Tag: vangjeli

  • Denoncimi i PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

    Denoncimi i PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar ashpër ndaj promovimit të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Cërrik, Florenc Doka, duke e akuzuar atë për konflikt të rëndë interesi dhe përfitim nga fondet publike gjatë kohës që mbante detyrë zyrtare në këtë bashki.
    Reagimi i Vangjelit vjen pas deklaratës së ministrit Andis Salla, i cili e cilësoi Dokën si “njeriun e duhur” për zhvillimin e Cërrikut.
    Zëdhënësja e PD-së solli fakte konkrete që, sipas saj, tregojnë përfitime private të Dokës ndërsa shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Cërrik, detyrë që e mbante paralelisht me pronësinë e kompanisë familjare.

    Kontrata Publike Për Kompaninë ‘Melius’ shpk:

    Kompania ‘Melius’ shpk, në pronësi të z. Doka, e regjistruar në vitin 2022, është kontraktuar nga Bashkia Cërrik (e drejtuar nga Andis Salla) për një sërë shërbimesh dhe mallrash.
    Këto përfshijnë blerje pajisjesh dhe orendish, organizim eventesh sociale, si dhe shërbime dhe mallra të tjera.

    Përdorimi i Asetit Publik me Çmim Qesharak:

    Në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik zhvilloi një procedurë ankandi për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’ (ngastra 52b), me sipërfaqe 5.0 ha.
    Fitues u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.

    Genta Vangjeli theksoi se ky ishte “vizion i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik.”
    Ajo i bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të reflektojnë nëse janë të gatshëm të përfaqësohen nga një person që ka përfituar fonde dhe asete publike për biznesin e tij privat, ndërsa po promovohet si “njeriu i duhur” për të drejtuar qytetin.
    “Koha për përgjigje është më 9 Nëntor,” përfundoi Vangjeli, duke iu referuar datës së zgjedhjeve të pjesshme.

  • Genta Vangjeli: Kandidati i PS-së për bashkinë e Cërrikut, përfitues i fondeve të institucionit

    Genta Vangjeli: Kandidati i PS-së për bashkinë e Cërrikut, përfitues i fondeve të institucionit

    Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj promovimit të Florenc Dokës si kandidati kryesor i Partisë Socialiste për drejtimin e Cërrikut në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka akuzuar Dokën dhe strukturat drejtuese të Bashkisë Cërrik për përfitime të paligjshme dhe konflikt interesi.
    Deklarata e PD-së vjen pas një aktiviteti elektoral të organizuar nga PS në kinemanë e qytetit, ku Ministri Andis Salla lavdëroi Florenc Dokën si “njeriun e duhur për Cërrikun”, duke theksuar njohjen e tij me sfidat e qytetit dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm.
    Por sipas zëdhënëses Vangjeli, realiteti është krejt tjetër:

    “Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili njëkohësisht mbante dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, ka përfituar fonde publike nga vetë kjo bashki,” tha ajo.
     
