Tag: vardy

  • Vardy prezantohet me Serie A: Me Cremenose synojmë atë që bëmë me Leicester

    Vardy prezantohet me Serie A: Me Cremenose synojmë atë që bëmë me Leicester

    11 Shtator 2025

    9:04

    Telesport

    “Pasi fola me pronarin e klubit dhe trajnerin, është e qartë se objektivi kryesor i Cremoneses mbetet mbijetesa. Ne duam të qëndrojmë në Serie A, siç ishte rasti gjatë kohës sime në Leicester. Ne kurrë nuk kemi synuar objektiva të tjerë përveç mbijetesës“, tha sulmuesi i ri i Cremonese, Jamie Vardy, gjatë konferencës së tij zyrtare për shtyp.
    “Këtë verë, jam siguruar që të ruaj gjendjen time fizike në nivelin më të lartë. Kam shijuar pushime pak më të gjata se zakonisht me familjen time, gjë që është mjaft e rrallë“, shtoi ai.
    “Stërvitja ka shkuar shumë mirë deri më tani. Po shoh se si funksionon ekipi, parimet brenda grupit. Ndihem pothuajse në kulmin tim atletik. Kam bërë gjithçka që mundem për t’u siguruar që jam në formën time më të mirë fizike”, tha Vardy.
    Në fund, sulmuesi anglez tha: “Gjendja ime do të përmirësohet qartë ndërsa stërvitem. A jam gati të luaj kundër Veronës të hënën? Nuk varet nga unë; do të doja shumë, por vendimi varet nga trajneri.“

  • Cremonese, prezantohet Vardy: Objektivat? Nuk kam limite, i lumtur të jem këtu

    Cremonese, prezantohet Vardy: Objektivat? Nuk kam limite, i lumtur të jem këtu

    Pas largimit nga Leicester, Jamie Vardy u prezantua zyrtarisht te Cremonese, ku u shpreh i lumtur që do të nisë këtë aventurë të re.
    “Mendoj se pasi u ula me trajnerin dhe pronarin, detyra kryesore është të sigurojmë mbijetesën në ligë. Për të qenë i sinqertë, ashtu ishte edhe te Leicester. Nuk pati kurrë ‘do të synojmë këtë apo atë’, gjithmonë ishte ‘na duhet të qëndrojmë në ligë.

    “Ditë normale ndeshjeje janë gjithmonë 11 kundër 11 dhe kushdo mund të mposhtë këdo. Kështu që ne do të punojmë sa më shumë në stërvitje për të qenë gati për çdo ndeshje që vjen. Do t’i marrim një e nga një dhe të shohim ku do të na çojë.”

  • Jamie Vardy qëndron në Premier League, gati firma me skuadrën që triumfoi në FA Cup

    Jamie Vardy qëndron në Premier League, gati firma me skuadrën që triumfoi në FA Cup

    23 Maj 2025

    9:46

    Telesport

    Crystal Palace ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin me përvojë Jamie Vardy, në një transferim të lirë këtë verë. Sipas “Football Insider”, ekipi që fitoi trofeun e FA Cup, ka nisur kontaktet fillestare me agjentët e 38-vjeçarit, i cili do të largohet nga Leicester pas më shumë se një dekade.
    Pavarësisht moshës së tij, ish-lojtari i kombëtares angleze është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike dhe dëshiron të mbetet në Premier League. Dëshira e tij për të vazhduar të shënojë në nivelin më të lartë ka tërhequr interesin nga disa klube, me Palace që konsiderohet tashmë ndër pretendentët kryesorë.
    Crystal Palace pritet të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, kur do të përfshihet edhe në Europa League. Sulmuesi Jamie Vardy ka pasur një karrierë të frytshme te Leicester City, ku ai u bë një legjendë e klubit, duke dhënë një kontribut vendimtar në fitoren historike të titullit të klubit në 2015-16.

  • Dëmtohet arbitri në Leicester-Southampton, Jamie Vardy bën gjestin e pazakontë dhe duartrokitet nga gjithë tifozët

    Dëmtohet arbitri në Leicester-Southampton, Jamie Vardy bën gjestin e pazakontë dhe duartrokitet nga gjithë tifozët

    3 Maj 2025

    17:07

    Telesport

    Leicester po fiton ndaj Southampton 2-0, në sfidën e javës së 35-të në Premier League. Të dyja ekipet kanë rënë automoatikisht në Championship për sezonin e ri.
    Një episod aspak i zakontë ka ndodhur në minutën e 20-të, ku arbitri kryesor i takimit David Webb ra në tokë pasi u goditme dorë padashje nga sulmuesi i Leicester City, Jordan Ayew.
    Protagonist i këtij momenti bëhet Jamie Vardy, sulmuesi anglez shkon dhe i vërshëllen bilbilit të arbitrit për të ndalur lojën, në mënyrë që atij t’i jepej ndihma e duhur mjekësore. Një gjest që u duartrokit nga tifozët e pranishëm në “King Power Stadium”. SHIKOMOMENTIN
    Pasi mori ndihmën mjekësore, arbitri David Webb u rikthye normalisht në fushë. Përsa i përket takimit, Leicester po fiton 2-0, falë golave të Vardy 17′ dhe Ayey 44′.

