Tag: vangjeli

  • Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

    Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

    Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për propagandë të rreme dhe shkelje të rënda ligjore në punimet për ndërtimin e unazës së qytetit të Burrelit. Në një deklaratë publike, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
    Sipas saj, më 22 tetor Kryeministri publikoi në Facebook foto nga punimet drejt përfundimit të unazës, duke pretenduar se po hidheshin shtresat e fundit të asfaltit dhe se veprat e artit kishin përfunduar. Por, sipas PD-së, realiteti në terren është krejtësisht ndryshe.
    Vangjeli deklaroi se më 6 mars, ARRSH ka lidhur kontratë me kompaninë “Ulza shpk”, me subjekt mbështetës “ASI 2A CO shpk”, me vlerë 1.2 milion euro, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të Rajonit Verior Shkodër. Ndërkohë, fituesi për mbikëqyrjen e punimeve është shpallur vetëm më 2 qershor, pra tre muaj pas nisjes së punimeve civile, në kundërshtim me rregullat e prokurimit, sipas të cilave mbikëqyrja duhet të zhvillohet paralelisht me punimet.
    Sipas PD-së, në tabelën informuese në terren nuk figuron kompania fituese për mbikëqyrjen, por si mbikëqyrës shfaqet një punonjës i ARRSH, shtetasi Nikollaq Mihali. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi fatin e fondeve të shpenzuara për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e procesit.
    “Punimet e ndërtimit për kontratën 1.2 milion euro janë mbikëqyrur nga një punëmarrës i ARRSH dhe jo nga subjekti i kontraktuar. Sot rezultatin e shohim qartë: asfalti është çarë, rruga është dëmtuar dhe degraduar pa përfunduar mirë punimet”, – deklaroi Vangjeli.
    Sipas Partisë Demokratike, ky rast përfaqëson “fytyrën e vërtetë të propagandës qeveritare”, e cila, sipas saj, përpiqet të fshehë korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë pas fotove dhe postimeve në rrjete sociale.
    Në përfundim, PD i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për këtë çështje, duke theksuar se “shqiptarët nuk meritojnë vjedhje, mashtrim dhe korrupsion”.
    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli
    Duket se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund.

    Më 22 tetor, në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri publikoi foto nga punimet drejt përfundimit për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidheshin shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kishin përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.
    Por e vërteta është krejt tjetër.

    Në datën 6 Mars ARRSH lidhi kontratën me kompaninë Ulza shpk (me subjekt mbështetës ASI 2A CO shpk), me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër’ kundrejt vlerës 1.2 milion euro.

    Sipas procedurës së prokurimit të zhvilluar nga ARRSH fituesi që do të kryente mbikqyrjen e  punimeve për të njëjtin objekt ishte një bashkim  operatorësh (LENI ING SHPK – ANGERBA SHPK), i shpallur fitues në datën 2 qershor të këtij viti pra 3 muaj pasi ishte lidhur kontrata për punët civile më lart, procese këto që ecin paralel me njëri tjetrin pasi asnjë punë ndërtimi nuk mund të zbatohet pa u mbikëqyrur njëkohësisht.

    Ndërkohë në tabelën informuese teknike në terren, mbikëqyrës i punimeve nuk shfaqet bashkimi  i operatorëve shpallur fitues më lart, por çuditërisht një punëmarrës i ARRSH z. Nikollaq Mihali.
    Nuk dihet çfarë ndodhi me fituesit në letra të prokurimit për mbikëqyrjen dhe me fondet e shpenzuara për këtë qëllim por e sigurt është që punimet e ndërtimit për kontratën 1.2 mil euro që u prokurua nga ARRSH, u mbikëqyrën nga punëmarrësi i ARRSH.
    Dhe…..rezultatin shiheni vetë….

    Siç paraqitet në pamjet e marra në terren, asfalti është çarë e rruga është dëmtuar, e degraduar pa u përfunduar mirë……
    Kjo është fytyra e vërtetë e propagandës qeveritare, e cila përpiqet të fshehë dëmin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë me foto dhe statuse në rrjetet sociale.
    Partia Demokratike kërkon që SPAK të hetojë këtë rast skandaloz.
    Shqiptarët nuk meritojnë vjedhjen, mashtrimin dhe as korrupsionin.

