Tag: vaksinën

  • Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

    Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

    Serbia do të jetë vend i parë në botë që do të testojë një vaksinë eksperimentale kundër kancerit, Enteromix, e zhvilluar në Rusi nga Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Radiologjike në Moskë. Vaksina është e personalizuar, duke kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral, dhe synon trajtimin e metastazave të shkaktuara nga melanoma ose kanceri i zorrës së trashë.

    Ministri serb për Bashkëpunim Ekonomik, Nenad Popović, njoftoi se doza e parë do të prodhohet në Spitalin Torlak në Beograd, me administrim të planifikuar nga viti 2026, dhe do të jetë e disponueshme jo vetëm për pacientët vendas, por edhe për qytetarë nga vendet e tjera evropiane.
    Projekti vjen pas një marrëveshjeje direkte mes presidentëve Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç, dhe një delegacion rus tashmë ka vizituar Beogradin për të inspektuar ambientet spitalore. Një ekip mjekësh serbë do të udhëtojë drejt Moskës për trajnim dhe pjesëmarrje në fazat klinike në institutet Gamaleya dhe Gertsen.
    Vaksina Enteromix përdor katër viruse të padëmshme që shkatërrojnë pjesërisht masën tumorale dhe forcojnë sistemin imunitar, me efekte anësore minimale. Megjithatë, komuniteti shkencor ndërkombëtar mbetet skeptik, pasi deri tani rezultatet pozitive janë regjistruar vetëm në kafshë, ndërsa provat klinike me njerëz filluan vetëm në qershor 2025.
    Projekti gjithashtu ka dimensione politike dhe gjeopolitike, duke reflektuar lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë dhe sfidat e vendit në sektorin energjetik, ndërsa Serbia aspiron integrimin në Bashkimin Evropian. Ky zhvillim shënon një kapitull të ri në “diplomacinë e vaksinave”, duke pasur parasysh përvojën e Serbisë gjatë pandemisë së COVID-19 me vaksinën Sputnik V.

  • Vaksinimi kundër gripit, Tomini jep udhëzimet: Ja hapat që duhet të ndiqni

    Vaksinimi kundër gripit, Tomini jep udhëzimet: Ja hapat që duhet të ndiqni

    280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave.
    Përmes një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini, drejtoresha e ISHP-së bën apel që qytetarët të bëjnë vaksinën kundër gripit.
    “Me fillimin e sezonit të vjeshtës janë të pranishme dhe infeksoionet respiratorë. Personat obezë, policia e shtetit, mësuesit, personeli shëndetësorg ratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muaj- duhet të bëjnë vaksinën. Kryeni vaksinën në kohë që te jemi në një sezon sa më të mbrojtur dhe të kemi sa më pak forma të rënda të gripit”, tha Eugena Tomini.
    Ajo që vlen të theksohet është risia e këtij viti, ku nëpërmjet e-albania të gjithë qytetarët mund të rezervojnë datën dhe orën për të kryer vaksinën për vete ose fëmijët e tyre.
    Ndërkohë për qytetarët që për shkak të sëmundjeve kronike nuk mund të paraqiten në qendra shëndetësore, mjekët dhe infermierët po ofrojnë vaksinimin edhe në shtëpi nëpërmjet kujdesit shëndetësor në banesë.

  • Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat. Pediatrët bëjnë thirrje për kujdes dhe rekomandojnë vaksinën ndaj gripit

    Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat. Pediatrët bëjnë thirrje për kujdes dhe rekomandojnë vaksinën ndaj gripit

    Nisja e shkollës ka risjellë edhe rritje të fluksit të fëmijëve, të cilët kanë probleme shëndetësore që nga temperatura, gastroenteritet apo edhe probleme në rrugët e frymëmarrjes. Më të prekurit nga këto shqetësime janë grupmosha 1-6 vjeçare.

    Për shkak edhe të luhatjes së temperaturave nga mëngjesi deri në mbrëmje, specialistët rekomandojnë të bëhet kujdes me veshjen e fëmijëve, por edhe me medikamentet.

    Për t’u mbrojtur nga gripi stinor, specialistët shprehen se fëmijët nga 6 muajsh deri në 5 vjeç, apo ata që kanë imunitet të dobët, mund të mbrohen edhe me vaksinën antigrip.

  • A keni bërë vaksinën Covid-19? Ja çfarë thonë studimet dhe debatet e shumta

    A keni bërë vaksinën Covid-19? Ja çfarë thonë studimet dhe debatet e shumta

    Studimet që mbështesin vaksinën
    • Mbrojtje nga format e rënda: Revista prestigjioze The Lancet dhe qendra si CDC e WHO theksojnë se vaksinat kanë ulur ndjeshëm shtrimet në spital dhe vdekjet.
    • Imuniteti hibrid: Kombinimi i vaksinës me një infeksion të kaluar jep mbrojtjen më të fortë.
    • Efekte anësore të zakonshme: Dhimbje krahu, temperaturë e lehtë, lodhje zakonisht kalojnë brenda pak ditësh.

