Tag: vangjel

  • Ultimatumi i Ramës, Tavo bie dakord për “shkundjen” por jo për shkarkimin e nënkryetarëve: Janë të rinj

    Ultimatumi i Ramës, Tavo bie dakord për “shkundjen” por jo për shkarkimin e nënkryetarëve: Janë të rinj

    Vangjel Tavo

    Kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, ka komentuar sërish sot ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimn e nënkryetarëve të institucionit që ai drejton. Ai ka sqaruar gjatë një interviste për mediat, se nuk mund t’i shkarkojë nëndrejtorët pasi janë të rinj, kanë vetëm një muaj që janë emëruar.
    Tavo shtoi se është dakord me ultimatumin e kryeministrit, por theksoi se administratorët publike duhet të ndryshohen në varësi të performancës që kanë.
    “Administrata në përgjithësi sidomos në këto bashki turistike që kërkohet angazhim maksimal, nuk mund të flejë gjumë se njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe jemi të detyruar t’u ofrojmë njerëzve gjithë angazhimin tonë, punën tonë për të arritur pritshmëritë e komunitetit.
    Nuk mund të flerë administrata. Duhen shkundur. Jam dakord me kryeministrin. Administrata do të ndryshojnë, për nënkryetarët kam vetëm një muaj që e kam emëruar. Do ta shikojmë. Kështu që çdo strukturë tjetër që kërkon rifreskim do të bëhet ndërhyrja nga ana e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Tavo.
    Kryeministri i vendit, Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit në Durrës dirën e djeshme, kritikoi nënkryetarët dhe kërkoi largimin e tyre nga detyra. Ndërkohë që pas këtij ultimatumi, kryebashkiakët demokratë kundërshtuan duke thënë se nuk do të pranojnë urdhra politikë./ZËRI/ 
     

  • Ultimatumi i Ramës/ Vangjel Tavo: Dakord me ‘shkundjen’, kryetarët e njësive duhet të zgjohen, nënkryetarët janë…

    Ultimatumi i Ramës/ Vangjel Tavo: Dakord me ‘shkundjen’, kryetarët e njësive duhet të zgjohen, nënkryetarët janë…

    Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, në një intervistë, foli për aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike. Tavo tha se aksione të tilla kanë ndërmarrë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin, duke shtuar se nuk mund të lejojnë bllokimin e hapësirave me argumentin se është sezon turistik.
    “Tani jemi në sezon por ne vazhdimisht kemi kryer aksion për lirimin e hapësirave publike dhe vazhdojmë të kryejmë. Në qendër të Himarësjanë vendosur dy kioska pa leje vetëm mbrëmë dhe sot në mëngjes ka nisur një aksion i policisë e të gjitha strukturave për çlirimin e hapësirave që janë zënë dje në darkë. Është një fenomen i njohur ndër vite dhe është kryer gjithmonë ky aksion. S’mund të lejojmë që gjatë sezonit turistik t’i lejojmë me justifikimin se është sezoni turistik.”, u shpreh Tavo.
    Kryebashkiaku i Himarës komentoi gjithashtu edhe ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative dhe të nënkryetarëve të bashkive. Sipas tij, një ‘rifreskim’ në këto struktura është i nevojshëm, dhe se nuk mund të rrinë për vite me radhë në poste të tilla, por sa i përket nënkryetarëve të tij, ai tha se janë të rinj dhe do t’u duhet kohë për të vlerësuar punën.

  • Dule: Në 11 maj s’kishte zgjedhje! Kreu i PBDNJ akuzon Ramën dhe kritikon opozitën: U blenë edhe njerëzit tanë

    Dule: Në 11 maj s’kishte zgjedhje! Kreu i PBDNJ akuzon Ramën dhe kritikon opozitën: U blenë edhe njerëzit tanë

    Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, deklaroi se 11 maji nuk plotësoi asnjë standard demokratik të zgjedhjeve.

