Tag: vallja

  • Vallja që ia shpëtoi jetën Osman Takës …

    Vallja që ia shpëtoi jetën Osman Takës …

    Legjendat janë të shumta që flasin për vallen e famshme, për prejardhjen e për emrin e saj. Në Çamëri edhe sot e kësaj dite vazhdon që të tregohet një legjendë, legjenda e Valles së Burrave Konispolitë që u quajt më vonë Vallja e Osman Takës.

    Fisi i Takajve ishte me origjinë nga Skrapari. Pas rënies së murtajës në zonën e Konispolit dhe fashitjes së njerëzve në krahinë, fisi u shpërngul aty. Aty edhe ka lindur Osman Taka. Një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror, përfaqësues tipik i familjes aristokrate.

    Historia zhvillohet gjatë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane. Konispoli në atë kohë ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës” që ndodhej në kufi me Sajdën. Thënë më mirë posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat. Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte “xhumanë”, njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe tregimi i mrekullueshëm i Osman Takës.Një oficer osman i shoqëruar nga pesë ushtarë sapo kishte falë xhumanë dhe tek po kthehej ndeshë në rrugë dy gra. Atë të premte gratë ishin të veshura mirë, e me fytyrë të mbuluar sipas traditës. Këto dy gra ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për në Cucat për një vizitë.

    I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura ishin, “ifrret jalem” marshallah.

    Si të zëna në faj gratë largohen që aty, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi. Të turpëruara nga ngjarja, se sipas zakonit quhej turp që të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj që nuk janë të familjes së saj, ose nuk është bashkëshorti. Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumanë, iu kishte zbuluar fytyrën.

    Për këtë turp Osmani do të merrte hak.

    Mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi. Komandanti me gjithë ushtarët, do të ruheshin me kujdes dhe kur të kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit, do të vriten.

    U tha dhe u bë. u ruajt radha. Trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk.

    Komandanti dhe katër ushtarët e tij u vranë, kurse një nga ushtarët u la i gjallë nga Osmani, për t’i çuar porosi komandantit në Janinë.

    Trimi i tha: Po të lë gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë se kush jam unë dhe se nuk ka ushtar e oficer të prekë gruan konispolite. Çoji selam nga Osman Taka i Konispolit!

    Pasi u morr porosia në Janinë, Osman Taka u shpall në kërkim.

    Për kapjen e Osmanit, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë. Vazhdoi kështu deri sa ra në derën e një miku tradhtar. Nasho Gërxhua ishte një çoban i njohur, i cili kishte tre djem.

    Nashua, pasi mirëpriti në konak Osmanin me shokë, u dha mish e raki. I dehu dhe pasi u sigurua se janë në gjumë, u nis për te karakolli osman i Qafëbotës, që të spiunonte dhe të fitonte 5 mijë napolonët.Ushtarët e pritën: – Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli. – Unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!– Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. – Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!

    Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë.

    Nashua i thotë komandantit turk “Dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit”, ndërsa komandanti i tha “Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën”.

    Pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin. U folën djemve të Nashos që të dorëzonin vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeshin të gjithë. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqve.

    Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës. Në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Takën dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës. Pas një muaji, Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, varje në litar.

    Lajmi u përhap në gjithë qytetin e më gjerë. Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen. Kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Bej, i cili më parë i pyeti të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë? Osman Taka i tha: Kërkesa ime e fundit në këtë botë është e çuditshme.

    Dua një sufra (tepsi shumë e madhe në të cilat bëhej bakllavaja) dhe sazet e Filatit të Konispolit, për të kërcyer një valle që ne e quajmë “Vallja e Burrave të Konispolit”. Dua orkestrën e Braho Salametit. Kërkesa u plotësua! Melodia e sazeve filloi! E rrallë dhe e bukur!

    “Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë. Burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë. Ajo tha: Po ky është rrap. Nuk kam parë burrë si ky. I hjeshëm, trim, elegant. Nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist. Ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!”

    Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut:

    “Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari.

    Kështu, një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit e mban sot vallja, “Vallja e Osman Takës”.