  • “Do të skuqemi të gjithë”, Vangjeli paralajmëron: Dosja e Veliajt po bëhet gati për në Strasburg

    “Do të skuqemi të gjithë”, Vangjeli paralajmëron: Dosja e Veliajt po bëhet gati për në Strasburg

    Analisti Lorenc Vangjeli ka lëshuar një paralajmërim lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke parashikuar se beteja reale nuk do të mbyllet në gjykatat shqiptare, por në Strasburg.
    Gjatë diskutimit në emisionin “Trialog”, Vangjeli argumentoi se kërkesat e vazhdueshme të Veliajt për t’u njohur me aktet dhe refuzimet që po merrte, po ndërtojnë bazën e një dosjeje të fortë për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
    “Proces i helmuar”
    Sipas Vangjelit, çështja nuk duhet parë vetëm te fajësia apo pafajësia e momentit, por te standardi i procesit të rregullt ligjor.
    “Ky proces ka nisur i helmuar që në fillim. Po flas për procedurat, jo për akuzat,” deklaroi ai, duke shtuar se ka pasur shkelje thelbësore që cenojnë integritetin e procesit.
    Ai e cilësoi masën e sigurisë “arrest me burg” si krejtësisht joproporcionale, duke pasur parasysh edhe profilin e të akuzuarit.
    “Veliaj mbart vullnetin e qytetarëve dhe ka edhe një kontratë me publikun që e ka zgjedhur,” kujtoi analisti.
    Paralajmërimi për Strasburgun
    Vangjeli theksoi se është fat që sistemi i drejtësisë ka një shkallë mbikombëtare si Strasburgu, por paralajmëroi për pasojat e një humbjeje të mundshme atje.
    “Të gjitha këto kërkesa të Veliajt janë pjesë e një dosjeje që nesër do të shkojë në Strasburg. Në rast të një vendimi në favor të Veliajt nga atje, të gjithë do të duhet të skuqemi,” u shpreh Vangjeli.

  • “Shqiptarët kishin votuar Edi Ramën, po qeveriste Belinda Balluku”/ Zhvillimet politike, Vangjeli: Morali e shkarkonte

    “Shqiptarët kishin votuar Edi Ramën, po qeveriste Belinda Balluku”/ Zhvillimet politike, Vangjeli: Morali e shkarkonte

    Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, me në qendër të zhvillimeve zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila aktualisht mban statusin e të pandehurës dhe përballet me akuza penale. Situata ka zhvendosur vëmendjen nga çështjet ligjore drejt një udhëkryqi politik për qeverinë dhe maxhorancën.
    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emision televiziv, e cilësoi këtë moment si pikën më të nxehtë të krizës politike në vend, duke nënvizuar se posti i zëvendëskryeministres dhe roli i saj i fuqishëm në qeverisje e rëndojnë edhe më tej situatën.
    “Cili është problemi politik i Shqipërisë? Zëvendëskryeministri i vendit, zonja Balluku, është nën akuzë penale, madje dhe më shumë se kaq,” deklaroi Vangjeli, duke theksuar se për tre vite rresht Balluku ka qenë figura më e spikatur në qeveri pas kryeministrit.
    Sipas tij, ky është një problem politik që duhej zgjidhur përpara se të transferohej te debati juridik dhe tek pritja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vangjeli argumentoi se kriza mund të ishte shmangur në dy mënyra: me dorëheqjen me vullnet të lirë të Ballukut ose me shkarkimin e saj nga kryeministri Rama.
    Duke komentuar dinamikat politike të ditëve të fundit, ai u shpreh se si kryeministri Rama, ka tendencë të shtyjë betejat e tij drejt fushës së drejtësisë, ndonëse sipas tij nuk është mësuar që pushteti i tij të kufizohet nga një pushtet tjetër.
    Vangjeli theksoi gjithashtu se pavarësisht mangësive, sistemi i drejtësisë ka arritur të diktojë axhendën politike në vend, duke ndikuar jo vetëm dy figurat kryesore të politikës, por edhe gjithë shoqërinë shqiptare.
    Vangjeli:
    Cili është problemi politik i Shqipërisë? Zëvendëskryeministri i vendit, zonja Balluku, është nën akuzë penale, madje dhe më shumë se kaq.
    Nëse është kritikë në një fragment, nuk do të thotë se nuk e duartroket në vendin tjetër. Nëse i njeh pavarësinë nga njëra anë, nuk do të thotë se nuk tenton të ushtrojë ndikim mbi të. Është normale kjo gjë. Tani ajo që po them dhe thelbi i kësaj historie është, Shqipëria ka një krizë politike, e madhe apo e vogël, kjo është tjetër histori. Po zëvendëskryeministri i vendit, njeriu numër dy në qeveri, madje dhe më shumë se kaq, se të paktën për nja tre vjet, shqiptarët vërtet kishin votuar Edi Ramën, po qeveriste Belinda Balluku. Ky njeri është nën akuzë, nën akuzë penale, madje, madje është marrë edhe me statusin e të pandehurit.
    Nuk ka të bëjë me e dinte s’e dinte Enverit. Në fund fare Enveri është përgjegjës. Ajo që po të them ka të bëjë me tjetër gjë.
    Fotografia e të gjithës do të thotë kjo: Shqipëria ka një problem politik dhe ne të gjithë jemi sulur tani çfarë vendimi do marrë Gjykata Kushtetuese e me radhë. Ky është një debat tjetër. Ky problem politik zgjidhej në dy mënyra: me atë të cilën nuk e shkruan ligji, po e ka kodifikuar morali dhe e kodifikon politika. O me largimin me vullnetin e saj të zonjës Balluku, ose me shkarkimin e saj nga kryeministri Rama.
    Dhe në këtë mënyrë, kjo gjë, ky debat bëhej nul. Tani le të presim si do vijë kjo histori. Dalim tek pyetja jote edhe njëherë. Dy njerëzit më të fuqishëm në Tiranë, qoftë Rama, qoftë Berisha, padyshim me instikt, i shtyn, i shtyn të të të sulen drejt sinoreve të drejtësisë. Njëri e bën disi më me elegancë, tjetri e bën me arrogancë. Po të dyja palët nuk janë mësuar që pushteti i tyre të kushtëzohet nga një pushtet tjetër. Madje madje edhe të diktohet nga një pushtet tjetër. Dhe madje madje akoma, ky pushtet i tretë, ende me 1 milion e 1 difekte, krejtësisht i papërkryer, krejtësisht i pakolauduar deri në fund, i ka diktuar ata dhe ka diktuar madje dhe axhendën e tyre dhe axhendën e të gjithë shoqërisë shqiptare.
    Tunelin e Llogarasë e kam kaluar dhe tani druhem, sepse më kujtohet një nga ato pjesët e përgjimit kur ai inxhinieri grek thoshte që ore nuk i hedhin hekur sa duhet betonit këta, dhe të hapësh tunel nuk do të thotë se është vrimë, të shposh një vrimë. Dhe dhe jo, absolutisht shpresoj shumë që të jetë e gabuar kjo gjë dhe të rrëzohet nesër në gjykatë.

  • Zgjedhja e Joni Ketës/ Vangjeli: Lajm i keq për “mëkatarët”, SPAK nuk ndryshon kurs. Beci e Zogaj: Ndërkombëtarët janë aty

    Zgjedhja e Joni Ketës/ Vangjeli: Lajm i keq për “mëkatarët”, SPAK nuk ndryshon kurs. Beci e Zogaj: Ndërkombëtarët janë aty

