Tag: vaksina

  • Ishte planifikuar të luftonte herpesin, zbulohet vaksina që ndihmon në betejën kundër demencës

    Ishte planifikuar të luftonte herpesin, zbulohet vaksina që ndihmon në betejën kundër demencës

    Me rreth 10 milionë raste të reja të demencës çdo vit në mbarë botën, komuniteti shkencor po intensifikon kërkimet për mënyra efikase që mund të parandalojnë ose ngadalësojnë zhvillimin e saj.

    Përveç faktorëve të njohur të stilit të jetesës, të dhëna të reja shkencore kanë nxjerrë në pah një armë të papritur mbrojtëse: vaksinën kundër herpesit zoster.

    Vaksina që mund të mbrojë trurin

    Një analizë e kryer nga studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Stanfordit zbuloi se të moshuarit e vaksinuar kundër herpesit zoster kishin 20% më pak gjasa të zhvillonin demencë brenda shtatë viteve, krahasuar me personat e pavaksinuar. Studimi, i botuar kohë më parë në ‘Nature’, mbështetet në hipotezën se viruset që prekin sistemin nervor mund të rrisin rrezikun e demencës.

    Në vazhdim, një studim tjetër i botuar në ‘Cell’ nxori në pah se e njëjta vaksinë mund të ngadalësojë përparimin e demencës edhe tek ata që janë tashmë të diagnostikuar.

    Herpes zoster, i shkaktuar nga virusi varicella-zoster, është një infeksion i dhimbshëm që rikthehet vite pas infeksionit fillestar me variçelë. Ndërkohë, demenca prek mbi 55 milionë njerëz globalisht, duke e bërë kërkimin për faktorët që ndikojnë në zhvillimin e saj një përparësi ndërkombëtare.

    Studime të mëhershme kanë sugjeruar një lidhje midis vaksinës dhe uljes së rrezikut të demencës, por nuk mund të përjashtonin ndikimin e stilit të jetesës së njerëzve të vaksinuar.

    Një përparësi e madhe kërkimore erdhi nga programi i vaksinimit në Uells, i cili më 1 shtator 2013 vendosi të vaksinojë vetëm personat që ishin saktësisht 79 vjeç. Ata që ishin 78 ose 80 vjeç nuk u përfshinë menjëherë.

    Kjo krijoi një mundësi të rrallë: krahasimin e dy grupeve pothuajse identike, sikur të ishin pjesë e një prove klinike.

    Analiza përfshiu të dhënat e më shumë se 280,000 të moshuarve dhe dha rezultate të qarta.

    Çfarë zbuluan studiuesit pas 7 vitesh?

    Rënien e rasteve të herpesit zoster me 37% te të vaksinuarit.

    20% ulje të rrezikut të demencës në krahasim me të pavaksinuarit.

    Më pak raste të dëmtimit të lehtë njohës brenda 9 viteve.

    Tek personat tashmë të diagnostikuar me demencë, vaksina ishte e lidhur me mbijetesë më të lartë dhe përparim më të ngadalshëm të sëmundjes.

  • Vaksina e fruthit lidhje me autizmin? Epidemiologia Daja sqaron: Nuk është e vërtetë, mosvaksinimi rrezikon fëmijët

    Vaksina e fruthit lidhje me autizmin? Epidemiologia Daja sqaron: Nuk është e vërtetë, mosvaksinimi rrezikon fëmijët

    Fenomeni i shtyrjes nga disa prindër së vaksinës së Fruth-Rubeolë-Parotit, për shkak të lidhjes së rreme që i bëhet me shfaqjen e autizmit nga persona jo-specialistë, ka sjellë pasoja të dukshme në vendin tonë. Gjatë këtij viti janë regjistruar raste të reja të fëmijëve të prekur nga fruthi, një sëmundje që është e parandalueshme me vaksinim.

    Rovena Daja, epidemiologe në ISHP, thekson qartë se lidhja mes vaksinës MMR dhe autizmit është hedhur poshtë kategorikisht nga shkenca.

