ngrejë në qiell veprat e princit të vet.

    ***

    Albanologu i njohur, i ndjeri at Vinçenc Malaj, që vdiq para disa vjetësh në moshën 70-vjeçare në Tuz të Malit të Zi, ka bërë të njohur publikisht ekzistencën e një dorëshkrimi në gjuhën latine, të shkruar nga poeti italian, humanisti Girolamo Bologni. Dorëshkrimi përbëhej gjithsej nga 20 faqe dhe përmbante në 243 distikë një poezi, pothuaj një poemë prej 436 vargjesh gjithsej. Çdo distikt përbëhej nga dy vargje me ritme të alternuara, një varg qe hekzametër, kurse tjetri pentametër, teknikë vargëzuese kjo tepër e njohur në poezinë e latinitetit mesjetar.

    Poema kishte titullin « SCANDER », pra kemi të bëjmë me emrin e njohur të Gjergj Kastriotit, që u quajt nga turqit Skënderbe, formë kjo tipike e paraqitjes së emrit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

    Ky dorëshkrim qe zbuluar nga dr. Vinçens Malaj në Bibliotekën e Splitit, ku ai kishte punuar për disa kohë. Kjo poemë unikale është akoma dhe sot e pabotuar.

    Malaj kishte projektuar ta kthente poemën në shqip, pasi “poema shton një subjekt dhe motiv të ri të rëndësishëm për bibliografinë skënderbejane”. Gjirolamo Bologni është një poet që ka lindur në Italinë e Veriut në qytetin Trevizo në vitin 1454. Kur vdiq Skënderbeu në 1468 poeti italian ishte 14 vjeç. Ai vdiq në vitin 1517 dhe mundet që poema e tij për Skënderbeun të jetë shkruar diçka para vitit 1517 pra në fillim të shekullit XVI. Në fletën e parë “dorëshkrimi “ është shkruar latinisht “Huic Libello Est Titulus Scander”, (“Ky libër e ka titullin Skënderbe”).

    Ka dhe një nëntitull, ku thuhet në latinisht me dy vargje:

    Një ankim i mallëngjyeshëm mbi shkatërriminE të krishterëve të gënjyer nga turqit e tmerrshëm.

    Për të pasur një ide më të qartë të fillimit të poemës po japim të përkthyer në shqip edhe dy distikë të tjerë:

    Skënderbeu, dëbuesi i turqve, që nga Venediku,Qe i ashpër, i tmerrshëm për dhunuesit.E meriton me këtë Hero ta titulloj këtë libër,Se me veprat heroike ia ka dhënë substancën.

    Poema në fjalë, afro 500 vargje, meriton e tëra, që të shqipërohet. Kështu krijohet një trinitet poetësh italianë që kanë jetuar midis fundit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Që të tre këta autorë janë me origjinë italiane, ç’ka tregon, se krijuesit humanistë evropianë kanë qenë shumë të ndjeshëm dhe reflektues ndaj famës dhe bëmave të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Hulumtimet e ardhshme kanë për të zbuluar vepra dhe motive të tjera.

    ***

    Lexo më shumë Sveçla: Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

    Në vitin 1567 u përkthye libri i Barletit për Skënderbeun në portugalisht. Mbi këtë botim u mbështet Luis De Meneses, një nga emrat më të shquar të kulturës portugeze për të botuar në vitin 1688 në Lisbonë një libër, që përmban edhe 21 kushtime, sonete dhe decima të autorëve të ndryshëm.

    Për këtë koleksion poezish flet në një studim të saj në formë disertacioni dr. Anila Bitri. Nuk ka shumë të dhëna për autorët e poezive që janë frymëzuar nga lavdia e Skënderbeut. Një sonet dihet, që është shkruar nga Markez De Arronche. Në sonetin e tij janë dhe këto vargje:

    Nga kjo lakmi e Diellit, mrekulli e artitE mbretit shqiptar kaq të lavdishëmNë çdo germë unë e ngre një kurorëDhe në çdo fletë e ve një flamur.

