Tag: vangjush

  • “Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

    “Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

    Nga Julia Vrapi
    “Ditët e Mios” një ngjarje e artit figurativ, që mbledh çdo vit artistë nga vende të ndryshme të botës për të krijuar vepra të frymëzuara nga rrugicat dhe peizazhet e fshatrave të Korçës. Qyteti i Korçës mirëpret edicionin e 15-të të kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios”, nga data 28 deri më 31 tetor dhe këtë vit rreth 40 piktorë nga Shqipëria dhe shtete të tjera janë pjesë e këtij aktiviteti të artit figurativ. Aktiviteti që zhvillohet prej disa vitesh në këtë qytet nderon edhe trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio, duke e kthyer Korçën në një atelie të hapur arti. Piktorët pjesëmarrës këtë vit janë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Greqia, Finlanda, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, etj. Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo shprehet për edicionin e 15-të të “Ditëve të Mios” si një festë e vërtetë e ngjyrave, dritës dhe shpirtit krijues. “Rreth 40 piktorë nga vende të ndryshme të botës do të bashkohen në qytetin tonë për të zbuluar magjinë e rrugicave korçare, peizazhet e fshatrave tona piktoreske dhe frymën e veçantë që vetëm Korça di të dhurojë. Për katër ditë me radhë, qyteti do të kthehet në një atelie të hapur arti, ku çdo penelatë do të pasqyrojë emocionin, frymëzimin dhe dashurinë për vendin tonë. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi artistik që nderon trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio dhe e kthen Korçën në skenën e bukurisë dhe krijimtarisë”, shprehet kryetari i Bashkisë së Korës Sotiraq Filo në rrjete sociale. Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” në qytetin e Korçës sot është në ditën e fundit, ndërsa veprat e krijuara nga piktorët do të ekspozohen në përmbyllje të aktivitetit, si një homazh për mjeshtrin Vangjush Mio.
    Aktiviteti u çel në shtëpinë muze të piktorit  
    Edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios” u çel në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio dhe prej vitesh është edhe një nga aktivitetet më të rëndësishme të arteve figurative në këtë qytet. Në Korçë që prej vitit 2007 çdo fund tetori zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio, ku në ditën e fundit të kolonisë së artistëve zhvillohet edhe ekspozita me punimet e të gjithë pjesëmarrësve. Banesa muze e “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio, është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës. Vangjush Mio (3 mars 1891- 30 dhjetor 1957) ishte një piktor impresionist shqiptar. Ai njihet më së shumti për peizazhet dhe sipas kritikës konsiderohet si peizazhisti më i përkryer shqiptar i shekullit XX. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peizazheve, Vangjush Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Rreth 60 punime të tij janë pjesë e fondit në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Piktori ka marrë pjesë në shumë ekspozita të arteve figurative të organizuara si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

  • Nisin “Ditët e Mios” në Korçë, piktorë nga shumë shtete hedhin në telajo peizazhet e juglindjes

    Nisin “Ditët e Mios” në Korçë, piktorë nga shumë shtete hedhin në telajo peizazhet e juglindjes

    Në Korçë ka filluar edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios”, një ngjarje që çdo vit mbledh artistë nga të gjitha anët e botës për të krijuar vepra që frymëzohen nga mjeshtri i njohur i peizazhit shqiptar, Vangjush Mio.
    Pjesëmarrës janë 42 piktorë nga Shqipëria, rajoni dhe shumë shtete të tjera, të cilët po eksplorojnë bukuritë e Korçës dhe do të sjellin krijimet e tyre.
    “Kam pikturuar që nga fëmijëria dhe jam profesioniste që nga momenti kur fillova studimet për art. Dje vizituam muzeun e Vangjush Mios dhe pata mundësinë të shoh disa portrete të mrekullueshme. Ai është një artist i jashtëzakonshëm dhe u frymëzova shumë nga puna e tij.”

