Tag: valleve

  • Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”

    Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”

    Në këtë muaj të festave kombëtare, Ansambli i Këngëve dhe Valleve i Shqipërisë çeli siparin e aktiviteteve të tij kushtuar nëntorit të festave, me premierën e koncertit “Shqipëri, o nëna ime”.

    Që nga koralet, vallet dhe kostumografia, çdo gjë e përfshirë në programin e këtij koncerti flet për ADN-në e shqiptarëve, bashkimin nën një flamur, pavarësisht se ku ndodhen.

    Artistët e TKOBAP-së sollën për publikun e pranishëm në sallë, disa nga perlat e gurrës sonë popullore, në një mbrëmje plot ritme, ngjyra dhe emocione. Publiku e tejmbushi sallën dhe dhuroi duartrokitje të gjata për orkestrën, grupin e AP dhe solistët.

    Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe tenori Kastriot Tusha. Publiku përjetoi thellësisht shpirtin e muzikës dhe valleve shqiptare, si një homazh i denjë për traditën dhe krenarinë tonë kombëtare.

    Trupa e “ansamblit kuqezi” do të udhëtojë me këtë koncert fillimisht drejt Fierit e më pas drejt Vlorës, ku do të zhvillojë një shfaqje të veçantë Ditën e Flamurit./atsh

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    E KUJTOJMË HEROINËN E POPULLIT, SHOTE GALICËN

  • Koncerti “Shqipëri, o nëna ime…” nga Ansambli Popullor si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona

    Koncerti “Shqipëri, o nëna ime…” nga Ansambli Popullor si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona

    Nga Julia Vrapi
    “Shqipëri, o nëna ime…” vjen në skenë si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona. Koncerti premierë i Ansamblit Popullor bashkon zërat e mëdhenj të skenës shqiptare për të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike. Mbrëmjen e datës 8 nëntor një premierë që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me emocionin, fuqinë dhe krenarinë e këngëve dhe valleve shqiptare. Teatri shprehet për këngë që burojnë nga shpirti i popullit, valle që flasin me ritmin e tokës shqiptare dhe emocione që zgjojnë kujtesën e brezave. “Në skenë, solistët e Ansamblit Kombëtar bashkohen me zëra të mëdhenj të skenës shqiptare për të sjellë një mbrëmje unike plot pathos, krenari dhe ndjenjë”, thuhet për këtë koncert premierë. Përveç solistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore si Aranit Hoxha, Malvina Likaj, Denisa Gjezo, për herë të parë në një shfaqje me ansamblin vjen dhe tenori me famë botërore Josif Gjipali. Gjithashtu është edhe pjesëmarrja e tenorit Kastriot Tusha “Mjeshtër i Madh” dhe baritoni i talentuar i TKOB-së, Artur Vera. Koncerti zhvillohet me pjesëmarrjen e solistëve valltarë: Gëzim Halili, Helga Saraçi, Marjana Shkreta, Olta Ahmetaj, Reji Berisha, Flavio Xhaferi dhe Frenki Ziaj, të cilët sjellin në skenë pasionin, energjinë dhe shpirtin e gjallë të traditës shqiptare. Koncerti “Shqipëri, o nëna ime” vjen si premierë absolute në TKOB, ndërsa shënon edhe një nga momentet e veçanta të jetës artistike të Ansambli Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore këtë sezon artistik.
    Programi artistik përfshin të gjitha trevat shqipfolëse
    Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore këtë fillim nëntori, muajit të festave kombëtare ka nisur provat për premierën absolute “Shqipëri, o nëna ime”, ku programi artistik përfshin të gjitha trevat shqipfolëse. Ky koncert që vjen së shpejti në skenë është në vijim të aktivitetit artistik. Pas këtij koncerti që do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore do të vijojnë me koncerte edhe në teatrin e qytetit të Fierit dhe atë të qytetit të Vlorës. Gjatë sezonit të verës Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me drejtor artistik Sokol Marsin nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Koncertet e kalendarit veror të Ansamblit Popullor  u zhvilluan brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Ansambli Popullor në aktivitetin e tij është pjesë e koncerteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por nuk mungon dhe pjesëmarrja në festivale ndërkombëtare të folklorit siç ishte më parë dhe ai i Varnës në Bullgari.

