Tag: valverde

  • Nga Vinicius te Valverde, Alonso zbeh yjet e Realit, shqetësohet edhe Perez

    Nga Vinicius te Valverde, Alonso zbeh yjet e Realit, shqetësohet edhe Perez

    Me Alonson në stol, në Madrid kanë ndryshuar jo pak balancat, ku disa lojtarë, që dikur shiheshin se e ardhmja dhe kishin status si të paprekshëm, me spanjollin ose janë zhdukur, ose janë zbehur. Sigurisht që rasti më i bujshëm është ai i Vinicius jr, me brazilianin që nga një yll me Ancelotti-n e sheh vetën jo më në qendër të projektit, për këtë arsye ia bëri të qartë presidentit Perez se nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon në 2027.
    Së bashku me Vinicius, nga Madridi pritet të largohet një tjetër brazilian, Rodrygo, me këtë të fundit që është zhdukur totalisht me Alonson në stol. Shqetësuese po bëhet situata edhe me Valverde, pasi këtë sezon kemi dëgjuar pak ose aspak për kapitenin, është totalisht jashtë pritshmërive dhe statusit që përfaqëson.

    Situata me Valverden ka shqetësuar edhe vetë presidentin Perez i cili ka kërkuar shpjegime për rendimentin e tij të ulët që nga Botërori për Klube e deri më tani. Pavarësisht rendimentit të tij jo të mirë, Valverde mbetet një emër që pëlqehet shumë në Angli. Daily Mail shkruan se Man,United është gati të investojë deri në 80 milionë euro për të siguruar kartonin e uruguaianit.
     

  • Valverde, një “Casemiro i dytë” në merkaton e verës?

    Valverde, një “Casemiro i dytë” në merkaton e verës?

    30 Nëntor 2025

    10:48

    Telesport

    Spekulimi më i bujshëm i ditëve të fundit për merkaton dalëse të Real Madrid është për mesfushorin Valverde.
    Uruguaiani nuk po kalon ditët e tij më të mira në Madrid. Mesfushori, ndryshe nga sezonet e kaluara, nuk konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Xabi Alonso.
    Për Alonson, Valverde është i rëndësishëm, por jo esencial. Kjo duket qartë kur sheh mënyrën sesi ai rreshton skuadrën: Valverde ka vend, por jo gjithmonë aty ku ai luan më mirë, në mesfushë.
    Kjo “ecejake” rolesh në mesfushë nuk i pëlqen Valverdes, i cili nuk ndihet i vlerësuar në Madrid.
    Manchester United po tenton ta blejë në merkaton e verës, një situatë e ngjashme me mesfushorin Casemiro vite më parë. A është e vështirë? Po, por jo e pamundur, nëse anglezët ofrojnë 100 mln euro.

  • Valverde në mëdyshje, propozimi i fundit nuk e bind aspak

    Valverde në mëdyshje, propozimi i fundit nuk e bind aspak

    5 Tetor 2025

    21:04

    Telesport

    Federico Valverde po përjeton sezonin më të vështirë me fanellën e Real Madridit. Mesfushori uruguian është përfolur për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”, gjë që ka shtuar interesin e klubeve të tjera ndaj tij.
    “Defensa Central” raporton se së fundmi Valverde ka marrë një propozim konkret nga Man. United, por mesfushori e ka refuzuar. Dëshira e tij është të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit.
    Gjithsesi, për 27-vjeçarin do ketë me siguri propozime edhe nga klube të tjera gjatë merkatos së janarit dhe asaj të verës së ardhshme. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid ta përdorë Valverden si pjesë e operacionit për transferimin e Enzo Fernandez.

  • “Mirupafshim” Real Madrid? Valeverde do të përdoret për shkëmbimin e bujshëm me Chelsea-n?

    “Mirupafshim” Real Madrid? Valeverde do të përdoret për shkëmbimin e bujshëm me Chelsea-n?

