Tag: vangjush

  • Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

    Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

    Vangjush Dako ka kryer përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Pasi u kthye në burgun e Durrësit në zbatim të vendimit të 16 shtatorit nga Apeli i GJKKO, që vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin për “shpërdorim detyre”, Dako ka lënë këtë të premte qelinë e tij.
    Ish-kryebashkiaku i Durrësit përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënimi final ndaj tij ishte 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Më 16 shtator se në zbatim të vendimi të Apelit, Dako duhej të kthehej në qeli për të vajtuar pjesën e mbetur të dënimit, por nuk saktësuan ditët, apo javët.
    Nga ana tjetër, referuar kohës së qëndrimin në masën “arrest në burg” dhe atë të “arrestit në shtëpi”, llogaritej që Dako duhet të qëndronte afërsisht dy javë deri në përfundimin e dënimit, afat kohor që ka përfunduar sot.
    Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Dako shpërdoroi detyrën gjatë procedurës së miratimit të lejes për ndërtimin e një pallati, si edhe gjatë projektimit për ndërtimit të një shëtitoreje në qytetin bregdetar.
    Dako u prangos me kërkesë të SPAK në qershor 2023, ndërsa u lirua në shkurt të vitit pasardhës për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit. Deri në shpalljen e vendimit në Apel ish-zyrtari i lartë qëndroi në “arrest shtëpie”.
    Në të njëjtin vendim me Dakon Apeli i Posaçëm la të pandryshuar dënimin me nga 2 vjet burg për të bashkëpandehurit Fiqiri Farruku dhe Edmond Bulku, të fajësuar për “falsifikim të dokumenteve”, dënim që ju konvertua në Shërbim Prove.

  • Përfundon dënimi, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Përfundon dënimi, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Vangjush Dako

    DURRËS- Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë Durrës, ka lënë qelinë e burgut pasi përfundoi ditët e qëndrimit të izolim. Më datë 21 shtator, Dako doli nga spitali ku u trajtua pas problemeve shëndetësore dhe u kthye sërish në qelinë e burgut ku i duhej të kryente edhe 6 ditë dënim.
    Apeli i GJKKO vendosi më 16 shtator se Dako duhet të vuante dënimin me 2 vite e 8 muaj burg. Llogaritja e paraburgimit dhe arrestit të shtëpisë doli në përfundimin se Dako kishte dhe 10 ditë burg për të kaluar, 4 nga të cilat i kaloi në spital, pasi në momentin kur u bë ekzekutimi i masës pati aritmi dhe gjendje ankthi. 
    Vangjush Dako u dënua me shpërdorim detyre në 2 raste, për ndërtimin e një pallati 12 katësh që u shemb nga tërmeti.  Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Rasti i dytë lidhej me abuzimin e një tenderi për ndërtimin e një shëtitoreje me një dëm shkaktuar shtetit në vlerën e 18 milionë lekëve./ZËRI

  • Vangjush Dako lë sot qelinë e burgut të Durrësit

    Vangjush Dako lë sot qelinë e burgut të Durrësit

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar ditët e qëndrimit në burg.
    Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
    Por, pas dhënies së dënimit nga Apeli i GJKKO, Dako përfundoi në spital. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të përfunduar ditët e mbetura të dënimit. Sot ish-kryebashkiaku i Durrësit lë qelinë.

  • Mbaroi dënimin, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Mbaroi dënimin, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar ditët e qëndrimit në burg.
    Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
    Por, pas dhënies së dënimit nga Apeli i GJKKO përfundoi në spital. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të përfunduar ditën e mbetura të dënimit në qeli.
    Vangjush Dako, në momentin që mori vesh dënimin, u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.
    Avokati i tij deklaroi se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndronte në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve i mbaron dënimi. Pjesën më të madhe të dënimit ai e ka kryer në “arrest shtëpie”.
    Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
    Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
    Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.

  • Vangjush Dako përfundon ditët e qëndrimit në burg, lë sot qelinë

    Vangjush Dako përfundon ditët e qëndrimit në burg, lë sot qelinë

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar ditët e qëndrimit në burg. Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
    Por, pas dhënies së dënimit nga Apeli i GJKKO përfundoi në spital. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të përfunduar ditën e mbetura të dënimit në qeli.
    Vangjush Dako, në momentin që mori vesh dënimin, u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.
    Avokati i tij deklaroi se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndronte në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve i mbaron dënimi. Pjesën më të madhe të dënimit ai e ka kryer në “arrest shtëpie”. Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
    Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.

  • Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Në përfundim të ditëve të mbetura nga dënimi me burgim, Vangjush Dako ka lënë qelinë.

