Tag: vance

  • Orët e fundit në prag të mbylljes së qeverisë në SHBA, zv.Presidenti JD Vance: Shpresoj që demokratët të ndërrojnë mendje

    Orët e fundit në prag të mbylljes së qeverisë në SHBA, zv.Presidenti JD Vance: Shpresoj që demokratët të ndërrojnë mendje

    Zëvendëspresidenti JD Vance tha hapur se ai beson se një mbyllje e qeverisë do të ndodhë, pasi ngecja vazhdon mbi mënyrën se si të vazhdohet financimi.

    “Mendoj se po shkojmë drejt një mbylljeje, sepse demokratët nuk po bëjnë gjënë e duhur. Shpresoj të ndryshojnë mendje, por do ta shohim,” tha Vance në hyrje të Shtëpisë së Bardhë pas një takimi mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësve të Kongresit.
    Vance ia vuri fajin demokratëve për kërkesat e tyre që të negociohet mbi financimin e kujdesit shëndetësor në këmbim të mbajtjes hapur të qeverisë.
    “Nëse duan të flasim për mënyrën se si të rregullojmë politikat e kujdesit shëndetësor amerikan, le ta bëjmë,” tha ai, duke shtuar më vonë: “Le të punojmë bashkë për këtë dhe ta bëjmë në kuadrin e një qeverie të hapur që ofron shërbime thelbësore për popullin amerikan.”
    “Fakti që ata refuzojnë ta bëjnë këtë tregon se sa e paarsyeshme është pozita e tyre,” tha ai.Qeveria federale mund të mbyllet duke filluar nga 1 tetori nëse Kongresi nuk miraton një projektligj për shpenzimet federale deri në fund të këtij muaji. Ndërsa shërbimet thelbësore do të vazhdojnë, shumë veprimtari qeveritare do të ndalen. Gjithashtu, shumë punonjës federalë nuk do të paguhen deri sa të marrë fund kjo ngecje.
    Pikat kryesore të përplasjeve mes republikanëve dhe demokratëve“Clean” vs “Policy riders”
    Republikanët duan një ligj që vazhdon financimin në shëndetësi pa shtuar masa politike të reja. Demokratët nuk duan që të miratojnë fonde që do të çojnë në shkurtime apo ndryshime në shëndetësi pa përfshirje të tyre.Subvencionet e sigurimeve shëndetësore (ACA)Kjo është një çështje kyçe për demokratët — nëse ato lihen të skadojnë, shumë njerëz mund të përballen me çmime më të larta sigurimi.
    Shkurtime në Medicaid / shkurtime në shërbime shëndetësoreDemokratët duan që këto shkurtime të tërhiqen ose të mos lejohen të zbatohen si pjesë e ligjit të fondeve emergjente.Përdorimi i mbylljes si presion politikSecila palë akuzon tjetrën se përdor kërcënimin e mbylljes për të fituar terren politik.
    Numri i votave në SenatEdhe nëse rezoluta “clean” kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, ajo duhet të marr më shumë vota në Senat – ku republikanët kanë vetëm shumicë të ngushtë dhe kanë nevojë për disa demokratë për të kaluar çdo zgjatues

    Top Channel

  • Vance thotë se SHBA-ja po shqyrton kërkesën e Ukrainës për raketat Tomahawk

    Vance thotë se SHBA-ja po shqyrton kërkesën e Ukrainës për raketat Tomahawk

    Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë kërkesën e Ukrainës për të marrë raketa me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk, për luftën e saj për ta zmbrapsur pushtuesin rus, tha të dielën nënpresidenti amerikan, JD Vance.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’u shesin raketa Tomahawk vendeve evropiane në mënyrë që ato pastaj t’ia dërgojnë ato Ukrainës.
    Vance tha në “Fox News Sunday” se presidenti amerikan, Donald Trump, do ta marrë vendimin përfundimtar për këtë marrëveshje.

