Tag: vaksinës

  • Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë italianes, Gjykata njeh rastin e parë

    Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë italianes, Gjykata njeh rastin e parë

    FOTO ILUSTRUESE

    ITALI-Gjykata Civile e Astit në Itali ka njohur në një vendim të shkallës së parë që lidhte vaksinimin kundër COVID-19 me dëmtimin serioz neurologjik që e pengoi një grua 52-vjeçare të ecte. Mediat italiane raportojnë se gruaja një javë pasi mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid, kishte patur “simptoma të rënda neurologjike’. Sot 52-vjeçarja nuk është më në gjendje të ecë dhe filloi të përjetojë simptomat e para pasi mori dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech: e para më 4 prill 2021 dhe e dyta më 28. 
    Dhjetë muaj pas shtrimit të saj në spital, letra e saj e daljes përfshinte këtë fjali: “Një rol shkaktar i vaksinës nuk mund të përjashtohet”.
    Gjykata emëroi dy konsulentë teknikë, Agostino Maiello dhe Stefano Zacà, të cilët përjashtuan sëmundjen e 52-vjeçarit si shkaktar dhe deklaruan se ” në terma probabilistikë , duke marrë parasysh të gjithë elementët e përshkruar në raportin e ekspertit, seria e vaksinimit në fjalë shkaktoi gjendjen e mielitit/poliradikuloneuritit”.
    Sipas Gjykatës, intervali i shkurtër kohor nga vaksinimi deri në fillimin e simptomave ishte një faktor vendimtar në vendim. Vendimi, i lëshuar më 26 shtator, citon gjithashtu bazën e të dhënave të AIFA-s, e cila liston 593 raste të mielitit transversal të regjistruara pas vaksinimit deri në vitin 2022, 280 prej të cilave ishin të lidhura me vaksinat mRNA./ZËRI
     

  • Sezoni gripal në vend/ ISHP, në gatishmëri: Kemi gati 280 mijë doza të vaksinës

    Sezoni gripal në vend/ ISHP, në gatishmëri: Kemi gati 280 mijë doza të vaksinës

    Instituti i Shëndetit Publik njofton se në prag të sezonit gripal në vend, autoritetet kanë marrë masat për mbulimin vaksinal të popullsisë. Sipas ISHP, në vend kanë mbërritur 280 mijë doza të vaksinës GC FLU 4.
    Instituti i Shëndetit Publik thekson rëndësinë e vaksinimit të personelit shëndetësor dhe të grupeve të popullsisë që janë më të rrezikuarit, si të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike etj.
    Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik:
    Fillon sezoni i gripit 2025–2026
    280 000 doza të vaksinës GC FLU 4 valente kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik.
    Në kuadër të përgatitjeve, ISHP dhe OSHKSH zhvilluan dy takime online me rreth 100 profesionistë shëndetësorë: mjekë, epidemiologë, pediatër, vaksinatore, përfaqësues të NJVKSH-ve dhe drejtues spitalesh.
    Diskutimet u fokusuan në:
    Rëndësinë e vaksinimit për grupet më të rrezikuara (të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike),
    Domosdoshmërinë e vaksinimit të personelit shëndetësor,
    Forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shëndetësore për mbulim sa më të gjerë vaksinal.
    Vaksinimi ndaj gripit sezonal është një ndërhyrje thelbësore për të reduktuar sëmundshmërinë, shpëtuar jetë dhe mbrojtur shëndetin e komunitetit.