    “Po pikturoj një peizazh por në mënyrën imersive, doja të dilja jashtë tradicionales. Është hera e parë që vij në Korçë dhe jam e mahnitur nga mikpritja, unë vij nga Serbia dhe ndihem e lumtur që jam në Shqipëri këto ditë”
    “Kjo është hera e parë që kam marrë ftesë nga bashkia e Korçës jam e lumtur që jam këtu. Vjeshta paraqet ngjyra plot jetë e shëndet, ndaj e artistët janë në Korçë. Unë luaj me bojëra por koncepti i ditëve të Mios i mora detajet nga qyteti e t’i përcjell në telajo, pak tradicional, pak abstrakt.”Kolonia “Ditët e Mios” do të zgjasë disa ditë, dhe në fund të aktivitetit, veprat e krijuara do të ekspozohen si një homazh për mjeshtrin Vangjush Mio. Ato shërbejnë gjithashtu si një pasqyrë e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.
    /vizionplus.tv

  • Ditët e Mios, edicioni i 15-të i takimit ndërkombëtar të piktorëve

    Ditët e Mios, edicioni i 15-të i takimit ndërkombëtar të piktorëve

    Ka nisur në Korçë edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios”, një ngjarje që mbledh çdo vit artistë nga vende të ndryshme të botës për të krijuar vepra të frymëzuara nga mjeshtri i peizazhit shqiptar, Vangjush Mio. 

    Këtë vit, 42 piktorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera janë bashkuar në këtë aktivitet për tu frymëzuar nga Korça dhe sjellë  krijimet e tyre.
    “Eksperienca këtu për mua është për herë të parë dhe shoh që Shqipëria është një vend shumë i bukur me një natyrë të mrekullueshme. Kjo eksperiencë për artin dhe kulturën ka një rëndësi shumë të madhe. Dua të pikturoj artistin Vangjush Mio në mënyrën se si e shoh unë atë, pas vizitës tek shtëpia e tij muze”, tha piktorja Ksenia Perepechaieva.
    “Unë vij nga Rumania, jam piktor dhe arkitekt po ashtu. Vij për herë të parë në Korccë dhe Shqipëri. Kam takuar këtu njerëz shumë të mirë, Korça qytet shumë i bukur. Bëra disa skica nga vende të ndryshme të qytetit dhe sot do ti hedh në telajo. Do të pikturoj pjesë nga pazari i vjetër dhe rreth e rrotull Korçës”, tha piktori, Murgor Popa.
    “Jam nga Serbia dhe kam nisur të pikturoj për kohë shumë të gjatë, gjithë jetën time, ndërsa profesionalisht që kur nisa studimet për pikturë. Dje ishim në muzeun e Vangjush Mios dhe atje pashë shumë portrete. Është një artist i mrekullueshëm, ndërsa kam marrë shumë frymëzim prej tij”, u shpreh piktorja Andjelija Brankovic.
    “Vij nga Kosova. Merrem me pikturë prej dy vitesh. Kam një cikël me të cilin po punoj prej një viti me konceptin Zgjohu me gjelat, zgjohu në mëngjes herët, nise një ditë të mbarë dhe këtë mesazh dua të përcjell, ndaj edhe këtu dua të le një pikturë të tillë”, u shpreh piktori, Arianit Lakna.
    Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” do të zgjasë disa ditë, ndërsa veprat e krijuara do të ekspozohen në përmbyllje të aktivitetit, si një homazh për mjeshtrin e madh Vangjush Mio dhe si një pasqyrë e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar në qytetin e Korçës.
     
     

    Top Channel

  • Berisha lëshon “bombën”: Vangjush Dako është arratisur nga vendi, tritolin ia vuri Aldo Avdylaj, i cili u arrestua…

    Berisha lëshon “bombën”: Vangjush Dako është arratisur nga vendi, tritolin ia vuri Aldo Avdylaj, i cili u arrestua…

