Një tjetër rezultat zhgënjyes për Realin e Madridit. “Los blancos” janë mposhtur sot me shifrat 1-2 nga Mançester Siti. Rodrigo zhbllokoi rezultatin në minutën e 28, por festa në “Santiago Bernabeu” nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 35 O’rajli riktheu baraspeshën, ndërsa 2 minuta nga fundi i pjesës së parë Halandi vulosi shifrat në 1-2. Sulmuesi norvegjez u rrëzua në zonën e madrilenëve dhe pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it, arbitri vendosi të sinjalizonte për penallti.
Më pas Erling Halandi nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11 metrave. Një goditje e rëndë për Realin e Madridit, që vazhdon të mos dalë dot nga kriza e rezultateve. Me këtë humbje, Guardiola ka bërë gati valixhet për Çabi Alonson, pasi u përfol se përballja ndaj Sitit do të ishte vendimtare për të ardhmen e tij në krye të stolit të Realit të Madridit./Sport Ekspres/
Tag: valixhet
-

Reali i Madridit e pëson nga VAR-i, Guardiola bën gati valixhet e Çabi Alonsos
-

Big Brother VIP Kosova 4 dj@g valixhet e banorëve
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Mijëra valixhe të braktisura si simptomë e turizmit të tepërt: Pse turistët i lënë ato në aeroporte?
Valixhet e braktisura janë shndërruar në një problem të ri social në Japoni, vend që vitin e kaluar u vizitua nga plot 38 milionë turistë të huaj. Politika e liberalizimit të vizave, dobësimi i yen-it që e bën qëndrimin më të lirë për turistët me euro dhe dollarë, si dhe promovimi ndërkombëtar i vendit përmes ngjarjeve të mëdha si Olimpiadat dhe Ekspozitat Botërore, kanë sjellë një vërshim të madh vizitorësh. Megjithatë, ky bollëk i turistëve nuk ka sjellë vetëm rritje të çmimeve të akomodimit, mbingarkesë të transportit dhe presion mbi infrastrukturën, por edhe fenomene të pazakonta si grumbullimi i valixheve të hedhura në aeroporte, stacione treni, hotele dhe madje edhe në rrugë.
Në Aeroportin e Naritës, që i shërben Tokios, në vitin fiskal 2024 u gjetën 1,073 valixhe të braktisura, një shifër dukshëm më e lartë se në vitin 2019 kur u numëruan vetëm 479. Në Osakë, qytet që do të presë Ekspozitën Botërore 2025, rreth 80% e hotelierëve të pyetur nga një organizatë turistike lokale raportuan se përballen rregullisht me këtë problem. Hoteli “Best Western Fine”, me 161 dhoma, deklaroi se stafi i tij gjen çdo ditë tre deri në katër valixhe të braktisura nga vizitorët.
Arsyeja kryesore pse turistët i lënë pas valixhet e tyre lidhet me faktin se yen-i i dobët e ka bërë shumë të leverdishme blerjen e valixheve të reja në Japoni, shpesh për vetëm disa dhjetëra euro. Vizitorët, pasi blejnë suvenire dhe rroba, zgjedhin të ndërrojnë valixhet e vjetra e më të vogla me të reja dhe më të mëdha. Por ndarja nga bagazhet e vjetra nuk është aq e thjeshtë: sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Japoni është i rreptë dhe kërkon pagesë për mbeturina të rënda apo me përbërës metalikë. Për shembull, hoteli i lartpërmendur në Osakë harxhoi 2,000 dollarë vitin e kaluar vetëm për të hequr qafe valixhet e mbetura.
Për më tepër, çdo bagazh i braktisur në aeroporte, stacione apo dyqane duhet të inspektohet nga policia për të siguruar se nuk përmban mjete shpërthyese apo substanca të rrezikshme, çka e shndërron fenomenin në një çështje sigurie publike. Sistemi i ndërlikuar e bën pothuajse të pamundur që turistët të respektojnë procedurat, pasi në qytetet japoneze nuk ka kontejnerë të zakonshëm në rrugë dhe mbeturinat mund të hidhen vetëm në ditë e vende të caktuara, shpesh duke kërkuar kupona paraprakë.
Kjo situatë ka bërë që valixhet e braktisura të jenë një shqetësim i përditshëm për hotelet dhe aeroportet, por edhe një burim kritikash ndaj turistëve nga qytetarët vendas, të cilët janë mësuar që në fëmijëri të respektojnë rregulla të rrepta për menaxhimin e mbeturinave. Për japonezët, valixhet e lëna në rrugë apo hapësira publike përbëjnë jo vetëm shkelje të normave të sjelljes, por edhe rrezik të mundshëm për sigurinë. Në mungesë të alternativave të thjeshta për asgjësimin e tyre, fenomeni i valixheve të braktisura pritet të mbetet një sfidë e vazhdueshme e turizmit masiv në Japoni.