Tag: valon

  • A po mashtron Valon Ademi?/ Përse morrën në kontratë kompaninë turke dhe kush i këshilloi ta marrin

    A po mashtron Valon Ademi?/ Përse morrën në kontratë kompaninë turke dhe kush i këshilloi ta marrin

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Qante dy orë në makinën time dhe ankohej për vëllezërit”, Valon Ademi zbulon krisjen me Behgjet Pacollin: Ose ai, ose unë në burg!

    “Qante dy orë në makinën time dhe ankohej për vëllezërit”, Valon Ademi zbulon krisjen me Behgjet Pacollin: Ose ai, ose unë në burg!

    valon ademi dhe behgjet pacolli

    TIRANË- Valon Ademi, aksioner në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka qenë mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit Opinion, ku ka zbuluar historinë e njohjes dhe më pas përplasjen me Behgjet Pacollin. Ademi, i cili drejton një kompani që merret me ndërtime në infrastrukturë kryesisht në Kosovë, tha se ai ka qenë i pari që ka shfaqur interes për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por nuk mund të përmbushte kriteret e koncensionit, dhe për këtë i është dashur bashkëpunimi me Pacollin, të cilin deri atëherë nuk e ka njohur. Ademi tha se me Pacollin janë njohur përmes pozicionit që a ika pasur si konsull i Shqipërisë në Kosovë, dhe e ka ndihmuar ish-politikanin që të pajisej me pasaportën shqiptare. Gjatë kësaj kohe, Ademi tha se ia kishte propozuar Pacollit që të hynin së bashku në tenderin për aeroportin e Vlorës, ndërsa stafet respektive ishin vënë në kontakt mes tyre.
    Sipas Ademit, në marrëveshjen verbale mes tyre, Pacolli i kishte propozuar që të kishin secili nga 50% të aksioneve, ndërsa pronari i 2A kishte thënë se do të mbante 49%, në raport me 51% që do të merrte ‘baca’. Por pavarësisht se njëri do të ndërtonte pistën, dhe tjetri infrastrukturën aeroportuale, si kriter për fitimin e tenderit, ishte dhe një kompani që duhet të kishte eksperiencë në pjesën e operimit të fluturimeve. Për këtë shkak kompania Mabex, ka propozuar kompaninë Yda që të bëhej pjesë e konsorciumit, ndërkohë që më parë nkjë ofertë e tillë për bashkëpunim ishte refuzuar nga një kompani franceze.
    Njohja me Pacollin
    Ademi: Në vitin 2019, kuptuam se e kishim të vështirë të plotësonim kriteret e garës, nuk kishim ndërtuar paraprakisht aeroport ne. E lashë si në heshtje atë çështjen, kriteret ishin goxha të vështira. Në atë periudhë, më kontakton shefi i kabinetit asokohe i zotit Pacolli, kisha në raport me të, më kontakton pa asnjë lidhje. Valo thotë zoti Pacolli ka marrë dekret nga Presidenti, a mund të na asistosh si t’i nxjerrim pasaportën. Isha konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë. Më kërkon këtë nder, i them po absolutisht, unë shkoj me makinën time madje. E mar zotin Pacolli, aty ishte takimi ynë i parë.
    Propozimi për të marrë pjesë në koncensionin për aeroportin
    Ademi: Të nesërmen zoti Pacolli thotë a ikim përtej Golemit, më tha më ka ofruar njëri një tokë, ikim ta shohim. Duke u kthyer unë e pyes, a ke ndërtuar ndonjë aeroport, po Valon më tha si jo. Ok i thashë bacë, jam duke menduar për të aplikuar në një tender për aeroportin e Vlorës, nëse ke interes, mund të aplikojmë bashkë. Nuk u bë shumë ky muhabet, të nesërmen vendosim në kontakt stafet tona dhe ata shkëmbejnë dokumentacionin për të parë a i përmbushim kriteret. Ndoshta pas një jave, më fton dhe më thotë, a aplikojmë bashkë në atë tender. I thashë po, absolutisht! I thashë a mund të sigurojmë një kredi, si e ke menduar bacë i thashë, tha 50/50. I thashë jo ti 51 unë 49.