    Kreu i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së djeshme me gazetarët, ka dhënë lajmin se ish- kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako menjëherë pas dalje nga burgu është arratisur jashtë vendit. Gjithashtu ai ka thënë se tritolin ja vunë Avdulajt, pasi Gjushi me Ramën nuk po i mbrojnë më. “Së fundmi, dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës.
    Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit? Është kjo kështu? Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë. Dhe ju tani të gjithë mbroni Elvis Doçin dhe nuk pyesni më për mua. Pra, këto fjalë, sipas qytetarit dixhital, Aldo Avdylaj ia ka thënë një Bujari, nëndrejtorit të Durrësit. Në fakt kjo është arsyeja pse u arrestua. Në fakt kjo është arsyeja, sepse Altin Troplini, që mbron Elvis Doçin, arrestoi Aldo Avdylin me Bujarin. Çfarë ndodh tani? Bandat më të fuqishme po qërojnë rivalët e tyre nëpërmjet institucioneve që kontrollojnë. Kjo ndodhi edhe në Elbasan, kjo po ndodh në vendet e tjera. Por të gjitha këto, këto të Gjushit, janë nga qytetari dixhital, por këto që thashë unë, qytetari i ka bindje. I ka shumë të sakta“, deklaroi Berisha.

  • Berisha zbulon kush ia vendosi tritolin Vangjush Dakos: Pas ngjarjes “Gjushi” u largua jashtë Shqipërisë

    Berisha zbulon kush ia vendosi tritolin Vangjush Dakos: Pas ngjarjes “Gjushi” u largua jashtë Shqipërisë

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është larguar në drejtim të paditur, teksa shtoi se si burim informacioni kishte qytetarin dixhital.

    Në një konferencë për shtyp pak minuta pasi ishte paraqitur në SPAK, ai tha se largimi i Dakos ka lidhje me tritolin që iu vendos në makinë pak ditë më parë.
    “Dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës. Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit? Është kjo kështu?”, tha Berisha.
    “Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë”.

    Top Channel

  • Berisha lëshon ‘bombën’: Vangjush Dako është arratisur nga vendi, ja kush i’a vendosi tritolin

    Berisha lëshon ‘bombën’: Vangjush Dako është arratisur nga vendi, ja kush i’a vendosi tritolin

    Kreu i PD Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka dhënë lajmin se ish- kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako menjëherë pas dalje nga bugu është arratisur jashtë vendit. Gjithashtu ai ka thënë se tritolin ja vunë Avdulajt, pasi Gjushi me Ramën nuk po i mbrojnë më.
    “Së fundmi, dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës.
    Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit? Është kjo kështu?Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë. Dhe ju tani të gjithë mbroni Elvis Doçin dhe nuk pyesni më për mua.
    Pra, këto fjalë, sipas qytetarit dixhital, Aldo Avdylaj ia ka thënë një Bujari, nëndrejtorit të Durrësit. Në fakt kjo është arsyeja pse u arrestua. Në fakt kjo është arsyeja, sepse Altin Troplini, që mbron Elvis Doçin, arrestoi Aldo Avdylin me Bujarin.
    Çfarë ndodh tani?
    Bandat më të fuqishme po qërojnë rivalët e tyre nëpërmjet institucioneve që kontrollojnë. Kjo ndodhi edhe në Elbasan, kjo po ndodh në vendet e tjera. Por të gjitha këto, këto të Gjushit, janë nga qytetari dixhital, por këto që thashë unë, qytetari i ka bindje. I ka shumë të sakta”, deklaroi Berisha.

  • Berisha e zbulon: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

    Berisha e zbulon: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

    Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arratisur nga vendi.
    Duke iu referuar një rasti të mëparshëm, ai kujtoi momentin kur në makinën e Vangjush Dakos u vendos eksploziv. Sipas një mesazhi të publikuar nga qytetari dixhital, autor i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë Aldo Avdyli, i arrestuar pak ditë më parë.
    Sipas këtij denoncimi, këto fjalë Aldo Avdyli ia ka shprehur dhe një punonjësi të lartë të policisë, Bujar Bujar, i identifikuar si nëndrejtor i Policisë së Durrësit. Kjo, sipas të njëjtave burime, është një ndër arsyet kryesore që çuan në arrestimin e Avdylit.
    “Dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur.
    I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet.
    Dhe historia është kjo.
    Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës.
    Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit?
    Është kjo kështu?
    Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë. Dhe ju tani të gjithë mbroni Elvis Doçin dhe nuk pyesni më për mua.
    Pra, këto fjalë, sipas qytetarit dixhital, Aldo Avdylaj ia ka thënë një Bujari, nëndrejtorit të Durrësit. Në fakt kjo është arsyeja pse u arrestua.
    Në fakt kjo është arsyeja, sepse Altin Troplini, që mbron Elvis Doçin, arrestoi Aldo Avdylin me Bujarin.
    Çfarë ndodh tani?
    Bandat më të fuqishme po qërojnë rivalët e tyre nëpërmjet institucioneve që kontrollojnë.
    Kjo ndodhi edhe në Elbasan, kjo po ndodh në vendet e tjera.
    Por të gjitha këto, këto të Gjushit, janë nga qytetari dixhital, por këto që thashë unë, qytetari i ka bindje. I ka shumë të sakta”, u shpreh Berisha.

