Tag: vankuver

  • “I sëmurë mendor”/ Arrestohet autori i sulmit në Kanada, policia: Veproi qëllimisht!

    “I sëmurë mendor”/ Arrestohet autori i sulmit në Kanada, policia: Veproi qëllimisht!

    Nuk ishte një emër krejtësisht i panjohur për autoritetet kanadeze personi i dyshuar për sulmin me makinë në Vankuver, që la të vdekur 11 persona në një festival filipinas.

    I arrestuar tashmë, Kai-Ji Adam përballet me tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë. Policia kanadeze e pohoi se 30 vjeçari, i cili doli para gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, mendohet të ketë probleme të shëndetit mendor, megjithatë ai sipas forcave të rendit, ka vepruar qëllimisht.
    Ende nuk është konfirmuar motivi për sulmin shokues në Vankuver, që veç të vdekurve, shkaktoi edhe me dhjetëra të plagosur.
    Sulmi me makinë ndaj turmës së njerëzve tronditi mbarë Kanadanë. Zyrtarët në Vankuver e përshkruan atë si “ditën më të errët në historinë e qytetit”. Komuniteti filipinas ishte mbledhur në lagjen Fraser të Vankuverit kur një makinë u përplas mbi pjesëmarrësit ne festivalin e quajtur Lapu Lapu, që  nderon një udhëheqës antikolonial filipinas të shekullit 16-të. Në mesin e viktimave të episodit të rëndë, është edhe një vajzë 5 vjeçare.
    Sipas BBC-së, policia e kishte kryer përpara festivalit një vlerësim të kërcënimit, dhe kishte mbyllur pjesërisht një rrugë një rrugë prapa një shkolle ku po zhvillohej pjesa më e madhe e kremtimeve, por kishte dalë në përfundimin e se nuk kishte asnjë shenjë që të dëshmonte një nivel të lartë rreziku.
     

    Top Channel

  • Rëndohet bilanci në Vankuver, 11 viktima e dhjetëra të plagosur nga sulmi gjatë festivalit

    Rëndohet bilanci në Vankuver, 11 viktima e dhjetëra të plagosur nga sulmi gjatë festivalit

    Ka shkuar në 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur bilanci nga sulmi  në festivalin filipnez në Vankuver  të Kanadasë, kur një makinë hyri në mes të turmës.
    Për autorin e krimit të rëndë 30-vjeçarin  Kai-Ji Adam Lo janë ngritur 8 akuza.Lexo edhe :Related Posts
    Lo, i cili doli para Gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, dyshohet se ka vepruar qëllimisht si dhe kishte probleme të shëndetit mendor.

    Në festivalin qe zhvillohej në Vankuver merrnin pjesë mijëra persona./vizionplus.tv

  • Makina përplaset me turmën, të paktën 9 të vdekur e shumë të plagosur në Vankuver

    Makina përplaset me turmën, të paktën 9 të vdekur e shumë të plagosur në Vankuver

    Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur në qytetin Vankuver në Kanada pasi një automjet u fut përmes një turme njerëzish në një festival në rrugë herët këtë të diel.
    Disa të tjerë raportohet të jenë plagosur.
    Policia tha se ka arrestuar një 30-vjeçar nga Vankuveri në vendin e ngjarjes dhe se i dyshuari është emër i njohur për ta, por nuk dha më shumë hollësi.

    I dyshuari u ndalua fillimisht nga personat që ndodheshin afër në momentin e përplasjes më pas u mor nga autoritetet.
    Paraprakisht policia sqaroi se nuk ka asnjë indicie që e lidh ngjarjen me aktet terroriste, megjithatë hetimet do të nxjerrin më shumë detaje.
    Incidenti ndodhi pak pas orës 20:00, me kohën lokale, pranë një rruge ku po zhvillohej Festa e Ditës së një heroi kombëtar filipinas.
    Në festë kishte mijëra persona të pranishëm. Ndërkohë autoritetet kanë ngritur struktura të përkohshme që do të qëndrojnë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga incidenti.