    Një sonet tjetër është anonim, nuk e ka emrin e autorit. Mendohet se është shkruar në shekullin XVI. Veçojmë më poshtë këto vargje (shqipërimi është i Dr. Anila Bitrit):

    Në degë dafine, në djep prej ariRilind sot ti i ndritur FeniksHero që me shkronja diamantiShkruan në Zefir thesarin e pamort.Ai qe i pari është në Korin e MuzaveJetës që lind botën, ti këndojTë lerë gjurmë në dritat vezullueseDafinë pa rreze, pendë pa shkëlqim.Me njërën, dhe tjetrën është krahasuarFeniksi, që sot ringjallet në këtë shkrimDhe i mençuri Apolon, që plot lavdi,Famën tregon në fluturimin e dyfishtë.

    ***

    I paharruar Frang Bardhi në kryeveprën e tij “Apologjia e Skënderbeut” të botuar në 1636 citon librin “Argëtime te Parnasit”, të shkruar nga poeti italian Joan Jakov Ricci, i shekullit XVII. Frang Bardhi citon këtë fragment poetik nga Ricci me titull “Beteja e Herkulit dhe e Skënderbeut”:

    Me gëzim të madh dhe me furiSulmon Skënderbeu shqiptar i pathyeshëmKreshnik në beteja, ku del ngadhënjimtarShpirtmadh, i vrullshëm dhe plot fuqi.

    Dhe më poshtë:

    Ndalon Skënderbeu i lindur nga EpiriKali e tij madhështor dhe krenar,Që ka ecje të lehtë për çdo kundërshtar.Heroi i armatosur trimërishtParzmore prej lëkure të ashpër ka,Shpatë, hark dhe shtizë të tmerrshmeU hodhën heshtat e shpjeta dhe Arbërori,Merr pozicion dhe hedh një topuzKrejt ndryshe nga topuzi i Herkulit të Tebës.

    Ne nuk e dimë librin me autor Riccin, ku padyshim një kapitull poetik i kushtohet Skënderbeut në shoqëri nga një hero mitologji, siç është Herkuli i Tebës.

    ***

    Për poetin Ricci Skënderbeu është po aq i famshëm, kapërcen kohërat si një subjekt surrealist dhe lufton së bashku me Herkulin e Tebës.

    ***

    Në shekullin XVII edhe një poete italiane Margarita Sorochi, një mike e njohur e Galileo Galileut, ka shkruar një epos në qindra vargje për Skënderbeun, epos, që fatmirësisht është botuar dhe përkthyer edhe në gjuhën shqipe./Dita

    Rruga Press

  • Gjergj Fishta i kishte kushtuar vargje Esat Pashë Toptanit?!

    Gjergj Fishta i kishte kushtuar vargje Esat Pashë Toptanit?!

    Sapo permendet emri i Esat Pashe Toptanit vjen në mendje epiteti i tradhetarit?

    Por kush ishte ai në të vërtetë dhe ç’ndikim kishte në Shqipërinë e viteve  Esati kishte çiflgje dhe mbështetje në Shqipërinë e mesme. Esati zotëronte mbi 10.000 hektarë tokë në zonën e Krujës, Tiranës dhe Durrësit, ai ishte lidhur ngushtë me Vrionasit.

    Esati, shkruan historiani Lefter Dilo, ishte përfaqësuesi tipik i feodalizmit grabitqar. Ai nuk linte rast pa kërkuar pjesën e tij në çdo qeveri. Ai bile deshi të kërkojë pjesë edhe në qeverinë e Korcës.
    Esat Pashë Toptani u përpoq të rëzonte qeverinë e Vlorës, të rëzonte Kongresin e Lushnjës, të rëzonte qeverinë e Tiranës dhe u vu në shërbim agjenturor të serbëve dhe grekëve të cilët përpiqeshin për të përçarë dhe shkatëruar kombin shqiptar.

    Në mbrojtjen e Shkodrës ai nuk shkoi si pjesë e pavarësisë shqiptare, ai ka shkuar si gjeneral i Turqisë për të mbrojtur interesat e perandorisë osmane dhe të tijat.
    Por a e keni ditur se një nga shkrimtarët më të shquar shqiptar kishte thure vargje per figuren e Esad Pashe Toptanit.
    Ishte Gjergj Fishta ai qe shkruajti keto vargje per te:

    “Mo’ lê Toptan, qi me shpatë t’ande binde,

    Nji shekull mbarë n’atë maje Taraboshi;

    Prap shpatën njesh e priin prap ti gjinde,

    Ndejun në votër, s’pranohet jo kondoshi!…

    Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

    Qindro, s’i herë qindrove me trimni.”

