Tag: vangjeli

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit – Vangjeli: Ishin kambanë alarmi, treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve

    Zgjedhjet e 9 nëntorit – Vangjeli: Ishin kambanë alarmi, treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve

    Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Trialog” në RTSH, komentoi pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar atë si një “kambanë alarmi” për politikën shqiptare.
    Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë, Vangjeli i cilësoi si një sondazh politik i porositur nga politika dhe i certifikuar nga KQZ.
    Sipas tij, distanca midis qytetarëve dhe klasës politike është kthyer në një humnerë, ku as mazhoranca dhe as opozita nuk arrijnë të përfaqësojnë interesat publike.
    “Këtë herë dëgjova kambana shumë të forta, tingëllimin dhe jehonën e tyre e kemi dëgjuar edhe pa u shfaqur në horizont kambanat. Klithma e madhe e protestës që duhet bërë është për publikun. Ato ishin një sondazh politik i porositur nga politika dhe e certifikuar nga KQZ. Çfarë përfundimi nxjerrim? Kryesori është distanca gjithmonë e më e thellë se një humnerë mes pozitës dhe opozitës, mes saj klase politike që duhet të zgjidhë problemet e publikut dhe publikun që nuk ka më shpresë. I pari është refuzimi i qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e të së dielës, refuzimi ishte i jashtëzakonshëm. Kjo është kambanë që bie. Qytetarët po kuptojnë se politika është një biznes. 30 vite pas komunizmin në të themi që kemi devijuar dhe nuk kemi më hierarki. Në zgjedhjet e së dielës nuk kishte garë”, tha Vangjeli.

  • Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

    Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1 ka deklaruar se vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e cila riktheu në detyrë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ishte shenjë se sistemi funksionoi. 
    “Dua tua them më thjesht se kaq, funksionoi sistemi. Gjykata Kushtetuese dha një vendim i cili unë mendoj se ishte i duhuri. Kam përshtypjen i dhënë në liri”, u shpreh Vangjeli. 
    Vangjeli shpjegoi gjithashtu se nga ana tjetër se Erion Veliaj ishte i vetëm përballë të gjithëve. 
    “Ajo çka do të ishte në interes të publikut për ta thënë njeriu i fundit që do donte të dëgjonte këtë vendim të Gjykatës është njeriu i cili kundërshtohet nga të gjithë, nga opozita, nga një pjesë e opinionit publik, është kryeministri Edi Rama. Madje edhe nga Veliaj. Ishte i vetëm përballë të gjithëve. Nuk mund të ofronte diçka, as nuk mund ta intimidonte as nuk mund ta blinte Gjykatën Kushtetuese sepse përballë kishte kryeministrin, kishte një dekret presidencial, ishte i vetëm dhe fitoi një betejë që i dha të drejtë”, u shpreh Vangjeli. 
     

  • Çuçka nderon Skënderbeun në shtesë

    Çuçka nderon Skënderbeun në shtesë

    Java e 10-të, Kategori e Parë

    Skënderbeu- Korabi 3-2 (Nasr 20′, Vangjeli 22′, Çuçka 90+6′ /35′ Morina 35′, Marku 75′)

    Ndeshja e fundit e javës së 10-të Në Kategori të Parë u zhvillua këtë pasdite në Korçë. Skënderbeu pati përballë Korabin në një duel që rezultoi mjaft i vështirë për korçarët e Ernest Gjokës.

    Ndonëse vendasit kryesuan me dy gola të shpejtë shënuar nga Nasr dhe Vangjeli në minutat 20′ dhe 22′, goli i Markut në të 35′ dhe barazimi i dibranëve në të 75′ me Markun u duk se do të fiksonte barazimin 2-2 mes tyre. Megjithatë në minutën e 90+6′ Çuçka vendos fatin e takimit për Skënderbeun i cili arrin të marrë tri pikë.

