Lorenc Vangjeli, analist i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar aktualitetin politik në Shqipëri dhe ndikimin që kjo mund të ketë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vangjeli vuri në dukje se aktualisht Shqipëria nuk është në agjendën e Uashingtonit, dhe se gjithçka do të vendoset nga vota e shqiptarëve. Ai e theksoi se të ardhmen politike të vendit do ta përcaktojnë qytetarët, duke shtuar se kjo do të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet me SHBA-në.
Në lidhje me liderët e partive, Vangjeli theksoi se Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ende nuk ka arritur të kalojë “Oqeanin”, një aludim për vështirësitë që po has në përpjekjet e tij për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar. Ai gjithashtu përmendi se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka paralajmëruar një surprizë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Vangjeli gjithashtu shtoi se neutraliteti i SHBA-së aktualisht është në favor të Ramës, ndërsa Berisha mbetet i godituri në këtë situatë, duke përmendur se votat e shqiptarëve do të përcaktojnë gjithçka. Ai e shpjegoi këtë duke thënë se edhe vendimi për statusin non grata të Berishës është një pasojë e votave të qytetarëve, dhe se vizita e Ramës në SHBA gjithashtu kalon përmes kutisë së votimit.
Lorenc Vangjeli: “Dr. Berisha ende nuk e ka kaluar Oqeanin. Rama ka thënë se ka një surprizë për të bërë. Besoj se nuk jemi në agjendën e SHBA për momentin. Votat merren në Tiranë. Edhe non grata e Berishës kalon nga votat e shqiptarëve. Edhe vizita e Ramës në të ardhmen kalon nga kutia e votimit. Neutraliteti i SHBA shkon në favor të Ramës, sepse Berisha është i godituri.”
Tag: vangjeli
-

‘Shqipëria nuk është në axhendën e Uashingtonit’, Vangjeli: Pushteti në Tiranë vendoset nga vota e shqiptarëve
-

“Berisha ende nuk e ka kaluar oqeanin”, Lorenc Vangjeli: Rama ka thënë se ka një surprizë! Pushteti në Tiranë vendoset nga…
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24, ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vangjeli theksoi se aktualisht Shqipëria nuk është në agjendën e Uashingtonit dhe se gjithçka do të vendoset nga vota e shqiptarëve. Ai përmendi se kreu demokrat Sali Berisha ende nuk ka arritur të kalojë Oqeanin dhe se Rama ka paralajmëruar një surprizë. Vangjeli beson se votat që do të merren në Shqipëri do të kenë ndikim në situatën politike. Ai shtoi se neutraliteti i SHBA-së shkon më shumë pro Ramës.
Lorenc Vangjeli: Dr Berisha ende nuk e ka kaluar Oqeanin. Rama ka thënë se ka një surprizë për të bërë. Besoj se nuk jemi në agjendën e SHBA për momentin. Votat merren në Tiranë. Edhe non grata e Berishës kalon nga votat e shqiptarëve. Edhe vizita e Ramës në të ardhmen kalon nga kutia e votimit. Neutraliteti i SHBA shkon në favor të Ramës, sepse Berisha është i godituri. -

Vangjeli: KQZ të përjashtojë nga lista e PS drejtorin e Arkivës, pasi vazhdon të jetë në detyrë ndërsa bën fushatë për deputet
Vangjeli: KQZ të përjashtojë nga lista e PS drejtorin e Arkivës, pasi vazhdon të jetë në detyrë ndërsa bën fushatë për deputet
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Ardit Bido, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, prej 12 Marsit kandidon tashmë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 11 Majit.
Me anë të udhërit nr.207, datë 12 Mars 2025, Ardit Bido, urdhëron zëvendësdrejtorin në ngarkimin e përkohshëm në detyrë, pra zëvendësimin e titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për shkak të mungesës me arsye të tij, me përjashtim të kompetencave të ngarkuara te drejtues të tjerë me urdhra të posaçëm përgjatë vitit 2025.
Ngarkimi i përkohshëm në detyrë, zëvendësimi do të ushtrohet nga data 12 Mars 2025 deri në kthimin në detyrë të titullarit, pra titullari vazhdon ta mbajë funksionin e tij.
Ndërkohë Kodi Zgjedhor në nenin 63 subjektet zgjedhore dhe kandidatët pika 4/g citon:
Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:
g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, i cili konsiderohet zyrtar i lartë sipas kuptimit që i jep ligji shqiptar.
Ky status buron nga:
Ligj nr. 9154, datë 6.11.2003 “PËR ARKIVAT” i ndryshuar, neni 10 dhe neni 12;
Ligj nr.152/2013 “Për Shërbimin Civil” i ndryshuar, neni 19 pika 4;
3.Ligj nr.9049, datë 10.04.2003 Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa nëpunësve Publikë, neni 3.
ndodhet gjithashtu në kushtet e mundësisë së shkeljes së nenit 91 të Kodit Zgjedhor për ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore duke përfituar nga përdorimi i aseteve, çdo burim njerëzor i institucionit për qëllime zgjedhore, si dhe ushtrojë presion ndaj tyre për këtë qëllim.
Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga KQZ të heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS , por i pa dorëhequr me vetëdije.