    Figura të cilës Fishta ia kushton këto vargje asht as ma pak e as ma shumë se viktima e Avniut, Esad pashë Toptani. Shquhet Taraboshi si nji prej fronteve ku u zhvillue mbrojtja e Shkodres (1912-13) si simbolikë apo ndoshta edhe vendi faktik në të cilin Toptani me drejtimin e tij (shpata) bindi dynjanë. Toskët e lapët janë redifët që mblodhi për t’iu bashkue nizamëve të korparmatës komandue nga Hasan Riza Pasha.

    https://www.facebook.com/Gegnisht/posts/pfbid0p1SR7MLt54WLP1vuBRbggzZFuqbo4LW91tgkGjm21wbHH2h3nKrh5DfT6hanzawGl

  • Dy vargje të Virgjilit të gjetura në një fragment të një amfore romake: Kush (dhe pse) i gdhendi ato?

    Dy vargje të Virgjilit të gjetura në një fragment të një amfore romake: Kush (dhe pse) i gdhendi ato?

    Fragmenti i një amfore romake mban mbishkrimin e dy vargjeve nga Gjeorgjia e Virgjilit: është hera e parë që gjejmë një tekst letrar mbi një gjetje të këtij lloji.

    Kur shtatë vjet më parë një banor i një fshati në provincën e Kordobës (Spanjë) u dha arkeologëve një fragment të një amfore nafte të epokës romake, ekspertët besuan se kishin të bënin me një gjetje arkeologjike pa ndonjë vlerë të veçantë: megjithatë, duke e analizuar atë pjesë. 1800 vjet më parë, 6 centimetra e gjerë dhe 8 e gjatë, ata arritën të konstatonin se kishte vargje të gdhendura të poemës Gjeorgjikët e Virgjilit, një prej poetëve më të mëdhenj latinë në histori.

    Një zbulim më unik sesa i rrallë, pasi zakonisht në amforat romake gjenden shkrime në lidhje me informacionin praktik, si për shembull sasia e lëngut që përmban ose prodhuesi. Kush ishte autori i shkrimeve? Dhe pse i bëri ato?

    “Kur pamë se ishte një gdhendje e gjatë katër ose pesë rreshta, kuptuam se zbulimi ishte i jashtëzakonshëm“, thotë Iván González Tobar, një arkeolog që mori pjesë në projekt, duke shpjeguar se gravura më të gjata se një nuk gjenden pothuajse në amfora. ose dy. linjat. Teksti, me disa gabime transkriptimi, korrespondon me rreshtin e shtatë dhe të tetë të librit të parë të Gjeorgjisë, një poemë e Virgjilit e shkruar në vitin 29 para Krishtit. dhe të përkushtuar ndaj bujqësisë dhe jetës në fshat:

    Chaoniam pingui glandem mutauit arista, poculaque inuentis Acheloia miscuit uuis

    Në italisht, “(Toka) i shndërroi lisat e Caonie në kallinj të dhjamosur dhe përziu ujin e Achelous me lëngun e rrushit që kishte zbuluar“.

    Lind pyetja: pse dikush donte të gdhendte vargjet e gjeorgjikëve në një amforë? Dhe pse gjeorgjikët dhe jo, le të themi, Eneida më e njohur? Ende nuk kemi siguri, por ekspertët po nxjerrin disa hipoteza.

    Para së gjithash, duhet theksuar se vargjet janë shkruar nën amforë, në një zonë ku nuk do të viheshin re veçse nga një sy i kujdesshëm. “Ato ishin gdhendur jashtë fabrikës, ndoshta nga kujtesa,” shpjegon González Tobar. Studiuesit besojnë se autori ishte një person me kulturë të lartë, gjë që do të tregonte gjithashtu se fusha e Guadalquivir ishte e banuar nga njerëz me një nivel të mirë shkrim-leximi.

    Për sa i përket autorit të gravurës, autorët propozojnë mundësi të ndryshme: ai mund të ketë qenë një punëtor i aftë dhe me një nivel të lartë shkrim-leximi, ose dikush nga fshatrat e afërt i lidhur me familjen aristokrate që zotëron fabrikën.

    Nuk mund të përjashtohet as hipoteza se ishte fëmijë, pasi ishte normale që edhe më i vogli të siguronte këtë lloj fuqie punëtore.