Tag: valencia

  • Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës!

    Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës!

    Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në zonën e Astirit, është shprehur se kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës.

    Berisha tha se, sot t’u them të vërtetën, u ktheva nga Valencia, por kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës, u them me sinqeritet, shprehnin habi të papërmbajtur.

    “Miqtë e mi, unë dëgjova me interes mësuesen e nderuar këtu.

    E garantoj atë dhe të gjithë prindërit dhe fëmijët se arsimi do jetë përparësi absolute.

    Dhe se, vendosja e arsimit në përparësi absolute, rikthimi i tij në bashkëkohësi, modernitet, kërkon para së gjithash vendosjen e mësuesit në piedestal.

    Rrogë më të ulët se 1500 euro, mësuesit nuk do kenë.

    Shkollat do të njohin shkallën më të thellë të dixhitalizimit.

    Pakësimin e nxënësve në 20-25 nxënës në klasë.

    Heqjen e të gjitha turneve në shkolla.

    Shkollat do të jenë një përparësi e madhe që përsëri të marrin rrugën drejt cilësisë, të ngjitemi në majat e cilësisë së arsimit si kusht i të gjitha kushteve që kombi të ketë të ardhmen e tij, të zhvillohet dhe të begatojë.

    Miqtë e mi, në Valencia unë informova audiencën evropiane se në 10 vite, sipas statistikave të tyre, nga Shqipëria u larguan 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm për zonën e Shengenit.

    Kombi po boshatiset.

    Shkaku kryesor i këtij largimi masiv është varfëria, është papunësia.

    Ju lutem, i dëgjoni pak Edi Ramën dhe ministrat e tij çfarë thonë.

    Dje sikur fliste përçart. Punësimi, thoshte, është rritur dhe papunësinë do e zbresim në 6 përqind.

    U garantoj se vetëm në 10 vite kanë ikur 600 mijë të rinj, 600 mijë krahë pune.

    Ky i pamëshirë tallet me shqiptarët.

    Ua them unë, merrni statistikat, prodhimi ka 3 vite që bie në mënyrë dramatike nga viti në vit.

    Eksportet nga viti 2023 në vitin 2024, sipas statistikave të tij që ai nuk i lexon, ra me 32 përqind.

    Kjo do të thotë se të paktën, minimumi 50-60 mijë shqiptarë humbën vendet e punës dhe i punësoi Edi Rama në Greqi, Itali, Gjermani dhe vendet e tjera.

    Pra, vendet e punës shkatërrohen, ndërmarrjet falimentojnë nga rënia e euros, kurse ai i papërgjegjshëm vërtitet nga një shesh në tjetër duke u thënë se është ulur papunësia në mënyrë të ndjeshme, se janë punësuar aq e kaq, në një kohë kur të gjithë punësohen në dhera të tjera, në vende të tjera.

    Miqtë e mi, programi ynë është programi i ndryshimit të Shqipërisë.

    Programi me të cilin ne do vendosim minimumin jetik 200 euro.

    Çdo pensionist me pension ndën 200 euro, dhe sot janë mbi 560 mijë pensionistë me pension nën 170 euro, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo prind me një fëmijë, çdo student me bursë, 100 ditët e para të qeverisjes tonë do kenë minimumin jetik 200 euro.

    Rroga minimale do jetë 500 euro.

    Rroga mesatare do jetë 1250 euro.

    Kjo është rruga jonë.

    Ky është vrapi ynë gjersa të dalim në krye të të gjitha vendeve të rajonit për rroga dhe pensione.

    Gjer sa ne për djersën tonë të jemi njerëzit më të mirëshpërblyer.

    Shqipëria është e pasur, shqiptarët kanë mundësi të jetojnë në mirëqenie dhe begati.

    Kanë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë vend të bekuar, por duhet të çlirohen, duhet të votojnë me datën 11 maj ndryshimin, rrotacionin.

    Sot, t’u them të vërtetën, u ktheva nga Valencia, por kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës, u them me sinqeritet, shprehnin habi të papërmbajtur.

    Dhe më duhej t’ua ktheja dhe riktheja bisedën, sepse një ndodhi e tillë nuk ka të përshkruar.

    Kurse tek u tregoja për McGonigalin, mendimi i përgjithshëm ishte se Rama do e ndjekë ata nga mbrapa.

    Po, është i pashpresë se ka kryer një akt armiqësor ndaj vendit mik dhe vetë ai tani, i thotë Ramës unë vërtet i mora, por paratë m’i dhe ti.

    Ndaj dhe kjo e bën të pashpresë Edi Ramën. E bën të pashpresë, miq”, u shpreh Berisha.