    Emërimi i Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është lexuar nga paneli i analistëve në emisionin “Trialog” jo si një thyerje, por si garancia më e fortë se drejtësia e re nuk do të bëjë hapa pas.
    Analisti Lorenc Vangjeli, avokati Eugen Beci dhe analisti Preç Zogaj ranë dakord se ky proces ka pasur një konsensus të plotë publik dhe ndërkombëtar.
    Vangjeli: Vijueshmëri e goditjes
    Për Lorenc Vangjelin, emri i Ketës mbart një mesazh të qartë për botën e krimit dhe korrupsionit: ndërrimi i emrave nuk do të thotë ndërrim politikash.
    “Ky është një paralajmërim i keq për mëkatarët. Të gjithë ata që mendojnë se ndryshimet e stafeve në SPAK do të sjellin ndryshime edhe në SPAK, përgjigjen e marrin me zgjedhjen e Ketës, që tregon vijueshmërinë e asaj që ka nisur,”, deklaroi Vangjeli.
    Beci: Pse ndërkombëtarët janë të interesuar
    Avokati Eugen Beci shpjegoi arsyet teknike pse SHBA dhe BE (nëpërmjet ICITAP) janë kaq prezentë në këtë proces. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje parimore, por për interesa konkrete operative.
    “Këto shtete kanë dosje të përbashkëta, ndaj dhe janë të interesuar për zgjedhjen e kreut të BKH-së. ICITAP është organi që u vjen në ndihmë oficerëve të policisë gjyqësore, është një mbështetje anglo-amerikane,”,  tha Beci.
    Zogaj: Fat për Shqipërinë
    Analisti Preç Zogaj vuri theksin te transparenca e procesit, duke nënvizuar se vetë njoftimi zyrtar e bëri të qartë se partnerët ishin në tavolinë.
    “Ata nuk e drejtojnë SPAK-un, por janë aty se kanë çështjet e tyre. Është fat për ecurinë e SPAK dhe të ligjshmërisë në Shqipëri,”, përfundoi Zogaj.

  • Vangjeli: Berisha përsërit tipologjinë e vjetër politike, SHBA dhe BE nuk janë armiq të opozitës

    Vangjeli: Berisha përsërit tipologjinë e vjetër politike, SHBA dhe BE nuk janë armiq të opozitës

    I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, të moderuar nga Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli analizoi zhvillimet e fundit në opozitë, duke theksuar se skenari i sotëm politik është një përsëritje e modeleve të vjetra.
    Sipas tij, një nga mënyrat për të justifikuar konfliktet e vazhdueshme politike është shpikja e aleancave të brendshme dhe armiqve të rinj.
    “Kjo që po ndodh nuk është e re, është e njëjta tipologji e përsëritur , me një aktor që është i pandryshueshëm dhe me personazhe të tjerë që ndryshojnë. Një nga marrëzitë më të mëdha është të kërkosh dritë se e ke humbur në errësirë. Është rasti për të thënë se Sali Berisha si lider i opozitës nuk sjell risi në këtë gjë. Dikur këtë e bënte drejtuesi i shtetit shqiptar Enver Hoxha. Është po e njëjta histori me beteja të pafundme që ngjajnë qesharake por atëherë ishin dramatike që Enver Hoxha bënte kundër imperializmit amerikane dhe kundër gjithë botës kundër Shqipërisë. Ka një bindje me liderët e Ballkanit,  është sa më i madh armiku aq më i zoti luftëtari që i vihet përballë”, u shpreh Vangjeli.
    Vangjeli komentoi se opozita, ashtu si edhe socialistët, bëjnë një gabim themelor kur ndajnë miqtë dhe armiqtë.
    “Një mënyrë për të justifikuar betejat e një pas njëshme është të shpiken aleanca brenda Tiranës me një sërë aktorësh dhe faktorësh. Deri dje ishte SHBA që president kishin zgjedhur Joe Biden por sipas bindjes së PD, e drejtonte Sorosi. Kjo alibi ka rënë dhe me SHBA gjërat janë në rregull ndërkohë që është Evropa armike e opozitës”, theksoi analisti.
    Në analizën e tij, Vangjeli theksoi se politika shqiptare duhet të heqë dorë nga retorika e përhershme e konfrontimit dhe të kuptojë se marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë nuk ndërtohen mbi luftë imagjinare, por mbi interesat e përbashkëta të shtetit.
    “Përkundër të gjitha parashikimeve Berisha së fundmi mund të mbërrij në Amerikë por vetëm se mbërriti në Amerikën Latine. Besoj se opozita edhe socialistët bëjnë një gabim thelbësor kur ndajnë miqtë dhe armiqtë. Nuk janë miq të qeverisë aleatët apo partnerët e Shqipërisë. Janë partner të vendit të cilët nuk e shikojnë ngjyrën e qeverisjes dhe aq më tepër nuk e shikojnë opozitën si armik”, u shpreh ai.

