Adriatik BALLA
Kampionati Botëror i Mundjes që po zhvillohet në Kroaci, po sjell fryte për Shqipërinë, pasi dje u sigurua medalja e radhës për mundjen tonë të lirë. Ishte Çermen Valiev që i dha Shqipërisë medalje argjendi, pasi zuri vendin e dytë në peshën e tij trupore, duke ngjitur mundjen shqiptare në nivele shumë të larta në botë. Nuk është i vetmi, pasi edhe dy mundësit e tjerë, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov, gjithashtu të ardhur nga Federata Ruse e të natyralizuar me pasaportë si shqiptar, kanë performuar në nivele të larta dhe i kanë sjellë Shqipërisë medalje të rëndësishme europiane, botërore e madje dhe olimpike.
Gara e Valievit
E thonë edhe mediat sportive në tërësi që mundja shqiptare shkroi një tjetër arritje në arenën ndërkombëtare teksa ka siguruar medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Çermen Valiev, mundësi rus i natyralizuar si shqiptar, pas medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike, ka siguruar sot medaljen e argjendtë në Botëror. Valiev kishte arritur të kalonte me radhë kualifikueset me lehtësi duke mposhtur mongolin Togsjargal, belgun Veliev, amerikanin Karr dhe rusin Sidakov për të arritur në finalen e madhe tre peshës deri në 74 kilogram të stilit të lirë. Përballë tij në finale ishte japonezi Kota Takahashi i cili u tregua më i saktë ne veprimet e tij në fillim dhe ia doli ta mposhte në pak më shumë se 4 minuta me rezultatin 8-2, duke siguruar medaljen e artë falë edhe një dëmtimi në gju të Valiev i cili nuk mund të vazhdonte dot më ndeshjen. Gjithsesi, për Valiev ky ishte një rezultat shumë i mirë, duke pasur parasysh që kjo ishte hera e parë në karrierë që ai merrte pjesë në një Kampionat Botëror.
Referencat e një finaleje të madhe, dhe qëndrimi i federatës së mundjes
Mbrëmjen e djeshme, ruso-shqiptari Valiev, që ka prejardhje nga Osetia, kërkoi të artën në kategorinë deri 74 kg, në stil të lirë. Por pësoi 8:2 nga mundësi i Japonisë, Kota Takahashi. Kështu Valievit, që ishte bartës i parë, i takoi medalja e argjendtë botërore. 26-vjeçari nga Osetia Veriore, për Shqipërinë ka fituar medalje të bronztë olimpike dhe medalje të artë evropiane. Tani i siguroi Shqipërisë edhe medalje të argjendtë botërore. Valievi finalen e siguroi që në takimin e të dielës. Për të ardhur deri në finale i siguroi katër fitore bindëse. Federata Shqiptare e Mundjes ka shkruar se Valievi në finale u paraqit i lënduar. “Në përballjen finale, Çermen Valiev tregoi shpirtin e një kampioni të vërtetë. Pavarësisht një dëmtimi të rëndë në ligament, ai zgjodhi të mos dorëzohej dhe vazhdoi garën me guxim e forcë të jashtëzakonshme. Dhimbja dhe pamundësia fizike nuk e lanë të triumfonte ashtu siç e meritonte, por nuk e ndaluan dot të siguronte një medalje të argjendtë të madhe për Shqipërinë. Shërim të shpejtë kampion, je shembulli i sakrificës, forcës dhe krenarisë sonë”, ka shkruar Federata Shqiptare e Mundjes.
Tag: valiev
-

Çermen Valiev i dyti në Botërorin e Kroacisë, medalje argjendi për Shqipërinë
-

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev bie vetëm në finale
Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2, në peshën 74kg.
Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.
Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.
Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.
Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.
Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.
© BalkanWeb -

Valiev bie vetëm në finale/ Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes
Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2.
Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.
Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.
Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.
Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.
Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.
Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.
-

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev triumfon në Kroaci
Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2.
Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.
Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.
Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.
Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.
Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.
Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë. -

Chermen Valiev i argjendtë në Botëror, mundësi kuqezi humbet finalen ndaj rivalit japonez
Mundësi shqiptar Chermen Valiev ka marrë sot medaljen e argjendtë në Botërorin që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, në peshën 74kg të stilit të lirë. Në finale, ai u mund 8-2 nga rivali japonez Kota Takahashi.
Ndonëse pritej një medalje e artë, duke qenë se kishte kaluar në gjysmëfinale rivalin e tij më të fortë, Valiev në fund kënaqet me të argjendtën, që gjithsesi mbetet një rezultat i jashtëzakonshëm.
Takahashi arriti të tregohet më konkret në tapet, duke befasuar Valiev, që këtë herë nuk arrin dot të bëjë mrekullinë. Ai do të varë në qafë medaljen e vendit të dytë në peshën 74kg, në stilin e lirë.
Në katër sfidat e mëparshme të kësaj peshe, Valiev kishte arritur 4 fitore: Dy të parat në fazat eliminatore (12-2 ndaj Tugsjrgal Erdenebat të Mongolisë dhe po 12-2 ndaj belgut Ibragim Veliev).
Në çerekfinale, Valiev mundi 7-5 rivalin amerikan Dacid Carr, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Ky sukses e çoi mundësin kuqezi në gjysmëfinale, ku arriti të mposhtë rivalin rus Zaurbek Sidakov me shifrat 6-4. -

Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?
Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes që mbahet në Kroaci.
Në gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov me shifrat 6-4, në një përballje që ashtu siç pritej rezultoi mjaft e luftuar.Në çerekfinale, asgjë nuk ishte e lehtë ndaj amerikanit Devid Aron, por gjithsesi u arrit suksesi 7-5.
Gjatë ditës, 27-vjeçari eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat.
Tani sytë janë ditën e nesërme, me mundësin shqiptar që synon medaljen e artë. Por edhe sikur të mposhtet, medalje e argjendtë në Botëror është sukses i madh.
Ashtu siç e ka bërë disa herë, edhe këtë radhë, mundësi kuqezi nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq, sa i takon emrave të tjerë, Abakarov dhe Dudaev u eleminuan të shtunën.
© BalkanWeb -

Chermen Valiev i jashtëzakonshëm shkon në finalen e peshës 74kg, nesër duel për të artën në Botëror
14 Shtator 2025
17:01
Telesport
Mundësi shqiptar Chermen Valiev është kualifikuar sot për në finalen e peshës 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Pas dy fitoreve të para të arritura në fazat eliminatore (12-2 ndaj Tugsjrgal Erdenebat të Mongolisë dhe po 12-2 ndaj belgut Ibragim Veliev), mundësi kuqezi ka arritur edhe dy fitore të tjera.
Në çerekfinale, Valiev mundi 7-5 rivalin amerikan Dacid Carr, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Ky sukses e çoi mundësin kuqezi në gjysmëfinale, ku arriti të mposhtë rivalin rus Zaurbek Sidakov me shifrat 6-4.
Një fitore e vështirë, me përmbysje dher arritur në sekondat e fundit, pas një këmbëngulje të madhe të Valiev. Sukses i madh, që e dërgon Valiev në finalen e peshës 74kg, ku të hënën do të duelojë për medaljen e artë. -

Valiev fantastik në Botërorin e Mundjes, shkon në 8 më të mirët
E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Çermen Valiev eleminoi mundësin belg, Ibragim Veliev, duke shkuar kështu në 8 më të mirët, në peshën 74 kilogram të stilit të lirë. Valiev bëri një paraqitje të mirë, duke fituar 12-2.
Më herët 27-vjeçari kaloi mundësin nga Mongolia Erdenebat, duke e mundur me rezultatin 21-2.Në çerekfinale, Valiev do të kërkojë suksesin ndaj amerikanit Devid Aron. Vlen të theksojmë se të shtunën u eleminuan Abakarov dhe Dudaev.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Chermen Valiev shkëlqen në Botërorin e Mundjes në Zagreb, shkon në 16 më të mirët
E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Chermen Valiev eleminoi mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, duke u kualifikuar kështu për në 16 më të mirët në kategorinë e peshës deri në 74 kg.
Një sukses shumë i rëndësishëm, i cili vjen falë rezultatit 21-2.
Valiev synon që të bëjë mirë edhe ndaj kundërshtarit të radhës. Nëse ai mposht mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev, atëherë Valiev do të shihte veten mes 8 më të mirëve. -

Valiev fiton dy duelet e para në Botëror dhe siguron kualifikimin në çerekfinale
14 Shtator 2025
14:43
Telesport
Ka nisur mirë aventura e boksierit shqiptar Chermen Valiev në Botërorin e mundjes, turne që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në peshën 74kg të stilit të lirë, mundësi kuqezi ka fituar dy duelet e para.
Në sfidën e parë, Valiev mundi 12-2 Tugsjargal Erdenebat të Mongolisë, në një duel të dominuar nga shqiptari. E njëjta pamje edhe në përballjen e dytë, atë ndaj belgut Ibragim Veliev, me mundësin kuqezi që fiton po 12-2.
Kjo fitore i dha mundësi mundësit shqiptar që të kualifikohet mes tetë më të mirëve të kësaj peshe, pra të sigurojë një biletë për në çerekfinale. Sot pasdite do të zhvillohen duelet çerekfinale, me Valiev që synon zonën e medaljeve.