    “Ne po shqyrtojmë një numër kërkesash nga evropianët”, tha Vance.
    Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej 2.500 kilometrash, që nënkupton se Moska do të ndodhej brenda rrezes së armëve të Ukrainës nëse Kievit do t’i jepeshin ato.

    Rusia pothuajse me siguri do ta shihte një veprim të tillë si përshkallëzim të luftës së saj në Ukrainë.
    Trumpi i ka hedhur poshtë deri tani kërkesat e Ukrainës për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, por tani ndihet i zhgënjyer me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që nuk po pranon të arrijë marrëveshje për paqe.
    Keith Kellogg, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, tha se Trumpi ka sinjalizuar se tani Kievi duhet të jetë në gjendje të kryejë sulme me armë me rreze të gjatë kundër Rusisë.
    “Unë mendoj, duke kuptuar çfarë ai [Trump] ka thënë, dhe duke kuptuar çfarë ka thënë nënpresidenti Vance… përgjigjja është po. Përdorni mundësinë për të goditur thellë. Nuk ekzistojnë vende të sigurta”, tha Kellogg gjatë një interviste për Fox News më vonë të dielën.

  • “Kjo nuk është një ceremoni mortore, por një “ringjallje” e Charlie Kirk”, zv.Presidenti JD Vance: Sot flasim për mikun tonë më shumë se kurrë

    “Kjo nuk është një ceremoni mortore, por një “ringjallje” e Charlie Kirk”, zv.Presidenti JD Vance: Sot flasim për mikun tonë më shumë se kurrë

    Zv.Presidenti JD Vance mbajti një fjalim emocional dhe sfidues në shërbesën përkujtimore të Charlie Kirk, duke e përshkruar ngjarjen jo si një moment zie, por si një ringjallje të trashëgimisë dhe besimit të aktivistit konservator.

    “Vrasësi i lig që na mori Charlie-n priste që sot të kishim një funeral, por në vend të kësaj, miqtë e mi, ne patëm një ringjallje dhe një festë të Charlie Kirk dhe Zotit të tij, Jezu Krisht,” tha Vance nga skena në State Farm Stadium në Arizona.
    “Ata u përpoqën të heshtnin mikun tim — mikun tonë — Charlie Kirk, sot ne flasim për Charlie më fort se kurrë.”
    Zv.Presidenti vuri theksin edhe te të pranishmit e shquar në ceremoni, duke thënë se e gjithë administrata ishte aty sepse ishte Kirk ai që i ndihmoi të arrinin atje.
    Vance e përdori vendndodhjen si simbol të ringritjes dhe qëllimit: “Nën diellin e nxehtë të Arizonës, të mbrojtur në një qytet të madh dhe të ndritshëm që etërit tanë ndërtuan nga shkretëtira, dhe nga kjo shkretëtirë, Charlie Kirk ngriti një lëvizje. Ai e transformoi fytyrën e konservatorizmit në kohën tonë dhe, duke bërë këtë, ndryshoi kursin e historisë amerikane për brezat që vijnë në të gjithë vendin.”
    Fjalët e zv.Presidentit pasqyruan tonin e shërbesës: më pak një lamtumirë, dhe më shumë një thirrje për të vazhduar punën që Kirk kishte nisur.
     

    Top Channel

  • Zëvendëspresidenti i SHBA mbështet fushatë masive kundër kritikëve të Charlie Kirk

    Zëvendëspresidenti i SHBA mbështet fushatë masive kundër kritikëve të Charlie Kirk

