Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar në Facebook një foto të Vangjush Dakos që sipas tij është fiksuar në momentet që ndodhet në qelinë e burgut pas daljes nga spitali.
Ish-kryeministri thotë se Dako po trajtohet në mënyrë speciale në qeli.
“Trajtim special! Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore” shkruan Berisha.
Tag: vangjush
-

‘Së bashku me drogaxhiun’, Berisha publikon foton e Vangjush Dakos: Në qeli me celular!
-

“Me telefon në qeli”/ Berisha publikon FOTON e Vangjush Dakos
Kreu i PD, Sali Berisha ka postuar së fundmi një foto në rrjetet sociale ku ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, shihet për “shtatë palë qejfe” duke “shijuar” ditët e fundit në qeli.
Por, në këtë foto Dako nuk shihet i vetëm. Përpos shoqërisë së telefonit, në të njëjtin krevat me të qëndron edhe drejtori i Taksave në Durrës, Roni Shqipo, një emër ky i fundit i lakuar prej vitesh nga kryedemokrati dhe i akuzuar disa herë për “pazaret” e tij në shërbim të ish-kryebashkiakut Dako.
“Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore”, shkruan Berisha krah fotos ku shihet Dako dhe Shqipo ndërkohë që e konsideron këtë trajtim si “special”. Pasi dhe dhoma ku është duke “vuajtur” dënimin ish-kryebashkiaku është shumë larg atyre që jemi mësuar të shohim. Në shërbim të ish-kryebashkiakut ka një krevat të rehatshëm e komod, perde dhe mjaftueshëm vend për të pritur edhe “mysafirët”.Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u rikthye në qeli më 21 shtator. Pasditen e 16 shtatorit, Dako u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kaloi në aritmi. Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së të cilët vendosën që të rikthejnë në qeli ish-kryebashkiakun, ky i fundit shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe për këtë arsye u shtrua në spital.
Ditë më parë Apeli konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë nga GJKKO, por sipas përllogaritjeve, Vangjush Dako do të vuajë vetëm 6 ditë në qeli, pasi një pjesë e ka kryer në paraburgim dhe katër ditë të tjera i kreu në spital. Vendimi në Apel u mor nga 3-shja e gjyqtarëve Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi.
Kujtojmë që Vangjush Dako u arrestua në 6 qershor 2023, por u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës.
Ndërsa rasti tjetër i shpërdorimit të detyrës nga Dako lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që I shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Vangjush Dakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. -

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi
Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako, i shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive, për shkak të problemeve shëndetësore. Por, sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Pjesën më të madhe të dënimit ai e kryer në “arrest shtëpie”.
Dako vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale. Ai në spital qëndroi nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. -

Vangjush Dako lë spitalin, kthehet në qelinë e burgut të Durrësit për të kryer dhe 6 ditë dënim
Vangjush Dako
DURRËS- Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë Durrës është në gjendje të mirë shëndetësor. Sot, Dako ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në qelinë e burgut ku duhet të kryejë edhe 6 ditë dënim.
Apeli i GJKKO vendosi më 16 shtator se Dako duhet të vuante dënimin me 2 vite e 8 muaj burg. Llogaritja e paraburgimit dhe arrestit të shtëpisë doli në përfundimin se Dako kishte dhe 10 ditë burg për të kaluar, 4 nga të cilat i kaloi në spital, pasi në momentin kur u bë ekzekutimi i masës pati aritmi dhe gjendje ankthi.
Vangjush Dako u dënua me shpërdorim detyre në 2 raste, për ndërtimin e një pallati 12 katësh që u shemb nga tërmeti. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Rasti i dytë lidhej me abuzimin e një tenderi për ndërtimin e një shëtitoreje me një dëm shkaktuar shtetit në vlerën e 18 milionë lekëve./ZËRI -

“Vangjush Dako kthehet në burg pas përmirësimit të shëndetit, dënimi mbaron më 27 shtator”
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është rikthyer sot në burgun e Durrësit, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Dako ishte shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive për shkak të problemeve shëndetësore, përfshirë aritminë, ankthin dhe herninë diskale.
Sipas avokatit të tij, ai do të qëndrojë në burg vetëm për 6 ditë, pasi dënimi i tij prej 2 vjetësh e tetë muajsh për shpërdorim detyre përfundon më 27 shtator. Pjesën më të madhe të dënimit, Dako e ka kryer në arrest shtëpie.
Ai u dënua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për dy raste shpërdorimi detyre: miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku dokumentet u përpiluan dy vjet pas përfundimit të ndërtimit, dhe për një procedurë prokurimi për shërbim konsulence lidhur me projektin “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. -

