Tag: valverde

  • Valverde para “El Clasico”:  Për ne është ndeshja e vitit, mund ta fitojmë La Liga

    Valverde para “El Clasico”: Për ne është ndeshja e vitit, mund ta fitojmë La Liga

    7 Maj 2025

    10:04

    Telesport

    Fundjava rezervon një tjetër ndeshje të vështirë për Barcelonën, që pasi u eliminua nga Champions League do të përballet me Real Madrid në “El Clasico”. Kjo ndeshje është vendimtare për madrilenët, që janë 4 pikë pas katalanasve në renditjen e La Liga.
    Ai që foli për këtë sfidë sot është mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde. Ai pranon se kjo sfidë do të jetë shumë e rëndësishme për të dhe skuadrën e trajnerit Ancelotti, për të mbajtur gjallë shpresat për titull deri në momentin e fundit.
    “Mendoj se është ndeshja e vitit për ne. Është shansi i fundit për të fituar La Liga dhe për të luftuar për titullin. Do të përpiqemi të japim gjithçka për të marrë në shtëpi tri pikët”, tha Valverde për ndeshjen që luhet në Barcelonë.
    “Duhet të luajmë mirë me topin dhe të tregohemi kompakt në mbrojtje. Kemi bërë paraqitje të mira së fundi dhe shpresojmë shumë te fitorja. Nuk duhet t’u lëmë hapësira, pasi kanë lojtarë të mirë, por për ne është shansi i fundit, ndaj e dimë se ç’duhet të bëjmë”, tha Valverde.

  • Valverde shpëton Realin në minutat e fundit, madrilenët mbajnë gjallë shpresat për titullin

    Valverde shpëton Realin në minutat e fundit, madrilenët mbajnë gjallë shpresat për titullin

    20 Prill 2025

    22:55

    Telesport

    Real Madrid ka fituar 1-0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga. Madrilenët vinin nga eliminimi në mesjavë në Champions nga Arsenal dhe sonte iu duhej me patjetër fitorja për të mbajtur shpresat gjallë për titullin kampion.
    Një paraqitje shumë e dobët e madrilenëve. Në minutën e 80-të, Vinicius Junior do të gjente golin, por ndërhyn VAR, arbitri sheh rastin në ekran dhe vendos ta anulojë për pozicion jashtë loje.
    Goli i fitores për madrilenët do të vinte në minutën e 93-të, ku Federico Valverde dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Unai Simon me një goditje të fuqishme. SHIKOGOLIN
    Edhe pse me shumë vuajtje, Reali merr një fitore shumë të rëndësishme, duke ruajtur kështu distancën me 4 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Barcelona dhe duke shpresuar që katalanasit të bëjnë hapa fals në 6 ndeshjet e mbetura.

  • Guardiola ka një ide të “frikshme”, kërkon “të paprekshmin” e Real Madridit

    Guardiola ka një ide të “frikshme”, kërkon “të paprekshmin” e Real Madridit

    11 Prill 2025

    18:32

    Telesport

    Federico Valverde është padyshim një nga futbollistët më të mirë jo vetëm te Real Madrid, por në gjithë botën. Uruguiani ka pasur një sezon fantastik, gjë që ka rënë në sy dhe të klubeve të tjera të mëdha.
    Aftësia e tij për të luajtur si në mesfushë në disa role ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, e bëjnë uruguianin të jetë i lakmuar nga të tjerët. Pep Guardiola është aq shumë i “fiksuar” pas Valverdes, saqë iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë ç’të jetë e mundur për të tentuar transferimin e tij në verë.
    Guardiola beson se Valverde do të përshtatej në mënyrë të përkryer me stilin e tij të lojës, si për fizikun ashtu edhe për inteligjencën taktike. Tekniku katalanas është i bindur se uruguaiani mund të jetë një aset i paçmuar për të konkurruar në të gjitha frontet sezonin e ardhshëm.

  • Valverde: Fanella me numrin 8, pas Kroos? Nuk isha i bindur, fola me gruan time dhe…

    Valverde: Fanella me numrin 8, pas Kroos? Nuk isha i bindur, fola me gruan time dhe…

    10 Prill 2025

    13:01

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s, Federico Valverde ka rrëfyer emocionet dhe mendimet që e shoqëruan në momentin kur duhej të zgjidhte fanellën me numrin 8, pas largimit të Toni Kroos, një legjendë e vërtetë e Real Madridit:
    “Në fillim fola me gruan time, nuk doja ta vishja atë numër, nga respekti për personin që e kishte mbajtur, Toni Kroos. Mendoja për faktin se ai kishte lënë një gjurmë kaq të madhe në këtë klub. Nëse do të varej nga unë, do ta tërhiqja fare atë numër, siç bëjnë në NBA, – shtoi ai me sinqeritet.
    – Kur Kroos pranoi që unë ta vishja atë fanellë, trupi im u çlodh dhe mendova: Ky është momenti im dhe do ta shijoj. Nuk dua ta shoh si një barrë apo përgjegjësi të rëndë, por si bekim, si diçka për t’u gëzuar çdo ditë. E shijoj çdo ditë që dal për stërvitje me atë numër në gjoks apo shpinë. E jetoj sikur të ishte dita e fundit”.

  • Man. United guxon dhe i ofron Realit 100 milionë euro për lojtarin e “paprekshëm”

    Man. United guxon dhe i ofron Realit 100 milionë euro për lojtarin e “paprekshëm”

    4 Prill 2025

    14:42

    Telesport

    Ruben Amorim po mendon të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm, dëshira e madhe e trajnerit portugez është uruguiani i Real Madrid, Federico Valverde. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për 26-vjeçarin.
    Valverde është një lojtari polivalent që mund të mbulojë më së miri disa role qoftë në mesin e qofësh, apo dhe në mbrojtje, siç ka bërë shumë herë këtë sezon. Amorim beson se uruguiani do të ishte lojtari ideal për të marrë “frenat” e mesfushës por edhe për të krijuar një themel të fortë për disa sezone rresht.
    Pavarësisht se Man. United është i gatshëm të paguajë një shifër të kënaqshme për Valverde-n, 100 milionë euro, duket e vështirë për të mos thënë e pamundur që Real Madrid të heq dorë nga njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe që është shumë i vështirë për t’u zëvendësuar.