    Si u fut kompania turke në lojë
    “Nga refuzimi prej kompanisë franceze, dikush nga stafi i Mabetex, njihet me një nga kompania turke që punonte në Kazakistan, atje ku punon edhe kompania e zotit Pacolli”, tha Ademi, duke deklaruar me bindje se “kompania turke YDA Group është kërkuar dhe gjetur nga Mabetex”. “Di që pronari i kësaj kompanie ka ardhur në Tiranë më 11 janar 2021, e di që pjesë e takimit me zotin Pacolli, kanë qenë edhe pjesëtarë të kompanisë time, unë personalisht jo!”.
    Pse u tërhoqën turqit nga investimi
    Blendi Fevziu: Një nga problemet e tjera ishte largimi i turqve. Pse ikën turqit?
    Valon Ademi: Unë isha dëshmitar sepse thirra një mbledhje të aksionerëve Blendi sepse nuk po investonte asnjëri nga ata, ndërkohë që ne do të duhej të fillonim punën. Ministria na bënte presion vazhdoni punën, këta jo po do të shikojmë ne, do të bëjmë ne, ndërkohë që unë kisha sjellë makineritë, stafin.
    Blendi Fevziu: Po pse ikën turqit?
    Valon Ademi: Nuk donin të investonin.
    Blendi Fevziu: Pse kishin hyrë në kompani kur s’donin të investonin?
    Valon Ademi: Nuk di ta them.
    Blendi Fevziu: Kjo është ajo pika e errët e turqve që tregon që këta realisht kanë ardhur për të marrë ato lekët dhe ikën. Erdhën, kishin edhe një lidhje me spitalin e Fierit…
    Valon Ademi: Cilat lekë?
    Blendi Fevziu: 3 milionë euro.
    Valon Ademi: Kush ia dha këto 3 milionë euro, z. Pacolli?
    Blendi Fevziu: Po.
    Valon Ademi: Nga ia dha?
    Blendi Fevziu: Nuk e di nga ia ka dhënë. Kompania turke është larguar pasi ka marrë një shumë dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë dhe nuk ka derdhur asnjë lek që tregon që ka qenë fiktive se po të donte të operonte me aeroportin siç kërkonte në bazë të koncensionit, kompania do të qëndronte dhe do të administronte koncensionin.
    Valon Ademi: Llafet e Pacollit e bëjnë fiktiv turkun, ndërkohë që dokumentacioni, letrat, thonë që turkut iu blenë 4 mijë euro aksione.
    Blendi Fevziu: Ato janë aksionet nominale.
    Valon Ademi: O Blendi, a e kupton që në vitin 2021 nuk donin të të jepnin as bankat para, nuk donin të të shikonin njerëzit se ishte koha e pandemise, thoshin çfarë janë këta budallenj që investojnë në aeroportin e Vlorës?
    Blendi Fevziu: Pse ikën turqit?
    Valon Ademi: Se ndoshta kishin frikë, ndoshta s’kishin lekë. Nuk e di. Por në mbledhje të asamblesë, e thirrur nga unë, përfaqësuesi i kompanisë YDA thotë ne nuk mund të investojmë në këtë projekt. Kaq, shumë e thjeshtë.
    Si ndodhi krisja me Pacollin
    Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur thyerja juaj? Në cilën kohë? Kur doli çështja e aksioneve? Më herët, më vonë?
    Valon Ademi: Unë me z. Pacolli u prisha në maj të këtij viti.
    Blendi Fevziu: Pse?
    Valon Ademi: Është ai projekti në Bengazi, i Libisë. Atje bëri një veprim Behgjet Pacolli. Unë nga atje kuptova diçka të madhe. Behgjet Pacolli merr në telefon njeriun tim atje dhe i kërkon atij që të punonte për të, këtë gjë e bën jashtë dijenisë sime.
    Ademi pretendon se ky ishte një skenar, teksa shton: “A e kupton ti ku shkova unë me z. Pacolli? Unë kam shkuar e kam takuar në Lugano pasi ishte sëmurë, unë në makinë me të, ai filloi qau dy orë në makinë duke thënë që të gjithë ma bëjnë të padrejtë, ma bëjnë dhe vëllezërit, dhe unë i besoja, kaq është shumë e thjeshtë!”.
