Tag: vangjeli

  • Vangjeli-Bardhit: Nëse Begaj nuk e dekreton datën e zgjedhjeve për Tiranën? Kreu i grupit të PD: Do ta përshëndes

    Vangjeli-Bardhit: Nëse Begaj nuk e dekreton datën e zgjedhjeve për Tiranën? Kreu i grupit të PD: Do ta përshëndes

    Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se do e përshëndeste vendimin, nëse presidenti Bajram Begaj nuk do të dekretonte datën për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë. I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Trialog” në RTSH, se çfarë do thoshte nëse nuk dekretohet një datë për zgjedhjet lokale në Tiranë, Bardhi tha shkurt “Do e përshëndes”.
    Më herët Bardhi u shprehu skepticizëm se “presidenti do të veprojë në përputhje me Kushtetutën”, në një kohë që Erion Veliaj çoi në Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij.
    Lidhur mbi masën e paraburgimit ndaj Erion Veliajt, Bardhi tha se si Veliaj ashtu edhe qytetarët e thjeshtë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhen trajtuar njësoj. Bardhi tha se në paraburgim ndodhen me qindra qytetarë për çështje më të vogla.
    “Veliaj nuk ka asnjë arsye për t’u trajtuar nga qindra e mijëra qytetarë që për vepra shumë herë më minore ndodhen sot në paraburgim, secili prej nesh është i barabartë përpara ligjit. Në parim patjetër që mund të ketë vend për të parë sjelljen e sistemit gjyqësor lidhur me masat e arrestit të burg dhe teprimit e tyre e me masat. Por kur një qytetar për 20-30 mijë lekë të vjetra shkon në paraburgim, Veliaj me 20-30 milionë të vjedhura patjetër do shkojë në paraburgim. Problemi im është se kur kjo i ndodh një njeriu të rëndësishëm ne e diskutojmë në studio ishte i drejtë apo jo, ndërsa kur i ndodh çdo ditë qytetarëve të zakonshme nuk trajtohet në asnjë vend”, tha Bardhi.
    Vangjeli: Nëse Strasburgu do e gjykonte në tejkalim mase, paraburgimin e Velliajt?
    Bardhi: Nuk kam ndërmend ta përshëndet, por do ishte një vendim drejtësie që duhet të respektohet.

  • Vangjeli-Bardhit: Nëse presidenti nuk e dekreton datën e zgjedhjeve për Tiranën? Kreu i grupit të PD: Do ta përshëndes

    Vangjeli-Bardhit: Nëse presidenti nuk e dekreton datën e zgjedhjeve për Tiranën? Kreu i grupit të PD: Do ta përshëndes

    Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se do e përshëndeste vendimin, nëse presidenti Bajram Begaj nuk do të dekretonte datën për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë. I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Trialog” në RTSH, se çfarë do thoshte nëse nuk dekretohet një datë për zgjedhjet lokale në Tiranë, Bardhi tha shkurt “Do e përshëndes”.
    Më herët Bardhi u shprehu skepticizëm se “presidenti do të veprojë në përputhje me Kushtetutën”, në një kohë që Erion Veliaj çoi në Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij.
    Lidhur mbi masën e paraburgimit ndaj Erion Veliajt, Bardhi tha se si Veliaj ashtu edhe qytetarët e thjeshtë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhen trajtuar njësoj. Bardhi tha se në paraburgim ndodhen me qindra qytetarë për çështje më të vogla.
    “Veliaj nuk ka asnjë arsye për t’u trajtuar nga qindra e mijëra qytetarë që për vepra shumë herë më minore ndodhen sot në paraburgim, secili prej nesh është i barabartë përpara ligjit. Në parim patjetër që mund të ketë vend për të parë sjelljen e sistemit gjyqësor lidhur me masat e arrestit të burg dhe teprimit e tyre e me masat. Por kur një qytetar për 20-30 mijë lekë të vjetra shkon në paraburgim, Veliaj me 20-30 milionë të vjedhura patjetër do shkojë në paraburgim. Problemi im është se kur kjo i ndodh një njeriu të rëndësishëm ne e diskutojmë në studio ishte i drejtë apo jo, ndërsa kur i ndodh çdo ditë qytetarëve të zakonshme nuk trajtohet në asnjë vend”, tha Bardhi.
    Vangjeli: Nëse Strasburgu do e gjykonte në tejkalim mase, paraburgimin e Velliajt?
    Bardhi: Nuk kam ndërmend ta përshëndet, por do ishte një vendim drejtësie që duhet të respektohet. /rtsh/

  • Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

    Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

    Në emisionin “Trialog” në RTSH1, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pati një moment të tensionuar gjatë debatit me analistët e përhershëm të emisionit, Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo.
    Gjatë diskutimit, Bardhi lëndoi dorën në tavolinën prej xhami të studios, duke shkaktuar një situatë të pazakontë.
    Për të qetësuar atmosferën, analisti Lorenc Vangjeli ndërhyri me humor, duke thënë: “U bëre kurban në studio.”
    Gjatë intervistës, Bardhi njoftoi se opozita ka përzgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet në Tiranë, duke theksuar se ai nuk është zyrtar i Partisë Demokratike.
    Ai shtoi se pret që Presidenti Bajram Begaj të firmosë dekretin për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet, duke kujtuar se precedentët e mëparshëm të Presidentit janë të tillë që e lejojnë këtë veprim.
    Bardhi përmendi rastin e dekretimit të ministres virtuale ‘Diella’, të cilin e cilësoi si shkelje të Kushtetutës.
    I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Presidenti nuk firmos dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Bardhi u përgjigj me ironi: “Do ta përshëndes Presidentin.”

  • Raporti i DASH/ Vangjeli: Në Shqipëri drejtësia blihet e shitet, korrupsioni endemik. Demokracia pa rrënjë

    Raporti i DASH/ Vangjeli: Në Shqipëri drejtësia blihet e shitet, korrupsioni endemik. Demokracia pa rrënjë

    Në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri TV u diskutua raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri ku evidenton shqetësimin që sipërmarrësit e huaj ngrenë për pastrimin e parave të drogës në Shqipëri dhe korrupsioni masiv në sistemin gjyqësor dhe prokurime publike.

    Edhe për analistin Lorenc Vangjeli situata është trishtueshme.
    “Gishti që na drejton DASh tregon që ne jemi pacient të sëmurë. Kudo që na drejton gishtin DASH ne kemi problem. Qoftë në sundimin e shtetit të së drejtës, korrupsioni i shpërndarë në mënyrë endemike në të gjithë sektorët lokalë e qëndrorë. Drejtësia është një mall që shitet e blihet. Është e trishtueshme, se do të diskutohet një javë a dy javë e më pas do të harrohet kjo puna. Jam aq i trishtuar sa të mendoj që ne shqiptarët dhe demokracia si institucion nuk kemi ndonjë bashkëjetesë që e kemi fituar ndonjëherë si të drejtë” tha ai. 

  • “Procesi për kreun e ri të SPAK-ut ka nisur i helmuar”/ Çfarë po paralajmëron Vangjeli: Do dalin histori të çuditshme..

    “Procesi për kreun e ri të SPAK-ut ka nisur i helmuar”/ Çfarë po paralajmëron Vangjeli: Do dalin histori të çuditshme..