    3 Tetor 2025

    18:20

    Telesport

    Federico Valverde mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Real Madridit. “Defensa Central” raporton se mesfushori uruguaian mund të transferohet në Premier League në sezonin e ardhshëm, Chelsea ka treguar interes të vazhdueshëm për të. Edhe pse vetë lojtari reagoi së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale për situatën e vështirë që po kalon në klubin madrilen, por që nuk ka ndërmend të dorëzohet, nuk përjashtohet aspak mundësia që ai të largohet në verë.
    Sipas raportimit në fjalë, Valverde mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi spektakolar mes Chelsea-s dhe Real Madrid në verën e ardhshme. Prej kohësh, madrilenët interesohen për Enzo Fernandez, nga ana tjetër “Blutë” interesohen për Valaverde-n dhe dy ekipet mund të bien dakord për shkëmbimin kokë më kokë mes dy lojtarëve.
    Por, nuk përjashtohet as mundësia që në marrëveshjen për transferimin e Enzo Fernandez në Madrid, të përfshihen lojtarë të tjerë si Rodrygo ose Camavinga, po ashtu objektivë të Chelsea-s.

  • “E kam lënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë klub…”, Valverde nuk duron dot më dhe bën reagimin e fortë

    “E kam lënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë klub…”, Valverde nuk duron dot më dhe bën reagimin e fortë

    “Kam lexuar disa artikuj që dëmtojnë reputacionin tim. E di që kam pasur ndeshje të këqija, jam i vetëdijshëm për këtë. Nuk po fshihem dhe i përballoj kritikat drejtpërdrejt. Jam vërtet i trishtuar.
    Njerëzit mund të thonë shumë gjëra për mua, por në asnjë rrethanë nuk mund të thonë se refuzoj të luaj. Kam dhënë gjithçka dhe më shumë për këtë klub, kam luajtur ndërsa isha i lënduar, i lënduar dhe kurrë nuk jam ankuar ose kërkuar pushim.
    Kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin, gjë që më bën të ndihem mjaftueshëm i sigurt për t’i thënë atij se cilin pozicion preferoj në fushë, por gjithmonë, gjithmonë e kam bërë të qartë se jam i disponueshëm për të luajtur kudo, në çdo udhëtim dhe në çdo ndeshje.
    Kam lënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë klub dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, edhe nëse ndonjëherë nuk është e mjaftueshme ose nuk po luaj siç do të doja. Betohem me krenarinë time se nuk do të dorëzohem kurrë dhe do të luftoj deri në fund, duke luajtur kudo që të më nevojitet”, shkruan Valverde.

  • “Kanë qenë ditë të vështira pas humbjes në derbi, këto gjëra nuk duhet të ndodhin te Real Madrid”

    “Kanë qenë ditë të vështira pas humbjes në derbi, këto gjëra nuk duhet të ndodhin te Real Madrid”

    Mesfushori uruguajan i Real Madrid, Federico Valverde foli për mediat në prag të ndeshjes së Champions League që spanjollët do të luajnë sot kundër Kairat Almaty, një ekip kazakistanez që pret “los blancos” në raundin e dytë të turneut.
    Gjithsesi, vëmendja është te humbja 2-5 që spanjollët pësuan në derbin ndaj Atletico Madrid të shtunën. “Këto kanë qenë ditë shumë të vështira. Ishte një goditje shumë e fortë, por folëm shumë“, tha mesfushori i Real Madrid.
    “Që kur jam në Madrid, rrallë jemi takuar kaq shpesh për të folur. Diskutuam shumë për qëndrimin tonë në fushë dhe vetëdijen tone, për atë për të cilën po luanim. Gjithashtu patëm shumë diskutime me trajnerin dhe stafin e trajnerëve“, vazhdoi Valverde.
    Më tej, ai tha: “Këto gjëra nuk duhet t’i ndodhin Real Madrid. Duhet të gjesh motivim në çdo ndeshje të vitit, por në një derbi është thelbësor. Qëndrimi nuk është i negociueshëm, dhe kjo është gjëja e parë”.
    “Mund të bësh gabime në shumë mënyra, në pasime, në markime, në pranimin e golave, por qëndrimi nuk është i negociueshëm. Në minutat e para, treguam një qëndrim të ndryshëm, sikur barazimi të ishte i mjaftueshëm. Si një nga liderët, mund të them se do të kthehemi së bashku”, tha Valverde.