    * Pjesë të shkëputura nga kujtimet e Petrit Ali Mullës

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    VALLET SHQIPTARE, PJESË E RËNDËSISHME E TRADITËS DHE KULTURËS SONË

  • “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    Nga Albert Vataj

    Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.

     
    Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.

    Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.
    Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.
    Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.

    Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.
    Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.

    Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë.

  • Historia e dhimbshme e Osman Takës…

    Historia e dhimbshme e Osman Takës…

    Legjendat janë të shumta që flasin për vallen e famshme, për prejardhjen e për emrin e saj. Në Çamëri edhe sot e kësaj dite vazhdon që të tregohet një legjendë, legjenda e Valles së Burrave Konispolitë që u quajt më vonë Vallja e Osman Takës.

    Fisi i Takajve ishte me origjinë nga Skrapari. Pas rënies së murtajës në zonën e Konispolit dhe fashitjes së njerëzve në krahinë, fisi u shpërngul aty. Aty edhe ka lindur Osman Taka. Një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror, përfaqësues tipik i familjes aristokrate.

    Historia zhvillohet gjatë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane. Konispoli në atë kohë ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës” që ndodhej në kufi me Sajdën. Thënë më mirë posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat. Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte “xhumanë”, njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe tregimi i mrekullueshëm i Osman Takës.Një oficer osman i shoqëruar nga pesë ushtarë sapo kishte falë xhumanë dhe tek po kthehej ndeshë në rrugë dy gra. Atë të premte gratë ishin të veshura mirë, e me fytyrë të mbuluar sipas traditës. Këto dy gra ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për në Cucat për një vizitë.

    I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura ishin, “ifrret jalem” marshallah.

    Si të zëna në faj gratë largohen që aty, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi. Të turpëruara nga ngjarja, se sipas zakonit quhej turp që të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj që nuk janë të familjes së saj, ose nuk është bashkëshorti. Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumanë, iu kishte zbuluar fytyrën.

    Për këtë turp Osmani do të merrte hak.

    Mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi. Komandanti me gjithë ushtarët, do të ruheshin me kujdes dhe kur të kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit, do të vriten.

    U tha dhe u bë. u ruajt radha. Trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk.

    Komandanti dhe katër ushtarët e tij u vranë, kurse një nga ushtarët u la i gjallë nga Osmani, për t’i çuar porosi komandantit në Janinë.

    Trimi i tha: Po të lë gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë se kush jam unë dhe se nuk ka ushtar e oficer të prekë gruan konispolite. Çoji selam nga Osman Taka i Konispolit!

    Pasi u morr porosia në Janinë, Osman Taka u shpall në kërkim.

    Për kapjen e Osmanit, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë. Vazhdoi kështu deri sa ra në derën e një miku tradhtar. Nasho Gërxhua ishte një çoban i njohur, i cili kishte tre djem.

    Nashua, pasi mirëpriti në konak Osmanin me shokë, u dha mish e raki. I dehu dhe pasi u sigurua se janë në gjumë, u nis për te karakolli osman i Qafëbotës, që të spiunonte dhe të fitonte 5 mijë napolonët.Ushtarët e pritën: – Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli. – Unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!– Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. – Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!

    Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë.

    Nashua i thotë komandantit turk “Dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit”, ndërsa komandanti i tha “Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën”.

    Pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin. U folën djemve të Nashos që të dorëzonin vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeshin të gjithë. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqve.

    Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës. Në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Takën dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës. Pas një muaji, Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, varje në litar.

    Lajmi u përhap në gjithë qytetin e më gjerë. Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen. Kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Bej, i cili më parë i pyeti të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë? Osman Taka i tha: Kërkesa ime e fundit në këtë botë është e çuditshme.

    Dua një sufra (tepsi shumë e madhe në të cilat bëhej bakllavaja) dhe sazet e Filatit të Konispolit, për të kërcyer një valle që ne e quajmë “Vallja e Burrave të Konispolit”. Dua orkestrën e Braho Salametit. Kërkesa u plotësua! Melodia e sazeve filloi! E rrallë dhe e bukur!