    Ademi i qëndron marrëveshjes që është nënshkruar përpara noteres, me një prokurë në emër të asamblesë së MABCO, që i shet atij 40% të aksioneve. Marrëveshja sipas tij është bërë përmes një prokure që mban firmën e të vëllait të Behgjet Pacollit, Eminit, të cilin pretendon se e ka takuar vetëm njëherë. Sipas Ademit, ai ka pasur një raport besimi me Pacollin, dhe për këtë shkak nuk ka kërkuar që të blinte ai në mënyrë direkte aksionit nga turqit, që u tërhoqën nga investimi. Përmes faturave që paraqiti në emision, kompania 2A deri tani ka investuar rreth 25 milionë euro në ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ndërkohë që Pacolli propozoi që marrëveshja e re me ta të nënshkruhet 3 muaj pas përfundimit të punimeve.
    “Investimi në atë projekt ka nisur që nga dita e parë, këtu edhe garancinë e kontratës e kam paguar unë. Aviacioni në vitin 2021 ishte në një krizë, që kujtdo t’i thoje që do investoj, të shikonin si budalla. Ata (Pacolli dhe kompania turke) nuk e donin këtë projekt. Madje kishin frikë sepse kishte rrisqe të larta. Unë kam të gjithë dokumentacionin, faturat, librat ndërtimorë, sepse aty nuk është Netflix, është një kompani që ka investuar afërsisht 25 milion euro, kryesisht në infrastrukturën e pistës me aksesorët rreth e rrotull”, tha Ademi.
    Tashmë që çështja e aksioneve ka përfunduar në derën e prokurorisë së Tiranës, Ademi tha që pret që njëri prej të dyve të shkojë në burg, ose Pacolli si mashtrues, ose ai si hajdut.
    Blendi Fevziu: Çfarë prisni nga prokuroria?
    Valon Ademi: Nga prokuroria ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose duhet të shkojë ai si mashtrues.
    Blendi Fevziu: Por mund të zgjidhet edhe pa burg kjo, bini dakord, ndani aksionet në bazë të investimit.
    Valon Ademi: Ah, nëse prokuroria shqiptare merret me bie dakord ai, në rregull.
    Blendi Fevziu: Ti pret o ai, o ti.
    Valon Ademi: Unë e kam kallëzuar Behgjet Pacollin në prokurori për mashtrues. Ai më ka kallëzuar, kundërpadi, pra në këto kushte ose do të duhet të përgjigjem unë penalisht për vjedhje, mashtrim, ku e di unë, ose duhet të përgjigjet ai për mashtrim.
    Por, Ademi thekson se ka një mënyrë që mes tij e Pacollit marrëdhënia të funksionojë.
    Valon Ademi: Absolutisht ka vend që unë të vazhdoj të funksionoj me z. Pacolli. Ka vend, por me Compartment Berninën, kurrë.
    Blendi Fevziu: Po me Pacollin ka vend.
    Valon Ademi: Por s’është më i shkreti, iku.
    Sipas Ademit, aeroporti i Vlorës do të hapet më 1 mars 2026, pavarësisht se situata duket tejet komplekse.
    “Do e hapim në 1 mars. Do ulim avionin dhe do vazhdojmë operimet. Ne s’shesim bileta, e di çfarë kërkese ka Blendi?! Të hatashme, nga të gjitha kompanitë! Wizz Air, Ryanair, këto kompanitë low cost.”
    Ademi e përmbylli deklarimin e tij, me pretendimin se financimi që Pacolli ka marrë përmes kredisë, për ndërtimin e pjesës së tij të aeroportit, e ka bërë atë që të shesë të drejtat mbi këtë objekt.
    “Kontrata e Delpho nuk është kontratë kredie, por marrje me dhunë! Problemi është kontrata e shitjes, marrje me dhunë e aeroportit. Ore nuk do e marrin! Kur lexon kontratën thua ore kush është ky njeri që merr këtë lloj borxhi?! Compartment Bernina nuk e di njeri se kush është, ai do marrë aeroportin. Inshallah nuk janë rusë, se do dalë edhe tradhtar, deri këtu është në nivelin e mashtrimit. Po na doli rusi, do dalë edhe tradhtar ky. Delpho nuk është bankë!”, tha Ademi. /ZËRI 

