Tag: vance

  • JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë e armëpushimit

    JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë e armëpushimit

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka mbërritur në Izrael në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të ruajtur marrëveshjen 12-ditore të armëpushimit në Gaza dhe për të vijuar me fazën e dytë të planit të paqes me 20 pika.

    Gjatë vizitës së tij, Vance pritet të inkurajojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të fillojë negociatat për një zgjidhje të përhershme të konfliktit me Hamasin, përfshirë vendosjen e një qeverie të përkohshme palestineze, tërheqjen e trupave izraelite, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe çarmatimin e Hamasit.
    BBC raporton se së bashku me Vance, në Izrael kanë mbërritur edhe dy të dërguarit specialë të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët zhvilluan bisedime me Netanyahun të hënën. Ata po punojnë për të ruajtur vrullin diplomatik dhe për të parandaluar prishjen e marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit, e cila shënon fazën e parë të planit amerikan për paqe.
    Vizita e tyre vjen pas një përshkallëzimi të dhunës të dielën, kur një sulm i Hamasit vrau dy ushtarë izraelitë. Në kundërpërgjigje, Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore që lanë të vrarë dhjetëra palestinezë. Megjithatë, të dyja palët më pas konfirmuan se po qëndronin të angazhuara ndaj armëpushimit.
    Netanyahu deklaroi se forcat izraelite kishin hedhur 153 ton bomba në Gaza në përgjigje të shkeljes së armëpushimit, duke theksuar se Izraeli mbron veten, por është i hapur për paqe.
    Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, deklaroi se armëpushimi është në rrugën e duhur, por paralajmëroi Hamasin se do të zhduket nëse e shkel sërish marrëveshjen.
    “Ata do të jenë të mirë. Do të sillen mirë. Nëse jo, do të zhduken”, u shpreh Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
    Nga Kajro, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, konfirmoi përkushtimin e plotë të grupit ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe deklaroi se lufta në Gaza ka përfunduar. Ai shtoi se Hamasi po përpiqet të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve, pavarësisht vështirësive për shkak të rrënojave dhe mungesës së pajisjeve.
    Gjatë natës, autoritetet izraelite konfirmuan se Hamasi kishte dorëzuar trupin e një pengu tjetër izraelit Tal Haimi, 41 vjeç, i cili ishte vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023.
    Deri më tani, 13 nga trupat e 28 pengjeve janë kthyer në Izrael që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor. Gjithashtu, 20 pengje izraelite të gjallë janë liruar në këmbim të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë.
    Pavarësisht armëpushimit, tensionet mbeten të larta. Të hënën, ushtria izraelite raportoi vrasjen e katër palestinezëve në lindje të qytetit të Gazës, duke i quajtur ata terroristë që kishin kaluar vijën e armëpushimit.
    Lufta në Gaza nisi pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit 2023, ku Hamasi vrau rreth 1,200 njerëz dhe mori peng 251 të tjerë në Izraelin jugor. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 68,216 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.
    Shtetet e Bashkuara po kërkojnë me ngulm që kjo fazë e armëpushimit të mos jetë vetëm një ndërprerje e përkohshme, por hapi i parë drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse për paqe në rajon.

    Top Channel

  • JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë armëpushimin

    JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë armëpushimin

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka mbërritur në Izrael në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të ruajtur marrëveshjen 12-ditore të armëpushimit në Gaza dhe për të vijuar me fazën e dytë të planit të paqes me 20 pika.