    “Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë. Burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë. Ajo tha: Po ky është rrap. Nuk kam parë burrë si ky. I hjeshëm, trim, elegant. Nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist. Ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!”

    Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut:

    “Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari.

    Kështu, një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit e mban sot vallja, “Vallja e Osman Takës”.

    * Pjesë të shkëputura nga kujtimet e Petrit Ali Mullës

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    VALLET SHQIPTARE, PJESË E RËNDËSISHME E TRADITËS DHE KULTURËS SONË

  • ‘Vallja e Kuretëve’, ‘Vallja e Shpatave’, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit, Paja Jovanoviç dhe në etnografinë shqiptare

    ‘Vallja e Kuretëve’, ‘Vallja e Shpatave’, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit, Paja Jovanoviç dhe në etnografinë shqiptare

    Shkruan Albert Vataj

    Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.

    Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.

    Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.

    Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.

    Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.

    Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.

    Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.

    Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë./KultPlus.com

  • “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    Nga Albert Vataj
    Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë.

  • “Vallja arnaute” është vallja e lashtë pirrike?

    “Vallja arnaute” është vallja e lashtë pirrike?

    Ky shkrim synon të jetë një kontribut modest në historinë e muzikës shqiptare dhe konkretisht, në fillimet e semiologjisë sipas sistemit perëndimore – nga Majlinda Spiro.

    Historia fillon në vitin 1804, kur u botua në Londër përmbledhja ­“Lyric Airs” (“Motive lirike”), që përfshinte 35 specimene këngësh e melodish kombëtare greke, shqiptare, vllahe, turke, arabe, persiane, kineze dhe maúre (“Lyric Airs by Edward Jones, consisting of Specimens of Greek, Albanian, Walachian, Turkish, Arabian, Persian, Chinese, and Moorish National Songs and Melodies”). Siç përmendet edhe në kopertinën e librit, kjo ishte hera e parë që i jepej publikut britanik një përzgjedhje e kësaj natyre.

    Autori i saj ishte Edward Jones [Eduard Xhons], bard pranë Lartësisë së Tij, Princit të Uellsit. Jones-i nuk kishte bërë thjesht një punë antologjike dhe transkriptuese muzikore, por edhe kishte bërë edhe një aranzhim muzikor duke shtuar baset për harpë ose për piano. Meloditë e transkriptuara shoqëroheshin me shënime për figurat dhe lëvizjet e valleve, si dhe me një disertacion të shkurtër për prejardhjen e muzikës së lashtë greke. Nga kjo kuptohet se autori nuk ishte thjesht një mbledhës folklori, por edhe një studiues me formim të pjekur muzikor.

    Në faqen 14 dhe 15 të librit gjendet edhe melodia e një valleje të titulluar “Arnaute” sipas turqishtes (“The Albanian Dance”). E. Jones sqaron se kjo valle kërcehet zakonisht nga shqiptarët të armatosur gjer në dhëmbë dhe mendohet të jetë vallja pirrike e lashtë. Ai shënon gjithashtu se trupat ushtarake në Moré, Maqedoni, Bosnje janë krijuar sipas stilit arnaut dhe ruajnë ende guximin dhe rreptësinë e të parëve të tyre dhe vlerësohen si luftëtarët më të mirë të Perandorisë Turke.

    Një e dhënë me shumë rëndësi për studiuesin është se në këtë botim ndeshim për herë të parë të transkriptuar me nota muzikore sipas sistemit perëndimor një melodi që cilësohet si shqiptare.

    Sipas njohjes sonë të deritanishme, kjo mund të quhet edhe partitura më e vjetër e muzikës shqiptare. Ky është prezantimi i parë semiologjik muzikor i kësaj valleje. Rëndësia e këtij botimi është e madhe, jo aq për të dhënat rreth origjinës së saj (të cilat gjenden në mjaft autorë të lashtë e më të rinj), sesa për paraqitjen e vijës së saj melodike.

