Autoritetet spanjolle goditën një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës duke sekuestruar më shumë se 9 tonë drogë në portet e Vigos dhe Valencias. Organizatat kriminale përdornin metoda të ndryshme për të transportuar drogën duke përfshirë anije peshkimi tregtare dhe rimorkiatorë, por gjithashtu edhe kontejnerë me fruta dhe pako me ton të ngrirë. Sipas burimeve zyrtare, në fund të vitit 2024 autoritetet zbuluan 7,500 kilogramë kokainë të fshehur në filetove ton që mbërritën përmes portit të Vigos dhe u sekuestruan në një depo në Cambre A Coruña. Një tjetër operacion në portin e Valencias në nëntor rezultoi në sekuestrimin e 2,005 kilogramëve kokainë të ndarë në 2,000 pako dhe të fshehura në kutitë me fruta që vinin nga Ekuadori.Hetimet zbuluan se një pjesë e dërgesave ishte menaxhuar nga një shtetas shqiptar, i cili tashmë ndodhet në burg. Javën e kaluar disa persona u arrestuan gjatë koordinimit të një tjetër transporti droge përmes portit të Valencias duke i dhënë fund rrjetit kriminal që përdorte të dy portet për kontrabandë në Evropë.
Sekuestrimi në portin e Vigos u krye nga Ekipi Kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës EDOA në bashkëpunim me Policinë Kombëtare dhe Shërbimin e Mbikëqyrjes Doganore Droga ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda strukturës së dyshemesë së kontejnerëve dhe jo në mënyrat klasike si grepi i verbër ose njësitë e ftohjes gjë që e bëri gjetjen më të vështirë.
Autoritetet njoftuan se këto sekuestrime tregojnë aftësinë e trafikantëve për të përdorur metoda të ndryshme fshehjeje, por gjithsesi nuk arritën të shmangnin kontrollin e autoriteteve.
Tag: valencias
-

Drejtohej nga një shqiptar, “çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen mbi 9 ton drogë në dy portet spanjolle
-

Markez fiton garën Sprint, Çmimi i Madh i Valencias me protagonistë të rinj
Marco Bexeki siguroi “pole” në Valencia, duke përfunduar sulmin e tij me kohëmatës në 1 minutë e 28.809 sekonda. Në rreshtin e parë për GP-të janë Aleks Markez në Ducati Gresini, vetëm 26 të mijëtat prapa, dhe Fabio Di Xhanantonio në Desmosedici VR46.
Ndërkaq në garën Sprint, Aleks Markez pati një nisje të shkëlqyer dhe dominoi pa sfidë, duke u renditur i pari pas kthesës 1 dhe duke fituar garën e sprintit në Çmimin e Madh të Valencias.
Gara për Çmimin e Madh të Valencias zhvillohet nesër me fillim orën 16:00.
Grila e nisjes, 10 të parët:
M. Bezzecchi (APRILIA RACING)
A. Marquez (GRESINI RACING MOTOGP)
F. Di Giannantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)
R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)
P. Acosta (RED BULL KTM)
F. Quartararo (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)
F. Morbidelli (PERTAMINA ENDURO VR46)
J. Miller (PRIMA PRAMAC YAMAHA)
F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)
J. Mir (HONDA HRC CASTROL)
Vazhdo leximin
-

Kreu i qeverisë rajonale të Valencias jep dorëheqjen një vit pas përmbytjes me 229 viktima
Nën zemërimin dhe presionin e opinionit publik, Carlos Mazon, kreu i qeverisë rajonale të Valencias, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i tij.
Mazon ishte objekt i kritikave të ashpra për mënyrën se si menaxhoi përmbytjet shkatërrimtare, që më shumë se një vit më parë u morën jetën 229 personave në rajon.
Mazon kishte rezistuar për muaj të tërë ndaj thirrjeve për t’u dorëhequr, pasi doli në dritë se, në kulmin e fatkeqësisë, ai kishte kaluar mbi tre orë në drekë me një gazetar, ndërsa njerëzit mbyteshin në shtëpitë, garazhet dhe makinat e tyre.Refuzimi i tij i vazhdueshëm për t’u larguar nga posti shkaktoi valë protestash masive në të gjithë Valencian, me protestues që mbanin pankarta me slogane si:
“Baltë në duart tona, gjak në të tijat.”Një sondazh i fundit tregonte se 75% e banorëve të Valencias besonin se Mazon duhej të jepte dorëheqjen.
“Nuk mund të vazhdoj më,” deklaroi ai për gazetarët pas një fjalimi, gjatë të cilit kritikoi ashpër reagimin e qeverisë kombëtare ndaj krizës.Ai nuk sqaroi nëse do të shpallë zgjedhje të parakohshme, as nëse do të heqë dorë nga mandati në asamblenë rajonale, çka do t’i hiqte imunitetin parlamentar, dhe as se kush do ta zëvendësojë përkohësisht.
Më parë, Mazon kishte mbrojtur veten duke argumentuar se për fatkeqësitë natyrore nuk ka asgjë në dorë qeveria. “Nuk ekziston asnjë qeveri në botë që të ketë mjetet për të ndryshuar, ndalur apo shmangur një stuhi të tillë shiu, që thyen çdo rekord historik reshjesh.”
Në ceremoninë që përkoi me njëvjetorin e tragjedisë, Mazon u prit me britma dhe akuza nga të pranishmit:
“Vrasës!”, “Frikacak!”, “Duhet të jesh në burg!”
Më herët, ai kishte pranuar se “kishte gjëra që duhej të kishin funksionuar më mirë”.
Një hetim i brendshëm mbi ngjarjet e 29 tetorit 2024 është aktualisht në zhvillim, ndërsa një gjyqtar në Valencia po heton nëse ka prova për vepra penale si vrasje nga pakujdesia apo lëndime të shkaktuara nga neglizhenca, që mund të kenë çuar në vdekje të parandalueshme. -

Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias
Nga Javier Martinez, Las Provincias
Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka lëshuar një urdhër kërkimi dhe arrestimi për biznesmenin shqiptar Ervin Mata për dërgimin e dështuar të një sasie prej 69 kilogramësh kokainë, nga porti i Santos në San Paolo (Brazil) drejt Valencias (Spanjë), si dhe për lidhjet e tij të dyshuara me rrjetin “narko-portual” që u shkatërrua nga Policia Kombëtare.
Shërbimi i inteligjencës shqiptare e lidh manjatin me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, dhe hetimet tregojnë se organizata kriminale e drejtuar nga Mata kishte, me shumë gjasë, kontakte me një anëtar të rrjetit portual në Valencia.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore, e konsideron Matën si përgjegjësin kryesor për përpjekjen për të dërguar në Valencia 69 kg kokainë, që u sekuestruan në portin e Santos gjatë një kontrolli rutinë. Ngarkesa e drogës ishte fshehur brenda një dërgese lëngu limoni.
Urdhri i arrestit u lëshua më 23 shtator, një ditë pasi nisën arrestimet në Valencia gjatë operacionit të madh “Spider”, të raportuar ekskluzivisht nga gazeta Las Provincias, dhe erdhi pas kërkesës së Shqipërisë drejtuar autoriteteve braziliane për arrestimin e Matës.Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, i arratisuri ka investuar gjatë viteve të fundit në pasuri të paluajtshme në Tiranë me para të përfituara nga trafiku i drogës, ndërsa përdor bizneset e tij të ndërtimit dhe hoteleve për pastrimin e parave. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale.
Përveç ngarkesës së kokainës që u përpoq të dërgonte në Valencia, policia shqiptare ia atribuon Matës edhe transportin e 240 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut në Frankfurt (Gjermani) në shtator të vitit 2020. Agjentët antidrogë dyshojnë se ai po fshihet aktualisht në Brazil.
Siç ka raportuar më parë kjo gazetë, mes 81 të arrestuarve në operacionin “Spider” janë edhe tre trafikantë të dyshuar shqiptarë. Sipas hetuesve të Njësisë së Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) të Policisë Kombëtare, karteli i Ballkanit dhe një organizatë kolumbiane e narkotrafikantëve ndodheshin në krye të operacioneve të trafikut të drogës në portin e Valencias.
Dy nga punëtorët portualë, të arrestuar në Valencia, kishin kontakte ndërkombëtare dhe takoheshin me anëtarë të nivelit të lartë të kartelit të Ballkanit. Këta të fundit udhëtonin në Spanjë për të mbyllur marrëveshjet dhe gjithashtu ofronin shuma të mëdha parash për të financuar operacionet e trafikut.
Roli kryesor i këtyre drejtuesve ishte forcimi i infrastrukturës që mundësonte nxjerrjen e ngarkesave të kokainës sapo ato mbërrinin në port në kontejnerë. Stivatorët e korruptuar aktivizonin më pas mekanizmat për nxjerrjen e drogës me ndihmën e agjentëve të transportit, biznesmenëve të logjistikës dhe shoferëve të kamionëve. Sipas hetuesve të UDYCO-s, rrjeti “narko-portual” ishte “boshti kurrizor” i rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të kokainës që veprojnë në Valencia. -