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mbështetur një fushatë të gjerë “doxing”, publikim i të dhënave personale, ndaj personave që dyshohet se kanë festuar ose nuk kanë shprehur mjaftueshëm keqardhje për vrasjen e aktivistit të djathtë Charlie Kirk.
    Duke qenë i ftuar si drejtues në podcast-in e Kirk, Vance tha se ata që shprehin gëzim për vrasjen e komentatorit duhet të “thirren publikisht”.
    “Telefononi edhe punëdhënësin e tyre. Ne nuk besojmë në dhunë politike, por besojmë në qytetari. Dhe nuk ka qytetari kur festohet një atentat politik”, tha ai.
    Në ditët e fundit, dhjetëra persona nga fusha të ndryshme – përfshirë një pilot avioni dhe punonjës akademikë – janë pushuar nga puna pas komenteve të tyre për vdekjen e Kirk.
    Një faqe interneti anonime, e cila grumbullon raportime për të ashtuquajturin “ekstremizëm anti-Kirk”, pretendon se ka marrë mbi 63 mijë denoncime. Fillimisht e quajtur “Expose Charlie’s Murderers”, faqja u riemërua në “Charlie Kirk Data Foundation”, por është raportuar se ka qenë disa herë e sulmuar nga hakerë dhe aktualisht nuk funksionon.
    Mbështetësit e Trump kanë lidhur vrasjen e Kirk – pa prova konkrete – me atë që e quajnë një “rrjet të majtë terrorist” të financuar nga fondacione progresiste, duke shtuar frikën për një kufizim drastik të lirisë së shprehjes në vend.
    Në podcast, përveç Vance ishte edhe Stephen Miller, ish-zëvendësshefi i stafit të Trump, i cili premtoi përdorimin e çdo burimi shtetëror për të “identifikuar, shkatërruar dhe çmontuar” këto rrjete, në emër të sigurisë kombëtare.
    Ndërkohë, disa nga ata që janë vënë në shënjestër nuk kanë festuar vdekjen e Kirk, por thjesht kanë rikujtuar deklarata të tij kontroverse, përfshirë kritikat ndaj Aktit të të Drejtave Civile dhe mbrojtjen e Amendamentit të Dytë mbi armët.
    Shtete republikane si Florida, Oklahoma dhe Teksasi kanë nisur hetime ndaj mësuesve të dyshuar për komente “të papërshtatshme”, ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar se do të ndëshkojë trupat që “tallen ose gëzohen” me vrasjen e Kirk.
    Ekspertët paralajmërojnë se ky zhvillim mund të kujtojë periudhën e errët të McCarthyismit në vitet ’50, kur qindra qytetarë amerikanë u akuzuan padrejtësisht si komunistë dhe humbën karrierën.

  • JD Vance ndez polemika, zëvendëspresidenti i SHBA mbështet fushatë masive kundër kritikëve të Charlie Kirk

    JD Vance ndez polemika, zëvendëspresidenti i SHBA mbështet fushatë masive kundër kritikëve të Charlie Kirk

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mbështetur një fushatë të gjerë “doxing”, publikim i të dhënave personale, ndaj personave që dyshohet se kanë festuar ose nuk kanë shprehur mjaftueshëm keqardhje për vrasjen e aktivistit të djathtë Charlie Kirk.

    Duke qenë i ftuar si drejtues në podcast-in e Kirk, Vance tha se ata që shprehin gëzim për vrasjen e komentatorit duhet të “thirren publikisht”.
    “Telefononi edhe punëdhënësin e tyre. Ne nuk besojmë në dhunë politike, por besojmë në qytetari. Dhe nuk ka qytetari kur festohet një atentat politik”, tha ai.
    Në ditët e fundit, dhjetëra persona nga fusha të ndryshme – përfshirë një pilot avioni dhe punonjës akademikë – janë pushuar nga puna pas komenteve të tyre për vdekjen e Kirk.
    Një faqe interneti anonime, e cila grumbullon raportime për të ashtuquajturin “ekstremizëm anti-Kirk”, pretendon se ka marrë mbi 63 mijë denoncime. Fillimisht e quajtur “Expose Charlie’s Murderers”, faqja u riemërua në “Charlie Kirk Data Foundation”, por është raportuar se ka qenë disa herë e sulmuar nga hakerë dhe aktualisht nuk funksionon.
    Mbështetësit e Trump kanë lidhur vrasjen e Kirk – pa prova konkrete – me atë që e quajnë një “rrjet të majtë terrorist” të financuar nga fondacione progresiste, duke shtuar frikën për një kufizim drastik të lirisë së shprehjes në vend.
    Në podcast, përveç Vance ishte edhe Stephen Miller, ish-zëvendësshefi i stafit të Trump, i cili premtoi përdorimin e çdo burimi shtetëror për të “identifikuar, shkatërruar dhe çmontuar” këto rrjete, në emër të sigurisë kombëtare.
    Ndërkohë, disa nga ata që janë vënë në shënjestër nuk kanë festuar vdekjen e Kirk, por thjesht kanë rikujtuar deklarata të tij kontroverse, përfshirë kritikat ndaj Aktit të të Drejtave Civile dhe mbrojtjen e Amendamentit të Dytë mbi armët.
    Shtete republikane si Florida, Oklahoma dhe Teksasi kanë nisur hetime ndaj mësuesve të dyshuar për komente “të papërshtatshme”, ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar se do të ndëshkojë trupat që “tallen ose gëzohen” me vrasjen e Kirk.
    Ekspertët paralajmërojnë se ky zhvillim mund të kujtojë periudhën e errët të McCarthyismit në vitet ’50, kur qindra qytetarë amerikanë u akuzuan padrejtësisht si komunistë dhe humbën karrierën.