    Përfshirja e një melodie shqiptare në një botim të tillë antologjik dëshmon interesimin e studiuesve britanikë për kulturën e popujve të Lindjes, sidomos të atyre që jetonin në suazën e Perandorisë Turke. Këtë interesim e shohim edhe tek udhëtarët anglezë që vinin në krahinën perëndimore të Perandorisë (Bajron, John Cam Hobhouse, Henry Holland etj.) (Skëndo 1999), kryesisht për t’u njohur me lashtësinë greke. Por, kur vinin këtu, krahas grekëve, ata njihnin edhe shqiptarët, një popull të vogël me kulturë e tradita ekzotike konservatore.

    Përfshirja e saj në një antologji muzikore me melodi të popujve të rajonit është jo vetëm një përpjekje identifikuese, por gjithashtu edhe një përpjekje klasifikuese në grupin kulturor ballkanik e, më gjerë, lindor. Tërthorazi muzika shqiptare klasifikohet në rajonin kulturor të Ballkanit dhe Mesdheut lindor, meqenëse shumica e këngëve të përmbledhjes janë greke (14), turke (5), vllahe (3), maure (3), arabe, indiane, por edhe 2 melodi suedeze.

    Ky klasifikim i nënkuptuar pasqyron edhe perceptimin e muzikologëve dhe studiuesve të huaj për modelet muzikore të rajonit.

    Nuk është vështirë të kuptohet edhe një vështrim romantik i përzgjedhësit dhe studiuesit të melodive. Ky vështrim romantik konstatohet në radhë të parë për meloditë greke, ku E. Jones do të vendosë patjetër një lidhje me temat historike nga mitologjia dhe lashtësia (sidomos me mitin e Tezéut dhe Minotáurit). I gjithë disertacioni i përfshirë në libër tregon më qartë për konceptin e një vijimësie kulturore midis Greqisë së lashtë dhe asaj moderne.

    Në kuadër të këtij shpjegimi mund të kuptohet se pse autori i referohet gjerë e gjatë lashtësisë greke. Zbulohet kështu qëndrimi i Jones-it, i cili flet në të mirë të asaj vazhdimësie. Tek grekët e rinj ai sheh stërnipërit e grekëve të vjetër.

    Në këtë kontekst mund të kuptohen referencat antike të valles pirrike. Është i njëjti konceptim romantik i lidhjes me lashtësinë. Mundësia e origjinës së lashtë të valles arnaute dhe identifikimi i saj me vallen pirrike bazohet në veçoritë e saj themelore, si valle trimash, që kërcehet me uniformën e plotë dhe pajisjet luftarake.

    Të dhënat për vallen e lashtë pirrike janë ndryshme dhe jo gjithmonë të sigurta.

    Sot mbizotëron mendimi i përgjithshëm se “Pirrikja” është një valle e lashtë greke, e cila kërcehej vetëm nga burrat, që mbanin ushta e mburoja dhe pishtarë të ndezur, ndërsa dëgjohej muzika e fyellit dhe këngëve luftarake. Ajo paraqiste fazat e ndryshme të betejës.

    Disa thonë se ajo e ka zanafillën që në shekujt e 7-të e të 6-të para e.s., kur emri “pirrike” iu dha një valleje luftarake, që i referohej në zanafillë një figure mitologjike me emrin Pirrikhos, identiteti i së cilës është i paqartë. Ka edhe disa supozime të tjera për identitetin e saj.

    Vallja i ka dhënë emrin edhe ritmit pirrik, që në metrikën e lashtë greke quhet këmba e formuar nga dy kohë të shkurtra (2/4), domethënë 2 X ¼. Kemi domethënë një ritëm në dy kohë: ◡ ◡ = θ θ (Lacas).

    Ritmi pirrik shkakton një përshpejtim të frymëmarrjes. Ai është shprehja e përkryer e një vriku që shoqërohet me lëvizje të pamëshirshme, Ka shumë shembuj lëvizjesh të shpejta në masën 2/4, me një radhë katër tetëshesh në bas.