    Në një konferencë me gazetarët, Dule shfrytëzoi rezolutën e miratuar një dite më parë në parlamentin evropian duke vënë në dukje se gara nuk ishte e barabartë, PS përdori burimet shtetërore në fushatë dhe sipas tij fenomeni i shitblerjes së votës ndikoi në rezultatin përfundimtar.
    “Nuk ka pasur zgjedhje më 11 maj”, tha Dule.

    Sipas Dules pas procesit të 11 majit duhet të kishte pasur protesta, por qytetarët janë dorëzuar përballë padrejtësisë.
    “Në çdo vend tjetër, pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Por çfarë po ndodh? Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë. Qytetari im ndihet i mundur. Shoqëria jonë ndihet e mundur nga partia shtet”, shtoi ai.
    Nga ana tjetër, Dule kritikoi edhe opozitën dhe strategjinë e saj në zgjedhjet parlamentare.
    “Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar”, u shpreh Vangjel Dule.
    Të gjithë drejtuesit e partive që garuan në koalicion me PD dhe Berisha në 11 maj, kanë mbështetur qëndrimin e Berishës se 11 maji ishte farsë elektorale.
    /vizionplus.tv

  • “Dështuam se na shitën tanët” / Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, komenton 11 Majin: Nuk ishin zgjedhje, por një tjetër proces

    “Dështuam se na shitën tanët” / Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, komenton 11 Majin: Nuk ishin zgjedhje, por një tjetër proces

    Vangjel Dulen bashkohet në një pikë me Sali Berishën: Në 11 maj nuk kishte zgjedhje, por ndryshe nga aleati  i tij, ai nuk flet për farsë. 

    Dule: Për vlerësimin tonë, nuk ka pasur zgjedhje në 11 maj. Ka pasur një proces tjetër, sfida është për gjuhëtarët t’i gjejnë një emërtim.
    Në qarkun e Vlorës, ku Vangjel Dule kandidoi Partia Demokratike dështoi të ezauronte listën e mbyllur. Kreu i PBDNJ-së  beson se ka ardhur koha që opozita të kthejë gishtin e përgjegjësisë nga vetja.
    Dule: Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar. Imagjinoni për një moment nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar. Por dhe ky fenomen i përçarjes opozitare  është  objektiv dhe rezultat i politikave  qeveritare. Është  investuar qeveria në  perçarjen e opozitës.
    Në këto kushte, Vangjel Dule është i bindur se  protestat  duhet te ishin të pandalshme, por  një skenar i tillë nuk është në planet e afërta të lidershipit demokrat.
    Dule: Mos  prisni dhe nuk duhet të presim që të na thonë se zgjedhjet ishin të pa pranueshme  dhe duhet të përsëriten. Autokracitë nuk luftohen me oratore por me zgjimin e qytetarëve.  Në çdo vend tjetër pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme.
    Aleati i Berishës kërkoi që opozita  pas  transparencës të merren hapa konkretë të reagimit opozitar si brenda dhe  jashtë Parlamentit.