  • Mediat po e kritikojnë pambarim, ylli i Realit mendon largimin! 100 mln euro nga Anglia…

    Mediat po e kritikojnë pambarim, ylli i Realit mendon largimin! 100 mln euro nga Anglia…

    28 Shtator 2025

    11:52

    Telesport

    Federico Valverde mund të jetë duke konsideruar largimin nga Real Madrid. Askush nuk e priste këtë, por situata po e detyron.
    Mesfushori uruguaian po merr oferta nga disa klube dhe madrilenët po i konsiderojnë ato, sidomos një ofertë konkrete nga Manchester United.
    Me trajnerin Xabi Alonso, Real Madrid ka zbatuar një filozofi të re loje, e cila bazohet në presionin e lartë dhe rotacionin konstant. Valverde po kritikohet shumë për performancat e tij. Duket sikur nuk përshtatet për idetë e Alonsos.
    United po përgatit 100 milionë euro për lojtarin uruguaian. Për të do të ishte gati të ofronte talentin Kobbie Mainoo si pjesë e marrëveshjes.

  • Kur një foto vlen sa 1000 fjalë…; Kroos “bekon” ndërrimin e brezave te Real Madridi

    Kur një foto vlen sa 1000 fjalë…; Kroos “bekon” ndërrimin e brezave te Real Madridi

    Toni Kroos ka ndarë në rrjetet sociale një foto të mbushur me simbolikë për madridistët. Në të, gjermani shfaqet pranë Luka Modric, ndërsa përpara tyre duken Kylian Mbappé dhe Federico Valverde, duke mbajtur përkatësisht numrat 10 dhe 8, të njëjtët numra që mbanin Modric dhe Kroos gjatë epokës së fundit të artë të klubit.
    Imazhi, i krijuar nga një tifoz (@roro.madrid_7), është interpretuar si mesazh i qartë për kalimin e stafetës te gjenerata e re në mesfushë dhe në sulmin e “Los Blancos”. Kroos, i cili është tërhequr së fundi nga futbolli profesionist, duket sikur iu jep bekimin atyre që pritet ta udhëheqin të ardhmen e Real Madridit.

    Përveçse një gjest nostalgjik, postimi thekson edhe idenë e vazhdimësisë dhe evolucionit të skuadrës së bardhë. Trashëgimia e një prej dysheve më të mira të mesfushës në historinë e klubit madrilen tani është në duart e një brezi të ri me talent, uri dhe të njëjtën ëndërr për të vazhduar të bëjnë histori në “Santiago Bernabéu”.
    Dyshja Modric-Kroos la gjurmë të thella me dominimin e lojës dhe elegancën në fushë, duke ngritur shumë trofe, disa Champions League, çka e bëri edhe më të madhe legjendën e klubit të bardhë. Tani, Valverde dhe Mbappé, me profile të ndryshme, por po aq vendimtarë, duket se janë të thirrur të marrin stafetën dhe të shkruajnë kapitullin e tyre në historinë e Real Madridit.

