Bilanci i Bankës së Shqipërisë arriti vlerë më të lartë historike në muajin shtator.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve arriti vlerën e pothuajse 846 miliardë lekëve, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.Vlera e aktiveve të bilanc u zgjerua me 2.4% krahasuar me gushtin dhe me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në një këndvështrim të thjeshtuar, zmadhimi i bilancit të Bankës Qendrore tregon, si rrjedhojë, një injektim më të madh të parasë në ekonomi. Vlera e parasë në qarkullim (që paraqitet në bilancin e Bankës së Shqipërisë si detyrim), është në rritje vjetore me 15.5%.Duke analizuar rritjen e bilancit sipas zërave kryesorë, efektin kryesor në zgjerimin vjetor të aktiveve e kanë dhënë letrat me vlerë të jorezidentëve. Vlera e këtij portofoli arriti në më shumë se 514 miliardë lekë, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Një tjetër komponent i rezervës valutore të Bankës Qendrore, ari monetar, gjithashtu raportohet në rritje të ndjeshme, me një vlerë prej 57.6 miliardë lekësh, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.Rritja e këtyre zërave në mënyrë të tërthortë tregon se zgjerimi i bilancit është i lidhur edhe me rritjen e vlerës së rezervës valutore që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave më të fundit, të muajit gusht, rezerva valutore arriti vlerën më të lartë historike, në pothuajse 7.1 miliardë euro, 22% më shumë krahasuar me një vit më parë.Banka Qendrore prej vitesh po ndjek një politikë të shtimit e rezervave valutore, në funksion të nevojave të mundshme të ekonomisë dhe sektorit financiar. Rezerva është rritur me blerje të vazhdueshme dhe në rritje të valutës në tregun e brendshëm, nëpërmjet ankandeve të planifikuara.Por, në dy vitet e fundit rolin kryesor në këtë drejtim e kanë dhënë blerjet e drejtpërdrejta të valutës, në funksion të frenimit të mbiçmimit të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit. Rritja e blerjeve të valutës nënkupton injektime të reja në gjendjen e rezervës valutore dhe paralelisht shtim të injektimit të Lekut në ekonomi.Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.Rritja e rezervës valutore është përcaktuar edhe nga faktorë me ndikim më afatshkurtër, si emetimet i Eurobondeve nga qeveria në tregjet e huaja financiare.Megjithatë, ndryshimi i vlerës së aktiveve në valutë të huaj nuk është i lidhur vetëm me volumin e investimeve të reja, por edhe lëvizjet e çmimit të instrumenteve në tregjet ndërkombëtare. Pas vitit 2024, ulja e normave të interesit ka sjellë rritje të çmimit të letrave me vlerë të borxhit dhe të arit në tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e vlerës së aseteve të mbajtura në këto instrumente. / E.ShehuBurimi: BSH Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: valutore
-

Niveli më i lartë historik! Shqipëria me 7 mld euro rezerva valutore, por euro vijon rënien
Blerjet e detyruara të valutës, edhe mbi planin me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, si dhe eurobondi i marrë në fillim të këtij viti, e kanë çuar rezervën valutore në nivelin më të lartë historik.
Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro në krahasim me gushtin e vitit 2024. Pjesa dërrmuese e saj janë letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro, pjesa tjetër janë depozita e monedha, si dhe 317 milionë euro shufra ari.
Ndërsa brenda një dekade, rezerva është më shumë se 3-fishuar, pasi në 2015-ën vlera e saj ishte vetëm 2.8 miliardë euro. Kjo rezervë aktivizohet në ditë të këqija, për të shlyer borxhin në valutë, për të mbuluar importet në rast krize si dhe për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit. Banka qendrore thotë se me rezervën e këtij viti mbulohen të paktën 7.3 muaj importe.“Deri në fund të muajit qershor, rezerva valutore ishte e mjaftueshme për të mbuluar 7.3 muaj importe mallrash dhe shërbimesh”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar.
Një nga shkaqet kryesore të rritjes së shpejtë të rezervës është edhe shtimi i blerjeve të valutës në treg nga Banka e Shqipërisë me qëllim që të stabilizojë kursin e këmbimit dhe të frenojë një zhvlerësim më të fortë se kaq të euros apo dollarit. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit u blenë 72.7 milionë euro për të ndalur rënien e euros.Por me gjithë këto ndërhyrje normalitet në kursin e këmbimit, duket se nuk do të ketë. Nëse në fund të 2024-ës diskutohej për ‘normalitetin e ri’ ku një euro këmbehej me 100-102 lekë, sot flasim për normalitetin e një euroje në vlerën 97 lekë, e në ditë të caktuara edhe më poshtë, në 96 lekë. -