    Top Channel

  • Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…

    Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…

    Në vitin 1990, kur nisi angazhimin e tij politik si pjesë e lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist, Ilir Meta, me siguri, as që e kishte menduar se pas dekadash në majat e pushtetit, do të përfundonte në burg. Jo për lëvizjet e tij personale, sipas tij, por për zullumet e firmave të bashkëpunëtorëvemë të afërt në ish-LSI, duke nisur nga Monika Kryemadhi ish-gruaja e tij, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe deri te Luan Rama, të cilët disa prej tyre rezultojnë dhe me firma të përfshirë në transfertat e dyshimta të parave drejt SHBA përmes kontratave të lobimit. Ilir Meta e ka pranuar se lobimi i LSI-së në SHBA mund të ketë pasur shkelje ligjore, por sipas tij, diferenca shumave që SPAK pretendon si të padeklaruara nuk është përgjegjësi e tij, por e ish-bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i lidh me Monika Kryemadhin. Meta ka thënë gjithë kësaj kohe se të gjitha vendimet për kontratat dhe personat e autorizuar janë marrë nga Kryesia e partisë, dhe se çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.
    Ai mohon të ketë qenë ndonjëherë në dijeni për pagesa të paligjshme apo të ketë autorizuar dikë për veprime të tilla, që i cilëson si “ose diletante ose të qëllimshme”. Meta ka kërkuar nga SPAK të hetojë kush ka kryer këto pagesa pasi ai nuk del në asnjë firmë. Ish-presidenti ka përmendur konkretisht kushëririn e Kryemadhit, Adrian Shatku një emër që del edhe në dosjen hetimore si bashkëpunëtor në biznese me Kryemadhin. Meta shton se Shatku ka kryer pagesa për lobim në SHBA në emër të partisë. Ai ka kërkuar gjithashtu që të merret në pyetje Eriol Braimllari, ish-drejtor kabineti dhe kushëri i Endrit Braimllarit.
    Sipas Metës, Eriol Braimllari ka mbajtur për 10 vite të gjithë korrespondencën me kompanitë lobuese në SHBA dhe figuron në dosjen e SPAK. Ndërkohë, nuk kursen as Endrit Braimllarin, ish-sekretarin e përgjithshëm të PL-së, të cilin e akuzon se firmosi kontratën e lobimit dhe kishte për detyrë ndjekjen e saj. Meta përmend gjithashtu edhe ish-deputetin Vangjel Tavo, për të cilin pretendon se ishte ai që propozoi parapagimin e 15 mijë USD për kompaninë lobuese “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë së LSI.
    Arsyetimet e Metës
    Meta akuzoi pak ditë më parë të gjithë të besuarit e tij se kishin vepruar pas shpine dhe në dëm të tij, duke ngritur dyshimet për një komplot. “Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Çdo marrëveshje miratohej në Kryesi dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse. Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, partë paligjshme për interes të LSI”, tha ndër të tjera mbrojtja e Ilir Metës disa ditë më parë para gjykatës.
    Dokumenti që implikon Braimllarin
    SPAK thotë se u pyet shtetasi Braimllari si sekretar i PL-së u pyet për dijeninë për pagesën në vlerën 20 mijë dollarë që ai në emër të LSI-së kishte autorizuar pagesën ndaj kompanisë. Ai sqaroi se nuk e mbante mend arsyen për transferimin e shumës.  “U pyet shtetasi Endrit Braimllari i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën në vlerën 20 mijë USD që ai në emër të partisë LSI kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë Jmp Strategic Solution Llc. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e trasferimit të kësaj shumave në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution Lic por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve fianciare dhe në dijeninë e tij ishin audituar nga KQZ-ja.
    Gjithashtu ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution Llc, ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja”, thuhet në dosjen e SPAK. Këtë dokument e ka publikuar edhe Ilir Meta, duke u shprehur se e ka pësuar për faj të Braimllarit. “Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës”, thotë ai.
    Provat e reja mund të “fundosin” Vangjel Tavon
    Meta gjithashtu publikoi pak ditë më parë se SPAK ka pranuar se nuk ekziston më vepra penale për lobim, pasi dokumentacioni i ardhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmon se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë. Sipas tij, pagesa ka qenë vetëm 15 mijë euro dhe është ndërprerë më pas, duke mos përmbushur kriteret për të konsideruar këtë veprim si penal. “U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA.
    Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. “U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta”, u shpreh ai.
    Këtë lajm e publikoi dhe Tedi Blushi. Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje. Kujtojmë se Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo për akuzën e SPAK se nuk ka deklaruar në KQZ paratë që i ka paguar kompanisë offshore “Dorelita Limited” për lobimin në SHBA. Ai tha se pronari i kësaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte një mashtrues, por çdo kontakt që me të e ka pasur nëpërmjet Vangjel Tavos.
    Sipas Metës ishte Tavo që e bindi të paguajë 15 mijë dollarë për lobimin e parë (të deklaruara) dhe është ai që duhet të përgjigjet për pagesat e tjera ndaj kësaj kompanie të padeklaruara. “Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes Z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në Nëntor ose Dhjetor 2016”, tha Meta në gjykatë.
    Çfarë tha Vangjel Tavo?
    Por kur prokurorët morën në pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar të gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së tha se nuk mbante mend asgjë nga këto që thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis. “Në deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompaninë Dorelita Limited me seli në Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonjë pagesë për llogari të LSI-së, pasi ai nuk ka mbajtur funksione në parti që të kishin lidhje me financat e partisë si dhe nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer pagesa për llogari të partisë LSI.
    Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni për kontratën e konsultimit që LSI-ja kishte lidhur me kompaninë McKeon Group në muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partisë ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai së bashku me Ilir Metaj kishte zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte të kishte zhvilluar takime me përfaqësues të ndonjë kompanie lobimi në Amerikë”, thuhet në dosje. Pra me informacionet e dhëna nga amerikanët situata mund të ndryshojë tani për Vangjel Tavon.
    I përfshirë Luan Rama dhe Petrit Vasili
    Gjithashtu në dosjen e SPAK del dhe Luan Rama, një nga ish-funksionarët e fuqishëm të LSI, tashmë i larguar nga kjo parti, i cili u thirr dhe në SPAK për këtë çështje. Emri i tij doli në letër-porosinë për formularët e Monika Kryemadhit që sollën amerikanët. Aty thuhej se Luan Rama kishte firmosur në një kontratë.
    Nga ana tjetër thuhet se edhe Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
    Meta dhe avokati i tij kanë paralajmëruar se në vijim do të bëjnë gati dosje penale për t’i paraqitur para drejtësisë për ata që kanë dhënë deklarata të rreme para SPAK. Mbetet të shohim se çfarë do të zbulojnë hetimet e SPAK, pasi ato ende vijojnë.

