Tag: vanhorn

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori britanik, Gonzato dhe VanHorn mbërrijnë në KLP, do të monitorojnë procesin

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori britanik, Gonzato dhe VanHorn mbërrijnë në KLP, do të monitorojnë procesin

    Sot do të zgjidhet kreu i ri i SPAK.

    Ekipet ndërkombëtarëve që do të monitorojnë procesin e ditës sotme kanë mbërritur mëngjesin e sotëm KLP.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se deri  më tani ka mbërritur ambasadori Silvio Gonzato, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn,  ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott dhe përfaqësues të ambasadës holandeze.
     

    Top Channel

  • VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Demokratike, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.
    Në një njoftim të shkurtër në X, ambasada amerikane i quajti diskutimet “produktive”.
    “E ngarkuara me punë zhvilloi sot diskutime produktive me kryetarët e grupeve parlamentare, duke u angazhuar me ta mbi planet për t’u ofruar rezultate qytetarëve shqiptarë. Ajo theksoi dialogun konstruktiv dhe lirinë e fjalës si shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e SHBA pret me padurim të punojë së bashku me zyrtarë nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”, thuhet në njoftim.

  • Balla takim ‘kokë më kokë’ me diplomaten amerikane Nancy VanHorn, ja fokusi i diskutimeve

    Balla takim ‘kokë më kokë’ me diplomaten amerikane Nancy VanHorn, ja fokusi i diskutimeve

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti këtë mëngjes në Kuvend të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave shumëplanëshe, ku prioritete thelbësore spikasin përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda këtij mandati.
    Balla nënvizoi gjithashtu edhe përgjegjësitë e vendit në fushën e sigurisë:
    “Diskutuam edhe detyrimet në fushën e sigurisë si një vend anëtar i NATO-s, aleat strategjik me SHBA.”
    Në takimin me Van Hirn, Balla vlerësoi rolin e SHBA dhe Presidentit amerikan në proceset globale të paqes.
    “Vlerësojmë mbi gjithçka rolin udhëheqës të Presidentit Trump dhe përpjekjet e SHBA për paqe dhe siguri kudo në botë. Javën e kaluar nën drejtimin e Kryeministrit Rama, Shqipëria shënoi një moment vendimtar me çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel.”
    Dy zyrtarët diskutuan edhe intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes Tiranës dhe Uashingtonit:
    “Gjatë takimit diskutuam edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit amerikan, si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse.” shkruan Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

  • ‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

    ‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

    E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme, takime me krerët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

    ‘E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar’, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

    Postimi i plotë:

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.

    Chargé d’Affaires Nancy VanHorn held productive discussions ëith Parliament’s floor leaders today, engaging them on their plans to deliver for the Albanian people. She emphasized constructive dialogue and free speech as pillars of strong political institutions. The U.S. Embassy looks forëard to ëorking together ëith officials across the political spectrum to make our countries safer and more prosperous.

  • Pas Bardhit, VanHorn pret edhe Ballën: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë…

    Pas Bardhit, VanHorn pret edhe Ballën: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë…

    E Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn, priti këtë të martë, më 25 nëntor, në takim krerët e grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin. Siç bëri të ditur ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale, VanHorn theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike.
    “E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike”, thuhet në postim.
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara shton se “pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”.

  • Bardhi takohet me VanHorn: Shqipëria drejtohet nga një qeveri partnere e krimit

    Bardhi takohet me VanHorn: Shqipëria drejtohet nga një qeveri partnere e krimit

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, .
    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe ne jemi me fat që i kemi pasur gjithmonë në krah, në çdo etapë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike”, tha Bardhi në një postim në Facebook, shoqëruar me disa foto nga takimi.
    “Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës. Kjo qeveri qëndron në pushtet përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit. E vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe si partner i denjë i SHBA është lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nga një qeveri, e cila del  nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