Analiza e spanjollëve: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias
Para tre ditësh, policia spanjolle goditi anëtarët e një rrjeti të krimit të organizuar, të njohur si Karteli i Portit të Valencias. Sipas medieve spanjolle, operacioni ‘Spider’ rezultoi në arrestimin e 81 personave, konfiskimin e 4.5 ton kokainë, 365 mijë euro, 53 makina luksoze, një jaht me vlerë 400 mijë euro, lingota ari, diamante, armë zjarri, etj. Por mediat spanjolle raportojnë se urdhri i arrestit për shqiptarin Ervin Mata në Brazil doli pas këtij operacioni masiv në Spanjë
Nga Javier Martinez, Las Provincias
Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka lëshuar një urdhër kërkimi dhe arrestimi për biznesmenin shqiptar Ervin Mata për dërgimin e dështuar të një sasie prej 69 kilogramësh kokainë, nga porti i Santos në San Paolo (Brazil) drejt Valencias (Spanjë), si dhe për lidhjet e tij të dyshuara me rrjetin “narko-portual” që u shkatërrua nga Policia Kombëtare.
Shërbimi i inteligjencës shqiptare e lidh manjatin me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, dhe hetimet tregojnë se organizata kriminale e drejtuar nga Mata kishte, me shumë gjasë, kontakte me një anëtar të rrjetit portual në Valencia.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore, e konsideron Matën si përgjegjësin kryesor për përpjekjen për të dërguar në Valencia 69 kg kokainë, që u sekuestruan në portin e Santos gjatë një kontrolli rutinë. Ngarkesa e drogës ishte fshehur brenda një dërgese lëngu limoni.
Urdhri i arrestit u lëshua më 23 shtator, një ditë pasi nisën arrestimet në Valencia gjatë operacionit të madh “Spider”, të raportuar ekskluzivisht nga gazeta Las Provincias, dhe erdhi pas kërkesës së Shqipërisë drejtuar autoriteteve braziliane për arrestimin e Matës.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, i arratisuri ka investuar gjatë viteve të fundit në pasuri të paluajtshme në Tiranë me para të përfituara nga trafiku i drogës, ndërsa përdor bizneset e tij të ndërtimit dhe hoteleve për pastrimin e parave. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale.
Përveç ngarkesës së kokainës që u përpoq të dërgonte në Valencia, policia shqiptare ia atribuon Matës edhe transportin e 240 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut në Frankfurt (Gjermani) në shtator të vitit 2020. Agjentët antidrogë dyshojnë se ai po fshihet aktualisht në Brazil.
Siç ka raportuar më parë kjo gazetë, mes 81 të arrestuarve në operacionin “Spider” janë edhe tre trafikantë të dyshuar shqiptarë. Sipas hetuesve të Njësisë së Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) të Policisë Kombëtare, karteli i Ballkanit dhe një organizatë kolumbiane e narkotrafikantëve ndodheshin në krye të operacioneve të trafikut të drogës në portin e Valencias.
Dy nga punëtorët portualë, të arrestuar në Valencia, kishin kontakte ndërkombëtare dhe takoheshin me anëtarë të nivelit të lartë të kartelit të Ballkanit. Këta të fundit udhëtonin në Spanjë për të mbyllur marrëveshjet dhe gjithashtu ofronin shuma të mëdha parash për të financuar operacionet e trafikut.
Roli kryesor i këtyre drejtuesve ishte forcimi i infrastrukturës që mundësonte nxjerrjen e ngarkesave të kokainës sapo ato mbërrinin në port në kontejnerë. Stivatorët e korruptuar aktivizonin më pas mekanizmat për nxjerrjen e drogës me ndihmën e agjentëve të transportit, biznesmenëve të logjistikës dhe shoferëve të kamionëve. Sipas hetuesve të UDYCO-s, rrjeti “narko-portual” ishte “boshti kurrizor” i rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të kokainës që veprojnë në Valencia. -

Alarm i kuq nga moti i keq, shtyhet ndeshja e rëndësishme
Ndeshja e La Ligas mes Valencias dhe Real Oviedos, e parashikuar për sonte në mbrëmje në stadiumin ‘Mestalla’, nuk do të zhvillohet për shkak të alarmit të kuq për reshje të rrëmbyeshme në provincën e Valencias.
Pas konsultimeve mes LaLigas, Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF) dhe dy klubeve, u vendos që sfida të luhet të martën, më 30 shtator, në orën 21:00.
Kryebashkiakja e Valencias, María José Català, kishte kërkuar zyrtarisht shtyrjen e takimit për të “garantuar sigurinë e tifozëve dhe punonjësve”, duke qenë se parashikimet e motit flasin për reshje intensive brenda një kohe të shkurtër.
Agjencia Shtetërore Meteorologjike (AEMET) ka ruajtur alarmin e kuq përgjatë bregdetit të Valencias, ndërsa në qytet janë pezulluar mësimet dhe mbyllur parqet si masa parandaluese.
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes u mor në të njëjtën linjë, për të shmangur rreziqet që mund të shkaktonin grumbullimet masive dhe lëvizjet e tifozëve në kushte të rënda atmosferike.