  • Videolajm/ Berisha ‘ngec’ edhe në Valencia në samitin e PPE

    Videolajm/ Berisha ‘ngec’ edhe në Valencia në samitin e PPE

    Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës, ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane. Berisha mbajti edhe një fjalim ku akuzoi se Rama e ktheu betejën zgjedhore në fasadë, ndërsa sipas tij shtetin e shndërroi në makineri elektorale.
    Por ndërsa po akuzonte Ramën, e madje po komentonte edhe veshje n e tij, Berisha ngeci edhe para liderëve të partive simotra të PD.
    “Berisha: Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha….(ngec)”.
    Klikoni videon:

  • Berisha takon Zëvendëspresidentin e PPE në Valencia: Diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri

    Berisha takon Zëvendëspresidentin e PPE në Valencia: Diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Spanjë. Ai ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE), i cili po zhvillohet në Valencia.
    Në kuadër të këtij aktiviteti, Berisha zhvilloi një takim bilateral me Zëvendëspresidentin e PPE-së, Siegfried Mureșan, ku u theksua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri dhe Rumani, si dhe u riafirmua mbështetja e PPE-së për Partinë Demokratike dhe përpjekjet e saj për forcimin e demokracisë në vend.
    Berisha: Përmbledhje e Takimit Bilateral me Zëvendëspresidentin e PPE Muresan në Kongresin e PPE në Valencia. Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Valencia, zhvilluam një takim bilateral me Zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.

    Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet. Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri.
    Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.

  • Mundi Realin, Valencia festë në ‘Bernabeu’

    Mundi Realin, Valencia festë në ‘Bernabeu’

    Java e 30-të prodhoi një disfatë që mund të peshojë shumë për fatet e Real Madrid për të marrë titullin kampion. Humbja e pestë në La Liga, 1-2 përballë Valencias në Bernabeu është një goditje e rëndë për Los Blancos në rrugën drejt titullit.

    Në fakt, ky dështim i skuadrës së Ançelotit do t’i lejojë Barcelonës të jetë në gjendje të shkojë +6 nësë fiton këtë mbrëmje ndaj Real Betis.

    Java e 30-të

    Sot:Real Madrid – Valencia 1-2Majorka – Selta Vigo 1-0 kohë realeBarcelona – Betis (21:00)

    Luajtur dje:

    Rajo Vajekano – Espanjol 0-4Zhirona – Alaves 0-1

    Vazhdo leximin

  • VALENCIA TRONDIT REALIN! Fitore në “Bernabeu” pas 17 vitesh në La Liga, stadiumi vërshëllen ekipin (VIDEO)

    VALENCIA TRONDIT REALIN! Fitore në “Bernabeu” pas 17 vitesh në La Liga, stadiumi vërshëllen ekipin (VIDEO)

    Real Madrid bën një vetëvrasje të madhe dhe ndoshta mund të dorëzojë rrugën te Barcelona pasi sot ka ardhur në “Santiago Bernabeu” një humbje e rëndë, nga ato që do të mbahen mend te Valencia e cila fiton në fushën e Real Madrid pas 17 vitesh radhazi që nuk e bënte. Në atë kohë ishte Ronald Koeman që i drejtonte dhe ajo ndeshje u mbyll 2-3.
    Skuadra e Ancelottit, edhe pse e nisi mjaft mirë, menjëherë la përshtypjen se pasditja nuk do të ishte fare e lehtë, pasi Vinicius Jr shpërdoroi një penallti të fituar nga Mbappe pas pamjeve VAR dhe jo pak e dyshimtë. Nga 11-të metërshi, braziliani pa t’i mohohej goli nga portieri Mamardashvili, i cili ka qenë spektakolar sot me pritjet e tij deri në fund duke ruajtur portën.
    Valencia gjeti golin e avantazhit direkt më pas teksa tentativat e Realit shkuan ose jashtë, ose të pritura ose ndonjëra, në shtyllë, si në rastin e Mbappe. Me disa ndryshime pjesën e dytë, Reali gjeti edhe golin e 1-1 me Vinicius Jr, por edhe pse sulmoi deri në fund, goli nuk doli. Doli, por në krahun tjetër, sepse në kundërsum, dy kundër dy, Valencia shënoi me Duro-n golin fatal të 1-2 duke tronditur Real Madrid dhe duke bërë që “Bernabeu” të niste vërshëllimat drejtuar ekipit por edhe trajnerit Carlo Ancelotti.
    PENALLTIA E HUMBUR – VIDEO
    GOLI I DIAKHABY – VIDEO
    GOLI I VINI JR – VIDEO
    GOLI I HUGO DURO – VIDEO