Tag: varfërinë

  • Fotografia e djalit me bukë në dorë- nostalgji për varfërinë, mall për kohën e tallonit!

    Fotografia e djalit me bukë në dorë- nostalgji për varfërinë, mall për kohën e tallonit!

    Nga Çapajev Gjokutaj

    Iu ktheva e iu riktheva kësaj fotoje dhe s’dija të thoshja pse. Sado e çuditshme të duket fillimisht më shtyu në mendime buka që mbanë në dorë vogëlushi a vogëlushja. Goxha e madhe, gati gati sa një e treta e shtatit të fëmijës.

    Ka blerë një të tërë ngaqë janë familje e madhe, me shumë gojë për t’u ushqyer, apo ngaqë janë të vobektë dhe jetojnë krizën e tallonit. Meqë mishi, yndyra, bulmeti e produkte të tjera ushqimore gjendeshin me vështirësi, njerëzit konsumonin më shumë bukë.

    Si mbarova punë me bukën fokus i meditimit kaloi te portreti. Vogëlush i shëndetshëm dhe i bukur. Format e flokëve dhe bluza e thurur për merak nxjerrin në pah  kujdesin e prindërve. Veçanërisht të mamasë apo gjyshes, për ta bërë vogëlushin edhe më të bukur.

    I shëndetshëm dhe i bukur, por gjithsesi ndryrë mes bukës dhe pejsazhit të gurtë që mbisundon gjithë pamjen, imazhi i fëmijës mund të synojë sadokudo edhe një ngarkesë metaforike. Diçka për jetën që gjallon e hedh shtat mes shtrëngesash e vështirësish.

    Po mbase fotografia më tërhoqi ngaqë më ngjalli një lloj nostalgjie. Nostalgji për varfërinë, mall për kohën e tallonit?

    Mund të prishte buzët shumëkush. Po unë do thoshja mall për jetën, për fëmininë dhe rininë që kanë ikur e s’kthehen më. Për ato kohë kur trupi i pakonsumuar buronte natyrshëm energji dhe gëzim.

    Edhe keqardhja për varfërinë edhe malli për atë pjesë të jetës, janë të natyrshme, varet nga ç’pikë i shikon, po thoshja me vete. Kjo puna e pikës së vęshtrimit më solli në mend një buzëmuzg vere diku në fillim të viteve 2000.

    Kisha udhëtuar gjithë ditën dhe i lodhur e i bezdisur po i jepja makinës në Qafë Gjashtë, pranë Sarandës.

    Ai segment rruge ishte në konstruksion dhe shtëllungat e pluhurit që ngrinin makinat e shumta, më dukej se po binin mbi mua, paçka se xhamat i kisha mbyllur dhe kondcioneri punonte mirë.

    Kaq fort po e perceptoja pluhurin, sa më ngjante se në qiellzë ndjeja shije balte. Mjerë këta që mëngjes, drekë, darkë jetojnë në këtë tmerr. Po mendoja duke parë shtëpitë buzë rruge, me porta, xhama, pemë e lule të zbërdhylura fund e krye.

    Diku u shfaq buzë rrugës një djalë 8-9 vjeç, me pantallona të shkurtra e kanatjerë. Ecte dhe këndonte për shtatë palë qejfe, kurse në dorë mbante një qese celofani me një plendës dhe ca zorrë qengji.

    Ja që ka kënaqësi edhe mes pluhurit e rrëmujës, nënqesha, dhe në çast u vura të gjeja nga buronte gëzimi i Gavroshit që s’mbante në duar pushkë e fishekë po plendës e zorrë.

    Përfytyronte sa do kënaqeshin rreth tryezës duke ngrënë të brendshmet e gatuara për merak apo thjesht ndjente kënaqësinë që buron vetiu në atë moshë rritjeje e zhvillimi?

    Hamëndjet nuk zgjatën më tej, në çast u ndjeva cinik dhe iu shpraza vetes: E kush je ti që gjykon kur dhe pse duhet të gëzohet tjetri? Apo traditë talloni, edhe gëzimin me racion.