    Vazhdo leximin

  • Mocioni për shkarkimin e Peleshit, Vangjeli: Sapo më shkruajti Doktori! Do ketë rishkrim të ashpër të…

    Mocioni për shkarkimin e Peleshit, Vangjeli: Sapo më shkruajti Doktori! Do ketë rishkrim të ashpër të…

    Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se seanca e Kuvendit të Shqipërisë më 30 tetor, ku do të diskutohet mocioni i PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, do të shoqërohet me një “rishkrim të ashpër të karrierës politike të tij”.
    Edhe pse PS ka deklaruar se do të votojë kundër mocionit dhe ka shumicën e kartonave për të siguruar që Peleshi të mbetet në post, Vangjeli tha se opozita do të përdorë këtë mundësi për të “hedhur dritë” mbi disa episode të shkuara të Peleshi.
    “Sapo më shkruajnë dhe më ri konfirmojnë se përveç kësaj do ketë edhe një rishkrim të egër të CV politike së zotit Peleshi duke hedhur dritë mi disa gjëra që ai nuk do të donte t’i kujtonte. Për disa probleme që ka pasur gjatë karrierës së tij ku opozita do ia kujtojë në seancën e nesërme si kur ka qenë kryetar bashkie në Korçë dhe si ministër Bujqësie. Këtë sapo ma shkruajti Doktori!”, tha Vangjeli.
    I pyetur nëse po komunikonte me Berishën, Lorenc Vangjeli tha: Unë nuk e përcaktova se cili doktor me shkruajti…

  • Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

    Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

    Në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e gazetares Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli, duke folur jo thjesht si dëshmitar, por si njohës i historisë përmes dëshmive të drejtpërdrejta, ndau një rrëfim të detajuar mbi prapaskenat e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. 
    Vangjeli ndau detaje të panjohura nga korridoret e pushtetit, ku sipas tij, mes rregullit dhe hiles, “fitoi hilja”. 
    Vangjeli kujtoi atmosferën politike të asaj kohe, duke theksuar seriozitetin e negociatave mes dy partive kryesore. 
    “Në vitin e largët 2008 ka pasur absolutisht negociatat më serioze dhe më politike ndërmjet Partisë Socialiste në opozitë dhe Partisë Demokratike në mazhorancë. Ndryshe nga tradita jonë prej sherxhinjsh, ndryshe nga ajo që pritej, ishte një iniciativë revolucionare, më shumë e amacupuar e opozitës shqiptare, e cila jepte dakordësinë në mënyrë të menjëhershme dhe direkte për pesë reforma themelore në Shqipëri.” 
    Ai përshkroi përpjekjet për të ndërtuar konsensus institucional, pavarësisht armiqësive politike. 
    “Pavarësisht armiqësive të tyre, pati tentativa që palët të bëheshin bashkë për të ndërtuar shtet. Reforma në Drejtësi, Reforma në Arsim, Reforma Territoriale, Reforma në Shëndetësi, etj. Gjerat shkuan shumë larg, sidomos tek reforma në drejtësi. Ka pasur drafte të plota të përgatitura nga Partia Socialiste, punë jashtëzakonisht serioze. U përgjigjën dhe me një draft demokratët.” 
    Duke analizuar pozicionin e liderëve në atë periudhë, Vangjeli solli në vëmendje entuziazmin e Berishës dhe rolin e negociatorëve. 
    “Berisha në atë kohë ishte në ditët më të mira të tij, nuk kishte shpërthyer ende Gërdeci, ishte shumë entuziast. Në atë kohë negocionin dy ish-ministra drejtësie, të dy për arsye krejt të ndryshme, jashtëzakonisht të talentuar në këtë fushë: Arben Imami dhe Fatmir Xhafa.” 
    Ai zbuloi se negociatat kishin një prapaskenë të fshehtë, e cila ndryshoi rrjedhën e procesit. 
    “Por në momentin që u duk se gjithçka do të konkludonte, as z. Imami dhe as z. Xhafa nuk e dinin negociatat e nëndheshme, ku mes rregullit dhe hiles, fitoi hilja. Në momentin e fundit fitoi hilja. Dhe unë kujtoj në atë kohë që Xhafa, kur pa që ishte nisur për të diskutuar tjetër gjë, por shkoi puna që po tentohej të ndryshohej Kushtetuta, kur u kuptua që u fitua ‘leja’, thjesht përplasi derën dhe ndodhi ajo që ndodhi.” 
    Në përmbyllje, Vangjeli vlerësoi se ndryshimet kushtetuese të asaj kohe e denatyruan aktin themeltar të shtetit. “Kushtetuta u denatyrua dhe mori një nga goditjet më të forta. Synimi ishte krijimi i një sistemi mbipartizan me idenë që kush fiton i merr të gjitha.” 