  • Aksident i rëndë/ Makina përplas motorin, motoçiklisti përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

    Aksident i rëndë/ Makina përplas motorin, motoçiklisti përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

    Të dy janë banorë të Sarandës. Menjëherë Vangjel Piro është dërguar në spitalin e Sarandës për kontroll dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.
    Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 9:50 në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia” mjeti me targa AB854MM me drejtues 59 vjeçarin Etmand Sulaj, ka tentuar të kthehet në rrugë ku është goditur me motomjetin me targa AYI967 me drejtues Vangjel Piro 44 vjeç.
    Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor dhe po kryhen veprimet hetimore. Testi i alkolit rezulton në masëm 0.00 mg/l.

  • FOTO/ Makina përplas motorin në Sarandë, drejtuesi përfundon në spital

    FOTO/ Makina përplas motorin në Sarandë, drejtuesi përfundon në spital

    Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 9:50 në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia” mjeti me targa AB854MM me drejtues 59 vjeçarin Etmand Sulaj, ka tentuar të kthehet në rrugë ku është goditur me motomjetin me targa AYI967 me drejtues Vangjel Piro 44 vjeç.

    Të dy banorë të Sarandës. Menjëherë Vangjel Piro është dërguar në spitalin e Sarandës për kontroll dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.

    Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor dhe po kryhen veprimet hetimore. Testi i alkolit rezulton në masëm 0.00 mg/l.

  • Vangjel Tavo dhe Endrit Braimllari të akuzuarit kryesorë për paratë e lobimit, Ilir Meta akuza Monikës, faktet e…

    Vangjel Tavo dhe Endrit Braimllari të akuzuarit kryesorë për paratë e lobimit, Ilir Meta akuza Monikës, faktet e…