  • Artistët e Ansamblit Popullor me koncerte në Itali

    Artistët e Ansamblit Popullor me koncerte në Itali

    Folklori shqiptar u përcoll me koncertet e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Bolzano dhe Roverto të Italisë. Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore dhuruan shfaqje, ku këngët dhe vallet e të gjitha trevave shqiptare u bënë urë mes kulturave, duke sjellë për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar shpirtin, ngrohtësinë dhe krenarinë e trashëgimisë sonë kombëtare. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se pas Bolzanos, Rovereto i priste artistët për një tjetër shfaqje të jashtëzakonshme. Koncertet e artistëve të Ansamblit Popullor në Itali janë në vijim të atyre më parë në aktivitetin artistik.
    Më herët kur u prezantua dhe kalendari artistik i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në program ishin dhe dy koncerte në Itali, që u zhvilluan këto mbrëmje tetori. Folklori popullor u përcoll me koncerte nga artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore edhe përgjatë stinës së verës në qytete të ndryshme të vendit. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.

  • Koncertet e artistëve të Ansamblit të  Këngëve dhe Valleve Popullore, turi  artistik këtë muaj mbyllet në Vlorë

    Koncertet e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, turi artistik këtë muaj mbyllet në Vlorë

    Folklori ynë është i pasur dhe me interpretimin e artistëve të Ansamblit Popullor përcillet kjo trashëgimi e jona kulturore. Koncerte të ndryshme janë zhvilluar nga artistët në sezoni artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa përgjatë stinës së verës koncertet po zhvillohen jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nisi këtë verë më parë turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Por turi koncertor këtë muaj gushti do të mbyllet në Vajzë të Vlorës. Koncertet në muajin gusht nisën nga qyteti i Elbasanit, por në vijim kalendari artistik vijon me koncertin në qytetin e Vlorës më 11 gusht.
    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se në këtë qytet do të jetë një program i pasur artistik. “Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore zbarkon në Vlorën bregdetare. Me një program artistik të përzg jedhur, qyteti do të vishet me ngjyrat dhe dritat e folklorit shqiptar, ku do të jehojnë tingujt nga lahuta e çiftelia, deri te isoja dhe polifonia unike. Një tjetër natë e paharrueshme e kësaj vere, mes melodive që mbajnë gjallë shpirtin e traditës sonë”, thuhet nga TKOBAP.
    Kalendari artistik i muajit gusht çon Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në një udhëtim përmes Shqipërisë për të sjellë më të bukurën e trashëgimisë sonë kulturore në çdo qytet. Këtë muaj turi koncertor vijon në Fier më 12 gusht, në Laç në datën 14 këtë muaj, në Kavajë në 15 gusht dhe në Vajzë- Vlorë në datë 24 gusht në mbrëmje. Artistët më parë në Elbasan Turi koncertor këtë muaj nisi nga Elbasani, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ndezi atmosferën me tingujt dhe vallet më të bukura nga të gjitha trevat.
    Qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në shesh për të shijuar më shumë se dy orë këngë, valle popullore që erdhën me interpretimin e artistëve të Ansamblit Popullor. Sokol Marsi drejtori artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore më herët shprehej se turi koncertor niste këtë sezon vere nën siglën “Folk on Tour”. Qëllimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Val leve Popullore -AKKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pas uritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që vario jnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori.
    Qëllimi i AKKVP-së është në përpun imin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, in strumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Ansam bli i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist

  • Tre ansamble kombëtare në skenë, Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore

    Tre ansamble kombëtare në skenë, Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore

    Nga Julia Vrapi
    Tre ansamble kombëtare u bënë bashkë në aktivitetin “Na bashkon flamuri” në Tetovë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore i Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës dhe Ansambli i Maqedonisë së Veriut së bashku në skenë ku sollën një mbrëmje emocionuese me këngë, valle dhe ritme popullore. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor u shpreh se janë tre ansamble kombëtare dhe një skenë, që bashkon shpirtin e folklorit shqiptar. “Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore me koncertin “Na bashkon flamuri”. Vera bëhet më e bukur kur arti dhe tradita vijnë pranë jush”, thuhet nga TKOBAP. Aktiviteti “Na bashkon flamuri” në Tetovë u zhvillua më 22 korrik, ku spikatën me interpretimet e tyre artistët e tre ansambleve kombëtare. Përpara fillimit të shfaqjes, përfaqësitë e ansambleve u mirëpritën nga z. Bilal Kasemi, Kryetar i Komunës së Tetovës, i cili vlerësoi rolin e artit në forcimin e lidhjeve kulturore mes shqiptarëve. TKOBAP bën me dije se ansamblet kombëtare ngjitën në skenë disa nga perlat e folklorit shqiptar në zemër të qytetit të Tetovës. “Një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të zjarrtë që duartrokiti me zemër çdo këngë e çdo valle”, thuhet nga teatri, ku për publikun erdhi një program i përzgjedhur që solli më të bukurën e trashëgimisë sonë në një mbrëmje.
    Folklori popullor në koncerte
    Folklori popullor po përcillet përmes koncerteve që zhvillojnë artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Por ndërsa koncerte të ndryshme janë zhvilluar nga artistët gjatë sezonit artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në stinën e verës të tjerë koncerte po zhvillohen jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore më herët nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Sokol Marsi drejtori artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ka shprehur se turi koncertor ka nisur këtë sezon nën siglën “Folk on Tour”. “Ansambli Kombëtar ka nisur koncertet e kalendarit veror brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025”, shprehej ai më parë. Folklori popullor u përcoll me interpretimin e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore edhe në mbrëmjen kulturore të Shqipërisë në Gjenevë. Në kuadër të Asamblesë së 66-të të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë të Zvicrës, Shqipëria u prezantua me një ekspozitë shoqëruar nga një mbrëmje kulturore, ku artistët e Ansamblit Popullor shpalosën një program të pasur folklorik. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore edhe në sezonet verore më parë ka shpalosur një program të pasur me koncertet e tij, ndërsa dhe përgjatë këtij sezoni veror po vijon me koncerte për publikun në skena të ndryshme.

  • Ansambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin

    Ansambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin

    Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me folklorin popullor në Skenën Verore në Ulqin në Mal të Zi. Nën sloganin “Folk On Tour”, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore inauguroi edicionin e 37-të të kësaj skene, me një program të pasur artistik që solli këngë dhe valle, që lartësojnë trashëgiminë tonë kombëtare.
    “Nën tingujt e traditës, Ulqini u bë një skenë e gjallë e folklorit shqiptar!”, thuhet nga TKOBAP. Sipas teatrit, një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të shumtë që duartrokiti dhe shijoi me entuziazëm një program të përzgjedhur artistik me këngët dhe vallet më të bukura të trashëgimisë sonë kombëtare. Shfaqja u përshëndet nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, drejtoresha e Qendrës Kulturore, znj. Adriana Hoxha, si dhe nga personalitete të tjera të jetës kulturore dhe institucionale.
    Disa javë më parë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Koncertet e kalendarit veror të Ansamblit Popullor po zhvillohen brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025. Qyteti i Lushnjës disa ditë më parë ishte një ndër ndalesat e këtij turneu që ka nisur, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ishte i ftuar në natën finale të Festivalit Tipologjik të Valles Burimore. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist.