    Ethet për kreun e ri të SPAK kanë nisur, ndërsa pikëpyetja e madhe është se kush do e pasojë. SHBA-ët mbeten të angazhuara për të mbikëqyrur punën në drejtësinë e re.
    Analisti Lorenc Vangjeli tregon për një emision televiziv se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK ka nisur i helmuar, teksa thekson se kandidatët do të nxjerrin histori të çuditshme për njëri-tjetrin në media.
    “Procesi ka nisur i helmuar me vlerësimin e kandidatëve, ku ligji e përcakton saktë rolin e relatorit. Detyra e relatorit ka qenë të përgatisë materialet. E fshehta ishte që z. Stojani, pikërisht për tu mos bërë palë me këtë çështje, është tërhequr nga procesi. Vetëm ky fakt tregon që procesi i helmuar. Në një vend të vogël siç është Shqipëria, roli i individit është i jashtë zakonshëm. Integriteti i tij mund të bëjë dimrin ose verën në institucion. Mund të ndajë të mirën nga e keqja.
    Të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në politikë, po flasim për ata që kanë peshë… Ka një vëmendje të madhe qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita që kanë interes të madh se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit që ata e urrejnë me shpirt, qoftë nga bota e biznesit, qoftë nga bota e medias. Mos u habisni të dalin në media histori të çuditshme nga kandidatët. Do përdoren segmente të ndryshëm mediatike, që në mënyrë do infiltrohen informacion në dëm të secilit kandidat”, shprehet Vangjeli.

  • Vangjeli: Me shkarkimin e Veliajt u gris kontrata e tij me votuesit e Tiranës

    Vangjeli: Me shkarkimin e Veliajt u gris kontrata e tij me votuesit e Tiranës

    Shkarkimi i ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës mbeten në qendër të debatit politik. Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti politik Lorenc Vangjeli e cilësoi këtë vendim si një “kontratë të grisur” mes Veliajt dhe votuesve të kryeqytetit.
    Sipas Vangjelit, situata ku Veliaj ka munguar në detyrë prej disa muajsh, ndonëse u ndalua pa shkak, tregon se shkarkimi i tij ka pasur arsye politike. Ai theksoi se ky veprim krijon një precedent të rrezikshëm, duke goditur garancitë për të zgjedhurit lokalë.
    “Me Veliajn u dha shembulli se të njëjtin fat mund të ketë edhe një kryebashkiak i minorancës,” tha Vangjeli, duke shtuar se ky vendim rrezikon të ripërsëritë skenarë ku akuza të formuluara nga individë të caktuar mund të dëmtojnë rëndë karrierën e një zyrtari, duke e lënë të pafuqishëm për të ushtruar detyrën e tij derisa situata të sqarohet.
    “Mund të dalë një tjetër ‘Nesti Angoni’ sërish që bën akuza për të tjerë e deri sa të sqarohet situata dëmi është bërë,” theksoi analisti.
    Shkarkimi i Veliajt, sipas tij, e ka goditur besueshmërinë e të zgjedhurve dhe ka dëmtuar seriozisht marrëdhënien e tyre me qytetarët.

  • Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

    Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

    Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin ‘Trialog’ në RTSH1 se Strasburgu do japë një vendim që do të ‘bëjë të skuqemi të gjithë’ sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli bashkiak. 
    Vangjeli tha se Veliaj duhet të merrte që në fillim përgjegjësinë e tij dhe të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së Tiranës pas komunikimit të akuzave. 
    ‘Ka një gjë që ne duhet ta kuptonim drejt. Ligji është i barbartë për të gjithë por ky është vetëm një slogan sepse nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë ndaj kujtdo. Parimi i prezumimit të pafajësisë është i shenjtë, i palëkundur dhe që zbatohet në gërmë për një të zgjedhur, për një njeri të politikës. Edhe faulli moral mund të jetë shkak i mjaftueshëm për t’u larguar por këtë do të duhet ta kishte bërë vetë Veliaj; të thoshte që në krye të herë ndaj meje ka akuza të rënda, pesha e detyrës që kam mbi supe më pengon në betejën time”, tha Vangjeli. 
    Vangjeli theksoi më tej se nëse gjykatat shqiptare vendosin ndryshe dhe çështja e Veliajt Strasburgu “do të na thotë që kemi vepruar gabim”. 
    “Legjitimiteti i drejtimit të bashkisë së Tiranës është kërcënuar në thelbin e vet institucional edhe moral nëse doni. Do të duhet që qytetarët e Tiranës do të thirren edhe një herë në apel për të vendosur. Por mund të them diçka që mund ta parashikoj në mos Gjykata Kushtetuese nesër, në mos Gjykata e Lartë që ka mundësi të gjykojë ndryshe edhe për masën që Veliaj qëndron i mbyllur prej shkurtit. Edhe nëse këto gjykata vendosin ndryshe, në Strasburg ne do të shohim një vendim që do të na bëjë të skuqemi të gjithë qoftë ata që e dinin por heshtën, qoftë ata të cilët e shikonin por duartrokisnin, Strasburgu do të na thotë që keni vepruar gabim”, theksoi Vangjeli . 