    “Autizmi nuk shkaktohet nga vaksina ndaj Fruth-Rubeolë- Parotit dhe kjo është diçka që e thotë shkenca. Shqipëria është një vend që ka një situatë epidemiologjike të qetë të fruthit, por për momentin gjatë vitit 2025 kemi kapur raste sporadike me fruth dhe nëse në momente të caktuar fëmija i pavaksinuar bie në kontakt me fruthin, atëherë ai infektohet dhe madje mund të përfundojë i shtruar në spital dhe kemi patur raste në 2018-ën katër fëmijë një vjeç që kanë humbur edhe jetën’, tha Rovena Daja, epidemiologe në ISHP.

    Një nga situatat më shqetësuese këtë vit ishte ajo e regjistruar në Fier, ku për shkak të mospërfilljes së vaksinimit, një kopësht u kthye në vatër infeksioni.

    “Ndërkohë kemi pasur fëmijë në një kopësht në Fier të cilët kanë qenë fëmijë të pavaksinuar që kanë qenë megjithëse ishin një vjeç nuk i kishin vaksinuar prindërit e tyre dhe u infektuan të gjithë fëmijët njëri pas tjetrit sepse ishin të pavaksinuar. Normalisht kopshti u mbyll fëmijët më pas u vaksinuan të gjithë. dhe situata u qetësua për shkak të mbulesës vaksinale’, tha ajo.

    Daja sqaron se konfuzioni mbi lidhjen mes vaksinës së fruthit dhe autizmit lidhet me faktin se vaksina kryhet në moshën 1-vjeçare, kur shpesh prindërit fillojnë të vërejnë shenjat e para të autizmit te fëmija.

    “Prindi fillon ta kuptojë që fëmija e vet ka diçka që nuk shkon pikërisht në moshën një vjeç faktikisht pediatrët e kapin pak më vonë shenjat e para të autizmit i kapin pas 15 apo 18 mujorit. E kuptojnë që fëmija ka diçka që nuk shkon dhe kur e pyesin prindin me çfarë e lidhni menjëherë prindi thotë që e lidh me vaksinimin’, tha Rovena Daja, epidemiologe në ISHP.

    Mjekët bëjnë apel që fëmijët të vaksinohen në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, i cili përfshin 13 vaksina që mbrojnë nga sëmundje infektive.

    Sipas INSTAT, në vitin 2024 mbulimi vaksinal brenda vitit të parë të jetës ishte në nivele shumë të larta. 97–99%, për shumicën e vaksinave. Përjashtim mbetet vaksina e Fruth-Rubeolë-Parotit, ku mbulimi ishte 92%.

    Synimi i ISHP për këtë vit është arritja e mbi 95% mbulueshmëri, në mënyrë që të bllokohet qarkullimi i virusit dhe të shmangen shpërthimet e mëtejshme.

  • “Vaksina ka ndikuar në shtimin e divorceve”, avokati: Mes çifteve shqiptare ndryshoi sjellja pas pandemisë

    “Vaksina ka ndikuar në shtimin e divorceve”, avokati: Mes çifteve shqiptare ndryshoi sjellja pas pandemisë

    Një në 4 martesa në vendin tonë përfundon në divorc, duke e rritur në 25%. Në studion e “Dita Jonë” avokati Alban Duraj teksa renditi një sërë shkaqesh që çojnë në zgjidhjen e martesës, nga mosjetesa te tradhtia, theksoi se një ndikim të madh ka pasur edhe pandemia dhe vaksina.

    “Grindja dhe mosjetesa e përbashkët, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, mos përmbushja e detyrimeve të martesës, sa i përket kontributit financiar dhe marrëdhënia mes bashkëshortëve dhe detyrimet ndaj fëmijëve. Çiftet nuk duan të shkojnë me kërkesë padi në gjykatë për shkelje të besnikërisë bashkëshortore, por mundohen ta lënë vetëm te grindja dhe mosmarrëveshja e përbashkët. Me këto objekte shkojnë për zgjidhjen e martesës. Ka edhe raste kur bashkëshortët arrijnë mirëkuptimin  kur martesa e ka humbur qëllimin, nuk funksionon, dhe shkojnë tek avokati. ky është numër i vogël”, tha Duraj.