Rezerva valutore për herë të parë në histori mbi 7 mld euro! BSH: Me atë aktuale garantohen deri 7.3 muaj importe
Blerjet e detyruara të valutës, edhe mbi planin me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, si dhe eurobondi i marrë në fillim të këtij viti, e kanë çuar rezervën valutore në nivelin më të lartë historik.
Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro në krahasim me gushtin e vitit 2024. Pjesa dërrmuese e saj janë letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro, pjesa tjetër janë depozita e monedha, si dhe 317 milionë euro shufra ari.
Ndërsa brenda një dekade, rezerva është më shumë se 3-fishuar, pasi në 2015-ën vlera e saj ishte vetëm 2.8 miliardë euro. Kjo rezervë aktivizohet në ditë të këqija, për të shlyer borxhin në valutë, për të mbuluar importet në rast krize si dhe për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit. Banka qendrore thotë se me rezervën e këtij viti mbulohen të paktën 7.3 muaj importe.
“Deri në fund të muajit qershor, rezerva valutore ishte e mjaftueshme për të mbuluar 7.3 muaj importe mallrash dhe shërbimesh”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar.Një nga shkaqet kryesore të rritjes së shpejtë të rezervës është edhe shtimi i blerjeve të valutës në treg nga Banka e Shqipërisë me qëllim që të stabilizojë kursin e këmbimit dhe të frenojë një zhvlerësim më të fortë se kaq të euros apo dollarit. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit u blenë 72.7 milionë euro për të ndalur rënien e euros.
Por me gjithë këto ndërhyrje normalitet në kursin e këmbimit, duket se nuk do të ketë. Nëse në fund të 2024-ës diskutohej për ‘normalitetin e ri’ ku një euro këmbehej me 100-102 lekë, sot flasim për normalitetin e një euroje në vlerën 97 lekë, e në ditë të caktuara edhe më poshtë, në 96 lekë. shqiptarja.com
REZERVA VALUTOREGusht 2024 5,810 mln euroGusht 2025 7,091 mln euroDiferenca + 1,281 mln euroREZERVA VALUTORE NË 2015-2025Dhjetor 2015 2,880 mln euroGusht 2025 7,091 mln euroDiferenca +4,211 mln euro -

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore
Rezerva valutore ka vijuar rriten në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh. Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024. Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rritet rezerva valutore e BSH/ Synohet normalizimi i kursit të këmbimit
Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të normalizuar kursin e këmbimit duke blerë euro në tregun e brendshëm e kanë çuar nivelin e rezervës valutore në nivelin e 6.7 miliardë eurove.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë flasin për një zgjerim të kësaj vlere me të paktën 21%, krahasuar me majin-qershor të vitit 2024.
Rezerva valutore e vendit në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita, ndërkohë që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Referuar shifrave, letrat me vlerë arritën në nivelin e 493.7 mlrd lekëve, ndërsa depozitat pësuan një rritje të ndjeshme me të paktën 427 mln lekë krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë raporton se për muajin qershor të këtij viti rezerva e arit arriti në vlerën e 304 mln euro, me një rritje prej 28% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
Deri në fund të këtij viti, rezerva valutore planifikohet të arrijë në 7.3 miliardë euro. Tv Klan -

33 mln euro u tërhoqën nga tregu, ekspertët: Zgjedhjet, remitancat dhe turizmi dobësuan më tej valutën
Për të rritur rezervën valutore si dhe me qëllim kryesor stabilizimin e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë ka tërhequr në 3 mujorin e parë të vitit 33 milionë euro nga tregu.
Pavarësisht kësaj ndërhyrje nuk ka patur ndryshime në kursin e këmbimit ku aktualisht 1 euro këmbehet për 98.13 lekë.
Edhe 2025 po rezulton vit i “superlekut”, i cili po triumfon mbi valutat. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë për të stabilizuar tregun nuk patën efekt ndërsa për ekspertët faktor kryesor renditet paraja informale.
“Së pari elementi kryesor fushata elektorale solli shumë euro në treg, së dyti zgjedhjet ndikuan në një ofertë të lartë të euros, nga ana tjetër ekonomia shqiptare ka reformuar mirë edhe tek investimet e huaja. Një tjetër element është turizmi teksa deri në 5 mujorin e parë të huajt ishin të shumtë. Çka tregon që kemi një rritje të mëtejshme të euros. Janë dhe remitancat për shkak të ardhjes së emigrantëve për qëllime votimi apo turizmi”, u shpreh, Romina Radonshiq, eksperte ekonomie.
Ndonëse banka tërheq euro nga tregu për të rritur më së shumti rezervën valutore e cila ka arritur në prill vlerën 6.7 miliardë euro, nga 6.2 miliardë euro që ishte në fund të vitit 2024, përsëri nuk e ka ndikuar kursin e euros dhe lekut.
“Rritja e rezervës valutore bëhet për qëllime stabilizimin e kursit, t’i përdori për borxhin e jashtëm dhe së treti për tregtinë ndërkombëtare”, tha Radonshiq.
Përballë një situate të tillë u euro qëndron në nivelet më të ulëta, si duhet të veprojnë qytetarët me valutën?
“Sugjeroj të mos i konvertojnë në leke ti konvertojnë në një moment të dytë kur euro të kemi një qetësi ne këtë treg dhe për ata që kanë para të blejnë sa më shumë euro dhe do fitojnë më vonë”, përfundoi ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq.
Për të frenuar një dobësim tjetër të monedhës evropiane por më shumë për të rritur rezervën valutore në vitin 2025, Banka e Shqipërisë planifikon të tërheqë edhe më shumë valutë nga tregu këtë vit për të rritur rezervën. Nëse vjet plani ishte për të blerë 250-330 milionë euro për të rritur rezervën, këtë vit planifikimi është bërë për të tërhequr 270-350 milionë Euro.Top Channel
-