    Studimet dhe opinionet kritike
    • Rastet e rralla të efekteve serioze: Ka pasur raportime për miokardit (inflamacion të zemrës), probleme me koagulimin e gjakut dhe reaksione alergjike të rënda, sidomos në disa vaksina të caktuara.
    • Pyetje për efektet afatgjata: Disa shkencëtarë kritikë thonë se nuk ka ende të dhëna të plota për ndikimet në periudha shumëvjeçare.
    • Diskutimi mbi dozat përforcuese: Jo të gjithë ekspertët bien dakord mbi nevojën e dozave të përsëritura, sidomos tek të rinjtë e shëndetshëm.

    Opinione publike dhe dyshimet
    • Një pjesë e shoqërisë beson se vaksinat janë përdorur më shumë për interesa politike dhe ekonomike.
    • Disa raporte në media alternative pretendojnë se vaksinat kanë ndikuar negativisht në fertilitet, imunitet natyror ose kanë rritur sëmundje të tjera megjithëse këto nuk janë të provuara nga studimet kryesore.
    • Shumë qytetarë, megjithatë, i konsiderojnë vaksinat të domosdoshme për të frenuar pandeminë dhe për të hapur shoqërinë.

    Debati mbetet i hapur. Shumica e studimeve zyrtare mbështesin përfitimet e vaksinës, ndërsa kritikat dhe dyshimet e disa studiuesve dhe qytetarëve tregojnë se shoqëria kërkon më shumë transparencë dhe të dhëna afatgjata.

  • Frika e prindërve për vaksinën MMR, mjekët apelojnë: Mbron shëndetin e fëmijës!

    Frika e prindërve për vaksinën MMR, mjekët apelojnë: Mbron shëndetin e fëmijës!

    Shumë fëmijë të moshës 1 dhe 5 vjeç ende nuk e kanë kryer vaksinimin apo rivaksinimin MMR.
    Kjo vaksinë i mbron fëmijët nga fruthi, shytat dhe rubeola dhe është një nga vaksinat më të rëndësishme të fëmijërisë, pasi siguron mbrojtje të trefishtë kundër këtyre sëmundjeve ngjitëse.  Përfitimi i vaksinës është shumë i madh, pasi parandalon shpërthimet e fruthit, shytave dhe rubeolës, sëmundje që mund të kenë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit.
    Megjithatë, frika se kjo vaksinë shkakton autizëm i ka frenuar nënat që t’ua aplikojnë fëmijëve të tyre.
    “Pavarësisht se puna jonë është e madhe, prapë kemi neglizhencë nga prindërit. Ata thonë që ‘do të vaksinohemi më vonë, kur ta shikojmë fëmijën tonë që të ngrihet në këmbë, të ecë, të thotë disa fjalë’. Nuk arrijmë edhe ne t’ua mbushim mendjen prindërve. Kemi raste që kanë fëmijë autikë dhe i refuzojnë edhe për fëmijët e tjerë.
    [Ka prindër që e kryejnë vaksinën në kohën e duhur?] Një pakicë, po. Ndërsa të tjerët e shtyjnë. Pas 15 muajve…” tregon infermierja Bianka Sherko.
    Vaksina MMR jepet me injeksion shpesh në krah ose kofshë dhe tolerohet mirë nga shumica e fëmijëve.
    Reaksionet anësore janë të lehta dhe të përkohshme, si skuqje ose ënjtje në vendin e aplikimit, temperaturë e lehtë apo irritim, që kalojnë brenda pak ditësh.
    Aplikimi i vaksinës MMR është një hap i rëndësishëm për të garantuar mbrojtjen afatgjatë të fëmijëve dhe për të kontribuar në imunitetin kolektiv.

  • Terapi premtuese në kombinim me vaksinën në luftën kundër kancerit

    Terapi premtuese në kombinim me vaksinën në luftën kundër kancerit

    Kompania gjermane BioNTech aktualisht po rrit shpresat me kombinimin e terapisë CAR-T cell me vaksinën ndaj kancerit CARVac.

    Rezultatet e para të hulumtimit tregojnë se tumoret mund të ndalohen nga rritja dhe ndonjëherë edhe të reduktohen. Sukseset e para janë shfaqur pas dy nga katër doza vaksinimi.

    Shumica e pjesëmarrësve në studim (59 për qind) kishin tumoret e tyre të zvogëluara me të paktën 30 për qind. Përveç kësaj, tumori ndaloi së rrituri pothuajse te të gjithë pacientët (95 për qind) pas vaksinimit.

    Ashtu si vaksina kundër COVID-19, edhe kjo vaksinë bazohet në teknologjinë mRNA. Kjo do të thotë që një proteinë e caktuar futet në qelizë, duke e lejuar trupin ta riparojë vetë.

    Vaksina e re u zhvillua nga një ekip i udhëhequr nga shefi ekzekutiv, Ugur Sahin – onkolog dhe imunolog dhe profesor Ozlem Tureci, bashkëthemelues dhe drejtor kryesor mjekësor në BioNTech.

    Deri më tani, 44 pacientë e kanë marrë atë në katër doza. Suksesi ishte veçanërisht i lartë pas dy dozave, pas katër dozave tumoret u reduktuan me të paktën 30 për qind në pak më pak se gjysmën (45 për qind), ndërsa kanceri u stabilizua te 74 për qind të të gjithë pacientëve. /Telegrafi/