     
    PD thekson se në dhjetor 2023, kompania në pronësi të Dokës u shpall fituese e një ankandi për përdorimin e një fondi pyjor në zonën Mollas, për një sipërfaqe prej 5 hektarësh, me një kontratë simbolike prej vetëm 600 euro në vit.
    “Pas gjithë këtij ‘suksesi’, nuk është çudi që së shpejti Florenc Doka të propozohet si ministër nga Edi Rama,” u shpreh Vangjeli. “Ky është vizioni i PS për zhvillimin: përfitime private në emër të zhvillimit publik.”
    Deklarata ngre pyetje serioze për integritetin e kandidatit socialist dhe akuzon drejtuesit lokalë për keqpërdorim të aseteve publike në funksion të interesave të ngushta familjare apo politike.
    PD bën thirrje qytetarëve të Cërrikut që të reflektojnë përpara ditës së votimeve dhe të mos lejojnë që drejtimi i qytetit të kalojë në duart e atyre që, sipas saj, “shfrytëzojnë pozicionin publik për interesa privatë”.
    “Koha për përgjigje është më 9 Nëntor,” përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
    Në takimin e organizuar disa ditë më parë nga Partia Socialiste në kinemanë e Cërrikut, në kuadër të strategjisë së fushatës drejt zgjedhjeve të 9 Nëntorit, sipas mediave Ministri Andis Salla deklaroi:
    ‘Florenc Doka është njeriu i duhur për Cërrikun! Ai  njeh çdo sfidë të qytetit dhe çdo problem të banorëve. Me Florencin, Cërriku do të ecë përpara me projekte reale dhe zhvillim të qëndrueshëm.’
    Por përtej fjalëve dhe promovimeve politike, është e rëndësishme që qytetarët e Cërrikut të njihen me faktet konkrete.
    Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili mbante njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj bashkie, ka përfituar fonde publike nga Bashkia Cërrik.
    Gjithashtu, në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik publikoi njoftimin për fituesin e procedurës së ankandit për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’, ngastra 52b, me sipërfaqe 5.0 ha.
    Fitues i kësaj procedure u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.
    Pas gjithë këtij ‘suksesi’ në Bashkinë e Cërrikut, e drejtuar nga Andis Salla, mbetet për t’u parë nëse Doka do të promovohet më tej, ndoshta një ditë edhe si ministër nga Edi Rama.
    Ky është, në thelb, vizioni i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik.
    Por qytetarët e Cërrikut duhet të pyesin veten:
    A janë të gatshëm të përfaqësohen nga një person i cili ka përfituar fonde publike për biznesin e tij privat, apo po përdor asete publike për qëllime biznesi me fuqinë e postit që mban,  dhe jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por po promovohet si ‘njeriu i duhur’ për të drejtuar qytetin?
    Koha për përgjigje është më 9 Nëntor.

  • PD kërkon shkarkimin e Presidentit, Vangjeli: Kjo që po ndodh është marrëzi!

    PD kërkon shkarkimin e Presidentit, Vangjeli: Kjo që po ndodh është marrëzi!

    Debati i nxehtë politik lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ishte tema kryesore e mbrëmjes së sotme në emisionin “Trialog” në RTSH 1.
    Nën moderimin e Alba Alishanit, akuzat e opozitës dhe implikimet kushtetuese u diskutuan nga një panel i njohur analistësh dhe gazetarësh: Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo.
    Diskutimi në studio pritet të hedhë dritë edhe mbi bazën ligjore të kërkesës së PD-së dhe reagimin e institucioneve, si dhe mbi ndikimin e këtij zhvillimi në skenën politike vendase.
    Analisti Lorenc Vangjeli ka reaguar ndaj nismës së Partisë Demokratike për të kërkuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e cilësuar atë si një akt të pamenduar. Në komentin e tij, Vangjeli theksoi se situata politike dhe aktorët duken se po përsërisin të njëjtin skenar të viteve të shkuara.
    “Kjo që ndodhi sot ishte marrëzi. Marrëzia është e njëjtë, aktorët janë njëlloj si vite më parë,” deklaroi Vangjeli.
    Analisti shprehu zhgënjimin e tij për angazhimin e palëve politike në një diskutim që, sipas tij, nuk ka thelb, duke iu referuar shprehjes popullore për “të gjetur në lum gurin që hodhi Gazi”.
    Vangjeli e lidhi nismën e re me përpjekjen e mëparshme për shkarkimin e ish-Presidentit Ilir Meta, duke përdorur si shembull rastin kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi një dekret presidencial.
    Referenca te Rasti Meta
    Vangjeli argumentoi se fakti që një dekret presidencial rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese (siç ka ndodhur edhe më parë) tregon se “institucionet funksionuan” dhe se dekreti ishte thjesht “i gabuar”. Ai kujtoi reagimin e fortë të PS-së pas njoftimit të Metës në qershor 2019 për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, i cili çoi në një mocion shkarkimi.
    Në përfundim, Vangjeli pranoi se shkelja e Kushtetutës mund të jetë evidente, por vuri në dyshim rëndësinë e saj ligjore për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.
    “Shkelja e kushtetutës është evidente, por s’është aq e rëndë sa të justifikojë shkarkimin,” përfundoi analisti.