Monitor: Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.
Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.
Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.
Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.
Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore./ Monitor -

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Lumë” eurosh në Shqipëri, zgjedhjet dhe turistët po theksojnë tatëpjetën e valutës europiane
Zgjedhjet dhe turizmi po theksojnë tatëpjetën e euros. Vlera e valutës europiane përballë lekut ka rënë në nivelin më të ulët në 17 vite.
Një euro po këmbehet sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë për më pak se 98 lekë. Në krahasim me prillin, valuta europiane ka humbur 1.26 pikë.“Presionin më të madh nëse mund ta themi kështu…po e bën turizmi me shtimin e eurove. Faktori tjetër lidhet me euron informale që qarkullon me përmasa të mëdha në Shqipëri veçanërisht kur ka zgjedhje”, tha eskperti për ekonominë, Adrian Civici.
Duke u kthyer pas në kohë, në maj të vitit 2015, një euro këmbehej mesatarisht për 140.61 lekë duke u zhvlerësuar në 138.52 lekë në2016-n. Valuta europiane ruajti një ekuilibër të qëndrueshëm deri në vitin2022, për t’iu nënshtruar më pas “superlekut”.“Shkaku kryesor është masiviteti i euros në treg. As politika e de-eurizimit nuk ka dhënë efekte në këtë drejtim pasi sasia e euros në treg është shumë e lartë”, shtoi Civici.
Blerjet e detyruara, mbi vlerat e planifikuara, bashkë me eurobondin kanë zgjeruar rezervën valutore të Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në fund të marsit, ajo arriti në gati 7 miliardë euro nga më pak se 6.3 miliardë në shkurt.Në krahasim me marsin e një viti më parë, rezerva valutore është zgjeruar me 1.3 miliardë euro apo me 23 për qind.
“Edhe rritja e rezervës valutore e ka një limit. Ne mund të themi se e kemi cekur atë. Ndaj në këto kushte mundtë pritet një zhvlerësim më tej i euros.”Agjentë të tregut valutor parashikojë se euro do të vijojë të zhvlerësohet edhe në vijim si pasojë e zgjedhjeve dhe afrimit të sezonit masiv turistik veror.
Për shkak të metodologjisë në kursin e këmbimit, të njëjtën ecuri do të kenë edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. -

1 miliard euro u blenë në 2024! U rritën rezervat valutore, por nuk e ndihmuan siç duhet kursin e këmbimit
Banka e Shqipërisë tërheq çdo vit një sasi të konsiderueshme të euros nga tregu valutor.
933 milionë euro ose gati 1 miliardë euro janë tërhequr nga tregu shqiptar në 2024 nga ky institucion. Duke shënuar kështu një rekord historik. Por a e ndihmoj kjo masë zhvlerësimin e euros në vitin që lamë pas?
Ekspert i ekonomisë Adrian Civici analizon dhe situatën nëse kjo masë ndihmoj në stabilizimin e zhvlerësimit te euros në vitin që lamë pas.
“Kjo është politika dhe strategjia e Bankës për të shtuar rezervën valutorë dhe për të qenë e gatshme dhe më e përgatitur nëse do të ketë goditje të natyrës makrofinanciare, nëse do ketë ndonjë krizë. Apo nëse kursi këmbimi mund të kthehet në një faktor destabilizues sa i përket ekuilibrit financiar dhe monetar të vendit, rezerva valutore është një instrument i mirë për ti amortizuar këto goditje”, shprehet Adrian Civici, ekspert ekonomie.
Rezerva valutore e cila përfshin të gjitha aktivet e shprehura në monedhë të huaj, në pjesën më të madhe mbahet në investime afatgjata si letrat me vlerë të borxhit, me shuma relativisht më të vogla në forma të tjera si ari monetar dhe SDR (të drejtat speciale të tërheqjes).
“Përdoret nëse cekuilibrohet ekuilibri financiar dhe monetar i vendit, për të balancuar bilancin e pagesave ose edhe për të qetësuar kursin e këmbimit”, shton ai.
Ndonëse u tërhoq një sasi e konsiderueshme nga tregu në 2024, Euro vijoj të qëndronte nën nivelin e 100 lekëve.
Ndërsa rezerva valutore vijon të rritet në vlera rekord teksa në muajin shkurt preku vlerën 6.9 miliardë euro, nga 5.5 miliardë euro që ishte në shkurt 2024.
TABELA 1
BLERJET E VALUTËS NË 2024
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
933 mln euro
TABELA 2
NIVELI I REZERVËS VALUTORE
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
6.9 MLD EURO
+25.4%Top Channel