  • “Është një varr i pambyllur”/ ’21 janari’, reagon ashpër analisti: Ia ka borxh edhe vetvetes, këtë vrasje ndërgjegje

    “Është një varr i pambyllur”/ ’21 janari’, reagon ashpër analisti: Ia ka borxh edhe vetvetes, këtë vrasje ndërgjegje

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në një studio televizive ka deklaruar  se ngjarja e 21 janarit është një varr i hapur dhe duhet një hetim sa në linjën penale ashtu edhe atë politike.
    Duke analizuar thërritjen e Berishës në SPAK për 21 janarin, Vangjeli theksoi se ajo çka ka ndodhur nga viti 2011 deri më sot tregon shumë për trajektoren politike të Partisë Demokratike.
    Ai shpjegoi se nga eksponentët kryesorë të Partisë Demokratike, nisur nga Sali Berisha nuk është thënë e vërteta për 21 janarin.
    “Ka detyrën dhe detyrimin që të rrëfejë të vërtetën e tij. Çfarë ka ndodhur në 21 janar shpjegon trajektoren shumë të çuditshme, luhatjet, dashuritë, urrejtjet e këtyre personazheve të cilët veç e veç nuk ka dhënë të vërtetën.
    Ajo që ndodhi shpjegon shumë dinamika në Partinë Demokratike në pjesën e fundit të mandatit të saj, 2011-2013,”, tha Vangjeli.
    Analisti Vangjeli vuri në dukje se 21 janari mbetet një varr i hapur dhe se hetimi duhet të përfshijë atë penal, politik por edhe moral.
    “Shoqëria shqiptare ia ka borxh edhe vetvetes këtë vrasje ndërgjegje. Është një varr i pambyllur. Në këtë proces unë nuk besoj se mund ndahet linja e hetimit penal, linja e hetimit politik që nuk e bën drejtësia dhe linja e hetimit moral. Vetëm në këtë mënyrë, shoqëria jonë e cila nuk ka pasur këllqe të bëjë revolucion do të jetë e iluminuar të bëjë evolucion”, tha Vangjeli.

  • Vangjeli: 21 Janari, varr i hapur. Të dalë e vërteta

    Vangjeli: 21 Janari, varr i hapur. Të dalë e vërteta

    Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të moderatores Alba Alishani në RTSH1 se ngjarja e 21 janarit është një varr i hapur dhe duhet një hetim sa në linjën penale ashtu edhe atë politike.
    Duke analizuar thërritjen e Berishës në SPAK për 21 janarin, Vangjeli theksoi se ajo çka ka ndodhur nga viti 2011 deri më sot tregon shumë për trajektoren politike të Partisë Demokratike.
    Ai shpjegoi se nga eksponentët kryesorë të Partisë Demokratike, nisur nga Sali Berisha e deri te Lulzim Basha nuk është thënë e vërteta për 21 janarin.
    “Lulzim Basha ka detyrën dhe detyrimin që të rrëfejë të vërtetën e tij. Çfarë ka ndodhur në 21 janar shpjegon trajektoren shumë të çuditshme, luhatjet, dashuritë, urrejtjet e këtyre personazheve të cilët veç e veç nuk ka dhënë të vërtetën.
    Ajo që ndodhi shpjegon shumë dinamika në Partinë Demokratike në pjesën e fundit të mandatit të saj, 2011-2013, në zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në rivalitetin mes Lulzim Bashës dhe të ndjerit Olldashi deri në rizgjedhjen e tij pas humbjes së tij në 2021”, tha Vangjeli.
    Analisti Vangjeli vuri në dukje se 21 janari mbetet një varr i hapur dhe se hetimi duhet të përfshijë atë penal, politik por edhe moral.

    “Shoqëria shqiptare ia ka borxh edhe vetvetes këtë vrasje ndërgjegje. Është një varr i pambyllur. Në këtë proces unë nuk besoj se mund ndahet linja e hetimit penal, linja e hetimit politik që nuk e bën drejtësia dhe linja e hetimit moral. Vetëm në këtë mënyrë, shoqëria jonë e cila nuk ka pasur këllqe të bëjë revolucion do të jetë e iluminuar të bëjë evolucion”, tha Vangjeli.