  • Pacolli: Kompania ime ka investuar 71 mln euro. Si ndahen aksionet me Valon Ademin

    Pacolli: Kompania ime ka investuar 71 mln euro. Si ndahen aksionet me Valon Ademin

    Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro në aeroportin e Vlorës deri më tani dhe se kjo shifër është e dokumentuar.
    Pacolli tha se bashkë me investimet që do të bëjë së afërmi, do të harxhojë 105 mln euro në aeroport.
    Ai tha se pas tre muajve, pasi të ketë përfunduar aeroporti i Vlorës, do të ulet në tryezë me ortakun Valon Ademi dhe se në bazë të investimeve që janë bërë, do të ndahen edhe aksionet përkatëse. Sipas tij, vlerësimin do e bëjë një palë ndërmjetësuese ndërkombëtare.
    “Ne blemë aksionet e turqve dhe këtë e bëmë me leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë dhe si përfundim, unë kisha 98 përqind të aksioneve dhe Valon Ademi 2 përqind. Ka pasur një bisedë, se pas përfundimit të aeroportit, do shihej investimi dhe do diskutohej sa aksione do kishte secili. Gjitha punët iu janë dhënë firmave të treta. Kemi paguar 71 milionë euro, investimet e mia janë të pastra si loti. Kemi marrë kredi 56 mln euro. Do paguaj së afërmi deri 105 milionë euro. Valon Ademi përfitoi nga kredia. Tre muaj pas përfundimit të aeroportit, do llogarisim investimet, do ndajmë paratë. Nëse ka investuar më shumë, do marrë më shumë aksione, patjetër”, tha Pacolli.

  • Hetimet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli dëshmon për 3 orë në Prokurorinë e Tiranës, biznesmeni kosovar…

    Hetimet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli dëshmon për 3 orë në Prokurorinë e Tiranës, biznesmeni kosovar…

    Biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli është paraqitur paraditen e djeshme në Prokurorinë e Tiranës, ku ka është pyetur për tre orë (ka dëshmuar) si person në dijeni lidhur me hetimet që po kryhen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Pacolli është kallëzues, por gjithashtu dhe i kallëzuar nga ortaku i tij Valon Ademi. Pacolli zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nëpërmjet kompanisë së tij “Mabco Construction SA”. Gjithashtu dhe Valon Ademi është aksioner dhe pronar i kompanisë ‘2A Group’. Pacolli është marrë në pyetje për disa orë nga prokurori Ndini Tavani. Pasi doli nga institucioni, Pacolli i është përgjigjur interesit të mediave ku qartësoi arsyen e thirrjes së tij në prokurori.
    Ndër të tjera, Pacolli reagoi dhe kur u përmend Edi Rama, duke thënë se qeveria nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. “Dhashë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar, dhe si person i informuar duket se është e drejtë që të shkoj dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjegjës. Vëllai im ka bërë kallëzim dhe unë isha si person i informuar për të plotësuar dosjen me informata. Qeveria nuk ka asgjë të bëjë. E padrejtë që të përmendet dikush nga qeveria. E kam lënë në duart e drejtësisë”, deklaroi Pacolli dje para mediave.
    Manipulimi
    Ndërkohë edhe disa ditë më parë biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me përplasjen për aksionet e aeroportit të Vlorës me ortakun e tij, Valon Ademi, i cili është administratori i kompanisë “2A Group”. Pacolli ia hedh fajin noteres Valbona Selimi, e cila sipas tij, me një akt noterial të fshehtë, pa dijeninë e tij, dhe me deklarime të pavërteta, i ka kaluar 47% të aksioneve në emër të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit. “Në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e përdor joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës”, shkruan Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale.
    Ai shtoi më tej se nuk ka qenë ndonjëherë në zyrat e noteres Selimi, as nuk e njeh atë dhe se as nuk ka nënshkruar ndonjëherë një akt në prezencë të saj. Sipas Pacollit, ai akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka, me të cilin, sipas tij, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht 4 muaj me vonë më 18 gusht 2025.
    Çfarë ka ndodhur?
    Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Të tre ata janë nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. Gjithashtu prokuroria ka pezulluar çdo aktivitet të Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025. Gjithashtu, në bazë të vendimit që publikoi gazeta ‘TemA’, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