  • Federiko Valverde: Me Alonson Reali i Madridit do të fitojë shumë trofe

    Federiko Valverde: Me Alonson Reali i Madridit do të fitojë shumë trofe

    Adriatik BALLA
    Federiko Valverde, njëri prej liderëve të Real Madridit ka folur për televizionin zyrtar të klubit në prag të ndeshjes me Salsburgun, e vlefshme për t’u kualifikuar në të tetën e finales së Botërorit të Klubeve. Uruguaiani e ka nënvizuar rëndësinë e kësaj loje për rritjen kolektive dhe koordinimin e grupit me trajnerin e ri. “Kjo ndeshje na shërben për t’ju përshtatur atyre që i kërkon trajneri. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, që të njihemi më mirë. Kanë ardhur shokë të rinj në skuadër dhe do të jetë mjaft e rëndësishme të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundshme për t’u përballur në një ndeshje të vështirë dhe të rëndësishme”, deklaroi fillimisht ai.
    Pas fitores kundër Paçukas, aq më shumë me golin e shiritit të kapitenit në krahë, Valverde e ka shprehur krejt gëzimin e tij. “Është një turne i ri, një eksperiencë e bukur. Pasioni i tifozëve të Real Madridit këtu është impresionues dhe na jep një forcë të madhe.” Në aspektin fizik, mesfushori e ka pranuar se ka hasur në disa vështirësi që iu shfaqën nga klima verore amerikane. “Është mjaft nxehtë, por është e njëjta për të gjithë. Kundër Salzburgut loja do të luhet natën dhe kjo do të na ndihmojë.” Në fund, fjalë të rëndësishme dhe me peshë për trajnerin e ri, Ksabi Alonso, i cili së fundmi e mori postin e Karlo Ançelotit. “Ksabi më jep besim, më kërkon të jem i qetë, më kërkon kontroll dhe të sulmoj e të gjej hapësira. Për mua është shumë e rëndësishme ta dëgjoj këtë qasje dhe mbështetje.
    Duhet ta vazhdoj të jap shembull për bashkëlojtarët e mi.” Një fitore kundër Salzburgut do t’ia siguronte Real Madridit vendin e parë në grup dhe një përballje në të tetën e finales me Juventusin ose me Mançester Sitin. Ndërkohë, një mesfushor i ri mund të vijë, por sipas një legjende të klubit, Real Madridi duhet të mendojë edhe për një sulmues tjetër – konkretisht për Niko Uilliams. Këto janë fjalët e Luis Figos, i cili së fundmi ka folur për “Diario AS”. “Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë. Do ta nënshkruaja Niko Uilliams, patjetër. Ai është një thesar. Dhe çmimi i tij më duket i përballueshëm, duke pasur parasysh sa shpenzohet sot. Do të ishte një përforcim i mirë për shkak të cilësisë që ka, por edhe për shkak të moshës së tij”, nënvizoi ai. Figo, që ka qenë vetë anësor gjatë karrierës si futbollist, e krahasoi veten me Uilliams: “Jemi lojtarë të ndryshëm. Ai është një lojtar që më pëlqen shumë për shkak të pozicionit të tij. Më pëlqejnë anësorët, sepse aty kam luajtur më mirë në karrierën time. Por nuk isha aq i shpejtë sa ai, do të doja të isha aq i shpejtë.”

  • VIDEO/ Valverde “tradhton” Alonson në debutim, Reali ndalet nga Inzaghi në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube

    VIDEO/ Valverde “tradhton” Alonson në debutim, Reali ndalet nga Inzaghi në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube

    Reali i Madridit e ka nisur me një barazim aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke u ndalur 1-1 nga Al Hilal.

    Në një sfidë për dy debutues në stolat respektivë, Xabi Alonso te “Galaktikët” dhe Simone Inzaghi te sauditët, sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, prodhoi shumë raste, por asnjë fitues.
    Në minutën e 34’, talenti Gonzalo Garcia kaloi në avantazh “Los Blancos”, pas një asisti të Rodrygos, por pas vetëm 7 minutash, Ruben Neves riktheu baraspeshën falë një 11-metërshi.
    Në minutën e fundit të ndeshjes, 15-herë kampionët e Europës kishin shansin për të rrëmbyer tre pikët, por Valverde gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
    Të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen, por në fund ato u ndanë me vetëm një pikë, duke ndarë gjithashtu dhe pozicionin në Grupin H.
    REZULTATI:
    REAL MADRID 1-1 AL HILAL
    Garcia 34’ / Neves (P) 41’
    GOLI I GARCIAS (VIDEO)
    GOLI I NEVES (VIDEO)

    Top Channel