    Top Channel

  • “The Charlie Kirk Show” vazhdon, Vance e drejton nga Shtëpia e Bardhë

    “The Charlie Kirk Show” vazhdon, Vance e drejton nga Shtëpia e Bardhë

    “Show must go on”… Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka njoftuar se do të prezantojë një episod të veçantë të “The Charlie Kirk Show” nga Shtëpia e Bardhë për t’i bërë homazh njeriut që ai e quajti “një mik të ngushtë dhe mentor”.
    Episodi do të transmetohet më pak se një javë pas vrasjes së Kirk, e cila ndodhi gjatë një ndalese në turneun e tij në Universitetin Utah Valley, shkruan A2.
    “Problemi që kemi është tek e majta”. Kështu iu drejtua medias amerikane Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke u rikthyer te vrasja e aktivistit të krahut të djathtë, Charlie Kirk dhe duke konfirmuar se do të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor të tij në Arizona të dielën e ardhshme.
    Trump gjithashtu la të kuptohej se ai tashmë po përdor qeverinë për të hetuar kundërshtarët e tij politikë kur u pyet nëse do t’i hetonte ata pas vdekjes së Kirk.
    “Shumë njerëz që tradicionalisht do të quheshin të majtë janë tashmë nën hetim”, u tha Trump gazetarëve.
    Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes së Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet dhe nuk ka konfirmuar se ka qenë ai pas armës. Këtë e bëri të ditur guvernatori i Utah, Spencer Cox. I dyshuari, Tyler Robinson, u arrestua 33 orë pas vrasjes së aktivistit politik të djathtë.
    Guvernatori shtoi se njerëzit e afërt me Robinson kanë bashkëpunuar vazhdimisht me hetuesit, me një prej tyre edhe personi që thuhet të ketë qenë partner i tij. Gjithashtu konfirmoi se personi në fjalë është në një proces transformimi nga burrë në grua.
    Ka dyshime se vrasja e Kirk është motivuar nga qëndrimet e tij politike dhe ato ndaj komunitetit trans.

  • E shoqëruar nga J.D Vance dhe gruaja e tij, bashkëshortja e Charlie Kirk nuk i mban dot lotët teksa zbret nga avioni i zv.presidentit

    E shoqëruar nga J.D Vance dhe gruaja e tij, bashkëshortja e Charlie Kirk nuk i mban dot lotët teksa zbret nga avioni i zv.presidentit

    E veja e Charlie Kirk u pa për herë të parë që nga vrasja e burrit të saj në një aktivitet në Utah të mërkurën.