  • Vangjeli: Vendi po funksionon si Republikë kryeministrore, Kushtetuta duhet rihartuar nga e para – Senati nuk i përshtatet një shteti unitar si Shqipëria

    Vangjeli: Vendi po funksionon si Republikë kryeministrore, Kushtetuta duhet rihartuar nga e para – Senati nuk i përshtatet një shteti unitar si Shqipëria

    Emisioni “Trialog” në RTSH, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, solli në qendër të debatit hipotezën e një pakti të ri politik mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për ndryshime kushtetuese që mund të riformatojnë sistemin politik shqiptar. 
    Analisti Lorenc Vangjeli paraqiti një sërë qëndrimesh mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke ofruar analiza të strukturuara dhe përkufizime mbi natyrën e sistemit qeverisës dhe funksionimin institucional në Republikën e Shqipërisë. 
    Ai deklaroi se “Republika e Shqipërisë po funksionon si një republikë kryeministrore”, duke nënvizuar se në praktikë është konsoliduar një model ku pushteti ekzekutiv ka marrë një rol dominues ndaj pushteteve të tjera, duke cenuar ndarjen dhe balancën e tyre. 
     “Po shtrohet rruga që në vitin 2027 Edi Rama të jetë Presidenti i vendit”, tha Vangjeli, duke shtuar se kjo është “formula e vetme dhe e dukshme që do të përdoret”, ndërsa pjesa tjetër është “halli personal i zotit Berisha”. 
    Ai argumentoi se nëse të dy liderët vendosin të ndërhyjnë në Kushtetutë, “nuk ka kush që i ndal”, por mbetet për t’u parë nëse kjo është një marrëveshje apo një pazar. 
    “Halli i bashkon dhe dy hallet e ndryshme i bëjnë bashkë në një tavolinë”, vijoi Vangjeli, duke analizuar mundësinë e uljes së numrit të deputetëve dhe krijimit të një Parlamenti me dy dhoma. Por ai e cilësoi këtë si një hile të vogël, sepse “nëse do që ta bësh Parlamentin me Senat, duhet të kesh të paktën 1/3 të kësaj shifre si senatorë, që të paktën të kenë të njëjtin trajtim financiar. Pra në fund nuk kemi bërë asgjë”. 
    Ai theksoi se kjo nuk është thjesht çështje numrash, por çështje mentaliteti. “Në doktrinë, Senati vlen për shtetet federale apo rajonale. Ndërsa në shtete unitare si Shqipëria, kjo nuk vlen. Është një mekanizëm për të bërë të përfaqësuar rajonet më të vogla”, tha ai. 
    Sipas Vangjelit, qëllimi i vërtetë është të shuhen partitë e vogla, duke rritur pragun elektoral. 
    “Masa kritike që nuk votojnë as të majtën dhe as të djathtën, edhe në mungesë të një alternative të qëndrueshme, morën disa dhjetëra mijëra vota. Kjo i shuan këto parti”, u shpreh ai. 
    Në përfundim, Vangjeli bëri një thirrje për rihartimin e Kushtetutës nga e para duke theksuar se, “Republika e Shqipërisë ka nevojë dëshpëruese të hartojë Kushtetutën nga e para, sepse ajo që është votuar me referendum në 1998 nuk ekziston më. Pushtetet nuk janë të balancuar dhe Shqipëria po funksionon si republikë kryeministrore”, përfundoi ai. 
     