    Avokati Duraj nënvizoi se nga deklarimet e klientëve ka kuptuar që pas pandemisë dhe vaksinave partnerët kanë ndryshuar sjellje.

    “Pas pandemisë Covid 19 që u izoluam dhe duke parë rastet që unë trajtoj duke u dhënë kohë për të rikuperuar marrëdhënien e tyre. Kam patur raste 10% që e kanë rikuperuar. Mendoj se pandemia nuk e them me kompetencë, por virusi edhe vaksina kanë sjellë ndryshimin e sjelljeve të bashkëshortëve dhe i ka bërë ata të ndjeshëm. Unë i kam pyetur dhe më kanë thënë që ndryshimet kanë ardhur pas pandemisë”, u shpreh avokati Duraj.

    Sipas tij kjo do të sjellë pasoja për fëmijën dhe shoqërinë.

    “Ne nuk kemi studim nga shërbimet sociale, apo institucionet që kanë për detyrë marrjen e masave për forcimin e familjes. Nuk e kanë parë me prioritet dhe do të ndikojë te pasojat që sjell për shoqërinë. Rritja dhe formimi i fëmijës ndikon shumë”, tha avokati.

    Me keqardhje avokati tregoi se ka edhe profesionistë e kolegë të tij që ndikojnë duke nxitur çiftet në divorc.

    “Është për të ardhur keq që ne kemi edhe profesionistë nuk dua të fus të gjithë kolegët e mi, është e vërtetë që kur shkon një palë për të bërë divorcin e shtyn më keq. I thotë ta bëri kështu. hajde bëj kallëzim në prokurori, duke e çuar çiftin drejt ndasive të mëdha. Humbja e komunikimit, mos lënia e fëmijës për takim kjo ndodh shpesh te nënat dhe kanë mbështetje e punonjësve sociale. Kam raste kur bashkëshortja nuk e lejonte dhe i thoshte babait duhet ta shohësh vetëm një orë në muaj”.

  • Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

    Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

    Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale kundër kancerit, Enteromix e cila është e zhvilluar në Rusi. 
    Ministri për Bashkëpunim Ekonomik, Nenad Popović, deklaroi se vaksina me emrin Enteromix, e zhvilluar nga Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Radiologjike në Moskë, do të jetë e “personalizuar” dhe e lehtë për t’u prodhuar në Evropë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. 
    Sipas Popović, do të duhen vetëm shtatë ditë për të kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral dhe për të ndërhyrë në trajtimin e metastazave të shkaktuara nga melanoma ose kanceri i zorrës së trashë. 
    Kjo nismë vjen si rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Një delegacion rus ka vizituar tashmë Beogradin për të inspektuar ambientet spitalore, dhe është krijuar një grup i përbashkët pune. Deri në fund të vitit, një ekip mjekësh serbë, përfshirë onkologë, mikrobiologë dhe specialistë të sëmundjeve infektive do të udhëtojë drejt Moskës për të ndjekur trajnime dhe për të marrë pjesë në fazat klinike në institutet Gamaleya dhe Gertsen. 
    Dozat e para pritet të prodhohen në Spitalin Torlak në Beograd, me planet për administrim që nga viti 2026. Vaksina nuk do të jetë vetëm për pacientët vendas, por edhe për ata nga vende të tjera evropiane. 
    Kjo iniciativë përbën një kapitull të ri në atë që shumë e quajnë “diplomaci vaksinash”, një strategji e ngjashme me atë që Rusia përdori gjatë pandemisë së COVID-19. Në atë kohë, para se vaksinat perëndimore si Pfizer dhe AstraZeneca të bëheshin të disponueshme, mijëra qytetarë evropianë udhëtonin drejt Beogradit për t’u vaksinuar me Sputnik V, vaksina ruse që u promovua si “antidoti revolucionar”. 
    Megjithatë, përpjekjet për prodhimin masiv të vaksinës ruse në Serbi u penguan nga reagimet e ashpra ndërkombëtare, presioni i industrisë farmaceutike perëndimore dhe implikimet politike. Si pasojë, Beogradi u detyrua të kufizojë prodhimin dhe shpërndarjen vetëm në disa vende afrikane. 
    Enteromix nuk është një vaksinë parandaluese, por një trajtim eksperimental që synon reduktimin e masës tumorale nëpërmjet injektimit të katër viruseve të padëmshme. Sipas studiuesve rusë, këto viruse shkatërrojnë deri në 60-80% të masës tumorale, duke forcuar sistemin imunitar pa dëmtuar organet dhe me efekte anësore minimale. 
    Megjithatë, komuniteti shkencor ndërkombëtar është ende skeptik pasi deri tani, rezultatet pozitive janë parë vetëm në kafshë. Provat e para klinike me njerëz kanë filluar vetëm në qershor 2025, me një grup prej 48 vullnetarësh të moshës 18–75 vjeç. Për të pasur prova të besueshme dhe të publikueshme, kërkohen vite kërkimi dhe testimesh në qindra pacientë. 
    Për më tepër, Rusia prezantoi për herë të parë këtë vaksinë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, një platformë më shumë politike sesa shkencore, duke shmangur një prezantim transparent përpara komunitetit shkencor ndërkombëtar. 
    Përtej aspektit mjekësor, projekti Enteromix reflekton edhe tensionet politike dhe gjeopolitike në rajon. Serbia, e vetmja në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, ruan lidhje të ngushta me Moskën, ndërsa zyrtarisht aspiron integrimin në Bashkimin Evropian. 
    Në të njëjtën kohë, Serbia po përballet me sfida serioze energjetike. Kompania shtetërore e naftës, NIS, është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë ruse, ndërsa vendi është plotësisht i varur nga gazi rus. Nga janari 2026, Serbia nuk do të mund ta marrë më gazin përmes rrugëve tradicionale që kalojnë në BE. Në vend të kësaj, do të përdorë Rrjedhën Ballkanike përmes Bullgarisë dhe Hungarisë, një alternativë që autoritetet serbe e quajnë “katastrofë ekonomike”. 
     

  • Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë: Do e prodhojmë edhe në Europë falë AI-së

    Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë: Do e prodhojmë edhe në Europë falë AI-së

    Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale kundër kancerit, Enteromix e cila është e zhvilluar në Rusi.

