Regjisori Valmir Tertini në aktivitetin e tij ka projekte të ndryshme në filma artistikë, por edhe dokumentarë, që janë mirëpritur nga publiku dhe vlerësuar nga kritika. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe si regjisor njihet për qasjen e tij të guximshme dhe hulumtuese në dokumentar.Tertini ka trajtuar tema të ndjeshme në veprat e tij të mëparshme, si martesa për dokumente në “Tradhti me Letra”, abuzimet brenda institucioneve në filmin “Vulë”, si dhe ka sjellë jetën e aktorit legjendar Bekim Fehmiu në një dokumentar të veçantë. Premiera zyrtare e filmit dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh Bekim Fehmiu nën regjinë e Valmir Tertinit u shfaq në Tiranë në shtator 2023 dhe u përcoll me shumë interes nga të pranishmit, ku nuk mungonin dhe adhurues të aktorit të madh që vinin nga shtete të tjera. Por përgjatë aktivitetit të tij me projektet që ka realizuar Valmir Tertini është vlerësuar me mbi 30 çmime ndërkombëtare. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e ekipit të xhirimeve të serialit “Boston Blue” të Paramount dhe aktualisht drejton klasën e tij të filmit në Boston Public Library, ndërsa punon paralelisht në kërkimet shkencore për doktoraturën mbi Efektin e Filmit. Regjisor dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, Valmir Tertini ka qenë gjithashtu dhe anëtar jurie në disa festivale ndërkombëtare të filmit.
Tag: valmir
-

Gjykimi i boksierit Goran Gogic, shqiptarët pjesë e krimit të organizuar tentojnë të korruptojnë jurinë me 100 mijë $
Goran Gogic
SHBA-Gjykimi federal i ish-boksierit të rëndë Goran Gogic në New York u përball me një incident të paparashikuar, pasi tre persona u përpoqën të korruptonin jurinë me një ryshfet prej 100,000 dollarësh për të shpallur Gogic jo fajtor në akuzën për trafikim të kokainës. Mediat e huaja raportojnë se të dyshuarit e arrestuar—Mustaga Fteja, Valmir Krasniqi dhe Afrim Kupa—kanë lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe me familjen mafioze Gambino.
Mustafa Fteja, u lirua me një garanci prej 150,000 dollarësh pas një seance gjyqësore ndërsa dy të tjerët, Valmir Krasniqi dhe Afrim Kupa, u burgosën në pritje të procedurave të mëtejshme. Të tre mund të përballen me deri në 20 vite burg nëse shpallen fajtorë, dhe prokurorët nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë skemë korruptive.
Prokurorët konfirmuan se Afrim Kupa, 52 vjeç, u filmua duke ofruar ryshfet, ndërsa Valmir Krasniqi, 35 vjeç, menaxher i një restoranti në Bay Ridge, ka lidhje të dokumentuara me krimin e organizuar shqiptar. Mustaga Fteja, megjithëse pa lidhje direkte me mafian, ishte pjesë e planit të korrupsionit.
Goran Gogic, 46 vjeç, i lindur në Mal të Zi, ka një karrierë boksieri nga 2001 deri në 2012, me rekord 21-4-2. Ai akuzohet për trafikimin e 22 tonëve kokainë, me vlerë mbi 1 miliard dollarë, nga Kolumbia drejt Evropës përmes SHBA-së. Autoritetet amerikane e konsiderojnë Gogic një trafikant të rrezikshëm të nivelit të lartë të kartelit të Ballkanit./ZËRI