    Sipas të dhënave dhe të thënave të autorëve të lashtë, si Ksenofoni, Diodor Siqelioti, Straboni, Filostrati (Jones 1804: 21, Sako 1972: 96) vallja pirrike u shpik së pari në Kretë, nga Pirroja, i biri i Akilit, që e kishte përfshirë në programin e stërvitjes së të rinjve para veprimeve ushtarake. Valltarët vishnin një fustanellë luftarake, e cila i ngjante një xhakete të lirshme, të lehtë e të shkurtër, që zbriste gjer në gju, dhe shtrëngohej me një brez që rrotullohej dy herë rreth mesit; ata vishnin edhe kambale, ishin plotësisht të armatosur, dhe imitonin lëvizje të ndryshme ushtarake në tingujt e veglave muzikore

    Në Athinë vallja pirrike ishte në programin e lojërave panathinase, ndërsa tek dórët ishte pjesë e gymnopédisë dhe e festave të Dioskurëve.

    Lakedemonasit (spartanët) dhe kretasit, thotë Libaniusi, e praktikonin vallen me shumë pasion: ata e konsideronin atë si një ushtrim të nevojshëm që e kërkonte ligji; dhe konsiderohej gjest aq i turpshëm lënia pas dore e saj, njësoj si braktisja e postit në ditën e betejës. Lakedemonasit i stërvitnin të rinjtë e tyre më këtë lloj ushtrimi, që në moshën pesë vjeç, duke synuar rritjen e fuqisë dhe gatishmërisë së tyre trupore, si një nga mjetet më të mira për t’i bërë ata të pamposhtur në luftë. Ata e kërcenin këtë valle të veshur në pancir, dhe me armët hipur mbi kalë, siç njofton Solinusi (Jones 1804:21).

    Romakët, të cilët ishin trashëgimtarë të mirësjelljes greke, e njihnin edhe vallen pirrike. Përmendet se perandori Adrian jepte shpesh porosi që kjo lloj valleje (së bashku me lojëra të tjera) të kërcehej në një cirk të madh, për argëtimin e njerëzve; veçse në Romë e kërcenin jo vetëm meshkujt, por edhe gratë, të cilët ishin të armatosur me shpata prej druri, në vend të hekurit (Jones 1804: 14, 15).

    Sipas një burimi tjetër, athinasit kishin një valle të caktuar, të quajtur pirrike (Πυῤῥίχεια), që vallëzohej nga djem të rinj veshur me uniformë të rëndë, duke imituar Athinanë, e cila, tek po triumfon mbi bijtë e pushtuar të Titanit, duket sikur kërcen në atë mënyrë.

    Sipas informatave të fillimit të shek. XIX, vallja pirrike ishte ende në modë te turqit dhe trakët: ata armatoseshin me ushta dhe shpata të shkurtra, dhe kërcenin lehtas nën tingujt e fyellit, duke iu afruar me hapa të shpejtë njëri-tjetrit, me zhdërvjelltësi e shkathtësi të habitshme (Jones 1804: 21).

    Si valle pirrike sot konsiderohet vallja që kërcehet nga grekët e Detit të Zi (pontët, Πόντιοι). Në Janicá të Greqisë Veriore organizohen rregullisht evente me emërtimin “Pirriket”, ku vendin qendror e zë kërcimi i “valles pirrike”. Në ndërgjegjen popullore të grekëve, kjo valle perceptohet si një element i lashtë kulturor i trashëgimisë së tyre. Studiues grekë (Politis), por edhe të huaj, lidhin disa versioneve të sotme vallesh (“Trata”, “Syrtós”, “Hasápiko”n apo “Cámiko”) dhe valles së lashtë pirrike (Sako 1972: 96-97).

    Përfshirja në këtë rreth edhe e një valleje me emrin “Cámiko” (“çame”), jep shkas për ta shtrirë hapësirën e vijimësisë përtej “mëtimeve greke”.