    Erika Franzweg u fotografua duke zbritur nga Air Force Two me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe gruan e tij, Usha.
    Në pamjet e publikuara, gruaja e Kirk u pa duke mbajtur dorën e Usha Vance ndërsa zbrisnin shkallët e aeroplanit.
    Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-së, u përdor për të transportuar trupin e aktivistit përsëri në shtetin e tij të Arizonës.
    Vance dhe gruaja e tij shoqëruan trupin dhe Erikën në kthim, ndërsa kjo e fundit, pasi hipi në një makinë, përshëndeti, pa mundur të mbante lotët mbështetësit e Kirk, të cilët valëvitnin flamuj amerikanë në pritjen e autokolonës jashtë Hansen Mortuary Chapel në Phoenix.
    Më parë, një video që qarkulloi në mediat sociale kapi Vance duke ndihmuar në ngarkimin e arkivolit në aeroplan në Utah.
    Zëvendëspresidenti amerikan, i cili e përshkroi Charlie Kirk si një “mik të vërtetë”, anuloi pjesëmarrjen e tij në ngjarjet për sulmet e 11 shtatorit 2001 për të shkuar të takonte familjen e viktimës në Utah.
    Ndërkohë, Donald Trump njoftoi dhënien e Medaljes së Lirisë për Kirk, duke bërë thirrje për një “përgjigje” ndaj krimit, por pa “dhunë”.
    “Kirk luftoi për ndalimin e dhunës. Kjo është mënyra se si do të doja që bota të reagonte”, tha dje kreu i shtetit amerikan.
    Flamuri i të rinjve Trumpistë, tani një “martir” për të djathtën amerikane dhe të djathtën ekstreme, Charlie Kirk u vra të mërkurën e kaluar kur u godit nga një plumb në qafë ndërsa merrte pjesë në një ngjarje dialogu publik në një kampus universitar në Utah, në SHBA-në perëndimore.

    Top Channel

  • Shtëpia e Bardhë shpërthen ndaj Politico-s pas artikullit për të dërguarin special të Trump, Vance: Gazetari e dobët dhe operacion me ndikim të huaj

    Shtëpia e Bardhë shpërthen ndaj Politico-s pas artikullit për të dërguarin special të Trump, Vance: Gazetari e dobët dhe operacion me ndikim të huaj

    Shtëpia e Bardhë nisi një sulm të ashpër ndaj gazetës Politico sot për shkak të një artikulli që kritikonte negociatat e të dërguarit të posaçëm për Ukrainën të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff.

    Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance kritikoi ashpër Politico-n, e cila u ble në vitin 2021 nga gjigandi mediatik gjerman Axel Springer, për shkak të një raporti që citonte zyrtarë anonimë të cilët thanë se “mungesa e përvojës së Wittkoff është e dukshme” në bisedat e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.
    “Artikulli i Politico-s është gazetari e dobët. Por është më shumë se kaq, është një operacion ndikimi i huaj që synon të dëmtojë qeverinë dhe një nga anëtarët e saj më efektivë”, shkroi Vance në X.

    This story from Politico is journalistic malpractice. But it’s more than that: it’s a foreign influence operation meant to hurt the administration and one of our most effective members.
    Notice how all of the people attacking Steve are on background? That means it’s two or three… https://t.co/LsPmTpZfqy
    — JD Vance (@JDVance) August 29, 2025

    Zëvendëspresidenti amerikan nuk ishte i vetmi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që kritikoi Politico-n, pasi zëvendësshefi i stafit, James Blair e quajti artikullin “një operacion ndikimi të huaj përmes një mediumi online të kontrolluar nga Gjermania”.