    Ministri për Bashkëpunim Ekonomik, Nenad Popović, deklaroi se vaksina me emrin Enteromix, e zhvilluar nga Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Radiologjike në Moskë, do të jetë e “personalizuar” dhe e lehtë për t’u prodhuar në Evropë falë përdorimit të inteligjencës artificiale.
    Sipas Popović, do të duhen vetëm shtatë ditë për të kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral dhe për të ndërhyrë në trajtimin e metastazave të shkaktuara nga melanoma ose kanceri i zorrës së trashë.
    Kjo nismë vjen si rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Një delegacion rus ka vizituar tashmë Beogradin për të inspektuar ambientet spitalore, dhe është krijuar një grup i përbashkët pune. Deri në fund të vitit, një ekip mjekësh serbë, përfshirë onkologë, mikrobiologë dhe specialistë të sëmundjeve infektive do të udhëtojë drejt Moskës për të ndjekur trajnime dhe për të marrë pjesë në fazat klinike në institutet Gamaleya dhe Gertsen.
    Dozat e para pritet të prodhohen në Spitalin Torlak në Beograd, me planet për administrim që nga viti 2026. Vaksina nuk do të jetë vetëm për pacientët vendas, por edhe për ata nga vende të tjera evropiane.
    Kjo iniciativë përbën një kapitull të ri në atë që shumë e quajnë “diplomaci vaksinash”, një strategji e ngjashme me atë që Rusia përdori gjatë pandemisë së COVID-19. Në atë kohë, para se vaksinat perëndimore si Pfizer dhe AstraZeneca të bëheshin të disponueshme, mijëra qytetarë evropianë udhëtonin drejt Beogradit për t’u vaksinuar me Sputnik V, vaksina ruse që u promovua si “antidoti revolucionar”.
    Megjithatë, përpjekjet për prodhimin masiv të vaksinës ruse në Serbi u penguan nga reagimet e ashpra ndërkombëtare, presioni i industrisë farmaceutike perëndimore dhe implikimet politike. Si pasojë, Beogradi u detyrua të kufizojë prodhimin dhe shpërndarjen vetëm në disa vende afrikane.
    Enteromix nuk është një vaksinë parandaluese, por një trajtim eksperimental që synon reduktimin e masës tumorale nëpërmjet injektimit të katër viruseve të padëmshme. Sipas studiuesve rusë, këto viruse shkatërrojnë deri në 60-80% të masës tumorale, duke forcuar sistemin imunitar pa dëmtuar organet dhe me efekte anësore minimale.
    Megjithatë, komuniteti shkencor ndërkombëtar është ende skeptik pasi deri tani, rezultatet pozitive janë parë vetëm në kafshë. Provat e para klinike me njerëz kanë filluar vetëm në qershor 2025, me një grup prej 48 vullnetarësh të moshës 18–75 vjeç. Për të pasur prova të besueshme dhe të publikueshme, kërkohen vite kërkimi dhe testimesh në qindra pacientë.
    Për më tepër, Rusia prezantoi për herë të parë këtë vaksinë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, një platformë më shumë politike sesa shkencore, duke shmangur një prezantim transparent përpara komunitetit shkencor ndërkombëtar.
    Përtej aspektit mjekësor, projekti Enteromix reflekton edhe tensionet politike dhe gjeopolitike në rajon. Serbia, e vetmja në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, ruan lidhje të ngushta me Moskën, ndërsa zyrtarisht aspiron integrimin në Bashkimin Evropian.
    Në të njëjtën kohë, Serbia po përballet me sfida serioze energjetike. Kompania shtetërore e naftës, NIS, është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë ruse, ndërsa vendi është plotësisht i varur nga gazi rus. Nga janari 2026, Serbia nuk do të mund ta marrë më gazin përmes rrugëve tradicionale që kalojnë në BE. Në vend të kësaj, do të përdorë Rrjedhën Ballkanike përmes Bullgarisë dhe Hungarisë, një alternativë që autoritetet serbe e quajnë “katastrofë ekonomike”.
    Presidenti Vuçiç është takuar së fundmi me kryeministrin hungarez Viktor Orban për të diskutuar këtë çështje dhe pritet të marrë pjesë në një samit në Budapest ku do të jetë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Për të lehtësuar udhëtimin e Putinit, i cili rrezikon arrestimin në shumë vende për shkak të një urdhri ndërkombëtar, Serbia ka ofruar një korridor të sigurt përmes Turqisë, Mesdheut dhe Malit të Zi.

    Top Channel

  • Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje/Gjykata italiane njeh rastin e parë

    Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje/Gjykata italiane njeh rastin e parë

    Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje/Gjykata italiane njeh rastin e parë
    Gjykata Civile e Astit në Itali ka njohur në një vendim të shkallës së parë që lidhte vaksinimin kundër COVID-19 me dëmtimin serioz neurologjik që e pengoi një grua 52-vjeçare të ecte. Ministria e Shëndetësisë, e cila e kishte refuzuar kërkesën për kompensim u urdhërua ta njihte rastin. Ai u zbulua nga avokatët e gruas, e cila zotëronte një tabakino.
    Sa është kompensimi?
    Gjykata kishte emëruar dy konsulentë teknikë, të cilët vendosën në favor të gruas. Kompensimi (jo zhdëmtimi) është afërsisht 3 mijë euro në muaj, i paguar çdo dy muaj. Ndryshe nga zhdëmtimi, i cili supozon marrje përgjegjësish, kompensimi është një formë pagese e përcaktuar me ligj ose kontratë. Ai nuk nënkupton jo domosdoshmërisht bërjen fajtore të palës së detyruar të paguajë.
    Çfarë dëmi shkaktoi vaksina kundër COVID-19?
    Gruaja vuan nga “mieliti transversal” pasi mori vaksinën e prodhuar nga Pfizer-Biontech. Ajo tani nuk është në gjendje të ecë dhe filloi të përjetonte simptomat e para pasi mori dy doza të vaksinës në prill 2021.
    Më 10 shkurt 2022, ajo u shtrua në spitalin në Orbassano (Torino). Në letrën e saj të nxjerrjes nga spitali, të datës 17 shkurt, mjekja shkroi: “Një rol i vaksinës nuk mund të përjashtohet si shkak”. Kjo nxiti kërkesën për kompensim, e cila çoi në një seancë përballë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencinë Italiane të Barnave, e përfaqësuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.
    Vendimi i Gjykatës për kompensimin
    Sipas Gjykatës, intervali i shkurtër kohor nga vaksinimi deri në fillimin e simptomave ishte një faktor vendimtar në vendim. Vendimi, i lëshuar më 26 shtator, citon gjithashtu bazën e të dhënave të AIFA-s, e cila liston 593 raste të mielitit transversal të regjistruara pas vaksinimit deri në vitin 2022, 280 prej të cilave ishin të lidhura me vaksinat mRNA.
    “Janë identifikuar raste të izoluara në të cilat vaksinat me virus të inaktivizuar dhe vaksinat me bazë mRNA kanë shkaktuar sindroma akute të demielinizimit të palcës kurrizore, të tilla si skleroza e shumëfishtë dhe neuromieliti optik”, – deklaruan avokatët e 52-vjeçares.

  • Vaksina antigrip, apeli i të moshuarve për t’u vaksinuar, platformës “e-Albania” mund të zgjedhësh vendin dhe kohën

    Vaksina antigrip, apeli i të moshuarve për t’u vaksinuar, platformës “e-Albania” mund të zgjedhësh vendin dhe kohën

    Me nisjen e fushatës së vaksinimit antigrip prej 22 shtatorit, në të gjitha qendrat shëndetësore në vend janë shpërndarë 280 mijë doza vaksinash, të cilat janë tashmë në dispozicion të qytetarëve.
    Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron për të gjithë qytetarët mundësinë e zgjedhjes së vendit dhe kohës së vaksinimit, përmes platformës “e-Albania”.

    Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit antigrip, kryeministri Edi Rama ndau sot apelin e disa të moshuarve për t’u vaksinuar.

    “Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten, për familjen, për jetën. Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët nëpërmjet e-Albania”, u shpreh Rama.
    Vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit që qarkullojnë në stinën e vjeshtës.
    Aktualisht ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor, ndërsa janë njoftuar qytetarët, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të gjithë personat që paraqesin rrezik në këtë periudhë. Gjithashtu, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka angazhuar edhe grupin e punës që do të kryejë vaksinimin në banesë.
    Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksina antigrip mund të bëhet nga personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të bëhet edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