  • “Je i paguar, po të erdhën lekët flet”, plas sherri në studio mes Vangjelit dhe Balliut: Të ka punësuar Berisha ndaj..

    “Je i paguar, po të erdhën lekët flet”, plas sherri në studio mes Vangjelit dhe Balliut: Të ka punësuar Berisha ndaj..

    Deputeti i PD-së Klevis Balliu debatoi me analistin Lorenc Vangjeli mbrëmjen e sotme në një studio televizive.
    Balliu i përmendi Vangjelit punën si ëshilltar i ish-kryeparlamentares Elisa Spiropali, për të cilën gjë i tha se analisti paguhet vetëm kur i vijnë paratë, ndryshe nuk paguhet.
    Ndërsa Vangjeli, ia ktheu duke i thënë se është nivel i rëndomtë, mediokër dhe i punësuar nga Berisha.
    Pjesë nga debati:
    Vangjeli: Bashkë nuk matemi dot në asnjë lloj arsye. Nuk mundemi. Në të folur je si territal.
    Klevis Balliu: Ti je thjesht i paguar. Po të erdhën lekët flet, po të nuk erdhën sflet.
    Vangjeli: Natyrisht, se punoj. Ty të merr në punë Sali Berisha. Asnjë gjë tjetër. Produkti yt është shumë monoton dhe tërësisht mediokër. Unë parlamentin e dua.
    Balliu: Nuk vij nga shkolla Spiropali.
    Vangjeli: Është kot dhe është një nivel shumë i rëndomtë.
    Balliu: Jeni të varur prej veshi të gjithë.

  • “Skandali”: Rexhë Byberi i Tropojës ja jep tenderat kushëririt

    “Skandali”: Rexhë Byberi i Tropojës ja jep tenderat kushëririt

    Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër “skandal” në Bashkinë e Tropojës, duke akuzuar atë për shkelje ligjore dhe abuzime me tenderin e ndërtimit të rrugës “Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje”. Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tenderi me një fond limit prej 82.9 milionë lekësh është manipuluar për të favorizuar një kompani me lidhje familjare me kryebashkiakun Rexh Byberi.
    Në deklaratën e saj, Vangjeli theksoi se në këtë garë morën pjesë 11 kompani, por Bashkia skualifikoi gjashtë oferta me çmim më të ulët se ajo fituese. Fituese u shpall kompania “Vllaznimi” shpk, e cila sipas saj është në pronësi të një kushëriri të kryebashkiakut Rexhë Byberi, Bashkim Byberi.
    Skandali, sipas PD-së, thellohet me mosrespektimin e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Kompania e skualifikuar, që kishte ofruar një çmim 17 milionë lekë më të ulët, bëri ankesë në KPP. Me një vendim të datës 3 shtator, KPP-ja urdhëroi Bashkinë e Tropojës të rivlerësonte procedurën, duke e konstatuar skualifikimin si të pabazuar.
    Megjithatë, Vangjeli tha se Bashkia e Tropojës ka injoruar hapur vendimin detyrues të KPP-së dhe ka skualifikuar sërish të njëjtën kompani. Ky akt, sipas PD-së, është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike dhe e bën kontratën të pavlefshme.
    Në fund të deklaratës së saj, Genta Vangjeli bëri thirrje që autoritetet e drejtësisë të hetojnë këtë rast dhe të penalizojnë shkelësit e ligjit, duke dënuar atë që ajo e quajti “skenar të klientelizmit familjar”.
    Dokumentat – kliko