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos, rikthehet në qeli. Në burg do qëndrojë disa ditë
Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është larguar këtë të diel, 21 shtator, nga ambientet e Spitalit të Durrësit. Ai është rikthyer në qelinë e burgut, ku i kanë mbetur edhe 11 ditë për të përfunduar dënimin e tij.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Enkeleida Arapi.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit, ditën e martë, konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë më herët nga GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit. Në të njëjtën ditë, Dako ka pësuar komplikacione shëndetësore dhe është shtruar në spital për kontroll mjekësor.
Sipas përllogaritjeve zyrtare, Dakos i mbeten vetëm 11 ditë burg, pasi pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer në paraburgim dhe arrest shtëpie.
Vendimi i formës së prerë e kthen Dakon pas hekurave, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor të gjatë dhe të ndjekur me interes të lartë publik. /klan/ -

Ish kryebashkiaku i Durrësit lë spitalin, rikthehet në qeli. Ja sa ditë i kanë mbetur Vangjush Dakos për të ndenjur në burg
Pasi Apeli i GJKKO e dënoi përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka lënë ambientet e spitalit për t’u rikthyer në qeli.
Pas disa ditëve qëndrim në spital për shkaqe shëndetësore, Policia ka shoqëruar Dakon në burgun e Durrësit, pasi gjendja e tij është përmirësuar.
Sipas burimeve, ish kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve, atij i mbaron dënimi më 27 shtator, ndërsa pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episode, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të një shoqërie, ku ai dhe vartësit e tij përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.
-

Nga spitali në qeli, ja sa do të qëndrojë Vangjush Dako pas hekurave
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Por ditën që u mor vendimi, Dako u paraqit në sptal. Ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Durrësit u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive, për shkak të problemeve shëndetësore. Dako vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale. Ai në spital qëndroi nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve.
Ditën e sotme, policia e ka shoqëruar Dakon në burgun e Durrësit, pasi gjendja e tij shëndetësore ka qenë më e mirë. Sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Pjesën më të madhe të dënimit ai e kryer në “arrest shtëpie”.
Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave. -

Apeli i GJKKO e riktheu në qeli, Vangjush Dako ende në spital! Duhet të kryejë edhe 9 ditë dënim
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndodhet ende i shtruar në spitalin e Durrësit në repartin e Infektivit. Ai u shtrua pasi ka patur aritmi, gjendje ankthi dhe probleme me hernien diskale.
Ditën e djeshme, pas vendimit të Apelit të GJKKO, e cila e dënoi me 2 vjet e 8 muaj burgim ish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, SPAK në bazë të kompetencës që ka, nxori menjëherë urdhrin e ekzekutimit të vendimit. Duke përllogaritur kohën e paraburgimit, si dhe atë të arrestit shtëpiak, Dako tani duhet të kryejë edhe 9 ditë burg.
Policia shkoi në shtëpinë e tij për zbatimin e vendimit por, për shkak të problemeve shëndetësore, ai u dërgua në spital nga efektivët, dhe pas vizitës mjekësore, u shtrua. Dako ruhet nga policia e burgjeve. Në bazë të Kodit Penal, çdo ditë në spital është e barabartë me 1 ditë burg. Nëse do të qëndrojë edhe 9 ditë në spita, detyrimi quhet i kryer.
Një ditë më parë, Apeli konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë nga GJKKO dhe sipas përllogaritjeve, Dako, i cili ndodhej në arrest shtëpie, do duhet të bënte vetëm 10 ditë burg, pasi pjesën tjetër të dënimit e ka kryer në paraburgim. Ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor 2023.
Ai u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në arrest shtëpie. Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që ta dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste. Vendimi i së martës, i marrë nga Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, konfirmoi gjithashtu dënimin edhe për tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, me nga 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar, dënime të pezulluara me shërbim prove nga GJKKO.
Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Bëhej fjalë për ndërtimin e një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës.
Ndërsa rasti tjetër lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Vangjush Dakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare. -

Policia shkon t’i vërë prangat e ta dërgojë në qeli, ish kryebashkiaku Vangjush Dako përfundon në spital
Pas vendimit të Apelit të GJKKO për rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Policia është kthyer ‘duarbosh’, në pamundësi për ta dërguar ish zyrtarin në një nga IEVP.
Sipas burimeve të Syri, Dako ka përfunduar në spital për shkak të problemeve kardiake që ka shfaqur. Burime jo zyrtare konfirmojnë se Policia është mësuar për këtë situatë, kur ka shkuar në banesën e tij që t’i komunikojnë vendimin e Apelit të Posaçëm, që e dënoi dhe duhej të rikthehej në qeli për disa ditë.
Lexo edhe: Rikthehet në burg Vangjush Dako/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë
Ajo çfarë mbetet e paqartë, ka të bëjë me faktin nëse është vënë në dijeni policia për lëvizjen nga banesa drejt spitalit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, pasi ndodhej me masë ‘arresti në shtëpi’.