  • Ansambli Popullor nis koncertet e kalendarit veror brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025

    Ansambli Popullor nis koncertet e kalendarit veror brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025

    Nga Julia Vrapi
    Folklori popullor përcillet përmes koncerteve që zhvillojnë artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Koncerte të ndryshme janë zhvilluar nga artistët gjatë këtij sezoni artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa përgjatë stinës së verës të tjerë koncerte do të zhvillohen jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka nisur turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut.
    Sokol Marsi drejtori artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore shprehet se turi koncertor ka nisur këtë sezon nën siglën “Folk on Tour”. “Ansambli Kombëtar ka nisur koncertet e kalendarit veror brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025.  Si asnjëherë tjetër në Pilur, Lushnje, Patos, Tetovë, Gjenevë, Ulqin, Elbasan, Fier, Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë…”Skena vjen tek ju””, shprehet Sokol Marsi drejtor artistik i ansamblit në një postim të tij në rrjete sociale. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore  edhe në sezonet verore më parë ka shpalosur një program të pasur me koncertet e tij, ndërsa dhe përgjatë këtij sezoni veror po vijon me koncerte për publikun në skena të ndryshme.
    Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore  ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.
    Artistët e Ansamblit Popullor në festivalin që u zhvillua në Lushnjë
    Qyteti i Lushnjës ishte një ndër ndalesat e këtij turneu që ka nisur, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ishte i ftuar në natën finale të Festivalit Tipologjik të Valles Burimore, një ngjarje që i kushtohet ruajtjes dhe promovimit të folklorit autentik shqiptar. Vallet nga trevat shqiptare erdhën përmes interpretimit të grupeve të ndryshme folklorike në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, ku në natën finale ishin dhe artistët e Ansamblit Popullor.
    Festivali këtë vit zhvilloi edicionin e tij të 13-të dhe u zhvillua për dy ditë me radhë në qytetin e Lushnjës. Ky aktivitet kulturor ka për qëllim të paraqesë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore, si dhe të gjallërojë jetën kulturore. Në festival bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore kombëtare. Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore  këtë edicion u zhvillua në datat 23 dhe 24 qershor.

  • Festivali i muzikës dhe valleve, 400 pjesmarrës nga 10 shtete mbushin Amfiteatrin e Durrësit

    Festivali i muzikës dhe valleve, 400 pjesmarrës nga 10 shtete mbushin Amfiteatrin e Durrësit

    Amfiteatri antik i Durrësit u mbush mbrëmjen e së enjtes me ngjyra, tinguj dhe emocione, në hapjen e Festivalit të Muzikës dhe Valleve, organizuar nga World Festival Association.

    Rreth 400 pjesëmarrës nga më shumë se 10 shtete, përfshirë Ukrainën, Poloninë, Bullgarinë, Rumaninë, Malin e Zi, Bosnjën & Hercegovinën, Kroacinë, Turqinë, Serbinë, dhe të tjerë, do të performojnë në ditët në vijim, duke sjellë me vete traditat, kostumet dhe shpirtin kulturor të vendeve që përfaqësojnë.
    Pjesëmarrësit vlerësojnë faktin që marrin pjesë në këtë festival duke folur me superlativa për Shqipërinë.

    “Jemi nga Polonia, nuk është hera e parë që vijmë këtu, por është hera e dytë që marr pjesë në këtë kompeticion. Mendoj se është një atmosferë fantastike dhe Shqipëria është një vend shumë i bukur.”
    “Edhe unë jam nga Polonia dhe vij për herë të parë, është një eksperiencë shumë e mirë që marr pjesë këtu dhe më pëlqen shumë.”
    “Unë jam nga Bullgaria, vij për herë të parë dhe jam shumë i kënaqur. Ne vallëzojmë dhe luajmë me këngë folklorike, jemi shumë të lumtur që marrim pjesë në këtë tur.”
     “Ky është festivali më i madh që bëhet në lidhje me kulturat e ndryshme. Ne e bëjmë këtë festival çdo vit në Durrës duke filluar nga 2016 dhe dua të falënderoj të gjithë që na kanë bashkuar. Shqipëria po shkon shumë shpejt përpara duke u zhvilluar, jo vetëm me infrastrukturën dhe turizmin, por me çdo gjë. Të gjithë grupet që vijnë këtu nga jashtë kanë të njëjtin opinion: Shqipëria po zhvillohet shumë shpejt”, tha Zoran Strezovski, zv/presidenti i World Festival Association.
    Ky festival ndërkombëtar, i kthyer në traditë tashmë do të vijojë gjatë gjithë verës duke sjellë tingujt dhe ngjyrat e këngëve dhe valleve folklorike anembanë botës. Festivali e ka shndërruar arenën antike të Durrësit në një skenë të gjallë të trashëgimisë kulturore botërore, ku vallet tradicionale dhe muzika folklorike i japin jetë një spektakli që i flet të gjitha gjuhëve./vizionplus.tv