  • Protesta e PD-së, Vangjeli: Berisha i paqartë, sulmon SPAK-un, që duhet ta kishte aleat

    Protesta e PD-së, Vangjeli: Berisha i paqartë, sulmon SPAK-un, që duhet ta kishte aleat

    Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisionin “Trialog” të gazetares Alba Alishani në RTSH1 se Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj Sali Berisha është i paqartë në strategjinë e tij politike.
    Duke iu referuar protestës së Partisë Demokratike, Vangjeli tha se ajo “nuk ishte as protestë, as politikë”.
    “Z. Berisha do i jepja këshillën që vjen prej kinezit të lashtë Sun Tzu se “një gjeneral i mirë nuk e nis kurrë një luftë të cilës ia ka disfatën në xhep”.
    Ajo çka pamë dje nuk ishte as protestë, as politikë. Ishte një gjë në mes, fiks si ajo gjinia që vetë z. Berisha e ndërpret. Kur gjërat janë të pacaktuara, ato nuk thërrasin, nuk frymëzojnë, nuk grishin dhe mbi të gjitha nuk shkojnë askund.
    Kryesorja është se ende nuk kanë ndarë mendjen; ia vlen të qeverisësh partinë apo gjithë Shqipërinë. Kjo është thelbësore; çfarë mund t’u ofrojnë shqiptarëve. Pavarësisht se nuk e pranon ndihet mirë me këtë status-quo. Një zgjidhje do të vinte kur politikani veteran Berisha do të mundte intaçiu, egoistin Sali”, u shpreh Vangjeli.
    Ai vuri në dukje se Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres por ndërkohë proteston para Kryeministrisë.

    Vangjeli shtoi se Berisha po bën gabim duke sulmuar SPAK-un të cilin sipas tij, duhet ta kishte aleat.
    “Janë të paqartë. E ka me Ballukun dhe protestoi para Ramës. Sulmoi pikërisht atë që do të ishte aleati i natyrshëm i opozitës, e do nuk e do, për hir të strategjisë së përgjithshme duhet të jesh aleati i saj dhe aleati i saj në këtë rast është fiks “dhëmbi që i dhemb doktorit sepse e ka dhembin e zbuluar.
    Është SPAK-u. Edi Rama është në një kapsulë imuniteti, nuk ka as prokurorë, as gjykatës që do të cenonin zyrën e tij. Ama çfarë është poshtë Edi Ramës do të kalojë njëri pas tjetrit te ai gardhi atje te SPAK-u. Ka një bast të drejtësisë tashmë me zëvendëskryeministren dhe këtu është llogaria dhe këtu është të bësh politikë”, tha Vangjeli.

  • “Fushë-Kruja dhe Nikla, një ‘zonë e lirë krimi’”/ Vangjeli: Tre elementë që e bëjnë atentatin në Rinas më dramatik

    “Fushë-Kruja dhe Nikla, një ‘zonë e lirë krimi’”/ Vangjeli: Tre elementë që e bëjnë atentatin në Rinas më dramatik