  • Aeroporti i Vlorës drejt sekuestrimit? Ja ç’thotë Klodiana Lala

    Aeroporti i Vlorës drejt sekuestrimit? Ja ç’thotë Klodiana Lala

    Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për konfliktin për aksionet mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, u shpreh në një emision televiziv se nëse zbulohen shkelje shteti ka të drejtë ta sekuestrojë aeroportin.
    “Valon Ademi që është pronar i “2A Group”, i është drejtuar prokurorisë me kallëzim penal për Behgjet Pacollin, vëllain e tij dhe ish-administratorin. Prokuroria ka çelur hetim.
    Gjatë kësaj kohe, rreth dy muaj, prokurorët kanë pyetur Valon Ademin, vëllain e Pacollit, Nelson Çelën, ish-admininstratorin edhe Valon Llukën po ashtu ish-administrator.
    Prokuroria e Tiranës ka person nën hetim, Nelson Celën, ish-administrator i “Mabco”. Nelson Çela është nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike, pasi pretendojnë prokurorët se ka ndryshuar të dhënat jo në favor të 2A Group. Në momentin që prokurorët e provojnë, se numrat janë ndryshuar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuar dhe përplasja e tyre cenon një investim strategjik, bëhet sekuestrimi. Për aeroportin, shteti mund ta marrë dhe sekuestrojë nëse gjenden shkelje të kontratës dhe kushteve të kontratës”- tha Lala.

  • EKSKLUZIVE/ Pacollët hidhen në sulm, padisin në prokurori Valon Llukën, noteren Bona Selimi dhe aksionerin Valdon Ademi

    EKSKLUZIVE/ Pacollët hidhen në sulm, padisin në prokurori Valon Llukën, noteren Bona Selimi dhe aksionerin Valdon Ademi

    Elton Qyno – Syri.net/

    Teksa prokuroria e Tiranës, ka intesifikuar veprimet hetimore për të hedhur dritë mbi përplasjen e aksionerëve të “Vlora International Airport – VIA”, një e papritur e re ka ndodhur mesditën e djeshme, kur në prokurori, ka mbëritur një kallëzim i ri për çështjen në fjalë.

    Kallëzimi është bërë nga Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

    Lëvizja juridike e vëllezërve Pacolli, është kryer menjëherë pasi në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe marë në pyetje, Emin Pacolli.

    Ndërsa tashmë fletë-thirje, për tu paraqitur dhe pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes i është dërguar dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

    Prej gati dy muaj vëllezërit Pacolli e kanë parë veten nën sulm, por tashmë kanë vendosur të ndryshojnë pozitën, duke kaluar në kundërsulm ndaj personave që kanë kryer veprime arbitrare dhe antiligjore.

    Lajmin për kallëzimin penal të depozituar në prokurori nga Emin Pacolli, konfirmohet nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar se tre njerëzit që ka kallëzuar Pacolli, janë aksioneri në minorancë me 2 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, Valdon Ademi, noterja ku është nënshkruar kontrata Valbona Selimi dhe ish-administratori i kompanisë, Valon Lluka.

    Në 1 shtator 2025, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Valon Lluka është shkarkuar nga administrimi i kompanisë “Vlora International Airport – VIA” dhe në vend të tij është emëruar administrator i ri, Mentor Hajdaraj.

    Arsyet e shkarkimit janë motivuar për kryerjen e veprimeve të fshehta që ai ka kryer pa autorizim të aksionerëve kryesorë të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës.

    Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valdon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

    Pacollët pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qënë prezent palët.

    Mësohet se tashmë, ky kallëzim do bashkohet me dosjen hetimore që është rregjistruar në muajin shtator 2025 në prokurorinë e Tiranës, e cila ka marë spunto nga një kallëzim të depozituar në muajin Gusht-Shtator 2025, nga aksioneri në minorancë, Valdon Ademi.

    Pacollët, kërkojnë fillimin e ndjekjes penale për Ademin, noteren Valbona Selimi dhe ish-administratorin Valon Lluka, pasi me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

    Ndërkohë për të njëjtin fakt por duke ngritur pretendime të ndryshme ka bërë kallëzim dhe Valdon Ademi. Ky i fundit është marë në pyetje në prokurori, dhe pas tij kanë shkuar dhe dëshmuar Emin Pacolli, Valon Lluka, Valbona Selimi, Nelson Çela dhe disa persona të tjerë.

    Në ditët në vijim pritet që në prokurorinë e Tiranës të paraqitet për të dëshmuar dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli. Gazetari Qyno ka mësuar se veç deklarimeve për rrathanat e konfliktit, prokurorët u kanë marë të gjithë personave që kanë pyetur formate shkrimi dhe firme.