  • Mjekja jep lajmin: Vaksina për kancerin e pankreasit zgjat jetën me 10 vite

    Mjekja jep lajmin: Vaksina për kancerin e pankreasit zgjat jetën me 10 vite

    Ndërkohë që Rusia ka deklaruar se ka zhvilluar një vaksinë që trajton të gjitha llojet e kancerit, mjekja Aurora Dollenberg ndaulajmin se shpresëdhënëse deri më tani është vaksina e pankreasit e cila i zgjat jetën pacientit deri në 10 vite.
    “Shpresëdhënëse deri tani është për kancerin e pankreasit. Kur themi këtë kancer  dimë që pacienti i ka ditët e numëruara. Është diagnoza më vdekjeprurëse që kemi kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë e pacientit se zgjat vetëm 6 muaj jetëgjatësia. Këta pacientë kanë qenë  vullnetarë u bënë pjesë e kësaj vaksine dhe është parë që kur kanë një mutacion gjenetik që ne me anë të vaksinës arrijmë ta korrigjojmë qelizën kanceroze duke e bërë të kapshme nga sistemi policor imunitar që ka trupi ynë. Në momentin që japim këtë vaksinë bëjmë të dukshme qelizën kanceroze për t’u detektuar nga trupi dhe kemi parë që te kanceri i pankreasit këtu në gjermani e kemi rritur me disa vite dhe deri në 1 dekadë jetëgjatësia e pacientëve duke i dhënë mundësi pacientit për një prognozë më të mirë”.
    Dollenberg theksonse për këtë vaksinë jo të gjithë pacientët janë përfitues.
    “Bëhet fjalë për disa vaksina që rrisin jetëgjatësinë dhe nuk e kthejnë më dhe këtu ka shumë shpresë dhe optimizën që në të ardhmen të kemi mundësi që të bëjmë një hartë gjenetike të pacientit. Kriteri kryesor është që të jetë në gjendje fizike shumë të mirë. Nuk mund të jenë të gjithë pacientët përfitues, por ata qe morën panë që kanceri të mos rikthehet”.
    Sipas saj përmirësime ka pasur edhe për disa lloje të tjera kanceri si ai i mushkërive dhe zorrës së trashë, ndërkohë që në mjekësi ekzistojnë edhe dy vaksina parandaluese.
    “Edhe kanceri i zorrës së trashë ka patur përmirësim të dukshëm, edhe i mushkërive. Janë disa diagnoza që premtojnë shumë.  Në këtë vaksinë që ka përmendur Rusia bëhet fjalë për trajtimin e kanceri pasi vaksina për parandalim ne e kemi vaksina e papilomes njerëzore që parandalojnë kancerin e qafës së mitrës dhe zorrës dhe kancerin anal dhe vaksina e hepatitit B që parandalon kancerin e mëlçisë”.
    Duke qëndruar te Rusia mjekja theksoi se aga ana mjekësore është e pamundur që të zhvillohet një vaksinë për të gjitha llojet.
    “Vaksina për kancerin ka interes shumë të lartë. Rusia nuk është hera e parë që del me prononcime të tilla dhe nuk e ka nxjerrë një mjek, por një përfaqësues shteti. Ne e dimë që në kombinim me kimioterapinë dhe radioterapinë ekziston edhe një vaksinë që përdoret në disa klinika universitare, por janë në fazën eksperimentale. Edhe për ne mjekët duket mrekulli se ende nuk është realitet shkencor. Kemi një llojshmëri të lartë të kancereve dhe duhet përcaktuar për çfarë lloj kanceri është kjo vaksinë se nga ana mjekësore është e pamundur që të zhvillohet një vaksinë për të gjitha llojet e kancereve p.sh. kanceri i mëlçisë dhe mushkërisë kanë profil gjenetik të ndryshëm dhe brenda një pacienti mund të ishin dy lloj vaksinash të ndryshme. Ne kemi rezultate të mirënjohura për disa lloje kanceri si ai i lëkurës, e kombinuar me imunoterapi. Terapi të tilla me vaksina të personalizuara janë terapi shumë të shtrenjta është e pamundur. në laboratorët e Europës”.

  • “Vaksina shpëton jetë!” Ministria apel qytetarëve: Mbroni veten, familjen dhe ata që doni

    “Vaksina shpëton jetë!” Ministria apel qytetarëve: Mbroni veten, familjen dhe ata që doni