    Në emisionin “Trialog” në RTSH1, moderuar nga gazetarja Alba Alishani, u analizua atentati i ndodhur një ditë më parë ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit pranë aeroportit të Rinasit, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë.
    Analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi atentatin si një ngjarje jashtëzakonisht dramatike për tre arsye kryesore: së pari, sepse ndodhi në portën hyrëse të kryeqytetit, një zonë që teorikisht duhet të ishte më e sigurta; së dyti, sepse e gjithë dinamika është e dokumentuar me video, pamje që sipas tij flasin më shumë se çdo fjalë dhe e bëjnë ngjarjen edhe më tronditëse; dhe së treti, për shkak të organizimit të komandos që kreu sulmin, i përshkruar si i jashtëzakonshëm dhe i planifikuar në detaje.
    Vangjeli shtoi se burimet e kontaktuara nuk e përcaktojnë dot qartë, por logjika e profesionistëve çon në dyshime të arsyeshme se informacioni ka nisur që nga Barcelona, me persona që mund të kenë luajtur rolin e sinjalizuesve edhe gjatë fluturimit.
    Ai nënkuptoi se ka pasur persona të tjerë të angazhuar për sinjalizimin e makinës që po dilte nga Rinasi, duke përshkruar mënyrën se si shoferi dhe pasagjeri hipën në automjet, si dhe mundësinë e një grupi mbështetës që ndihmoi në realizimin e atentatit.
    Ekspertët, sipas tij, theksojnë se trafiku i pakët në ato momente dhe bllokimi i aksesit drejt aeroportit e bëri të pamundur ndërhyrjen e menjëhershme, pasi askush nuk mund të hynte në mes të “perdes së zjarrit”.
    “Ekspertët thonë që dhe trafiku i paktë në këto momente në të dy akseset që të çojnë në drejtim të Aeroportit, në momentin që kanë dëgjuar të shtënat kanë ndaluar dhe e kanë kuptuar që askush nuk mund të hynte në mes të perdes së zjarrit.”
    Duke analizuar dinamikën e atentatit, Vangjeli tha se policia duhej të kishte kërkuar ndërhyrje më të shpejtë.
    Ai e krahasoi situatën me konceptin e “zonave të lira ekonomike”, duke theksuar se prej të paktën 15 vitesh ekziston një “zonë e lirë e krimit” në Fushë-Krujë dhe Nikël, ku autoriteti i shtetit nuk funksionon. Sipas tij, policia duhej ta kuptonte se makina e autorëve do të merrte atë drejtim dhe të kishte njoftuar përforcime.
    “ Flitet shpesh për zona të lira ekonomike, por të paktën në 15 vjet ka një zonë të lirë të krimit dhe kjo është zona e Fushë-Krujës dhe Niklës.Ekziston një ishull autonom ku autoriteti i shtetit nuk funksionon dhe kjo policia duhet ta kuptonte që kjo makinë do të merrte atë drejtim dhe të kishte njoftuar përforcime.
    Ai shtoi se autorët e supozuar të krimit kanë ndjekur një itinerar të qartë dhe se e habit entuziazmi i personave me të cilët ka biseduar, të cilët besojnë se shumë shpejt do të identifikohen autorët.
    “Më habit entuziasmi i personave që kam biseduar se shumë shpejt ka për t’u zbuluar, besojnë se shpejt do identifikojnë personat por janë në dilemë se sa të zotë janë për ta provuar këtë.”

  • “Treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve”/ Zgjedhjet e 9 nëntorit, reagon ashpër analisti: Ishin kambanë alarmi

    “Treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve”/ Zgjedhjet e 9 nëntorit, reagon ashpër analisti: Ishin kambanë alarmi

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një studio televizive, komentoi pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar atë si një “kambanë alarmi” për politikën shqiptare.
    Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë, Vangjeli i cilësoi si një sondazh politik i porositur nga politika dhe i certifikuar nga KQZ. Sipas tij, distanca midis qytetarëve dhe klasës politike është kthyer në një humnerë, ku as mazhoranca dhe as opozita nuk arrijnë të përfaqësojnë interesat publike.
    Lorenc Vangjeli:
    “Këtë herë dëgjova kambana shumë të forta, tingëllimin dhe jehonën e tyre e kemi dëgjuar edhe pa u shfaqur në horizont kambanat. Klithma e madhe e protestës që duhet bërë është për publikun. Ato ishin një sondazh politik i porositur nga politika dhe e certifikuar nga KQZ. Çfarë përfundimi nxjerrim? Kryesori është distanca gjithmonë e më e thellë se një humnerë mes pozitës dhe opozitës, mes saj klase politike që duhet të zgjidhë problemet e publikut dhe publikun që nuk ka më shpresë. I pari është refuzimi i qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e të së dielës, refuzimi ishte i jashtëzakonshëm. Kjo është kambanë që bie. Qytetarët po kuptojnë se politika është një biznes. 30 vite pas komunizmin në të themi që kemi devijuar dhe nuk kemi më hierarki. Në zgjedhjet e së dielës nuk kishte garë”.