    Një përplasje në distancë ka ndodhur në fundjavë mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, i cili kaloi me Partinë Socialiste, Endrit Braimllari. Shkak është bërë firma për lobimet e LSI. Meta në një reagim nga burgu mohoi akuzat e ngritura kundër tij, duke deklaruar se firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Kreu i PL sqaroi edhe një herë se në periudhën 2018-2019 ka qenë president dhe jo kryetar i LSI, ndërsa shton se po mbahet në qeli për firmat e Endritit, ndërkohë që ky i fundit u zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak. Meta e shoqëron postimin e tij në rrjetin social “Facebook” edhe me një video, ku Braimllari mohon të ketë lidhje me çështjen e lobimit dhe njëherësh paraqet dokumentet e SPAK, ku ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, pretendohet se ka deklaruar se nuk mban mend.
    “Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë. Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie. Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
    Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?, u shpreh ai. Kreu i PL ka deklaruar edhe më parë se sa i përket 369 mijë dollarëve të paguara nga një entitet i panjohur, gjë që del dhe në dosje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të pyesë ish-bashkëpunëtorët e tij, më konkretisht, Endrit Brahimllarin që ka firmosur kontratën e lobingut dhe që ishte personi përgjegjës për ta ndjekur atë, si dhe kushëriri i tij i parë, Eriol Braimllari, i cili sipas tij, ka mbajtur për 10 vite gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail, por që pas largimit nga detyra si drejtor kabineti, nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë.
    Reagimi i Braimllarit
    Pas deklaratës së Presidentit të PL, i cili tha se mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka reaguar ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, duke e konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij. Braimllari sqaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi gjatë kohës kur ka qenë në këtë detyrë dhe e kalon përsëri tek Meta, duke u shprehur se Partia ka pasur lobime vetëm në kohën kur Meta ka qenë kryetar partie. “Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik.
    Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie”, u shpreh Braimllari.
    Provat e reja mund të “fundosin” Vangjel Tavon
    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se prokuroria ka pranuar se nuk ekziston më vepra penale për lobim, pasi dokumentacioni i ardhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmon se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë. Sipas tij, pagesa ka qenë vetëm 15 mijë euro dhe është ndërprerë më pas, duke mos përmbushur kriteret për të konsideruar këtë veprim si penal. “U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA. Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. “U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më.
    Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta”, u shpreh ai. Këtë lajm e publikoi dje dhe Tedi Blushi. Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje. Kujtojmë se Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo për akuzën e SPAK se nuk ka deklaruar në KQZ paratë që i ka paguar kompanisë offshore “Dorelita Limited” për lobimin në SHBA. Ai tha se pronari i kësaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte një mashtrues, por çdo kontakt që me të e ka pasur nëpërmjet Vangjel Tavos. Sipas Metës ishte Tavo që e bindi të paguajë 15 mijë dollarë për lobimin e parë (të deklaruara) dhe është ai që duhet të përgjigjet për pagesat e tjera ndaj kësaj kompanie të padeklaruara. “Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes Z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në Nëntor ose Dhjetor 2016”, tha Meta në gjykatë.
    Çfarë tha Vangjel Tavo?
    Por kur prokurorët morën në pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar të gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së tha se nuk mbante mend asgjë nga këto që thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis. “Në deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompaninë Dorelita Limited me seli në Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonjë pagesë për llogari të LSI-së, pasi ai nuk ka mbajtur funksione në parti që të kishin lidhje me financat e partisë si dhe nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer pagesa për llogari të partisë LSI.
    Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni për kontratën e konsultimit që LSI-ja kishte lidhur me kompaninë McKeon Group në muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partisë ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai së bashku me Ilir Metaj kishte zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte të kishte zhvilluar takime me përfaqësues të ndonjë kompanie lobimi në Amerikë”, thuhet në dosje. Pra me informacionet e dhëna nga amerikanët situata mund të ndryshojë tani për Vangjel Tavon. Ndërkohë sa i takon aferës së lobimeve të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe fundosjes së tij në SPAK, më herët Z. Meta ka hedhur akuza të forta edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

  • VENDIMI/ Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo

    VENDIMI/ Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo

    Vangjel Tavo

    HIMARË-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. 
    Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve. 

    DOKUMENTI

    Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit./ZËRI

  • Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT-së

    Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT-së

    Në Bashkinë e Himarës, 5 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie, janë shkarkuar me vendim të kryetarit të Bashkisë Vangjel Tavo.

    Momentalisht, janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim.
    Sipas informacioneve, dyshohet se kjo njësi, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.