    Gjatë vizitës së tij, Vance pritet të inkurajojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të fillojë negociatat për një zgjidhje të përhershme të konfliktit me Hamasin, përfshirë vendosjen e një qeverie të përkohshme palestineze, tërheqjen e trupave izraelite, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe çarmatimin e Hamasit.
    BBC raporton se së bashku me Vance, në Izrael kanë mbërritur edhe dy të dërguarit specialë të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët zhvilluan bisedime me Netanyahun të hënën. Ata po punojnë për të ruajtur vrullin diplomatik dhe për të parandaluar prishjen e marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit, e cila shënon fazën e parë të planit amerikan për paqe.
    Vizita e tyre vjen pas një përshkallëzimi të dhunës të dielën, kur një sulm i Hamasit vrau dy ushtarë izraelitë. Në kundërpërgjigje, Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore që lanë të vrarë dhjetëra palestinezë. Megjithatë, të dyja palët më pas konfirmuan se po qëndronin të angazhuara ndaj armëpushimit.
    Netanyahu deklaroi se forcat izraelite kishin hedhur 153 ton bomba në Gaza në përgjigje të shkeljes së armëpushimit, duke theksuar se Izraeli mbron veten, por është i hapur për paqe.
    Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, deklaroi se armëpushimi është në rrugën e duhur, por paralajmëroi Hamasin se do të zhduket nëse e shkel sërish marrëveshjen.
    “Ata do të jenë të mirë. Do të sillen mirë. Nëse jo do të zhduken”, u shpreh Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
    Nga Kajro, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, konfirmoi përkushtimin e plotë të grupit ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe deklaroi se lufta në Gaza ka përfunduar. Ai shtoi se Hamasi po përpiqet të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve, pavarësisht vështirësive për shkak të rrënojave dhe mungesës së pajisjeve.
    Gjatë natës, autoritetet izraelite konfirmuan se Hamasi kishte dorëzuar trupin e një pengu tjetër izraelit Tal Haimi, 41 vjeç, i cili ishte vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023.
    Deri më tani, 13 nga trupat e 28 pengjeve janë kthyer në Izrael që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor. Gjithashtu, 20 pengje izraelite të gjallë janë liruar në këmbim të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë.
    Pavarësisht armëpushimit, tensionet mbeten të larta. Të hënën, ushtria izraelite raportoi vrasjen e katër palestinezëve në lindje të qytetit të Gazës, duke i quajtur ata terroristë që kishin kaluar vijën e armëpushimit.
    Lufta në Gaza nisi pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit 2023, ku Hamasi vrau rreth 1,200 njerëz dhe mori peng 251 të tjerë në Izraelin jugor. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 68,216 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.
    Shtetet e Bashkuara po kërkojnë me ngulm që kjo fazë e armëpushimit të mos jetë vetëm një ndërprerje e përkohshme, por hapi i parë drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse për paqe në rajon.

    Top Channel

  • Hamasi: Procesi i kthimit të trupave kërkon kohë; JD Vance drejt Izraelit për shpëtimin e armëpushimit në Gaza

    Hamasi: Procesi i kthimit të trupave kërkon kohë; JD Vance drejt Izraelit për shpëtimin e armëpushimit në Gaza

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka nisur udhëtimin drejt Izraelit, ku pritet të takojë kryeministrin e qeverisë së Tel Avivit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin Isaac Herzog.
    Qëllimi i vizitës, në të cilën Vance shoqërohet nga bashkëshortja e tij Usha, është mbikëqyrja e marrëveshjes së brishtë të armëpushimit në Rripin e Gazës, e ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe që është në fuqi që nga 10 tetori.
    Ndërsa Hamasi është i gatshëm të gjejë dhe lirojë 15 trupat e pengjeve të mbajtura në Rrip nëse i jepet më shumë kohë dhe pajisje të rënda, sipas udhëheqësit të organizatës islamiste, Khalil al-Hayya.
    Një armëpushim në Gaza është në rrezik dhe Trump ka lëshuar kërcënime të reja ndaj lëvizjes militante islamike:
    “Nëse shkel armëpushimin, do të shkatërrohet”. Të dërguarit Witkoff dhe Kushner po takohen me Netanyahun për të mbështetur procesin e paqes. Dhe sot, JD Vance po mbërrin gjithashtu në Izrael.
    Zëvendëspresidenti Vance, u nis nga Shtetet e Bashkuara për në Izrael të hënën në mbrëmje. The Jerusalem Post shkruan se Vance do të pritet në aeroportin Ben-Gurion nga zëvendëskryeministri, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Brendshëm, Yariv Levin.
    Në orët e fundit, Netanyahu ka zhvilluar takime me të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Donald Trump, për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.
    Gjatë takimeve, të dërguarit theksuan rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes dhe thanë se “është legjitime të veprohet në vetëmbrojtje, por jo në një mënyrë që rrezikon armëpushimin.”
    Zyrtarë të administratës Trump kanë deklaruar se vizita e Vance thekson rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes.
    Hamasi ka akuzuar forcat izraelite për 80 shkelje të armëpushimit, ndërsa ushtria izraelite pretendon se fraksioni palestinez e ka thyer marrëveshjen javën e kaluar gjatë përleshjeve në Rafah.
    Detajet e programit të Vance nuk janë bërë publike, por pritet që ai të marrë pjesë së bashku me Netanyahun në aktivitete me familjet e pengjeve izraelite dhe të zhvillojë bisedime me presidentin Herzog.
    Ndër temat që Vance do të trajtojë me autoritetet izraelite janë: respektimi i armëpushimit, kthimi i trupave të pengjeve të vrarë, çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës.
    Vance ishte për herë të fundit në Izrael në qershor, kur u takua me kryeministrin, shefin e shtabit të ushtrisë izraelite Eyal Zamir, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të SHBA-ve në sulme ndaj Iranit.