    Kjo metodë është kryer me qëllim kryerjen e ekspertimit grafik të shkrimit dhe firmave të protagonistëve që kanë firmosur kontratën e shitjes së 47 për qind të aksioneve nga Pacollët tek kompania “2A Group”, e Valdon Ademit.

    Dy vëllezërit kosovarë, Emin dhe Behgjet Pacolli, që përmes kompanisë së tyre kompania “Mabco Constructions SA” zotërojnë 98 për qind të aksioneve “Vlora International Airport – VIA”, pranojnë konfliktin me Valdon Ademin, por ky konflikt sipas tyre ka lindur si pasojë e veprimeve mashtruese të ish-administratorit, Valon Llukës dhe noteres Valbona Selimi.

    Nga ana tjetër Valdon Ademi, pretendon se ka blerë 47 për qind të aksioneve tek “Vlora International Airport – VIA” dhe për këtë blerje pretendon se ka kryer dhe pagesën në adresë të kompanisë që zotërohet nga Pacollët, “Mabco Constructions SA”.

    Pavarësisht këtyre pretendimeve tashmë prokuroria pritet të kryejë marjen në pyetje të disa personave dhe më pas të kërkojë ekspertimin grafik të kontratës së noteres Valbona Selimi.

    Gjithashtu hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT-ë (ku është marë një kredi 56 milion euro), disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

    Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës ka pranuar një kërkesë civile për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

    Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

  • Pacolli: Lluka dhe noterja falsifikuan dokumentin! Ish-ortaku: Do ta padis, kam fakte

    Pacolli: Lluka dhe noterja falsifikuan dokumentin! Ish-ortaku: Do ta padis, kam fakte

    Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka

    TIRANË-Valon Lluka, ish-bashkëpunëtor i biznesmenit Behgjet Pacolli dhe ish-administrator i shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport ka reaguar pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me aeroportin e  Vlorës. Pacolli akuzoi se dokumenti noterial është i falsifikuar. Sipas Pacollit pas dokumentit noterial që pretendohet qëndron Valon Lluka, ish-administrator i Vlora International Airport – VIA Sh.p.k. Pacolli shprehet se Lluka në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizojë transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur dhe u zbulua më 25 gusht.

    Lluka nga ana e tij shprehet se ndjen detyrimin të sqarojë opinionin dhe të mbrojë integritetin e tij personal dhe profesional, duke e cilësuar reagimin e Pacollit si “tërësisht të pavërtetë dhe pa asnjë bazë faktike”, përfshirë vendime aksionarësh dhe autorizime të nënshkruara nga vetë Behgjet Pacolli dhe kompania “Mabco Construction SA” me seli në Lugano, si pronare ligjore e aksioneve.
    Deklarata e plotë:
    Në lidhje me deklaratat e publikuara së fundmi nga z. Behgjet Pacolli lidhur me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe përmendjen e emrit tim në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndjej detyrimin të reagoj publikisht për të sqaruar opinionin dhe për të mbrojtur integritetin tim personal dhe profesional.
    Deklaratat e z. Pacolli janë plotësisht të pavërteta dhe pa asnjë bazë faktike.
    Më vjen keq që një person që ka qenë në dijeni të plotë për çdo fazë dhe çdo hap të procedurave përkatëse, sot zgjedh të bëjë deklarata të rreme, ndërkohë që për çdo veprim ekzistojnë dokumente të noterizuara dhe të pajisura me apostil ndërkombëtar, përfshirë vendime aksionarësh dhe autorizime të nënshkruara jo vetëm nga vetë z. Behgjet Pacolli, por edhe nga Mabco Construction SA, Lugano, si pronare ligjore e aksioneve.
    Të gjitha këto dokumente, së bashku me transferet bankare ndërmjet palëve të përfshira në këtë transaksion, janë dorëzuar tashmë në Prokurorinë e Tiranës si prova dhe fakte zyrtare që dëshmojnë ligjshmërinë dhe transparencën e plotë të çdo veprimi tim.
    Në rrethana të tilla, për shkak të deklaratave të pavërteta dhe shpifjeve që dëmtojnë rëndë imazhin dhe reputacionin tim, kam vendosur të ngre padi për dëmtim imazhi dhe shpifje, duke bashkangjitur të gjitha provat, dokumentet dhe komunikimet përkatëse që vërtetojnë të kundërtën e çdo pretendimi të bërë publikisht.
    Unë mbetem i përkushtuar ndaj së vërtetës, ligjit dhe institucioneve, i bindur se drejtësia do të vërtetojë çdo fakt dhe se opinioni publik do të njoftohet me realitetin e plotë të kësaj çështjeje.
    Kujtojmë se biznesmeni Behgjet Pacolli shkarkoi nga deryra administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka më 3 shtator. /ZËRI

  • Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

    Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

    Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me përplasjen për aksionet e aeroportit të Vlorës me ortakun e tij, Valon Ademi, i cili është administratori i kompanisë “2A Group”.