    Të drejtë trashëgimie mbi këtë valle, kanë mëtuar edhe autorët shqiptarë. Në një artikull të Zihni Sakos (1972) vlerësohet seriozisht një nga versionet e prejardhjes së valles pirrike, që lidhet me Mollosinë dhe nxirret që këtej përfundimi se, vallja “çame” është vazhdim i valles pirrike (Sako 1972: 97-98). Po ashtu, vallja “Hasápiko” është sipas tij, shqiptare, meqenëse është mbiquajtur edhe “Arnaute”. Z. Sako nuk jep shpjegime të tjera për elementet koreografike të asaj valleje, përtej emërtimit turk “Arnaute”. Mos është ndoshta ajo valle me të njëjtin emër që ka transkriptuar muzikalisht E. Jones tek përmbledhja e tij me 1804? Ka shumë gjasa, pavarësisht se Z. Sako, nuk bën fjalë në asnjë vend për botimin e Jones-it. Kjo, dëshmon se ai nuk e njihte botimin anglez dhe kësisoj, as partiturën me melodinë e transkriptuar. Nëse do ta njihte, Z. Sako do të kishte një argument më tepër, në tërësinë e argumenteve të tij.

    Por, a mjafton argumentimi i Z. Sakos, i Agollit dhe i të tjerëve, qoftë edhe sikur të vinte në ndihmë edhe mbështetja e E. Jones-it, për të vërtetuar se “Vallja arnaute” është vallja e lashtë pirrike? Për mendimin tonë, argumentet janë të pamjaftueshme, për të provuar një vijimësi të tillë.

    Përtej qëndrimit romantik të E. Jones-it, nuk duket aq e çuditshme pse ai e cilëson vallen “Arnaute”, si “Pirrike”, që nuk ka dyshim se e koncepton si origjinarisht greke. Për të kuptuar këtë, duhet të mbajmë parasysh se në kohën e botimit të “Lyric Airs” (1804) ishte mjaft e përhapur teoria e prejardhjes së përbashkët të grekëve dhe shqiptarëve. Në pemën gjenealogjike indoevropiane greqishtja dhe shqipja gjenden zakonisht shumë afër dhe shpesh si një degë. Ky mendim i paargumentuar bindshëm pati përkrahësit e vet, më kryesori ndër të cilët ishte Dh. Kamarda (1864). Parë nga ky këndvështrim, nuk duket si paradoks që E. Jones zanafillën e një valleje shqiptare e gjen tek lashtësia greke.

    Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përpjekjen e Z. Sakos, për të gjetur një lidhje midis valles arnaute dhe asaj pirrike. Folkloristi shqiptar në mes versioneve të mundshme të prejardhjes së valles pirrike, përzgjedh atë që kënaq më shumë intuitën e tij kërkimore. Sa për vijimësinë, ai bie edhe një gabim metodik e shkencor, kur operon me terma jo fort të pranueshme e komprometues, si pellazgo-ilir. Çdo ngjashmëri e valles pirrike me ndonjë valle të sotme greke, apo shqiptare duhet parë për mendimin tim, brenda një vijimësie kulturore dhe jo domosdoshmërisht gjuhësore, apo etnike, sepse mungesa e provave mund të japë shkas për pështjellime.

    Ajo që ka rëndësi është ekzistenca e një partiture të një valleje shqiptare (“Arnaute”), që shënon, nga sa dimë, edhe fillimin e semiologjisë muzikore shqiptare.

  • Trashëgimia ilire në Bosnjë dhe Hercegovinë – Vallja e Glamokut

    Trashëgimia ilire në Bosnjë dhe Hercegovinë – Vallja e Glamokut

    Muzika vokale tradicionale në Bosnje dhe Hercegovinë , e njohur si ganga , nuk ka asnjë paralele me traditat sllave dhe ndoshta është një mbetje e kohës ilire.

    Fjala shqipe për tingullin është – kënga‟ (shqiptohet në veri të Shqipërisë – kanga). Vallja e shurdhër, si vallja e Glamokut , e marrin formën dhe përmbajtjen e tyre nga koha ilire. Gjithashtu nuk gjendet në traditën sllave.

    The traditional vocal music in Bosnia and Herzegovina, known as ganga, has no parallels with Slavic traditions and is probably a holdover from Illyrian times. The Albanian word for the sound is – song’ (pronounced in the north of Albania – kanga). Deaf wheels, like the wheel of Glamoku, take their form and content from Illyrian times. It is also not found in the Slavic tradition.