  • Netanyahu takon emisarin e Trump dhe Jared Kushner pas bombardimeve në Gaza

    Netanyahu takon emisarin e Trump dhe Jared Kushner pas bombardimeve në Gaza

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar këtë të hënën me emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Izrael, një ditë pas bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës që vunë në provë armëpushimin e brishtë në fuqi që nga 10 tetori. Sipas zëdhënëses së kryeministrit izraelit, tema e bisedës ishte “zhvillimet e fundit në rajon”. Witkoff, emisari i Donald Trump, dhe Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, pritej të diskutonin me zyrtarë izraelitë mbi situatën në Gaza, sipas ambasadës amerikane.
    Netanyahu pritet gjithashtu të takohet me nënpresidentin amerikan J.D. Vance, i cili do të vizitojë Izraelin së bashku me bashkëshorten e tij, Usha Vance, për disa ditë, bëri të ditur zyra e kryeministrit. Duke folur para parlamentit, Netanyahu deklaroi për takimin me Vance: “Do të diskutojmë për sfidat e sigurisë me të cilat përballemi si dhe për mundësitë diplomatike që na ofrohen.
    Do të kapërcejmë sfidat dhe do të shfrytëzojmë mundësitë.” Pas bombardimeve izraelite të së dielës që shkaktuan vdekjen e dhjetëra personave në Gaza, nënpresidenti amerikan u shpreh se “armëpushimi ka të gjitha gjasat të sjellë paqe të qëndrueshme. Do të ketë momente të mira dhe të vështira, dhe ne duhet të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën.”

  • Situata me Hamasin, zëvendëspresidenti amerikan Vance do të mbërrijë nesër në Izrael

    Situata me Hamasin, zëvendëspresidenti amerikan Vance do të mbërrijë nesër në Izrael

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të mbërrijë në Izrael nesër, sipas mediave izraelite.

    Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit (IAA), Vance do të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Avivit.
    Burimet mediatike izraelite raportojnë se deklarata e IAA thotë se priten ndërprerje të trafikut rreth aeroportit midis orës 10:30 dhe 13:30 sipas kohës lokale, ndërsa Vance mbërrin në Tel Aviv. Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Kryeministrit izraelit ende nuk e kanë konfirmuar udhëtimin.
    Më herët gjatë ditës së sotme, këshilltari i Donald Trump, Jared Kushner (dhëndri i presidentit), dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff u raportuan se kishin mbërritur në Izrael për bisedime mbi pjesën e dytë të planit të armëpushimit.

    Top Channel

  • Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

    Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

    “Një presion i vazhdueshëm i SHBA-së do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin e enklavës palestineze në të ardhmen”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.
    Në një intervistë me NBC News, Vance tha se ishte e pamundur të dihej saktësisht se kur do të liroheshin pengjet.
    “Por ne kemi shpresa të mëdha, prandaj presidenti Trump do të shkojë atje për të mirëpritur pengjet në fillim të kësaj jave”, shtoi ai.

    Donald Trump niset nga Uashingtoni këtë pasdite sipas orës lokale për të vizituar fillimisht Tel Avivin.
    Sipas kushteve të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, 48 pengjet (20 të gjallë dhe 28 trupa)  që kanë mbetur në Gaza pritet t’i dorëzohen Izraelit para mesditës të së hënës.
    J.D. Vance konfirmoi se “presion i vazhdueshëm” nga SHBA-të do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza.
    Zëvendëspresidenti siguroi se 200 ushtarët amerikanë që do të jenë të pranishëm në zonë “do të monitorojnë kushtet e armëpushimit”.
    Pas Tel Avivit, Donald Trump do të udhëtojë për në Egjipt ku do të kryesojë, së bashku me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, një “samit paqeje” në Sharm el-Sheikh, në prani të udhëheqësve nga më shumë se 20 vende dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
    Asnjë përfaqësues i qeverisë izraelite ose i Hamasit nuk do të marrë pjesë në nënshkrimin e një “dokumenti që do t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës”./vizionplus.tv

  • Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA-të kanë ende shumë punë për të bërë që lufta në Gaza të përfundojë totalisht

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA-të kanë ende shumë punë për të bërë që lufta në Gaza të përfundojë totalisht

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi sot se edhe pse lirimi i pengjeve izraelite nga Gaza është afër, puna e SHBA-ve nuk ka përfunduar ende për të siguruar që lufta të mos rinisë.

    Në një intervistë për emisionin Meet the Press të NBC-së, Vance tha se administrata është e përkushtuar të monitorojë zbatimin e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
    “Ne kemi ende shumë punë për të bërë për të siguruar që lufta të mbetet e përfunduar”, theksoi ai.
    I pyetur nëse SHBA-të do të angazhohen me trupa në terren për të garantuar paqen, Vance u shpreh qartë se kjo nuk është pjesë e planit.
    “Ai [Presidenti] nuk ka në plan të dërgojë ushtarë në Gaza apo Izrael. Ne kemi trupa të Komandës Qendrore që janë tashmë në rajon dhe që do të monitorojnë këtë marrëveshje paqeje,” sqaroi ai.
    Zëvendëspresidenti gjithashtu theksoi rolin e presidentit të SHBA-ve në arritjen e marrëveshjes, duke thënë se ai ka ndjekur një qasje të re në diplomaci:
    “Presidenti theu modelin tradicional të diplomacisë dhe u dha autoritet të jashtëzakonshëm njerëzve që nuk ishin më parë pjesë e këtij procesi, si Steve Witkoff dhe Jared Kushner,” tha Vance.
    “Kjo qasje solli një marrëveshje që 30-40 vite diplomaci nuk arritën ta sigurojnë”, shtoi ai.
    Sipas Vance, presidenti amerikan pritet të vizitojë Lindjen e Mesme për të përshëndetur lirimin e pengjeve izraelite dhe për të mbështetur përmbylljen e këtij kapitulli të dhunshëm.

    Top Channel

  • JD Vance: Demokratët shkaktuan shutdown-in për t’i shpërdoruar taksat e qytetarëve amerikanë në emigrantët e paligjshëm

    JD Vance: Demokratët shkaktuan shutdown-in për t’i shpërdoruar taksat e qytetarëve amerikanë në emigrantët e paligjshëm

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance,ka bërë një reagim të ashpër ndaj Partisë Demokratike, duke i akuzuar se janë përgjegjës për mbylljen e qeverisë federale (shutdown), me qëllim, sipas tij, të imponojnë shpenzime qindra miliarda dollarësh për kujdes shëndetësor ndaj emigrantëve të paligjshëm.

    Vance deklaroi se krahu i majtë i Demokratëve në Senat është shkaktari i krizës, pasi refuzoi të miratojë një buxhet të ri pa përfshirjen e këtyre shpenzimeve.

    “Nuk është diçka që e kemi shpikur. Nuk është thjesht një slogan politik. Është e shkruar në tekstin e projektligjit që ata vetë kanë paraqitur për rihapjen e qeverisë,” theksoi ai.

    Vance theksoi se taksapaguesit amerikanë nuk duhet të mbulojnë shpenzime për njerëz që ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend.

    “Ne duam që qytetarët amerikanë të përfitojnë nga këto shërbime në spitale, jo të paguajnë taksa për të mbuluar emigrantët e paligjshëm,” deklaroi ai.

    Ai shtoi se Republikanët nuk kundërshtojnë reformat për uljen e kostove të kujdesit shëndetësor, por theksoi se këto nuk mund të negociohen nën kërcënimin e një shutdown-i.

    “Jam dakord që të gjithë duam kujdes shëndetësor të përballueshëm për qytetarët amerikanë. Le ta arrijmë këtë së bashku, por nuk mund ta mbash peng qeverinë për të bërë negociata për shëndetësinë,” tha Vance.