  • E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA zbarkon në Ministrisë e Ekonomisë, Uashingtoni vendos nën lupë koncesionet e…

    E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA zbarkon në Ministrisë e Ekonomisë, Uashingtoni vendos nën lupë koncesionet e…

    Ambasada Amerikane ka ndarë ditën e djeshme pamje dhe detaje nga takimi që e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar  me Delina Ibrahimajn, në zyrën e ministres. Ambasada bën me dije se diplomatja VanHorn e ka njohur ministren shqiptare të ekonomisë me vizionin e presidentit Donald Trump dhe ka ndarë planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private. Pra, mbi tenderat dhe koncesionet. Gjithashtu, diplomatja e lartë amerikane ka inkurajuar ministren Delina Ibrahimaj për miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri, sepse këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë.
    “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, krahas pamjeve nga takimi i dy zonjave.
    Alarmi i amerikanëve
    Departamenti Amerikan i Shtetit kur publikoi disa javë raportin për klimën e investimeve në Shqipëri 2025 theksoi se përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë e konkurrencës, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. “Emigracioni i punëtorëve të rinj dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa fuqie punëtore që ndikojnë mbi perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, shmangia fiskale dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objekt i shantazhit nga administrata publike, mediat dhe grupet kriminale.
    Raporte për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste ku korrupsioni shtyn ose pengon investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë e konkurrencës, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP mbeten shqetësime të vazhdueshme Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje komerciale të ashpra me entitete publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar deri në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në raport.
    Alarmi i SPAK
    Nga ana tjetër ndërhyrja e amerikanëve erdhi vetëm pak kohë nga raportimi i kreut të SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve teksa evidentoi për vëmendje të shtuar ndaj mënyrës së përdorimit të parave publike dhe procedurave të prokurimit. Sipas Dumanit, veprat me rrezikshmërinë më të lartë janë pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shkelja e barazisë në tendera. Këto shkelje janë vënë re me rritje gjatë viteve 2023–2024, duke sinjalizuar se skemat e përfitimit të paligjshëm po sofistikohen. SPAK vëren se strukturat përfituese shfrytëzojnë dobësi në kontrollet dhe filtrat e prokurimeve, duke minuar konkurrencën dhe integritetin e tregut publik. Raportimi thekson se keqpërdorimi i fondeve publike lidhet edhe me përfshirjen e subjekteve tregtare fiktive ose të lidhura klienteliste, të cilat përdoren për të justifikuar dhe kanalizuar pagesa në mënyrë të parregullt. Këto praktika, të kombinuara me shkelje në procedurat e prokurimit, cenojnë barazinë mes operatorëve ekonomikë dhe sjellin dëm financiar për buxhetin e shtetit.

  • VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP

    VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP

    E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn u takua sot me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. 
    Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës amerikane, lidhur me takimin thuhet se VanHorn foli mbi një plan për të ofruar ekspertizë amerikane lidhur me partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. 
    Postimi i Ambasadës amerikane: 
    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë. 

  • Nancy VanHorn takon ministren Ibrahimaj: Do çojmë përpara vizionin e presidentit Trump

    Nancy VanHorn takon ministren Ibrahimaj: Do çojmë përpara vizionin e presidentit Trump

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit.
    Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.
    Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë./vizionplus.tv

  • Ambasada amerikane pezullon takimet me qeverinë “Rama 4” pas talljes me presidentin Trump, vizita e fundit e…

    Ambasada amerikane pezullon takimet me qeverinë “Rama 4” pas talljes me presidentin Trump, vizita e fundit e…