  • Deklarata “bombë” e Berishës: Tritolin Vangjush Dakos ja vendosi..! Pas ngjarjes “Gjushi” u largua jashtë Shqipërisë

    Deklarata “bombë” e Berishës: Tritolin Vangjush Dakos ja vendosi..! Pas ngjarjes “Gjushi” u largua jashtë Shqipërisë

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është larguar në drejtim të paditur, teksa shtoi se si burim informacioni kishte qytetarin dixhital. 
    Në një konferencë për shtyp pak minuta pasi ishte paraqitur në SPAK, ai tha se largimi i Dakos ka lidhje me tritolin që iu vendos në makinë pak ditë më parë. 
    “Dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës. Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit? Është kjo kështu?”, tha Berisha. 
    “Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë”. 

  • Publikoi në qeli foton e Vangjush Dakos, por më pas e fshiu/ Berisha: Nuk merrem me intimitete

    Publikoi në qeli foton e Vangjush Dakos, por më pas e fshiu/ Berisha: Nuk merrem me intimitete

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu është përgjigur gazetarëve duke shpjeguar pse e hoqi nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos në qeli. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha tha se ishte një video intime dhe nuk merret me çështje të kësaj natyre. 
    “Ajo foto… e ke shumë të drejtë… unë kam një praktikë, në rast se ka të dhëna se fotoja apo dokumenti është fake, unë absolutisht e heq menjëherë. E kam theksuar dhe e theksoj, qytetari dixhital funksionon me një burim siç funksionojnë shumë media në botë. Çfarë kishte aty? Vangjush Dako a u burgos për të shkuar tek Veliaj? Kjo është e vërtetë. A është e vërtetë që u shtrua në spital? Kjo është e vërtetë. Pastaj e kishin tepruar se ajo fotoja, kur pashë më vonë që ishte një video intimiteti me Shqopën, e hoqa menjëherë. Brenda burgut apo spitalit të burgut, nuk e di se ku ishte ajo. Me çështje intimitetesh nuk merrem unë”. 
    Pak ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi një foto të Vangjush Dakos në qeli, por më pas atë foto e fshiu nga rrjetet sociale. 

  • Publikoi foton e Vangjush Dakos në qeli, por më pas e fshiu, Berisha: Pashë që ishte një video intimiteti me…

    Publikoi foton e Vangjush Dakos në qeli, por më pas e fshiu, Berisha: Pashë që ishte një video intimiteti me…

    Pak ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi një foto të Vangjush Dakos në qeli me celular, sic tha ai “me drogaxhiun Ron Shqopa”. Por më pas atë foto e fshiu nga rrjetet sociale. Sot i pyetur nga gazetarët arsyen pse e fshiu, Berisha deklaroi se kjo ndodhi pasi pa që ajo ishte një video intimiteti me Shqopën.
    Sali Berisha: Në rast se ka të dhëna se fortoja është fake, unë menjëherë e heq. Qytetari dixhital funksionon me një burim. Çfarë kishte aty tani, aty kishte Vangjush Dako, a u burgos për të shkuar tek Veliaj? Është e vërtetë kjo. Është e vërtetë që u shtrua në spital Dako sepse i mjaftonin 4 ditë për të shkuar tek Veliaj? Është e vërtetë. Pastaj e kishin tepruar, kur pashë më vonë se ajo fotoja ishte një video intimiteti me shqopën, e hoqa menjëherë.