  • “Në 2027-ën Rama bëhet president me mandat 7-vjeçar”, Vangjeli: Shton kompetencat dhe…

    “Në 2027-ën Rama bëhet president me mandat 7-vjeçar”, Vangjeli: Shton kompetencat dhe…

    Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një parashikim për skenën politike shqiptare, ku sipas tij, në vitin 2027, Edi Rama mund të zgjidhet president i Shqipërisë me kompetenca të zgjeruara.
    Në emisionin “Trialog” RTSH, Vangjeli tha se Kushtetuta nuk është në harmoni dhe se duhet rihartuar edhe një herë.
    “Kushtetuta duhet të hartohet edhe një herë, pasi ka shumë pika të paqarta. Për shembull, pushtetet nuk janë në harmoni, shtesa për drejtësinë nuk është në përputhje me tërësinë e saj. Më tej, në 2027, diku nga maji ose qershori, mund të kemi zgjedhje për presidentin nga populli, me kompetenca më të rritura, dhe Edi Rama do të fillojë mandatin e tij të parë si president për 7 vjet”, tha Vangjeli.
    Vangjeli rikujton një moment të rëndësishëm të historisë kushtetuese nën 1997-1998 kur vendi ishte gati të miratonte parlamentin me dy dhoma.
    “Shumë pak njerëz e mbajnë mend që në 1997-1998 kishte një komision për hartimin e ri të Kushtetutës. Ishte propozuar krijimi i një parlamenti me dy dhoma dhe ishte gati për realizim, por PS në atë kohë e refuzoi për arsye të brendshme. Një mungesë vizioni e tillë e ndryshonte rrjedhën e Shqipërisë,” tha ai.

  • Vangjeli: Rama e mbron hapur Ballukun, SPAK i kapur politikisht, çdo hetim ndalet te kryeministri

    Vangjeli: Rama e mbron hapur Ballukun, SPAK i kapur politikisht, çdo hetim ndalet te kryeministri

    Lorenc Vangjeli u shpreh se rasti i Belinda Ballukut tregon më qartë se kurrë mënyrën sesi funksionon pushteti i Edi Ramës dhe raporti i tij me drejtësinë e kapur politike. Sipas Vangjelit, ndryshe nga rasti i Erion Veliajt, ndaj të cilit Rama u përpoq të krijonte distancë përpara hetimeve, në rastin e Ballukut kemi të bëjmë me një mbrojtje të hapur dhe konfirmim politik nga vetë kryeministri, që e ka rikonfirmuar në detyrë.
    Analisti theksoi se Balluku ka qenë realisht personi që ka administruar përditshmërinë e qeverisjes, duke ushtruar një pushtet të deleguar dhe thuajse absolut nga Rama. Në përfundim, Vangjeli theksoi se rasti Balluku tregon se në qeverinë “Rama”, pushteti është i përqendruar në duart e pak njerëzve, por përgjegjësia për mënyrën sesi funksionon drejtësia dhe SPAK mbetet tërësisht politike dhe se çdo hetim real që shkon në këtë drejtim përfundon sërish te një emër i vetëm: Edi Rama.
    Pjesë nga deklarata:
    Rasti i Belinda Ballukut na jep disa shpjegime të cilat ne i kemi ngritur si parafabrikate dhe, duke i ndjekur ato më pas me cilësinë e aksiomës, ndoshta gabojmë ne të tërë. Me shumë gjasë, i fundit person që Rama do të donte të kishte një takim me drejtësinë është Balluku, ose dikush tjetër në mazhorancë.
    Në rastin e Veliajt përmendëm një sërë rastesh, një distancim të Ramës ndaj tij. Rama, për një vit rresht, dukej se ishte distancuar nga ai, e kishte lënë mënjanë dhe sikur e kishte bërë gati për të shkuar “në zbor”. Nuk shkon e njëjta logjikë me zonjën Balluku; ai e konfirmoi dhe rikonfirmoi në detyrë me pak se një muaj më parë, pra i tha: “Ti je në krahun tim.”
    Madje ka edhe më shumë se kaq. Sepse, në një mënyrë ose tjetër, shqiptarët pranojnë ose kontestojnë zgjedhjet, por shqiptarët zgjodhën Ramën. Megjithatë, është një “sekret i madh publik” që e dinë të gjithë: qeverisjen e bënte Belinda Balluku, ajo merrej me përditshmërinë. Siç mund të thuhet me korrektësi që ky është mandati i katërt i Ramës, po aq mirë mund të thuhet se është mandati i dytë i Ballukut në rolin e administratores së qeverisë dhe ky është fakt.
    Pushteti i Belindës ka qenë pushtet politik dhe shumë i madh, gati absolut, i deleguar nga Rama dhe pushtet i fituar në mënyrat e saj. Të gjithë ishin të nënshtruar ndaj saj. Nëse ne besojmë verbërisht në aksiomën që Rama kontrollon SPAK-un, atëherë ai do t’ia kursente vetes këtë kokëçarje, sepse nuk i intereson që zëvendësja e tij e dytë të përballet me drejtësinë. As në rastin e Veliajt nuk i interesonte. Rama ka ndikim thelbësor në SPAK.