  • E gjitha ishte si një përrallë… Pas 13 sezonesh, Jamie Vardy do të largohet nga Leicester për një destinacion të ri

    E gjitha ishte si një përrallë… Pas 13 sezonesh, Jamie Vardy do të largohet nga Leicester për një destinacion të ri

    Jamie Vardy ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij te Leicester City. Në moshën 38-vjeçare, sulmuesi ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi ku përjetoi momentet më të paharrueshme të karrierës së tij. Pas më shumë se një dekade duke mbrojtur ngjyrat e “Dhelprave”, Vardy i thotë lamtumirë asaj që do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
    Anglezi lë pas një trashëgimi të madhe: triumfin historik në Premier League në sezonin 2015/16, një Community Shield, një FA Cup dhe dy tituj kampioni në Championship në sezonet 2013/14 dhe 2023/24. Përveç kësaj, ai ishte golashënuesi më i mirë i Premier League në sezonin 2019/20, duke fituar “Këpucën e Artë”. Emri i tij është gdhendur përgjithmonë në historinë e futbollit anglez dhe në zemrat e tifozëve të Leicester.
    Por ëndrra nuk mbaron këtu… Vardy do të largohet nga Leicester por mendon se ka ende për t’i dhënë futbollit edhe pse është 38 vjeç. Anglezi është në kërkim të një destinacioni të ri dhe pretendentët nuk mungojnë. Një nga ekipet që tashmë tregon interes të shtuar për Vardy-n është Wrexham, ekip në pronësi të aktorit Ryan Reynolds. Klubi uellsian, i sapongjitur në Championship ëndërron që sezonine  ardhshëm të ngjitet në Premier League, duke besuar se përvoja e Vardy-t mund të jetë çelësi për ta arritur këtë ëndërr.
    Megjithatë, Qrexham nuk është destinacioni i vetëm i mundshëm për golashënuesin. Nga Shtetet e Bashkuara, Charlotte FC gjithashtu interesohet për të duke qenë një mundësi joshëse për Vardy-n, duke i ofruar një sfidë të re në jetën e tij.
    Po ashtu disa ekipe në Arabinë Saudite janë në ndjekje të situatës së tij. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi i këtij sezoni, në përfundimt ë tij Jamie Vardy pritet të zyrtarizojë ekipin e tij të ardhshëm.

  • Fundi i një epoke legjendare, Jamie Vardy njofton largimin nga Leicester City

    Fundi i një epoke legjendare, Jamie Vardy njofton largimin nga Leicester City

    Pas më shumë se 13 viteve të mbushura me histori suksesi, sulmuesi legjendar Jamie Vardy ka njoftuar largimin e tij nga Leicester City në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një epoke të artë për klubin dhe për vetë karrierën e tij.
    Vardy iu bashkua Leicesterit në vitin 2012, nga ekipi modest Fleetwood Town, për vetëm 1 milion paund, një investim i vogël që më pas rezultoi i paçmuar. Nga një emër i panjohur në ligat e ulëta, ai u kthye në ikonën e suksesit më të pabesueshëm në historinë e futbollit anglez.
    Kulmi i karrierës së tij erdhi në sezonin 2015-16, kur me 24 gola dhe një rekord historik prej 11 ndeshjesh radhazi me gol, Vardy udhëhoqi Leicesterin drejt titullit të Premier League, një arritje që tronditi botën e futbollit.
    Gjatë qëndrimit të tij, ai ndihmoi ekipin të fitonte edhe FA Cup në vitin 2021, ndërsa në sezonin 2019-20 u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke fituar Këpucën e Artë. Stili i tij i lojës, shpejtësia shpërthyese dhe instinkti vrasës përpara portës e bënë një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Evropë.
    Largimi i Vardy vjen në një moment të vështirë për klubin, i cili është rrëzuar sërish nga Premier League, diçka që vetë ai e ka quajtur një “turp total” dhe “katrahurë” për Leicesterin.
    Pavarësisht mënyrës se si mbyllet kjo kapitull, Jamie Vardy mbetet një legjendë e futbollit modern, një simbol i sakrificës, punës dhe besimit në ëndrrat e pamundura.

  • “Vendimi më i vështirë …”, Vardy largohet pas 13 vitesh nga Leicester

    “Vendimi më i vështirë …”, Vardy largohet pas 13 vitesh nga Leicester

    Historia e Leicesterit për Jamie Vardy mbyllet. Sulmuesi anglez ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pas 13 vitesh me ‘Dhelprat’.
    Një protagonist i shumë momenteve në historinë e klubit, Vardy është i vetmi lojtar i mbetur nga skuadra që fitoi një kampionat historik të Premierligës nën drejtimin e Claudio Ranierit.
    Sulmuesi gjithashtu fitoi çmimin e lojtarit të sezonit, si dhe dy kampionate, një Superkupë FA dhe një Kupë FA.

    Vardy i ka thënë lamtumirën klubit përmes një videoje në profilin e tij në Instagram. “Kam kaluar 13 vite të pabesueshme në këtë klub, me shumë fitore dhe disa momente të vështira, por shumica prej tyre kanë qenë pozitive.”
    Mesazhi lamtumirës së Vardy…
    “Ishte jo vetëm një gjë e vështirë për t’u shkruar, por edhe një vendim i vështirë për t’u marrë. Leicester ka qenë shtëpia ime e dytë, jeta ime për 13 vjet. Klubi, qyteti dhe tifozët kanë shumë rëndësi për mua dhe familjen time.”
    Ai përfundoi: “Unë dua të vazhdoj të luaj dhe të bëj atë që dua më shumë, që është të shënoj gola. Shpresoj që do të ketë një ose dy ndeshje të tjera për Leicester nga tani deri në fund të sezonit, dhe ndoshta më shumë në të ardhmen.
    Mund të jem 38 vjeç, por kam ende ambicie për të arritur shumë më tepër. Falenderoj gjithashtu të gjithë trajnerët dhe stafin e tjerë, që më kanë ndihmuar në disa raste.”