    Pacolli ia hedh fajin noteres nga Tirana, Valbona Selimi, e cila sipas tij, me një akt noterial të fshehtë, pa dijeninë e tij, dhe me deklarime të pavërteta, i ka kaluar 47% të aksioneve në emër të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.

    “Në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.” – shkruan Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale.
    Ai shton më tej se nuk ka qenë ndonjëherë në zyrat e noteres Selimi, as nuk e njeh atë dhe se as nuk ka nënshkruar ndonjëher një akt në prezencë të saj.
    Sipas Pacollit, ai akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka , me të cilin, sipas tij, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht kater muaj me vone më 18 gusht 2025.
    DEKLARATA E BEHGJET PACOLLIT
    Gjithë perfoljet dhe kjo situatë në lidheshmeri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme.
    Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon:
    Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.
    Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.
    Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.
    Këto pretendime janë plotësisht të rreme.
    Unë nuk e njoh noteren Selimi,
    Asnjehere nuk kam nënshkruar ndonje akt në prezencen e saj
    Une nuk kam qene asnjehere ne zyret apo ambientet e saj, nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë për nënshkrim nga ajo ose nga ndonjë person përfaqësues i saj në lidhje me aktet e përmendura.
    Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht kater muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.
    Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.
    ÇFARË PO NDODH ME AEROPORTIN E VLORËS?
    Aeroporti i Vlorës është përfshirë në një skemë të errët, me përplasje mes aksionerëve dhe hetime nga organet e drejtësisë. Konflikti mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit ka marrë përmasa publike dhe ligjore, ndërkohë që SPAK ka nisur hetime për kontratën koncesionare që financon projektin.
    Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën 47% të aksioneve të tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë që t’i kalonin atij 47% të aksioneve.
    2A Group e Ademit kërkon të njihet si pronare e 49% të aksioneve në total, duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.
    Gjithashtu 2A Group ka akuzuar Pacollin se ka bërë marrëveshje financiare, huanë prej 100 milionë eurosh, pa e njoftuar dhe përfshirë në mënyrë të saktë ortakun e vogël, dhe se shumë nga këto fonde nuk kanë ardhur të regjistruara në Shqipëri.
    Avokati i Ademit ka deklaruar se kur firma turke që kishte marrë pjesë në projekt (YDA Group) u tërhoq, aksionet e saj kaluan te Mabco, e Behgjet Pacollit, dhe në të njëjtën ditë u nënshkrua marrëveshje mes Pacollit dhe Ademit, me ndarje që sipas tyre duhej të ishte 49–51
    . Por Mabco kundërshton këtë variant dhe nuk pranon që të bëhet regjistrim zyrtar i pjesëmarrjes sipas kontratës noteriale.

  • Afera e aeroportit të Vlorës, analisti publikon mesazhet ‘sekrete’ mes biznesmenëve

    Afera e aeroportit të Vlorës, analisti publikon mesazhet ‘sekrete’ mes biznesmenëve