  • Vota e pavlefshme që vendosi fatin e anëtarit të GJK, Vangjeli: Llagami, viktimë e një aksidenti

    Vota e pavlefshme që vendosi fatin e anëtarit të GJK, Vangjeli: Llagami, viktimë e një aksidenti

    Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të japë më 11 nëntor vendimin përfundimtar mbi ankesën e Naureda Llagamit, e cila konteston emërimin e Asim Vokshit si anëtar i ri i Kushtetueses, debati publik mbi vlefshmërinë e votës që vendosi fatin e këtij procesi vijon të jetë i ndezur.
    Për analistin politik Lorenc Vangjeli, bëhet fjalë për një aksident dhe jo për një veprim me prapavijë politike. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se nëse do të kishte pasur një qëllim të fshehtë për ta penalizuar Llagamin, do të kishte qenë shumë e lehtë të manipulohej rezultati në mënyra të  tjera.
    “Zonja Llagami i ka të gjitha kredencialet e mundshme që të ishte anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nga vendi i parë e ndante vetëm 0.2 pikë. Nëse do të kishte një prapavijë politike, do të ishte shumë kollaj të ndërrohej presja dhjetore. Është viktimë e një aksidenti që, në rastin më të mirë do të ishte nga pakujdesia”, tha Vangjeli.

  • “Komandantët e UÇK mbahen peng”, Vangjeli: Është çështje kombëtare, shqiptarët të paguajnë për të lobuar te Trumpi

    “Komandantët e UÇK mbahen peng”, Vangjeli: Është çështje kombëtare, shqiptarët të paguajnë për të lobuar te Trumpi

    Analisti politik Lorenc Vangjeli, teksa ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë, ka theksuar se ndihma reale për ta duhet të vijë përmes një lobimi të strukturuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin në RTSH, Vangjeli e cilësoi protestën si një simbol me shumë dimensione, që tejkalon politikën.
    “Protesta ishte një simbol i shumëfishtë dhe i parë në disa plane. E para, qëllimi i saj i deklaruar ishte të jepte një ndihmë morale katër komandantëve që mbahen peng padrejtësisht në Hagë. E dyta, më e rëndësishmja, tregoi se Tirana, Prishtina, Tetova – të gjithë shqiptarët – kanë kaluar politikën. Janë shumë më tepër se politika dhe kanë treguar distancën e madhe me dembelët që na qeverisin këndej dhe andej kufirit,” tha Vangjeli.
    Ai e cilësoi çështjen si një kauzë kombëtare, duke sugjeruar që energjitë dhe burimet financiare të kanalizohen drejt një lobimi të fuqishëm në Uashington.
    “Çfarë mund të bëjnë Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për të ndikuar në atë proces? Është çështje kombëtare. Ndoshta paratë më mirë të shpenzuara nga shqiptarët – zyrtare apo private – do të ishin për një lobim në SHBA,” u shpreh ai.
    Vangjeli tha se një nga ish-komandantët e UÇK-së ishte nisur drejt një takimi të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrestua.
    “Sikur dikush t’i kujtonte Presidentit Trump se një nga ata burra, komandant i UÇK-së, u arrestua pikërisht ditën kur do të kalonte oqeanin për të firmosur një projekt të tij në Zyrën Ovale – gjërat do të ishin ndryshe. Kjo do të ishte shërbesa më e madhe përtej të gjitha fjalëve,” tha Vangjeli.
    Në përfundim, ai e cilësoi këtë angazhim si një investim për historinë moderne të shqiptarëve.
    “Bëhet fjalë për historinë tonë moderne, atë që ne e kemi shkruar me gjak,” përfundoi analisti.