  • Rama dhe marrëdhënia me McGonigal/ Vangjeli: Ky është një problem që s’kalohet me barsolet

    Rama dhe marrëdhënia me McGonigal/ Vangjeli: Ky është një problem që s’kalohet me barsolet

    Për gazetarin dhe analistin, Lorenc Vangjeli, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, detyroi amerikanët të vinin në Tiranë.Vangjeli tha se artikujt e shkruar së fundmi për Shqipërinë, ngjajnë si copëza mozaiku, që në rast se shihen të veçuara nuk e krijojnë tablon e përgjithshme të asaj që ndodh në vendin tonë.Sipas Vangjelit, të gjitha shkrimet ngjanin si një fasadë, të cilat mbulonin atë çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë.Por veç artikujve që ‘nxijnë; Shqipërinë, Vangjeli me shqetësim sheh edhe ‘boom-in’ e ndërtimeve në kryeqytet dhe zonat bregdetare, që sipas tij vijnë nga paratë e drogës.‘Artikujt që janë shkruar kohët e fundit janë si copëza mozaiku dhe po t’i shohësh veç e veç s’e krijon tablonë e përgjithshme. Më 2015-2016 sidomos për kanabizimin e vendit, të gjitha shkrimet kishin të gjitha tipologjitë. Ngjante si një fasadë që mbulonte çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë. Ka kohë ka nisur, nga shgtypi amerikan e britanik, edhe kjo tipoligji është shtuar në gazeta me ndikim. E vërteta s’është se shqetësohen shumë për ne, s’e kapin thelbin, kjo pjesa dinakërisë ballkanase është e huaj. Në momentin që cenohet diçka e tyre, atëherë reagojnë. Marrëdhënia kontraverse, Rama – McGonigal, ky është momenti sikur pati zgjim dhe u ndez një dritë përtej fasadës që u kemi ofruar botës.Së dyti boom-i i ndërtimeve në Tiranë e bregdet. Diçka që kam dëgjuar shpesh edhe në gjuhë të huaj, ndërtimet në Tiranë, njëjtë si boom-i në Panamanë e vietev ’80, sot janë bosh, burimi i financimit të tyre me paratë e drogës deri sa ata vendosën prova. Ka një raport kontravers të kryeministrit, të padeklaruar, drejtësia amerikane e ka çuar McGonigal pas hekurave. Copëzat e pazëllit me ngjyre të errëta janë shtuar. Kemi kaq pak vëmendje nga ata, sa duhet të ndodhë një hata e madhe për të kthyer ata kokën. McGonilag i detyroi amerikanët të vijnë këtu, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e Ramës. Sinjalet e para jepen në media. Kur ata kanë shqetësime. Pavarëisht kortezisë diplomatike, shtypi është diga e parë që hapet për pakënaqësitë, pastaj mbetet histori për t’u verifikuar. Makineria që funksionon më së miri, është propaganda, Rama e ka, është shumë shqetësues. Ky është një problem që s’kalohet me barsoleta’

  • Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në “mitër që prodhon kriminel nga hiçi”

    Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në “mitër që prodhon kriminel nga hiçi”

    Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë emisionit “Trialog” në RTSH, lëshoi një alarm të fortë social dhe kritikoi ashpër gjendjen aktuale të shoqërisë dhe të sistemit të drejtësisë. Vangjeli e cilësoi shoqërinë shqiptare si “tërësisht të topitur”, duke deklaruar se po krijon “breza të tërë kriminelësh nga hiçi”.
    Në një metaforë shokuese, ai theksoi se shoqëria është shndërruar në një “mitër që pjell kriminel”.
    Vangjeli e lidhi këtë degradim social edhe me keqfunksionimin e sistemit penal, duke mbështetur shqetësimin e ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me Kodit të ri Penal, të cilin e konsideroi si “represiv”.
    “Masat e sigurisë me burg po përdoren në formë joproporcionale. Ka mijëra drama familjare,” tha Vangjeli, duke mbështetur kështu shqetësimin se burgu si masë sigurie po jepet pa kriter.
    Analisti ngriti shqetësimin edhe për zvarritjen e hetimeve të dosjeve me ndjeshmëri të lartë publike, të cilat, sipas tij, prodhojnë thashetheme dhe dëme që i paguajnë qytetarët shqiptarë.
    Ai komentoi gjithashtu spekulimet rreth së ardhmes së kreut të SPAK, Altin Dumani. Vangjeli u shpreh se Dumani “e përjashtoi veten nga kandidimi” (për një mandat të dytë), duke dhënë mesazhin se: “unë po tërhiqem por trupa të vazhdojë”.

  • Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në “mitër që prodhon kriminelë nga hiçi”

    Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në “mitër që prodhon kriminelë nga hiçi”

    Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë emisionit “Trialog” në RTSH, lëshoi një alarm të fortë social dhe kritikoi ashpër gjendjen aktuale të shoqërisë dhe të sistemit të drejtësisë. Vangjeli e cilësoi shoqërinë shqiptare si “tërësisht të topitur”, duke deklaruar se po krijon “breza të tërë kriminelësh nga hiçi”.
    Në një metaforë shokuese, ai theksoi se shoqëria është shndërruar në një “mitër që pjell kriminel”.
    Vangjeli e lidhi këtë degradim social edhe me keqfunksionimin e sistemit penal, duke mbështetur shqetësimin e ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me Kodit të ri Penal, të cilin e konsideroi si “represiv”.
    “Masat e sigurisë me burg po përdoren në formë joproporcionale. Ka mijëra drama familjare,” tha Vangjeli, duke mbështetur kështu shqetësimin se burgu si masë sigurie po jepet pa kriter.
    Analisti ngriti shqetësimin edhe për zvarritjen e hetimeve të dosjeve me ndjeshmëri të lartë publike, të cilat, sipas tij, prodhojnë thashetheme dhe dëme që i paguajnë qytetarët shqiptarë.
    Ai komentoi gjithashtu spekulimet rreth së ardhmes së kreut të SPAK, Altin Dumani. Vangjeli u shpreh se Dumani “e përjashtoi veten nga kandidimi” (për një mandat të dytë), duke dhënë mesazhin se: “unë po tërhiqem por trupa të vazhdojë”.

  • “Fasada e Ramës po çahet”, Vangjeli: McGonigal është hije që ndjek kryeministrin, së shpejti pritet të kemi..

    “Fasada e Ramës po çahet”, Vangjeli: McGonigal është hije që ndjek kryeministrin, së shpejti pritet të kemi..