    ObserverKult

    Çapajev Gjokutaj

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA, POETI QË DASHURIA FATKEQE E GODITI NË ZEMËR DUKE I THYER SHPIRTIN…

  • “Në diktaturën e Edi Ramës varfërinë e sjell vjedhja”/ Kreu i PD-së, Sali Berisha në Has: Vjedhja, plaçkitja e…

    “Në diktaturën e Edi Ramës varfërinë e sjell vjedhja”/ Kreu i PD-së, Sali Berisha në Has: Vjedhja, plaçkitja e…

    Kreu i PD-së Sali Berisha mbylli fushatën Elektorale në Has, ku mes pritjes entuziaste dhe të flaktë nuk kurseu të akuzonte Kryeministrin Rama për 12 vitet e tij në pushtet, që sipas tij ka vjedhur qytetarët.
    “Nëse në diktaturën komuniste varfërinë na e solli hiperkolektivizimi, në diktaturën e re të krimit të Edi Ramës, varfërinë e sjell, vjedhja, vjedhja, plaçkitja e qytetarëve”,– tha Berisha.
    ” Kjo e keqe e madhe varfëroi shqiptarët nga viti në vit”, përfundoi Berisha.
     
     

  • Berisha në fushatë nga Tropoja: Brenda 100 ditësh do çrrënjosim varfërinë, Shqipëria qeveriset nga një “argat i Vuçiçit”

    Berisha në fushatë nga Tropoja: Brenda 100 ditësh do çrrënjosim varfërinë, Shqipëria qeveriset nga një “argat i Vuçiçit”

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qytetin e tij të lindjes, Tropojë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit.
    Duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur, Berisha premtoi se qeverisja që propozon do të çrrënjosë varfërinë e skajshme nga Tropoja brenda 100 ditëve të para. Ai e cilësoi koalicionin e tij si një mision për të rikthyer dinjitetin, mirëqenien dhe shpresën te familjet shqiptare.
    “Programi ynë është përjashtimi brenda 100 ditëve i mjerimit dhe varfërisë së skajshme nga Tropoja. Ne nuk duam që njerëzit të mbijetojnë, por të jetojnë me dinjitet,” – deklaroi Berisha.

    Ai akuzoi qeverinë aktuale se është e shkëputur nga realiteti i qytetarëve dhe se nuk përfaqëson interesat e tyre.
    “Qeveritarët janë vite dritë larg halleve dhe problemeve tuaja. Sot vendi qeveriset nga një konglomerat pushteti me krimin, ku pasuritë e Tropojës nuk u përkasin më qytetarëve të saj,” – theksoi Berisha.
    Në një deklaratë të fortë politike, ish-kryeministri kritikoi ashpër kreun aktual të qeverisë, duke e akuzuar si aleat të politikave serbe në rajon.
    “Në Tiranë sot qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit. Ai është një argat i Vuçiçit, jo një përfaqësues i interesave shqiptare,” – tha Berisha, duke bërë krahasime historike me figura të njohura të politikës serbe.
    Berisha e përmbylli fjalimin e tij me një thirrje për bashkim dhe angazhim, për të kthyer “Madhështinë e bjerrur” të Tropojës në një model zhvillimi dhe krenarie.
    “Vijmë me një projekt të ri që synon të kthejë pasuritë e kësaj toke në të mira për familjet. Qytetarët do të jetojnë me dinjitet dhe Tropoja do të jetë sërish simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare,” – përfundoi ai.
    /vizionplus.tv

  • ‘Do të çrrënjosim varfërinë ekstreme’, Muçollari: Legalizimet pa pagesë në 100 ditët e para

    ‘Do të çrrënjosim varfërinë ekstreme’, Muçollari: Legalizimet pa pagesë në 100 ditët e para