    Tallja me Presidentin amerikan, Donald Trump nga kryeministri Rama ka sjellë një ndryshim drastik në qëndrimin e ambasadës së SHBA në raport me qeverinë shqiptare. Asnjë urim për zgjedhje. Asnjë urim për qeverinë e re. Sinjale të fuqishme të injorimit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Një situatë e jashtëzakonshme midis dy shteteve që fillon me nivelin e ulët të përfaqësimit deri te kërcënimet për psikopatët e Sorosit dhe kartelet e drogës nga Donald Trump. Takimi fundit i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë më 1 tetor, kur Nancy VanHorn, u takua me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Takimi u zhvillua, sipas burimeve diplomatike, në prani të shefit të stacionit të CIA për Tiranën ditën që kreu i shtetit do të firmoste dekretin për zgjedhjet e reja në Tiranë, duke njohur de facto shkarkimin e Veliajt në kundërshtim me kushtetutën. Futja në lojë e një funksionari të shërbimeve sekrete amerikane në takimin e presidencës është një rast i rrallë që tregon se marrëdhëniet me qeverisjen shqiptare janë futur në ngërç. Mesazhi që është përcjellë ka të bëjë me situatën e ngarkuar kriminale me uzurpimin e shtetit nga bandat e drogës dhe korrupsioni, i evidentuar qartazi në raportin e DASH. Ndryshe nga takimet e kaluara asnjë detaj nuk u shfaq në media.
    Ftohja
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë distancuar nga kryeministri Edi Rama, duke e lënë në një heshtje të ftohtë diplomatike që nuk shihej prej vitesh. Burime të brendshme thonë se ky distancim lidhet drejtpërdrejt me përplasjen e Ramës me Donald Trump, me zhvillimet që po ndodhin në SHBA me dhe me hetimet e reja të dosjes McGonigal, kartelet e drogës dhe rrjetet e Sorosit. U bënë disa ditë që Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndalur takimet e njëpasnjëshme me institucionet shqiptare dhe qeverinë. Asnjë reagim. Vetëm heshtje totale. Përpara se këto takime të ndërpriteshin si me thikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngritën alarmin dhe shtuan presionin mbi Tiranën, duke lëshuar paralajmërime të ashpra për kokat e krerëve të bandave kriminale dhe mbrojtësve të tyre politikë në Shqipëri. Brenda disa ditësh pati takime intensive të Nancy VanHorn me zyrtarë të qeverisë, përveç kryeministrit Rama. E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, shkoi deri në Kryeministri ku qëndroi përreth 20 minuta dhe takoi vetëm drejtoreshën e kabinetit qeveritar, Vali Bizhga. Kjo vizitë në godinën qeveritare, ishte e para e diplomates amerikane, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe erdhi vetëm një ditë pasi Komisioni Rregullator certifikoi rezultatin e garës elektorale të 4 muajve më parë.
    Takimet
    Pas formimit të qeverisë “Rama 4”, Nancy VanHorn, zhvilloi takimin e saj dhe me Ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu. Por ky takim nuk ishte thjesht formal. Mesazhi që diplomatja VanHorn dha ishte i prerë dhe i ngjante një urdhri të ardhur nga lart: nuk do të ketë më asnjë tolerim për rrjetet kriminale që operojnë në Shqipëri dhe në rajon. VanHorn u ul në tryezë dhe me Ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Edhe aty, fjala e saj ishte e prerë, duke lënë të kuptohet se koha e justifikimeve ka mbaruar. “Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të administratës Trump”, deklaroi ajo, sipas njoftimit të ambasadës së SHBA të publikuar në rrjetet sociale. Ndërkohë e njëjta gjë u përsërit edhe në një takim që e dërguara e SHBA pati me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, u shpreh ambasada amerikane. Ndërkaq theksi që SHBA-të janë të interesuara për të çmontuar krimin e organizuar u përsërit edhe në një takim që diplomatja Nancy VanHorn, pati me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanin, pak ditë më parë. “Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, shprehej ambasada. Nancy VanHorn, zhvilloi një takim të posaçëm dhe me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. “Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së”, shkroi dje ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale. Pra fokusi ishin sërish bandat.