  • “Zare” një nga shfaqjet e repertorit të Ansamblit Popullor, vlerat e trashëgimisë të pasqyruara në këngë dhe valle

    “Zare” një nga shfaqjet e repertorit të Ansamblit Popullor, vlerat e trashëgimisë të pasqyruara në këngë dhe valle

    Nga Julia Vrapi
    Etno- muzikali “Zare” me vlerat e trashëgimisë të pasqyruara në këngë dhe valle do të vijë në skenë. Nuk është thjesht një shfaqje e zakonshme, por një muzikal i plotë ku ndërthuren muzika, vallja, kënga dhe aktrimi. “Zare” është një nga shfaqjet më të bukura të repertorit artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, që do të jetë në skenë mbrëmjen e datës 10 qershor për publikun në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Një etno-musical që ngjitet në skenë me gjithë fuqinë e këngës, valles dhe traditës, për të sjellë një histori dashurie mes dy të rinjve që na kthen pas në kohët kur dashuria jetonte në gjeste të vogla dhe këngë të mëdha.
    Një udhëtim i paharrueshëm mes motiveve popullore, kostumeve autentike dhe emocioneve që vetëm folklori ynë di të zgjojë”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Etno muzikali “Zare” vjen në vijim të programit artistik këtë muaj, ku muzika është nga Edi Xhani dhe koreografia nga Andrea Kokeri. “Zare” ka qenë premiera e parë në sezonin artistik që nisi në muajin shtator të vitit 2022 e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por do të rikthehet sërish këtë muaj qershori në skenë për publikun.
    Shfaqja në skenë
    “Zare” është një shfaqje që do të trajtojë temën e dashurisë midis dy të rinjve. Rrjedha e ngjarjeve e këtij muzikali, që nga lindja e dashurisë deri në martesën e Zares me Arbrin do të shtjellohet në tre skena. “Zare” është me pjesëmarrjen e orkestrës, grupit të valleve dhe grupit koral të Ansamblit Popullor, orkestrës simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, bendit muzikor, balerinëve të shkollës së baletit, grupi baletit “IDAA”. Me muzikë nga Edi Xhani dhe koreografi nga Andrea Kokeri, më herët ky etno muzikal shënoi një sukses në TKOBAP, ku solist këngëtarë ishin Ilir Shaqiri, Aranit Hoxha, Iris Bega, Sofika Kola.
    Ndrësa si solistë valltarë në skenë ishin Ajkana Topalli, Rei Berisha, Genci Kastrati, Enkelejd Bajraktari, Marjana Shkreta, Olta Ahmetaj, Elton Cefa, Gezim Halili, Jera Curcia, Mirela Bekteshi, Leonard Mitrushi, Endri Sejati, Arlinda Mulgeci, Helga Saraçi. Kjo shfaqje që erdhi më parë si etno muzikal në skenë është në vijim dhe të aktivitetit të programit artistik të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore me drejtues artistik Sokol Marsin, artistët e të cilit kanë përcjellë vlerat e folklorit  tonë brenda dhe jashtë vendit.  AKKVP ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist.
    Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKKVP është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.