    Për gazetarin dhe analistin, Lorenc Vangjeli, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, detyroi amerikanët të vinin në Tiranë.
    I ftuar në një emision televiziv, Vangjeli tha se artikujt e shkruar së fundmi për Shqipërinë, ngjajnë si copëza mozaiku, që në rast se shihen të veçuara nuk e krijojnë tablon e përgjithshme të asaj që ndodh në vendin tonë.
    Sipas Vangjelit, të gjitha shkrimet ngjanin si një fasadë, të cilat mbulonin atë çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë.
    Por veç artikujve që ‘nxijnë; Shqipërinë, Vangjeli me shqetësim sheh edhe ‘boom-in’ e ndërtimeve në kryeqytet dhe zonat bregdetare, që sipas tij vijnë nga paratë e drogës.
    Artikujt që janë shkruar kohët e fundit janë si copëza mozaiku dhe po t’i shohësh veç e veç s’e krijon tablonë e përgjithshme. Më 2015-2016 sidomos për kanabizimin e vendit, të gjitha shkrimet kishin të gjitha tipologjitë. Ngjante si një fasadë që mbulonte çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë. Ka kohë ka nisur, nga shgtypi amerikan e britanik, edhe kjo tipoligji është shtuar në gazeta me ndikim.
    E vërteta s’është se shqetësohen shumë për ne, s’e kapin thelbin, kjo pjesa dinakërisë ballkanase është e huaj. Në momentin që cenohet diçka e tyre, atëherë reagojnë. Marrëdhënia kontraverse, Rama – McGonigal, ky është momenti sikur pati zgjim dhe u ndez një dritë përtej fasadës që u kemi ofruar botës.
    Së dyti boom-i i ndërtimeve në Tiranë e bregdet. Diçka që kam dëgjuar shpesh edhe në gjuhë të huaj, ndërtimet në Tiranë, njëjtë si boom-i në Panamanë e vietev ’80, sot janë bosh, burimi i financimit të tyre me paratë e drogës deri sa ata vendosën prova.
    Ka një raport kontravers të kryeministrit, të padeklaruar, drejtësia amerikane e ka çuar McGonigal pas hekurave. Copëzat e pazëllit me ngjyre të errëta janë shtuar. Kemi kaq pak vëmendje nga ata, sa duhet të ndodhë një hata e madhe për të kthyer ata kokën. McGonilag i detyroi amerikanët të vijnë këtu, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e Ramës.
    Sinjalet e para jepen në media. Kur ata kanë shqetësime. Pavarëisht kortezisë diplomatike, shtypi është diga e parë që hapet për pakënaqësitë, pastaj mbetet histori për t’u verifikuar. Makineria që funksionon më së miri, është propaganda, Rama e ka, është shumë shqetësues. Ky është një problem që s’kalohet me barsoleta.

  • Vangjeli: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

    Vangjeli: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

    Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, deklaroi sot për mediat se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve, në kuadër të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave.

    Vangjeli kujtoi se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim i formës së prerë për veprën penale “manipulim i tregut”, pas shkeljeve ku medikamentet shiteshin deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

    Historia e përfshirjes së Çaushollit në skema të paligjshme daton që nga viti 2016, kur Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka ai u arrestua. Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e tij vijuan të lulëzojnë, përfshirë linjën e autobusëve të ‘Unazës’ dhe pesë biznese të tjera, disa prej të cilave me persona publikë si bashkëpronarë.

    Edhe pas përjashtimit për 6 muaj nga tenderat publikë nga Agjencia e Prokurimit Publik në korrik 2024, Çausholli hapi një biznes të ri në turizëm. Kështu, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh. Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut Elvis Doçi, për të cilin paga e kuotave ishte vetëm 600 euro.

    Vangjeli theksoi se mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Çaushollit, apo këto masa do të mbeten vetëm në letër. Sipas saj, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, aktivitetet e tyre nuk ndalen pavarësisht skandaleve dhe dënimeve.

    Shkarko dokumentin

    Deklarata e plotë:

    Në vijim të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve.

    Kujtojmë se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim gjykate i formës së prerë për veprën penale ‘manipulim i tregut’.

    Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

    Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re.

    Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua.

    Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë.

    Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit.

    Dhe nuk i doli keq….

    Kështu, në korrik 2024, u  regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh.

    Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës).

    Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.

    Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’.

    Për aq kohë sa Edi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, ‘show must go on’, pavarësisht skandaleve, dënimeve apo abuzimeve me paratë e qytetarëve.

  • Vangjeli: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 milionë euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

    Vangjeli: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 milionë euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi sot një tjetër skemë abuzive të qeverisë Rama me fondet publike, duke bërë me dije se vetëm në dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a janë shpërdoruar 7.5 milionë euro përmes procedurave të dyshimta dhe mungesës së konkurrencës reale.

    Vangjeli theksoi se të dy tenderat janë zhvilluar në të njëjtën ditë, me të njëjtët ofertues dhe me fitues të njëjtin bashkim operatorësh, çka tregon për një proces të paracaktuar, në shkelje të parimeve të transparencës dhe trajtimit të barabartë.