    Kandidati i opozitës për Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, ka zhvilluar një takim me banorë dhe tregtarë në pazarin e Luzit të Vogël të Rrogozhinës, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre për përkeqësimin e jetesës dhe braktisjen e fshatrave.
    Një veteriner i zonës i tha Muçollarit se shpopullimi është bërë i frikshëm:
    “Në fshatin tim kanë mbetur vetëm tre lopë. Ushqehemi me qumësht dyqani.”
    Tregtarët u ankuan për rënien e fuqisë blerëse:
    “Nuk ka më kush të blejë një bidon me mjaltë për 15 mijë lekë të vjetra.”
    Disa gra përshkruan përditshmërinë e vështirë me pensione minimale:
    “Me 100 mijë lekë të vjetra pension nuk ja dal. Kam dalë të shes dy qese speca.”“Unë kam vetëm 55 mijë lekë të vjetra pension. Dal të shes lule që të mbijetoj.”
    Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët ishte moslegalizimi i banesave.
    “Kam që në ’97 që nuk kam marrë letrat e shtëpisë,” tha një banor, duke marrë garanci nga Muçollari se dokumentet e dorëzuara do të njihen dhe legalizimi do të kryhet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së ardhshme, pa asnjë pagesë shtesë.
    Muçollari theksoi angazhimin e opozitës për ta çrrënjosur varfërinë ekstreme, duke vendosur një minimum jetik prej 200 eurosh në muaj, i cili do të përfshijë pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagesat për të papunët.
    Ai shtoi se fuqia blerëse do të rritet përmes rritjes së pagave, lehtësimit të taksave dhe çlirimit të ekonomisë.
    Për bujqësinë, Muçollari tha se fermerët do të subvencionohen në përpjesëtim me prodhimin dhe numrin e krerëve të bagëtive, duke premtuar një qasje më të drejtë dhe më efektive ndaj sektorit rural.

  • Berisha prezanton programin e tij: Në 100 ditë qeverisje, do zhdukim varfërinë

    Berisha prezanton programin e tij: Në 100 ditë qeverisje, do zhdukim varfërinë

    Kryetari i PD, Sali Berisha premton se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij nëse fiton në 11 maj, do të zhdukë varfërinë.Këtë deklaratë kreu i PD e bëri gjatë fjalës së tij nga Elbasani ku prezantoi kandidatët e tij për këtë qytetet, që do të garojnë për të siguruar një karrige në Kuvend.
    “100 ditët e para do zhdukim nga qeveria varfërinë! Do bëjmë kartën e konsumatorit, ata do blejnë ushqime duke marrë pas TVSH, rrogat minimale do shkojnë 500 euro, sipërmarrësve u jap fjalën që do ulim taksat në atë shkallë sa atyre do u mbeten më shumë para në llogaritë e tyre.Mësuesve u kam premtuar dyfishim të rrogave, në krye të mandatit do i keni 1500 euro. Portali i mësuesve marrin fund në datën 12 maj. Mësuesit tanë do respektohen në dinjitetin e tyre.
    Taksat më të ulëta në histori, 10% tatimi mbi fitim. Kësaj here kemi shembur një tabu tjetër, taksa do bjerë nga 20 në 15% TVSH. Çmimi energjisë nga 18 do jetë 6 lek”, tha Berisha.

  • “TVSH do bjerë nga 15%, pas tre vitesh energjia falas”, Berisha prezanton programin e tij: Në 100 ditë qeverisje, do zhdukim varfërinë

    “TVSH do bjerë nga 15%, pas tre vitesh energjia falas”, Berisha prezanton programin e tij: Në 100 ditë qeverisje, do zhdukim varfërinë

    Berisha premton se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij nëse fiton në 11 maj, do të zhdukë varfërinë.

    Këtë deklaratë kreu i PD e bëri gjatë fjalës së tij nga Elbasani ku prezantoi kandidatët e tij për këtë qytetet, që do të garojnë për të siguruar një karrige në Kuvend.
    “100 ditët e para do zhdukim nga qeveria varfërinë! Do bëjmë kartën e konsumatorit, ata do blejnë ushqime duke marrë pas TVSH, rrogat minimale do shkojnë 500 euro, sipërmarrësve u jap fjalën që do ulim taksat në atë shkallë sa atyre do u mbeten më shumë para në llogaritë e tyre.
    Mësuesve u kam premtuar dyfishim të rrogave, në krye të mandatit do i keni 1500 euro. Portali i mësuesve marrin fund në datën 12 maj. Mësuesit tanë do respektohen në dinjitetin e tyre.
    Taksat më të ulëta në histori, 10% tatimi mbi fitim. Kësaj here kemi shembur një tabu tjetër, taksa do bjerë nga 20 në 15% TVSH. Çmimi energjisë nga 18 do jetë 6 lek.
    Uji dielli, era, do jenë urime të pashtershme të energjisë shqiptare, nga jugu në veri çatitë do mbulohen me panele fotovoltaike.  Kredi të buta për çdo të rinj që do të martohet dhe do të krijojë jetë në Shqipëri, për çdo emigrant që do të kthehen në vend”, tha Berisha.
     

    Top Channel