    Tallja e Ramës me Trump
    Pikëpyetja që ngrihet në gjithë këtë tablo është se a ka ndikuar tallja që i ka bërë Rama-Donald Trump, në samitin me liderët evropianë, për lapsusin se kishte arritur të vendoste paqe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit? Kryeministri krijoi disa ditë më parë një shfaqe përballë presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke ironizuar presidentin amerikan. Mesa duket ironia e Ramës ndaj Trump ka për t’i kushtuar shumë shtrenjtë. Kryeministri është në “listën e zezë” të SHBA për shkak të lidhjeve të tij me Soros. Gjithashtu situata mes Ramës dhe SHBA mund të përkeqësohet pas analizës së publikuar nga media amerikane “Wshington Examiner”, e cila ngriti alarmin për një ofensivë të re politike dhe juridike që presidenti i SHBA po përgatit ndaj rrjeteve globale të ndikimit, përfshirë atë të miliarderit George Soros dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë. Shkrimi përshkruan në detaje planin e Trump për të përdorur Ligjin për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA) si armën kryesore për të çmontuar strukturat që, sipas tij, kanë ushqyer trazirat e brendshme dhe kanë ndikuar në politikën amerikane përmes rrjeteve të huaja. Në këtë kontekst, paralajmërimet e medias amerikane përmendin drejtpërdrejt edhe emra të lidhur me këtë rrjet, mes tyre Ramën dhe Alex Sorosin duke nënvizuar se raportet e tyre të ngushta kanë ngritur dyshime serioze për ndërhyrje në politikën amerikane gjatë administratës Biden. Artikulli thekson se hetimet e reja mund të ekspozojnë një zinxhir ndikimesh që përfshijnë politikanë, fondacione dhe qeveri të huaja, me pasoja që pritet të ndihen deri në Ballkan, veçanërisht te kryeministri Rama.
    Hetimet për dosjen McGonigal
    Madje situatën e rëndë që ka Rama me SHBA, i evidentoi pak ditë më parë dhe shkrimi i gazetës më të madhe amerikane “New York Times”, e cila riktheu vëmendjen te një nga aferat më të ndërlikuara të korrupsionit ndërkombëtar që lidhet me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Shkak për ripublikimin e historisë është vizita e papritur në Tiranë e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, vetëm një javë para se të lërë detyrën. Adams u prit si një zyrtar i lartë i SHBA-ve, teksa iu vu në dispozicion edhe një helikopter për ta thjeshtuar sa më shumë vizitën e tij në vendin tonë. Por edhe pse Eric Adams është një figurë e njohur në SHBA, ai është një zyrtar lokal dhe jo një diplomat apo përfaqësues i administratës Trump. Në kushte normale, ai do të duhej të takohej me homologun e tij në Bashkinë e Tiranës, që këtë herë do të ishte Anuela Ristani, teksa më herët ishte takuar edhe me Erion Veliajn. Ndaj, ky takim nuk ishte asgjë tjetër veçse propaganda e radhës për të bindur publikun shqiptar se marrëdhëniet e Ramës me SHBA-të janë të forta, edhe pse realiteti tregon të kundërtën, pasi as Ambasada Amerikane në Tiranë dhe as DASH nuk e raportuan një vizitë të tillë. Kujtojmë gjithashtu se pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Edi Rama dhe PS-ja fituan një mandat të katërt qeverisës, ajo që bëri më shumë bujë nuk ishte fitorja, e cila pritej nga qytetarët shqiptarë, por urimi i thatë i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Si asnjëherë më parë, urimi i Ambasadës Amerikane për popullin shqiptar ishte tepër i përgjithshëm dhe i rezervuar, duke përmendur vetëm “popullin” dhe “partneritetin” pa përmendur asnjëherë emrin e Ramës, partisë së tij apo qeverisë. Gjithashtu si asnjëherë më parë SHBA nuk e ka uruar qeverinë “Rama4” siç ka ndodhur në vitet e kaluara.