  • PD denoncon Vëngun, Vangjeli: Rrethimi i bazës në Mengël në Elbasan, tenderi 460 mijë euro shkon për familjarët e PS

    PD denoncon Vëngun, Vangjeli: Rrethimi i bazës në Mengël në Elbasan, tenderi 460 mijë euro shkon për familjarët e PS

    Partia Demokratike ka ngritur sot alarmin për një tjetër rast të shpërdorimit të fondeve publike, këtë herë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se ka kthyer tenderat shtetërorë në instrument për pasurimin e familjarëve dhe klientëve të Partisë Socialiste.
    Objekt i denoncimit është një procedurë e kufizuar tenderimi e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga ministri Pirro Vëngu, për projektin: “Ndërtimi i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemi i vëzhgimit me kamera, rrjeti i ndriçimit perimetral, ndërtimi i portave hyrëse dhe vendqëndrimi i rojeve në pronën nr. 318 dhe 319, Mengël, Elbasan”.
    Sipas Vangjelit, në këtë procedurë konkurruese mori pjesë vetëm një operator ekonomik, i cili u shpall fitues me një ofertë prej 460 mijë euro, që përbën 98% të fondit limit, çka ngre dyshime serioze për mungesë transparence dhe konkurrencë reale.
    Fituesi i tenderit është një bashkim operatorësh i përbërë nga dy kompani me lidhje të ngushta me pushtetin vendor të PS:
     
     
    “G & M CONSTRUCTION 07” sh.p.k., në pronësi të Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut të Poliçanit, dhe Oligert Dyrmishi, ish-drejtor ndërtimi në të njëjtën bashki.
    “ASI-2A CO” sh.p.k., në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të Eleni Gjikondaj, ish-zv/kryetare e Bashkisë Fier dhe aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike në të njëjtën bashki.
    Sipas PD, ky është një tjetër shembull ku klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme, madje edhe në sektorë kritikë për funksionimin e shtetit si mbrojtja dhe siguria.
    Partia Demokratike i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet për këtë procedurë dhe të ndalojnë praktikën e përdorimit të parave publike për përfitime personale apo politike.
    “Taksat e shqiptarëve nuk mund të shkojnë për tendera të mbyllur dhe klientelistë. Çdo tender duhet të zhvillohet me konkurrencë reale dhe në shërbim të interesit publik,” – u shpreh zëdhënësja Vangjeli.
    Deklaratë e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
    Partia Demokratike denoncon një tjetër rast ku edhe tenderat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë po kthehen në biznes për familjarët e pushtetit.
    Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vëngu, ka zhvilluar një procedurë të kufizuar për objektin: ‘Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318 dhe nr. 319, Mengël, Elbasan’.
    Për këtë tender u të kufizuar u paraqit vetëm një ofertë, dhe pikërisht kjo ofertë u shpall fituese, me vlerën 460 mijë euro – 98% të fondit limit.
    Bashkimi i operatorëve fitues përbëhet nga dy kompani të lidhura ngushtë me pushtetin lokal të Partisë Socialiste:
    Kompania ‘G & M CONSTRUCTION 07’ sh.p.k. në pronësi të Maliq Zotkaj , djali i kryebashkiakut të Poliçanit dhe Oligert Dyrmishi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të ndërtimit për ndërtesa dhe punime publike pranë së njëjtës bashki ;
    Kompania tjetër ‘ASI-2A CO’ sh.p.k. është në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të ish-zv/kryetares së Bashkisë Fier, aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike pranë së njëjtës bashki znj.Eleni Gjikondaj.
    Ky skandal tregon qartë se klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme dhe interesin publik, madje edhe në sektorë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.
    Partia Demokratike i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë menjëherë këtë procedurë dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund.
    Çdo procedurë tenderimi të zhvillohet me konkurrencë të vërtetë dhe në shërbim të interesit publik, mbrojtjes dhe sigurisë, duke ndaluar përdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë për klientët e pushtetit.