    Pak minuta më parë ai ka lënë ambientet e IEVP-së Durrës për të shijuar lirinë dhe kthyer në banesë.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Berisha publikoi foton e Vangjush Dako me telefon në qeli, Basha: Nuk ishte reale, e bërë me inteligjencë artificiale

    Berisha publikoi foton e Vangjush Dako me telefon në qeli, Basha: Nuk ishte reale, e bërë me inteligjencë artificiale

    Kreu i PD-së, Sali Berisha postoi ditën e djeshme një foto të Vangjush Dakos, ku ky i fundit shihej me një celular në dorë, ndërsa krahas tij ishte një person tjetër. Por, pa kaluar as 24 orë, Berisha e fshiu postimin, të cilin e kishte shitur si denoncim nga qytetari dixhital.
    Faik Basha, ish-nëndrejtor i burgjeve, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizon Plus, e quajti si një foto jo reale, por me inteligjencë artificiale.
    “Sa e pashë dje foton, pashë që nuk ishte reale. Nuk di si njerëz pranë doktorit e kanë lejuar ta postojnë. Si drejtues kam kapur vetë disa sende të ndaluara. Ata tentojnë t’i fusin, dhe institucioni i pengon”, tha Basha.
    Të njëjtin mendim ndante edhe gazetarja Klesiana Omeri, duke shtuar se kanë ndodhur shumë raste të tilla.
    “Kishte element si foto që të bëjnë të dyshosh. Kemi parë raste të shumta”, tha gazetarja Omeri.
    /vizionplus.tv

  • ‘Trajtim special në burg’, Berisha del sërish ‘blof’ me ‘denoncimin’, fshin nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos

    ‘Trajtim special në burg’, Berisha del sërish ‘blof’ me ‘denoncimin’, fshin nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos

    Kreu i PD-së, Sali Berisha duket sa ka dalë sërish blof me ‘denoncimet’ e qytetarit dixhital. Pas rikthimit të Vangjush Dakos në qeli me vendim të Apelit të GJKKO, ish-kryeministri postoi një foto të Vangjush Dakos vetëm një ditë më parë, ku fliste për trajtimin special që ai merr në burg.
    Në foto, shihej Vangjush Dako me një celular në dorë, ndërsa krahas tij ishte një person tjetër, të cilin në postimin në Facebook, Berisha e quante ‘Ron Shqopa’ dhe e akuzonte si trafikant droge.
    “Trajtim special! Përshëndetje Dr, Vangjush Dako sëbashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë”, shkruante Berisha në postim.
    Por, pa kaluar as 24 orë nga ky postim, të cilin Berisha e kishte shitur si denoncim nga qytetari dixhital, nga një vëzhgim në rrjetin social të tij, vëmë re se fotoja tashmë është fshirë. Ish-kryeministri e zhduku nga rrjetet sociale pa dhënë asnjë shpjegim. Por arsyeja, duket se është një tjetër blof i Berishës.
    Vetë Drejtoria e Burgjeve në një reagim për TopNews, ka deklaruar se fotoja nuk është shkrepur në asnjë prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
    “Lidhur me foton e publikuar në rrjete sociale ku shihet shtetasi Vangjush Dako, sqarojmë se fotoja nuk është shkrepur në ambientet e ndonjë institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP) në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve për Top News.

  • Pse e fshiu Sali Berisha postimin për Vangjush Dakon?

    Pse e fshiu Sali Berisha postimin për Vangjush Dakon?

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, postoi një foto të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Daku, në të cilën shfaqej ai me një person tjetër në qeli me celular në dorë.
    Foton e morën të gjithë mediat dhe e përhapën si lajm, duke u shprehur për mënyrën e privilegjuar që trajtohej Dako në burgjet shqiptare.
    Pak kohë pas postimit, Berisha e fshiu postimin, duke mos dhënë asnjë shpjegim. Po ashtu, edhe mediat nuk u rekën ta jepnin ndonjë të tillë.
    Nuk është hera e parë që ‘qytetari dixhitat’ i Berishës bëhet shkak për dezinformim, kështu edhe ky rast nuk mund të shpëtonte nga një gjë e tillë.
    E vërteta është se ajo foto e Vangjush Dakos nuk ekziston, por është bërë me “Grok”, që  është një chatbot me inteligjencë artificiale që është zhvilluar nga kompania xAI, e  Elon Musk, për të rivalizuar Inteligjencën Artificiale ChatGPT etj.
    Ndaj edhe Berisha, me sa duket, pasi e hodhi shpifjen, e fshiu postimin./TemA

  • Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

    Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto të socialistit Vangjush Dako nga qelia.

    Në foton e postuar në rrjetin social Facebook, shihet Dako me telefon në dorë në qelinë  e burgut.
    Postimi i Berishës:
    Trajtim special!
    Pershendetje Dr, Vangjush Dako  sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!

    Top Channel