    Pasojat e shutdown-it tashmë kanë filluar të ndihen, paralajmëroi ai, duke përmendur ndikimin tek forcat e armatosura dhe punonjësit federalë. Ai sqaroi se Republikanët janë të gatshëm të diskutojnë reformat në sistemin shëndetësor vetëm pas miratimit të buxhetit.

    Kriza ka ardhur pasi viti i ri fiskal në SHBA nisi pa një buxhet të miratuar nga Kongresi, duke shkaktuar pezullimin e pjesshëm të funksionimit të agjencive federale.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar më herët se shutdown-i mund të shfrytëzohet për të realizuar shkurtimet në personel dhe paga, duke ia atribuar përgjegjësinë Demokratëve dhe duke e cilësuar krizën si mundësi për të eliminuar programe që Republikanët i kundërshtojnë.

  • Mbyllja e qeverisë në SHBA, zv.presidenti: Ky kaos është shkaktuar nga e majta radikale e demokratëve

    Mbyllja e qeverisë në SHBA, zv.presidenti: Ky kaos është shkaktuar nga e majta radikale e demokratëve

    Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 17:26
    Zv/presidenti i Amerikës, JD Vance fajësoi demokratët për mbylljen e qeverisë në një intervistë për ”Fox News”, e cila shënoi deklaratën e tij të parë publike që nga fillimi i mbylljes në mesnatë.
    ”Nuk e merrni qeverinë peng sepse doni të angazhoheni në negociata për kostot e kujdesit shëndetësor. Le ta bëjmë këtë negociatë, por le ta bëjmë në kontekstin e hapjes së qeverisë dhe sigurimit që këto shërbime thelbësore t’u ofrohen popullit amerikan”, tha Vance.
    Ai kritikoi atë që e quajti “fraksioni i ekstremit të majtë” të Partisë Demokratike, duke pretenduar se ata iniciuan mbylljen për shkak të kërkesave të paplotësuara.

  • Mbyllja e qeverisë në SHBA, reagon zv.presidenti amerikan: I gjithë ky kaos është shkaktuar nga e majta radikale e demokratëve

    Mbyllja e qeverisë në SHBA, reagon zv.presidenti amerikan: I gjithë ky kaos është shkaktuar nga e majta radikale e demokratëve

    Zëvendëspresidenti, JD Vance fajësoi demokratët për mbylljen e qeverisë në një intervistë për Fox News këtë mëngjes, e cila shënoi deklaratën e tij të parë publike që nga fillimi i mbylljes në mesnatë.

    “Nuk e merrni qeverinë peng sepse doni të angazhoheni në negociata për kostot e kujdesit shëndetësor. Le ta bëjmë këtë negociatë, por le ta bëjmë në kontekstin e hapjes së qeverisë dhe sigurimit që këto shërbime thelbësore t’u ofrohen popullit amerikan”, tha Vance.
    Vance kritikoi atë që e quajti “fraksioni i ekstremit të majtë” të Partisë Demokratike, duke pretenduar se ata iniciuan mbylljen për shkak të kërkesave të paplotësuara.
    I pyetur pse demokratët refuzuan të votonin për të mbajtur qeverinë hapur, Vance vuri në dukje atë që e përshkroi si hipokrizi politike dhe vuri në dyshim kohën e kërkesave të tyre.
    “Çfarë e bën atë tepër absurde. Është një program mbështetjeje premium nën Obamacare dhe ata duan të vazhdojnë. Epo, ai program mbështetjeje premium nuk skadon deri vitin tjetër, kështu që pse po e mbyllni qeverinë më 1 tetor?”, tha Vance.
    Vance tha se do të fliste me Udhëheqësin e Pakicës në Senat, Chuck Schumer, për “mbështetjen premium”, por vetëm nëse Demokratët votojnë për rihapjen e qeverisë.
    “Ne padyshim që interesohemi shumë për uljen e kostove të kujdesit shëndetësor për amerikanët, por nuk do të angazhohemi në negociata me pengmarrësit, gjë që është pikërisht ajo që kanë bërë Demokratët”, tha Vance.
    Vance vazhdoi duke sugjeruar se lidershipi Demokratik mund të dështojë përfundimisht nën presionin publik dhe politik.
    “Do të shihni gjithnjë e më shumë Demokratë që mbështesin arsyen dhe rihapin qeverinë”, tha ai.
    Ndërkohë, Demokratët kanë fajësuar Republikanët për mbylljen, duke thënë se ata nuk negociuan.

    Top Channel