    Ardian, Ajanella – Botim Thesari Kulturor i Bosnjës dhe Hercegovinës – Periudha prehistorike dhe antike – Libri 2 – Bosnja dhe Hercegovina ilire – një përmbledhje e një trashëgimie kulturore / Ilirët e lashtë të Bosnje dhe Hercegovinës

    -shqipehoxha #illyrianpelasgian

  • Berisha për Ramën: Atij i mbeti vetëm vallja e Lubisë, me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 Euro më e vogla!

    Berisha për Ramën: Atij i mbeti vetëm vallja e Lubisë, me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 Euro më e vogla!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi fushatën e PS, një spektakël të luksit dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve të thjeshtë.Ai theksoi se në fushatë Edi Rama “u braktis nga qytetarët” dhe në qendër të vëmendjes mbeti vallja e lubisë duke iu referuar zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
    “Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur. Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij. Atij i mbetën vetëm vallja e Lubisë dhe Lubive të tjera me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 Euro më e vogla.Por nuk është koha që të tregosh luks para të varfërve. Nuk sfidohen të varfrit me luks. Duhet të kuptojmë këtë gjë. Njeriu mund të ketë pasione, por po i sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë i pashpirt. Edi Rama merr orën 500 mijë Euro me diamante, prandaj ata vazhdojnë të hanë dardha si Rama.
    Pra ishte një fushatë e denjë me atë vallen që mbyllën. Nuk janë tre hajdutë ata, janë 30, por ishte sikur t’ua kisha shkruar unë skenarin, ashtu e zbatuan”, deklaroi Berisha.

  • “Vallja e Lubisë me aksesorë mijëra euro”/ Berisha ironizon fushatën e PS-së: Nuk sfidohen të varfrit me luks

    “Vallja e Lubisë me aksesorë mijëra euro”/ Berisha ironizon fushatën e PS-së: Nuk sfidohen të varfrit me luks

    Kreu demokrat Sali Berisha ka komentuar hapjen e fushatës së PS-së, duke thënë se kryeministri Edi Rama “duke e parë që e kanë braktisur, mbeti aty vallja e Lubisë dhe lubive të tjera me aksesore 1200 euro më e vogla.” Berisha shtoi se nuk është koha t’u tregohen lukset njerëzve. “Po sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë e pashpirt”, theksoi ai.
    Berisha: Edi Rama është shkaku kryesor i problemeve të qytetarëve. Takova përfaqësuesit e shoqatës së njerëzve të me aftësi të kufizuara. Për këta njerëz jo ka ndaluar në 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite tjera. Prandaj Edi Rama mundohet t’i mbulojë dhe zhaba, hardhuca dhe zhapiqe. Prandaj ai, duke e parë që e kanë braktisur, mbeti aty vallja e Lubisë dhe lubive të tjera me aksesore 1200 euro më e vogla e shkonte 30-40 mijë euro të tjera.
    Nuk është koha tu tregohen lukset të varfërve. Po sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë e pashpirt. Njësoj, edhe Rama vendos orën me 500 mijë euro me diamante. Pastaj ato njësoj, vazhdojnë hanë dardha si Rama. Ishte një fushatë e denjë me vallen që e mbyllën. Ata kërcyen vallen e tre hajdutëve, sikur tua kisha shkruar unë atë skenar.

  • Berisha ironizon Ramën/ Ndan videon nga hapja e fushatës së PS teksa kërcejnë: Vallja e hajdutëve!

    Berisha ironizon Ramën/ Ndan videon nga hapja e fushatës së PS teksa kërcejnë: Vallja e hajdutëve!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për hapjen e fushatës së PS, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka ironizuar festën që socialistët zhvilluan dje në sheshin Skënderbej në Tiranë.
    Teksa ka ndarë një video nga momentet e festimit duke kërcyer në shesh, Berisha i ka vendosur në sfond këngën e Ylli Bakës “Vallja e hajdutëve”.“Krenar që vjedhin”, ka shkruar Berisha krahas videos.