    Analisti nga Kosova, Berat Buzhala i ftuar në një emision televiziv, ka publikuar disa biseda dhe mesazhe të shkëmbyera mes biznesmenëve të njohur Bexhet Pacolli dhe Valon Ademi, në lidhje me ndërtimin dhe pronësinë e aksioneve në aeroportin e Vlorës.
    Sipas Buzhalës, Pacolli dhe Ademi kanë qenë miq të ngushtë për më shumë se pesë vite, por tashmë kanë hyrë në një konflikt të fortë, që sipas tij është ‘puro biznes’.
    “Bexhet Pacolli dhe Valon Ademi kanë qenë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, kanë ndenjur 5 vite pa u nda. Sipas opinionit tim, konflikti është puro biznes, politikën e përdorin për të sulmuar njëri-tjetrin tani. Këta po punojnë që të rrisin secili përfitimet e veta’, tha Buzhala në SYRI TV.
    Ai deklaroi se zotëron dhjetëra mesazhe të komunikimit mes palëve, përmes të cilave Bexhet Pacolli konfirmon se aksionet i përkasin Valon Ademit.
    ‘Unë kam dhjetëra mesazhe të komunikimit, që Bexheti konfirmon se ato aksione i takojnë Valonit. Se pse i takojnë është muhabet tjetër, por Bexheti ja konfirmon.’
    Mesazhet e publikuara:
    2 korrik 2023-Mesazh nga një bashkëpunëtor drejtuar Pacollit:
    ‘Përshëndetje Bexhet si je. Valon Ademi më tha se, jeni dakordësu bashkë që të bëjmë kontratën e shitblerjes së aksioneve në aeroport, ashtu siç ka qenë marrëveshja në fillim 51 me 49%? Dmth më e bë kontratën për transferin shtet, jo deri sa të kemi mundësi, sipas të gjitha gjasave jo deri para përfundimit të punimeve.
    Po më thotë qe 2 herë, prandaj të shkrova për me konfirmu. Faleminderit!’
    Përgjigjja e Bexhet Pacollit:
    ‘Okej, bëje.’
    Sipas Buzhalës, ky është një mesazh që Pacolli i ka dërguar administratorit të vet, duke konfirmuar ndarjen e aksioneve.
    28 nëntor 2021-Komunikim mes Valon Ademit dhe Bexhet Pacollit:
    Valon Ademi:
    ‘Bac për punë nuk ke nevojë me u brengosë, se unë aty nuk kam hy me u dështu. Jam i fokusum 100%. Për sa i përket atyre ofertave për zhavorr e për beton, nuk besoj se kemi me mbetë me asnjërën prej tyre. Gjithsesi bac, gjatë javës kurdo që ke kohë ne mund të ulemi dhe mund ta diskutojmë pozicionin tim, pa asnjë problem. Nëse ka dikush tjetër me u përfshi në punë edhe me pare aty, unë nuk kam asgjë kundër dhe mund të tërhiqem.’
    Bexhet Pacolli:
    ‘Nuk po të kuptoj fare, pse kjo ide e jotja. Unë vetëm po frikësohem që mos po vonohemi, asgjë tjetër. Nuk po besoj se të vjen mërzi që po të pyeti. Nuk po e bëj këtë në mënyrë dashakeqe.’
    Sipas Buzhalës, ky komunikim tregon përfshirjen e thellë të Valon Ademit në projekt, si dhe konfirmon ndarjen e përgjegjësive dhe përfitimeve mes palëve.
    ‘Pra çështja është jashtëzakonisht e komplikume. Pajtohem me Bexhetin që tha se, është alamet një kontrate dhe nuk munden analistat që ta deshifrojnë. Unë jam i bindur se, kjo çështje do të përfundojë në arbitrazh’, tha Buzhala në fund të diskutimit.

  • ‘Protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës, por edhe Pacollit’/ Çim Peka: Inxhinieri i pistës së aeroportit i arratisur në Londër

    ‘Protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës, por edhe Pacollit’/ Çim Peka: Inxhinieri i pistës së aeroportit i arratisur në Londër

    Gazetari Çim Peka ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër Gjykatës Speciale në Hagë, duke publikuar një foto ku dallohet biznesmeni Valon Ademi në krah të Taulant Ballës.

    ‘Valon Ademi kudo në krah të Taulant Ballës, mungon Arbër Abazi. Duket sikur kjo protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës por edhe kundër Pacollit për vonesat në aeroportin e Bengazit!’, shkruan Peka në Facebook.

    Gjithashtu gazetari ka bërë dhe një llogari ironike, ‘Valon Ademi+Balla+Arber Abazi+Balluku= 49%?’, si dhe ka bërë të ditur se ‘inxhinieri që duhet të firmoste për cilësinë e punimeve në pistë është arratisur në Londër’.

    Postimi i plotë:

    Valon Ademi kudo ne krah te Taulant Balles, mungon Arber Abazi. Duket sikur kjo prostesta nuk ishte vetem kunder Hages por edhe kunder Pacollit per vonesat ne aeroportin e Bengazit!

    Valon Ademi+Balla+Arber Abazi+Balluku= 49%????

    Nderkohe inxhinieri qe duhet te firmoste per cilesine e punineve ne piste eshte arratisur ne Londer!