    The hit piece on Steve Witkoff in Politico today is a foreign influence operation run through a German-controlled online media outlet. Embarrassing for them to let themselves be used that way.
    — James Blair (@JamesBlairUSA) August 29, 2025

    Zyrtarët nuk dhanë asnjë provë për ndonjë përfshirje të fuqisë së huaj ose qeverisë pas raportit.
    Kjo nuk është hera e parë që administrata Trump ka nxituar të mbrojë Steve Witkoff, i cili është akuzuar nga kritikët për rolin e tij si i dërguar special.
    Sulmet ndaj Politico erdhën ndërsa Berlini dhe Parisi shprehën dyshime nëse përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë do të funksiononin, me kancelarin gjerman Friedrich Merz që tha se lufta do të zgjaste “shumë muaj të tjerë”.
    Witkoff, një manjat i pasurive të paluajtshme, u emërua nga Trump si i dërguar special për bisedimet e paqes që synojnë t’i japin fund luftërave në Ukrainë dhe Gaza, pavarësisht faktit se ai nuk ka përvojë diplomatike.
    Artikulli i Politico ishte një nga seria e botimeve në ditët e fundit, përfshirë një nga The Atlantic, që argumentonte se negociatat e Witkoff me Rusinë ishin konfuze.
    Witkoff ka bërë disa udhëtime në Moskë për takime me Vladimir Putin.

    Top Channel

  • JD Vance bën gafën historike teksa flet për Ukrainë: Lufta e Dytë Botërore mbaroi sepse…

    JD Vance bën gafën historike teksa flet për Ukrainë: Lufta e Dytë Botërore mbaroi sepse…

    Gjatë një interviste për Meet the Press, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbrojti qasjen e Presidentit Donald Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave dhe kompromiseve, duke u përpjekur të largonte fokusin nga sanksionet dhe kërkesat për armëpushim që Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte propozuar më parë ndaj Rusisë.
    Vance përdori shembuj nga historia, duke përmendur Luftën e Dytë Botërore, për të argumentuar se diplomacia është e domosdoshme për të përfunduar konfliktet e mëdha.
    Megjithatë, ai gaboi kur tha se “Lufta e Dytë Botërore përfundoi përmes negociatave”.
    “Nëse kthehemi te Lufta e Dytë Botërore, nëse kthehemi te Lufta e Parë Botërore, nëse kthehemi tek çdo konflikt i madh në historinë e njerëzimit, të gjithë përfundojnë me një lloj negociate,” tha Vance.
    Reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan.
    Një komentues shkroi: “Vance thotë se Lufta e Dytë Botërore përfundoi me negociata, dikush t’i tregojë për Hiroshimën”. Një tjetër tha se“Lufta e Dytë Botërore përfundoi me gjithçka tjetër, por jo negociata.”
    Lufta e Dytë Botërore nuk përfundoi me negociata, por u mbyll me dorëzim të pakushtëzuar të Gjermanisë më 7 maj 1945 dhe të Japonisë më 2 shtator 1945.
    Sa i përket Ukrainës, Vance theksoi se çdo vendim mbi territoret e humbura nga Rusia duhet të vendoset nga vetë ukrainasit. “Së pari, ukrainasit do të vendosin vetë ku të vendosen kufijtë në vendin e tyre,” tha ai. Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dëshirë të pranojë humbjen e territorit të pushtuar në mënyrë të paligjshme.
    Qasjen e propozuar nga Trump, mbështetur nga Vance, disa kritikë e shohin të kundërt me realitetin historik dhe situatën aktuale të konfliktit në Ukrainë, ku Rusia vazhdon të kontrollojë pjesë të mëdha të territorit ukrainas që nga fillimi i pushtimit në 2022.

  • JD Vance përsërit: Trupat amerikane nuk do të jenë në Ukrainë, Rusia ka bërë disa lëshime për Trump

    JD Vance përsërit: Trupat amerikane nuk do të jenë në Ukrainë, Rusia ka bërë disa lëshime për Trump

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka ripërsëritur se Amerika nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes që i jep Kievit.

    “Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin që Kievi të ketë garancitë e sigurisë dhe besimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të mund ta ndalojë luftën”, përsëriti zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance.

    Ndërkohë, Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” në lidhje me Ukrainën. “Mendoj se Putin i ka bërë lëshime të rëndësishme Donald Trump për herë të parë në tre vjet e gjysmë”, theksoi Vance, duke shtuar se Rusia është “shumë fleksibile në disa nga kërkesat e saj themelore”.