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar problematikat stinore. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria thekson se janë  280 mijë doza të disponueshme për të moshuarit dhe të rinjtë.
    “Vaksina shpëton jetë. Mbroni veten, familjen dhe ata që doni. Vaksinimi falas, i sigurt dhe i certifikuar, vijon në të gjitha qendrat e vaksinimit në mbarë Shqipërinë. 280 mijë doza të disponueshme. Nga të moshuarit tek të rinjtë, çdo vaksinë është një hap më pranë një jete më të shëndetshme. Pyesni mjekun e familjes ose vizitoni Qendrën tuaj Shëndetësore për më shumë informacion. Për ju, me ju – me kujdes, me zemër, çdo ditë!”, njofton ministria.
    Sipas mjekëve personeli shëndetësor, fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç duhet të kryejnë vaksinimin.
    “Në vjeshtë fillojnë problematikat stinore, mosha mbi 50-60 vjeç dhe të sëmurët me probleme të tjera është mirë të vaksinohen se kjo do t’i ndihmonte nga një komplikacion i rëndë. Personeli mjekësor duhet të jetë i mbrojtur nga këto viruse. Sugjerojmë të vaksinohen fëmijët dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese”, apelojnë mjekët.

  • Nis sezoni i virozave, paralajmëron pediatrja: Ja kush duhet patjetër të vaksinohet kundër gripit këtë vit

    Nis sezoni i virozave, paralajmëron pediatrja: Ja kush duhet patjetër të vaksinohet kundër gripit këtë vit

    280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave. Fushata kombëtare e vaksinimit do të nisë më 22 shtator dhe synon të mbrojë qytetarët nga viruset e grupit A dhe B, që pritet të qarkullojnë gjatë muajve në vijim.
    Vaksina rekomandohet veçanërisht për personat mbi 65- vjeç, ata me sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, si edhe të gjithë qytetarët me risk të lartë për komplikacione shëndetësore.
    ‘Grupmosha e tretë është ajo që rekomandohet. Pra, qoftë ato me probleme kardiake, me diabet, me probleme të veshkave, me probleme pulmonare, kanë një lloj probabiliteti për t’u prekur nga viroza dhe rekomandohet vaksina e gripit’, tha Sonila Brati, pediatre.
    Por a duhet të vaksinohen edhe fëmijët? Pediatrja Sonila Brati thekson se vaksina e gripit është e rekomandueshme për fëmijët nga 6 muajsh deri në 5 vjeç, sidomos për ata që janë në çerdhe dhe kopshte, ku rreziku i infektimit është më i lartë.
    “Grupmosha që rekomandohet është mbi gjashtë muaj. Pra, kur kanë kaluar tre vaksinat e para që janë ato bazale që bëhen nga dy, katër dhe gjashtë muaj, rekomandohet pastaj që mbi gjashtë të bëhet edhe vaksina e gripit’, tha ajo.
    Një apel të fortë Brati e ka për fenomenin e shfaqur për vaksinat e Fruth-Rubeolë-Shyta, ose siç njihet  MMR, e cila shpesh shtyhet nga prindërit për shkak të lidhjeve që i bëhet nga jo specialistët me shfaqjen e autizmit.
    “Fruthi, rubeola dhe parutiti është një grup sëmundjesh infektive që kanë brenda vetes rrezikshmëri shumë të madhe. Pra, ti nuk mund të bësh një vaksinë dy vjeç ndërkohë që ajo duhet bërë sipas kalendarit që bëhet, sepse në moshën dy vjeç është një tjetër vaksinë që bëhet, bie efektshmeria e vaksinës së moshës. E bëjnë sepse janë të detyruar pra të fusin fëmijë nëpër institucionesh qoftë shtetërore qoftë private’, tha ajo.
    COVID-19 nga ana tjetër ende vazhdon të jetë mes nesh, dhe pediatrja sqaron se në poliklinikën nr. 2 në kryeqytet rastet pozitive kanë qenë të shumta, edhe pse në forma më të zbutura.
    “Covidi mund të kalojë në simptoma shumë të lehta me temperaturë edhe me ndonjë gjendje rrufe. Mund të bëhen 20 apo 30 tampon në ditë i bie që diku te 7 apo 8 persona të jenë të jenë pozitivë’, tha ajo.
    Vaksina e gripit ofrohet falas pranë mjekut të familjes, ose duke zgjedhur një qendër shëndetësore në një vendndodhje tjetër përmes rezervimit të një orari në platformën e-Albania.