Tag: vapës

  • Pas vapës përvëluese, shiu pushton Tiranën (Foto)

    Pas vapës përvëluese, shiu pushton Tiranën (Foto)

    Pas ditëve me diell përvëlues, moti ka marrë kthesë dhe sot ka rënë shi i konsiderueshëm në vendin tonë.
    Në Tiranë, prej orësh ka rënë një shi i dendur, që ka ndikuar edhe në jetën e qytetarëve.

    Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, rrugët e kryeqytetit janë mbushur me ujë dhe njerëzit kapërcejnë ato, jo me lehtësi.

  • Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë

    Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë

    Në qershor, temperaturat në të gjithë Europën shënuan rekorde të reja, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit përfshiu pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë temperatura përvëluese në shumë zona të globit.Ndërsa verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, shumë udhëtarë po kërkojnë pushime në vende me klimë më të freskët dhe të qëndrueshme, atje ku edhe në muajt më të nxehtë, një xhup i hollë mund të jetë i mjaftueshëm.Kërkimi për destinacione të tilla është rritur ndjeshëm. Sipas një analize nga kompania turistike britanike Inghams Walking, interesimi për vende me klimë të butë dhe larg vapës është rritur me mbi 600 % gjatë vitit të fundit.Për të ndihmuar udhëtarët që të zgjedhin vendin e duhur për pushime verore më të freskëta, ekipi i Inghams analizoi rreth 100 destinacione të ndryshme në Europë, duke marrë në konsideratë rritjen e kërkimeve online për hotele, fluturime dhe pyetje të lidhura me destinacionin.Në krye të listës për vitin 2025 u rendit qyteti Akureyri në Islandë, një vend i vogël por mbresëlënës në veri të vendit. Popullariteti i tij është rritur me 264 %, falë përzierjes unike të natyrës së egër dhe kulturës urbane që ofron.I njohur si “kryeqyteti i veriut” i Islandës, Akureyri ka vetëm rreth 19 mijë banorë, por u ofron vizitorëve përvoja të pasura: nga Muzeu i Artit dhe Muzeu i Aviacionit, deri te kisha karakteristike Akureyrarkirkja dhe kopshtet botanike që datojnë nga viti 1912, parku i parë publik në Islandë. Ujërat përreth janë gjithashtu të njohura për vëzhgimin e balenave.Cortina d’AmpezzoNë vendin e dytë u rendit Tisvilde, Danimarkë, një fshat i vogël bregdetar përgjatë asaj që njihet si “Riviera Daneze”, i rrethuar nga plazhe me rërë të artë dhe restorante të vogla që shërbejnë ushqime lokale. Ky destinacion ka tërhequr prej kohësh artistë e shkrimtarë, përfshirë edhe Hans Christian Andersen, i cili kaloi disa javë aty në shekullin XIX.NuukListës i bashkohen edhe Nuuk në Groenlandë (vendi i 3-të), Cortina d’Ampezzo në Itali, Parku Kombëtar Lahemaa në Estoni, Lucerna në Zvicër, Malmö në Suedi, Arlberg në Austri, si dhe dy destinacione në Belgjikë: Riviera belge dhe qyteti Ghent.GhentTë gjitha këto vende ofrojnë klimë të freskët, bukuri natyrore dhe kulturë të pasur, alternativa ideale për pushime larg zhurmës dhe vapës së verës. / Travel + Leisure, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Vapa mund të shkaktojë edhe kriza hipertensive”/ Temperaturat e larta, mjekja kardiologe apelon kujdes: Masat që…

    “Vapa mund të shkaktojë edhe kriza hipertensive”/ Temperaturat e larta, mjekja kardiologe apelon kujdes: Masat që…

    Doktoresha ka deklaruar se probleme hasen sidomos me pacientët që trajtohen prej kohësh me medikamente, ku nën ndikimin e vapës mund të kenë tension të ulët apo edhe kriza hipertensive.
    E ftuar në një studio televizive kardiologia Eva Duraku, e cila foli në lidhje me problematikat me të cilat përballen qytetarët që vuajnë nga tensioni, në një kohë kur prej ditësh temperaturat e larta kanë “pushtuar” vendin.
    “Hipertensioni ndikohet nga rritja e temperaturave dhe vapa nuk e ndihmon aspak. Në një pjesë të personave mund të kemi një rritje, sidomos për ata që nuk trajtohen.
    Për moshat e vjetra që priren drejt dehidrimit mund të kemi dhe ulje vlerash pasi ato trajtohen janë në kurim të vazhdueshëm.Pra çdo pacient trajtohet si i veçantë.
    Vlerat e larta të tensionit janë më të rrezikshme se të ulëta, pasi nëse janë të ulëta ulim pak dozën e mjekimit, këshillojmë hidrim etj.Por me rritjen e temperaturave, një intolerantë ndaj vapës mund të ndikojë që të ketë edhe krizë hipertensive, vlerë e lartë quhet mbi 13.5, sidomos në raste të moshave të reja që e neglizhojnë. Ndikon shumë mungesa e hidrimit, aktivitetit fizik, mbipesha etj”, tha ajo.
    Mjekja ka dhënë edhe këshillat të cilat duhet të kihen parasysh këto kohë.
    “Mos ekspozimi në orët e pikut të vapës, të evitohet dalja nga shtëpia që në orën 11:00 deri në orën 16:00 të paktën.Pavarësisht moshës të gjithë duhet të pinë më shumë ujë, të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe normale, të evitohen ushqimet e rënda me shumë kripë dhe yndyrë, të konsumohet perime dhe fruta të freskëta, kanë veç mineraleve dhe vitaminale, edhe shumë ujë.Të sëmurët kardiakë dhe me hipertension duhet të marrin rregullisht ilaçet, por nëse shohin ndryshim vlerash duhet menjëherë të shkohet te mjeku”, u shpreh ajo.

  • Fenomen në pikun e vapës, mjegulla ”pushton” Vlorën

    Fenomen në pikun e vapës, mjegulla ”pushton” Vlorën

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, aty ku një mjegull e dendur ka mbuluar mesditën bregdetin, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët. Fenomeni i rrallë ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec. Mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.