    Ajo i kërkoi institucioneve përgjegjëse të nisin menjëherë hetimet për këtë rast, që sipas saj, përbën një tjetër shembull të kapjes së prokurimeve publike nga korrupsioni qeveritar.

    Pjesë nga deklarata:

    Opozita dhe Partia Demokratike vijojnë të denoncojnë tenderat fiktivë dhe të dyshimtë, që administrata e Edi Ramës zhvillon përmes institucioneve publike, duke i kthyer ato në mekanizma abuzimi me fondet e qytetarëve shqiptarë.

    Këtë herë bëhet fjalë për 7.5 milion euro të prokuruara me dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a, konkretisht:

    ‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro;

    ‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej 4.5 milionë euro.

    Të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, (më 1 shtator), me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat.

    Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se nuk ka pasur konkurrencë reale, por procese të paracaktuar.

    Kjo pjesëmarrje dhe vlerësimi tregojnë:

    mungesën e nxitjes së pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në prokurimet publike;

    mungesën e konkurrencës ndërmjet operatorëve;

    rënien e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

    Pjesëmarrja e njëjtë, me të njëjtën renditje dhe të njëjtin fitues në procedura të ndryshme, ngre dyshime serioze se autoritetet kontraktore nuk kanë garantuar trajtim të barabartë, jodiskriminues dhe transparent, siç e kërkon ligji për prokurimet publike (LPP), neni 2 dhe neni 3.

    Partia Demokratike i bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë menjëherë këto praktika, që dëmtojnë konkurrencën, deformojnë tregun dhe nuk garantojnë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

    FOTO GALERI: 

  • Dekreti i presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Vangjeli: Duhet të kishte pritur. Nuk ka punë të mira me mjete të gabuara

    Dekreti i presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Vangjeli: Duhet të kishte pritur. Nuk ka punë të mira me mjete të gabuara

    Analisti Lorenc Vangjeli e ka konsideruar të nxituar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai u shpreh se kreu i shtetit duhej të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përpara se të përfshinte Tiranën në dekret.
    Vangjeli u shpreh se në Kushtetutën e vendit ka nene që ndalojnë presidentin për të dekretuar zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur Erion Veliaj ka dërguar vendimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.
    “Gjykata Kushtetuese është në hierarkinë e institucioneve , është goja që flet së fundmi dhe të gjithë të tjetër duhet të kishin vesh për të dëgjuar kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e një akti, një veprimi apo procesi. Nga kjo pikëpamje është pushteti i epërm. Do të duhet të kishte dhe pushtetin moral kjo nuk shkruhet, por është të kesh autoritetin dhe të të peshojë fjala. Ne kemi togën, por jo gjykatës brenda. Ne kemi skicën, por jo projektin. Unë jam totalisht kundër e kësaj që ndodhi lidhur me dekretin e presidentit. Nuk ka punë të mbarë që bëhen me mjete të gabuara. Ishte detyrimi që presidenti ka për ta bërë një gjë të tillë dhe për të lexuar nenet përkatëse që e ndalon ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e shpjegoj dot nxitimin e presidencës”, tha Vangjeli.
    Edhe analisti Preç Zogaj e cilësoi situatën si pasojë të një “amullie ligjore” dhe mungesës së harmonizimit në legjislacion.
    “Jemi përpara një lloj amullie ligjore dhe ka kondraktisione në shumë ligje dhe nuk ka një harmonizim. Presidenti ka shkuar përtej tagrit të tij pasi mund të referojë bazën ligjore ku mbështetet vendimi i Këshillit Bashkiak por nuk ka pse adreson padinë apo ankimim dhe të marr tagrin e Gjykatës Kushtetuese dhe të thotë se kjo nuk i takon Gjykatës Kushtetuese por asaj Administrative. Kjo krijon një rebus”, tha Zogaj
    Ditën e sotme, Presidentit Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, përfshirë Tiranën. /rtsh/